19-vjeçarja nga Korça në gjendje kritike prej leucemisë/ Familja bën apel: “Na ndihmoni ta shpëtojmë Dardën…

Shqiptarët kanë pasur gjithnjë nevojë për njëri-tjetrin dhe vazhdojnë të kenë, sidomos në rastet e sëmundjeve, ku në këto kohë kurimi mund të bëhet i pamundur për familjet për shkak të shpenzimeve të mëdha. Keshtu është edhe rasti i Dardës nga Korça, e cila ka mësuar se është e sëmurë me leucemi dhe gjendja e saj është mjaft e rëndë. 19-vjeçarja fatmirësisht ka arritur të gjejë një spital, që ka marrë përsipër kurimin e saj.

Bëhet fjalë për një klinikë në Selanik të Greqisë, ku Darda ka kryer kemioterapinë e parë, e cila ka kushtuar 8 mijë euro dhe tashmë familjarët e saj janë detyruar të ndalen për shkak të mungesës së parave.

Ata kanë nevojë për ndihmën tonë që të sigurojnë financat e nevojshme, që do t’i jepnin shumë shpresë Dardës që të jetonte dhe të vijonte ëndrrat e saj. Për të duhet një shumë prej rreth 150 mijë eurosh për të mbuluar shpenzimet për kurimin. Në fund të shkrimit ndodhet edhe linku i llogarisë, ku mund të dhuroni.

PËRSHKRIMI NË LLOGARI –Përshëndetje të dashur familjarë, miq dhe besimtarë në mbarë botën. Po shkruaj në emër të familjes Dhimo. Familja pesë anëtarëshe banon në Korçë të Shqipërisë dhe prej tridhjetë vjetësh janë shërbëtorë besnikë në kishat lokale. Vajza e tyre e madhe, Darda, mori një diagnozë shkatërruese vetëm pak ditë pasi mbaroi vitin e parë të universitetit.

Pas dy përpjekjeve të dështuara për të dhënë gjak për shkak të anemisë, ajo shkoi për analiza të mëtejshme.

Më 26 qershor 2023 ajo u diagnostikua me Leucemi Limfoblastike Akute. Palca e saj e kockave prodhon një bollëk të qelizave të bardha të gjakut dhe pothuajse plotësisht ka ndaluar së prodhuari qeliza të kuqe të gjakut. Mjekët e spitalit shtetëror në kryeqytet i rekomanduan mjekimin jashtë vendit.

Darda dhe nëna e saj nxituan të merrnin pasaportat dhe brenda tre ditësh ndodheshin në Selanik të Greqisë në një spital privat.

Ata përsëritën të gjitha analizat dhe konfirmuan diagnozat e saj. Mjekët krijuan menjëherë një plan trajtimi për fazën e parë. Darda do të marrë gjithsej tetë cikle kimioterapie gjatë muajve në vijim. Mjekët do të monitorojnë reagimin e trupit të saj ndaj trajtimit dhe pasi të përfundojë shtatë cikle të tjera, ata do të vlerësojnë nëse ajo ka nevojë për një transplant të palcës kockore. Falë Zotit familja Dhimo mundi të gjente një kujdes më të mirë!

Fatkeqësisht, kjo sjell një barrë të madhe financiare që ata nuk do të mund ta paguajnë kurrë në këtë jetë apo në tjetrën.

Vetëm cikli i parë kushtoi 8000 dollarë. Nuk mund të japim një shifër të saktë sepse shumë faktorë janë të paparashikueshëm, por gjithçka llogaritet të kushtojë 150,000 € (15,145,000 lekë). Ju lutemi merrni parasysh t’i ndihmoni këta prindër të shpëtojnë jetën e vajzës së tyre. Darda është një shpirt i sjellshëm dhe i dhembshur dhe drita e saj shkëlqen gjithmonë. Edhe në vazhdën e kësaj diagnoze dhe vështirësive fizike që ka hasur deri tani, ajo mbetet e palëkundur në besimin e saj. Ajo inkurajon këdo që takon dhe buzëqeshja e saj mund të ndriçojë edhe ditët më të errëta. Ajo ka zgjedhur një varg për ta ndarë me të gjithë ju: ‘Unë mund të bëj gjithçka nëpërmjet atij që më forcon’.

LINKU, KU MUND TË DHURONI PËR DARDËN

Maliq/ Transportuan me dy fuoristrada, dru pa dokumenta, arrestohet 47-vjeçari, shpallet në kërkim vëllai i tij…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi U. Z., 47 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Q. Z., 60 vjeç, banues në Maliq.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara

nga inteligjenca informative se këta shtetas ushtronin aktivitetin e prerjes së paligjshme të pyjeve, kanë ushtruar kontroll dhe në Maliq, kanë gjetur të magazinuara 70 m³ dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, që këta shtetas i kishin prerë në mënyrë të paligjshme. Nga verifikimet e kryera rezultoi se sasinë e druve, shtetasit U. Z. dhe Q. Z. e transportonin me dy automjete tip fuoristrada, njëri prej të cilëve pa targa.

Sasia e druve dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë edhe gjatë natës, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

Bankat dalin në blerje dhe rrisin kërkesën, Euro rifiton terren ndaj Lekut….

Euro po rifiton terren në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 102.22 lekë, në rritje me 1.15 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Pasi preku minimumin historik prej 101.09 lekësh të mirëkurën e kaluar, monedha europiane është rimëkëmbur pjesërisht, duke filluar nga dita e enjte, kur Banka e Shqipërisë zhvilloi ankandin e radhës për blerje të Euros.

Ankandi i ditës së enjte ishte pjesë e kalendarit vjetor të blerjeve për nevojat e rezervës valutore.

Por, sipas burimeve nga tregu, Banka e Shqipërisë ka vijuar blerjet edhe ditën e premte, në formën e ndërhyrjeje gjysmë-direkte për stabilizimin e kursit të këmbimit valutor. Një praktikë e ngjashme ishte ndjekur edhe muajin e kaluar. Burimet nga tregu shprehen se, sidoqoftë, blerjet e Bankës së Shqipërisë nuk kanë qenë shumë të mëdha dhe nuk janë ato faktori përcaktues në kthimin e tendencës së kursit të këmbimit në ditët e fundit.

Këtë javë, disa prej bankave tregtare, kryesisht Banka Kombëtare Tregtare,

OTP Albania dhe Credins Bank kanë realizuar blerje të valutës, ndoshta për të përmbushur kërkesat e klientëve të tyre. Ekspertët hipotizojnë se shumë subjekte mund të kenë pritur rënien e Euros pranë nivelit të 100 lekëve për të kryer blerje për nevojat e tyre. Në këtë mënyrë, kjo ka rritur shumë kërkesën gjatë ditëve të fundit, duke tejkaluar ofertën e lartë sezonale të valutës.

Një sjellje e tillë mund të shpjegojë një ecuri disi paradoksale të kursit të kursit të këmbimit, që po rritet pikërisht në ditët e fundit të korrikut, kur në vitet e mëparshme rënia sezonale arrinte pranë pikut.

Nuk është hera e parë këtë vit që Euro alternon periudha rënieje të fortë, me ringritje të shpejta, por afatshkurtra, që, sipas agjentëve, shpjegohen kryesisht me sjelljen oportuniste të subjekteve që duan të blejnë Euro në momente kur vlera e monedhës europiane bie, duke rritur rrjedhimisht kërkesën. Kjo dinamikë e kursit nuk përjashton sidoqoftë edhe sjellje të mundshme spekulative në afatin e shkurtër, sidomos nga aktorët që kanë fuqi të madhe tregu.

Rritja e Euros në ditët e fundit ka ringritur pjesërisht edhe kursin e monedhave të tjera kryesore. Dollari Amerikan këmbehej sot me 92.35 lekë dhe është rritur me 2.41 lekë krahasuar me një javë më parë. Paundi britanik u këmbye të mërkurën me 119.12 lekë, në rritje me 3.4 lekë krahasuar me minimumin historik që arriti të enjten e kaluar.

Për momentin, rritja e fortë e monedhës vendase duket se është në një fazë korrigjimi.

Sidoqoftë, faktorët fondamentalë të tregut duket se në afatin e shkurtër do të vazhdojnë të mbështesin Lekun e fortë. Statistikat treguan se numri i turistëve për gjysmën e parë të këtij viti arriti një nivel rekord dhe prurjet nga turizmi do të vazhdojën të ngelen të larta, së paku deri në fund të sezonit veror. Me bazë vjetore, kursi i këmbimit Euro-Lek ngelet në rënie dyshifrore, me 12.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor

I zvarrisin gjykimin /Vajza e re proteston nudo në dyert e Prokurorisë(Video)

Që drejtësia shqiptare është në një ngërç total, kjo mjafton ta provosh në kurriz një çështje, qoftë edhe civile, për një shkarkim të padrejtë nga puna, fjala vjen, sepse zvarritja e vendimit shkon deri në 10 vite. Imagjinoni nëse bëhet fjalë për çështje pronash e më të rëndësishme, që duhet të kalojnë deri në Gjykatën e Lartë, sa kohë nevojitet për të marrë drejtësi në vendin tonë. Në fakt, shprehja postulat “drejtësi e vonuar është drejtësi e munguar” e përmbledh gjithë situatën skandaloze me gjyqet në Shqipëri.

Për ta evidentuar këtë fakt në mënyrën më denoncuese të mundshme ka menduar sot një shtetase e huaj, e cila ka protestuar nudo para prokurorisë së Tiranës.

Flitet për një shtetase kolumbiane, e cila thotë se ka kohë që sorollatet në dyert e drejtësisë shqiptare pa marrë zgjidhje, me pasaportën e sekuestruar, por pa e nisur fare gjykimin e saj. Për pasojë, ka mbetur e “bllokuar” në Shqipëri. Sipas informacioneve nga Prokuroria e Tiranës, ku kolumbiania ka protestuar dhe ka lënë të shastisur kalimtarët, ajo është në proces gjyqësor, i stërzgjatur mesa duket, pasi është kapur me 5 gramë kokainë.

Prokuroria i ka sekuestruar pasaportën derisa të mbarojë gjyqi e të marrë dënimin, por seanca përkatëse gjyqësore nuk duket asgjëkundi. Diçka që ndodh rëndom me çdo shqiptar, që duhet të zgjidhë një mosmarrëveshje civile, penale etj. Nëse shqiptarët, si për çdo padrejtësi tjetër në këtë vend, kanë zgjedhur të marrin arratinë drejt Gjermanisë e vendeve të tjera europiane, kolumbiania nuk pajtohet me një trajtim të tillë.

Dhe ka zgjedhur këtë mënyrë të veçantë proteste, aq sa po bën xhiron e mediave shqiptare. Me siguri, do të përfundojë edhe në mediat e huaja, si “testament” se drejtësia e re në vendin tonë është një nocion, por jo realitet ku kryen punë në kohë.

Trondit doktori: ‘4 në 10 meshkuj shqiptarë janë të paaftë për të riprodhuar…

Shkëlqim Balili, mjek obseter gjinekolog i ftuar në “Shqipëri Live” ka folur në lidhje me vështirësitë që çiftet shqiptare hasin për të mbetur shtatzanë. Mjeku tregoi se problemi më i madh është te meshkujt sesa tek femrat. Gjinokologu u ndal në statistika edhe për meshkujt shqiptarë, ku i kategorizoi si problematikë në riprodhim.

Ai tha se e kanë spermën të dopbët dhe jo shumë të shëndetshme.

“Meshkujt shqiptarë kanë probleme në spermën, 4 në 10 shqiptarë janë të paaftë për të riprodhurar”, tha mjeku Balili.

U shfaq në Korçë me Luigi Di Biaggio/ Çfarë po projekton Igli Tare në Shqipëri?

Pas largimit nga Lazio Igli Tare eshte zhvendosur ne Shqiperi ku tha qe ka ardhur per pushime, per bizneset e tij dhe per ta harruar per disa kohe futbollin. Por Igli Tare nuk po i ndahet futbollit. Keto kane ndodhur deri tani pas ardhjes se tij ne Shqiperi

Me nderhyrjen e tij te Partizani vendoset drejtor i ri sportiv Arber Abilaliaj dhe trajner Zoran Zekic. Ne Vlore vjen presidenti i Chelseat, Todd Boehly, projektohet miqesorja me Partizanin ne Air Albania. I pranishem ne takim ishte dhe menaxheri shume i njohur Fali Ramadani.

Pak dite me pare ne Korce Igli Tare shfaqet me trajnerin italian Luigi Di Biaggio, ish ndihmes i Roberto Mancinit te kombetarja italiane. Pas ndeshjes Igli Tare takohet me presidentin e Skenderbeut Ardian Takaj dhe me disa nga futbollistet e Skenderbeut.

Dje eshte raportuar lajmi qe Igli Tare do te riorganizoj klubin e Dinamos dhe bashkepunimi i ri me Manchester Cityn. Kujtojme ketu qe ne deklarata te meparshme Tare e ka shprehur deshiren e tij qe ne nje te ardhme te drejtoje Federaten Shqiptare te Futbollit.

Greqia në luftë me zjarret/ Këta janë dy pilotët që humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit zjarrfikës(Foto)

Të dy pilotët e incidentit tragjik në Greqi, ku një avion u rrëzua teksa po luftonte me flakët në ishullin Evia, janë konfirmuar të vdekur. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, viktimat janë kapiteni i skuadriljes Christos Moulas, 34 vjeç dhe bashkëpiloti, nëntoger Periklis Stefanidis, 27 vjeç.

Të dy viktimat ishin operatorë të skuadronit 355-të të transportit taktik të krahut të 112-të luftarak, të cilët u ngritën pak para orës 12 të mesditës me CL-215 nga aeroporti i Aghialos me destinacion Karystos.

Ata humbën jetën në krye të detyrës, teksa vala e të nxehtit ekstrem në Greqi ka shkaktuar zjarre masive në disa zona të vendit.

Me mijëra persona janë evakuar dhe ishulli i Rodosit mbetet më problematiku përsa i përket zjarreve.

‘Vajza 14 vjeçe më kërkoi atlete 1300$ ”/ Flet dietologja e njohur: “I thashë do të të jap gjysmat…

Rritja e një fëmije po përkon gjithnjë e më shumë me shtimin e kostos për të plotësuar kërkesat e tyre. Diola Dosti shprehet në “Rudina” në Tv Klan se është e rëndësishme që fëmijët të marrin edukim financiar nga prindërit për të ditur se sa punë e mund nevojitet që kërkesat e tyre të plotësohen. Ajo ndan në program eksperiencën e saj me vajzën e madhe, Blezën e cila rreth një vit e gjysmë më parë i kërkoi atlete që kushtonin 1300 Dollarë.

Diola Dosti: Kur u zhvendosëm para një viti e ca në Tiranë, u rikthyem dhe vajza pa një palë atlete shumë të bukura dhe ishin në internet në vlerën diku te 1300 Dollarë dhe u fiksua “mami i dua” sepse ishin një edicion i limituar. I thashë unë do të të shtoj gjysmat e lekëve, ishin në vlerën diku 1300 Dollarë, flasim.

Rudina Magjistari: Sa vjeç ishte ajo?

Diola Dosti: 14 vjeçe dhe u fiksua.

Rudina Magjistari: Ti pranove që tia blije?

Diola Dosti: Jo, unë bëra një gjë tjetër. Bëra sikur pranova duke e ditur që rezultati do ishte negativ.

Rudina Magjistari: Që të kuptonte sa i duhej, po.

Diola Dosti: Doja t’i jepja një shembull dhe një mësim dhe i thashë Bleza, unë do të të jap gjysmat, gjysmat do t’i fitosh vetë sepse në atë kohë Bleza shiste disa geta me lule që i bënte vetë dhe i shiste online dhe i shiste 10 Euro copën dhe për një javë tha “jam dakord”. Për një javë shiti vetëm 3 copë, nuk e arriti dot dhe tha “sa shumë duhet të lodhesh për të fituar, mami këto atletet nuk i dua fare, më mirë po marr ato të thjeshtat”./tvklan.al

Kiara Tito është shtatzënë? Ndjekësit zbulojnë “sekretin” tek fotot e moderatores…

Thuhen thashetheme se Kiara Tito eshte shtatezene, kjo pasi moderatorja dhe influencierja e rrjeteve sociale ka ndryshuar stilin e saj të veshjes. Ndersa më parë, Kiara ekspozonte vazhdimisht barkun e saj dhe vishej shkurt, tani ajo vishet me rroba që janë të madhësisë më të madhe. Kjo ka mjaftuar që fansat dhe shumë media të supozojnë që Kiara ka mbetur shtatzënë dhe se ajo do të pret fëmijën e parë me Luizin.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpi të Big Brother VIP Albania çifti disa herë kishin shpreh dëshirën që të bëhen prind të një fëmije. Madje, këtë e kishte thënë edhe Kiara në disa intervista.

Megjithatë, moderatorja shihet se është shumë e angazhuar pas daljes nga shtëpia ku përpos reklamave të shumta që bën në Instagram, ajo do të jetë edhe moderatore e emisioni “Kepi i VIP-ve”, që fillon transmetimin këtë të diele në Top Channel. Kujtojmë se Kiara dhe Luizi u martuan në natën finale të Big Brother VIP Albania 2, ku moderatorja pranoi mbiemrin Ejlli të Luizit.

Shiko foton:

2500 Euro për 6 ditë në Durrës/ Gazetari: “Jam shumë i kënaqur me cmimet, në Shqipëri…

Gazetari nga Presheva, Dashnim Hebibi po largohet shumë i lumtur pas pushimeve qe kaloi në Shqipëri e cila kete vit po perballet me nje fluks të jashtëzakonshëm turistësh. Hebibi jeton dhe punon në Zvicër, ndërsa zgjedh gjithmonë Shqipërinë për pushimet e tij të verës.

Pavarësisht se shpenzoi 2500 euro për 6 netë qëndrimi në Durrës, gazetari kosovar thotë se Shqipëria nuk ka çmime të larta.

Çmimet thonë se janë të larta, por nuk ishin. Unë kam drekuar dhe darkuar në një restorant të jashtëzakonshëm, shumë të mirë, edhe në hotel, por dhe në një restorant tjetër. Përafërsisht, plus, minus, 2500 euro kam harxhuar për 6 net. Domethënë 150-200 euro ka shkuar dita,

pa lojërat e çunit me ato makinat, e lojëra të tjera”, tha gazetari kosovar Hebibi.

‘Një pjesëtare e re i shtohet familjes’/ Arbana Osmani ndan lajmin e ëmbël më të gjithë….

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj pas një suksesi të padiskutueshëm me “Big Brother VIP”, aktualisht janë duke shijuar pushimet. Por sot çifti ka udhëtuar drejt Milanos pasi kanë marrë një lajm shumë të bukur. Arbana ka ndarë një foto ku tregon se partnerja e vëllait të Eduartit ka lindur vajzë. Duket se tashmë familja e madhe po mirëpret dhe një vogëlushe, të cilën e kanë quajtur Adea.

“Mirë se vjen Adea”, shkruan moderatorja ndërsa në një foto tjetër tregoi se kishte marrë rrugën për të takuar vogëlushen e porsalindur.

‘Kiara, shpirtin ty ta fala’/ Luizi më i dashuruar se kurrë…publikon promon e këngës së re(Video)

Luiz Ejlli ka gati këngën e tij të re, që është një dedikim për partneren Kiara Tito. Prodhimin e ri muzikor, Luizi e ka promovuar përmes një videoje romantike, ku shfaqet krah moderatores. Kjo e fundit mban në qafë varësen që këngëtari i ka dhuruar gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”. Çifti shkëmben puthje mes njëri-tjetrin, ndërsa videoja shoqërohet me këngën e fituesit të “BBV”.

Kiara, shpirtin ty ta fala dhe më doli fjala.

Ti e di je thesari im,

Kiara, shpirtin ty ta fala”, janë disa nga vargjet e këngës që pritet të publikohet së shpejti.

Luizi i kushtoi këngë/ Kiara emocionon me dedikimin: “E jotja përgjithmonë…

Luiz Ejlli ka gati këngën e tij të re të titulluar “Kiara”. Dedikimin për partneren pritet ta bëjë publike këto ditë, e teksa ne presim, ai ka ndarë një pjesë të refrenit, ku përmendet emri i moderatores. Kiara, shpirtin ty ta fala dhe më doli fjala. Ti e di je thesari im, Kiara, shpirtin ty ta fala”, janë disa nga vargjet e këngës që pritet të publikohet së shpejti.

Në video shfaqet Luizi dhe Kiara, të cilët shkëmbejnë dhe një puthje në buzë. Moderatorja ka rishpërndarë videon, e krah saj i ka kushtuar disa fjalë dashurie Luizit.

“Faleminderit që më bën të lumtur çdo ditë. I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre. E jotja përgjithmonë”

Rrëzimi i avionit që po luftonte me flakët në Greqi, këta janë dy pilotët që u shuan në lule të rinisë(Foto)

Të dy pilotët e incidentit tragjik në Greqi, ku një avion u rrëzua teksa po luftonte me flakët në ishullin Evia, janë konfirmuar të vdekur. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, viktimat janë kapiteni i skuadriljes Christos Moulas, 34 vjeç dhe bashkëpiloti, nëntoger Periklis Stefanidis, 27 vjeç.

Të dy viktimat ishin operatorë të skuadronit 355-të të transportit taktik të krahut të 112-të luftarak, të cilët u ngritën pak para orës 12 të mesditës me CL-215 nga aeroporti i Aghialos me destinacion Karystos.

Ata humbën jetën në krye të detyrës, teksa vala e të nxehtit ekstrem në Greqi ka shkaktuar zjarre masive në disa zona të vendit.

Me mijëra persona janë evakuar dhe ishulli i Rodosit mbetet më problematiku përsa i përket zjarreve.