Zhaklin Lekatari: “Kënga e Luizit për Kiarën është e kopjuar, ja provat….

Ditën e djeshme, Luiz Ejlli lancoi projektin e tij të ri, një këngë me titullin “Dedikim”, që i dedikohej partneres së tij Kiara Tito. Ditën e djeshme, Luiz Ejlli lancoi projektin e tij të ri, një këngë me titullin “Dedikim”, që i dedikohej partneres së tij Kiara Tito.

Mirëpo, polemikat nisën menjëherë pas publikimit të këngës së re. Ishte Zhaklin Lekatari, ish-opinionistja e “BBV” ajo që fill pas këngës së Luizit, publikoi në InstaStory një këngë të titulluar “Estate” nga Lorenzo Jovanotti.

Vija melodike e dy këngëve dukej e ngjashme, gjë të cilën e nënkuptoi edhe Zhaklin me postimin e saj.

Për më tepër, hidhini një sy vetë dy këngëve:

Neser Maratona e Pogradecit/ Policia e Shtetit: “Ja rrugët që bllokohen nga ora 19:00 -20:30…

Policia, plan masash për mbarëvajtjen e Maratonës Kombëtare dhe Ndërkombëtare që do të zhvillohet më datë 29.07.2023, në qytetin e Pogradecit. Në datën 29.07.2023, në orën 19:00, në qytetin e Pogradecit, shoqata “Maraton Albania” dhe bashkia Pogradec, në kuadër të planit të aktiviteteve për pjesëmarrje në Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare, do të organizojnë një aktivitet sportiv maratonë, i cili përfshin dy disiplina:

• Disiplina e parë (21 km) “half maratonë”, e cila starton nga fshati Lin, vazhdon përgjatë aksit rrugor buzë liqenit dhe përfundon në qendër të qytetit të Pogradecit;

• Disiplina e dytë (10 km) “mini maratonë”, e cila straton nga qendra e qytetit të Pogradecit dhe vazhdon drejt fshatit Buçimas dhe Tushemisht, duke përfunduar tek pika e nisjes, në qendër të Pogradecit, përgjatë shëtitores buzë liqenit dhe unazës lidhëse.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa për ruajtjen e rendit publik, krijimin e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për këtë qëllim, informojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve se:

🔴Akset rrugore “Lin-Pogradec”, “Qafë Plloçë-Pogradec”, segmenti i rrugës “Tushemisht-Pogradec” do të jenë të bllokuara në të dyja korsitë, nga ora 19:00 deri në orën 20:30. Gjithashtu do të bllokohen edhe rrugët në brendësi të qytetit të Pogradecit, deri në përfundimin e këtij aktiviteti.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në akset rrugore të lartpërmendura, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti deri në përfundim të tij.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.

Procedohet 43-vjeçari nga Kamenica e Korçës : “U kap duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion….

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. J., 43 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi në qytet u kap duke transportuar me një automjet tip kamion,

një sasi drush të prerë në mënyrë të paligjshme.

Nga fyerja me fjalë tek dhunimi i të fejuarës, policia e Pogradecit procedon 2 persona….

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

E. Sh., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka fyer me fjalë një 58-vjeçare;

F. L., 25 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij, për të cilën u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Luiz Ejlli publikon këngën për Kiarën…

Projekti i ri i Luiz Ejllit është një këngë dedikuar partneres së tij, Kiarës. Më herët ai ndau pjesë të këngës në rrjetet sociale. Ndërsa dje nga ora 19.00 kënga u publikua e plotë në Youtube. Interesi i fansave ka qenë i menjëhershëm. Rikujtojmë se, pak javë më parë me anë të një Instastory Luizi shfaqet krah reperit të njohur të showbiz-it shqiptar, Ghetto Geasy-t,

këngët e të cilit i këndonte vazhdimisht gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘BBV’, ku ka paralajmëruar se ‘po gatuajnë’ diçka të re….

Efi pjesë e Top Channel, por jo në programin që mendoni ju….

Efi Dhedhes, një ndër ish-banoret më të komentuara të “Big Brother VIP”, po qëndron në heshtje këtë verë dhe është ende në pritje të projekteve të reja. Herë pas here në rrjete sociale, ajo është pyetur nga ndjekësit nëse do ta shohin së shpejti në ekran, ndërsa Efi ka qenë e rezervuar në përgjigjet e saj.

Më tepër, ajo ka pyetur mbështesit se ku dëshirojnë ta shohin më tepër, por duket se i paska disa plane!

Kryefjala” shkruan se këtë shtator, Efin do ta shohim si konkurrente të “Dancing With The Stars”. Ky është një format që do t’i japë Efit vëmendje dhe do t’i shërbejë si trampolinë për më tej.

Ku i dihet, më vonë do ta shohim në moderimin e një emisioni në “TCH”, teksa u përfol fillimisht se do të drejtonte “Për’puthen”.

Mbahet nesër Maratona e Pogradecit ,publikohet itinerari dhe kufizimi i qarkullimit…

Mbi 500 pjesëmarrës nga mbi 25 vende të botës janë të regjistruar si pjesë e maratonës Enkelana duke e kthyer Pogradecin në qytetin pritës të një ngjarje të madhe sprotive. Bashkia e Pogradecit ka lajmëruar se do të bëhet bllokim i përkohshëm i aksit nacional Lin-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec prej ores 19:00-20:30 ,diten e neserme,dt 29 Korrik.

Gjithashtu bëhet e ditur se bllokimi i rrugës do të kryhet në të dyja drejtimet, pra edhe në sensin kur vjen nga Tirana dhe nga Korça.

Në kuadër të organizimit të Maratonës Ndërkombëtare @marathon_enkelana datë 29 Korrik 2023 ju lajmërojmë se do të bëhet bllokim i përkohshëm i aksit nacional Lin-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec:

🔴Bllokimi për 1 orë e 30 minuta në fashën orare 19⁰⁰-20³⁰

Në të dyja drejtimet e lart përmendura, pra në sensin kur vjen nga Tirana dhe nga Korça.

🔴Gjithashtu të bllokuara do të jenë edhe rrugët e qytetit deri në përfundim të maratonës.

🔴Të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të lutur të marrin masa për të mos lëvizur në këtë orar në rrugën nacionale pra nga ora 19⁰⁰ deri në orën 20³⁰

Olta Gixhari ‘ngre temperaturat’ në Itali , mahnit fansat me bikini(Foto)

Aktorja e njohur, Olta Gixhari së fundmi ka nisur pushimet. Italia ka qenë zgjedhja e saj për pushimet e radhës dhe nga atje aktorja ka ndarë pamje të shumta me fansat. Përveç destiancionit përrallor të Caprit, Olta ka shfaqur edhe linjat atraktive të trupit në bikini në disa imazhe provokuese.

Teksa po shijonte një shëtitje me anije, Olta dukej atraktive në bikini të gjelbër, që i kombinoi me një kapele shumëngjyrëshe me lule.

Në disa të tjera, Gixhari u shfaq në formë të mirë me bikini të zeza teksa relaksohej në një ditë me diell.

Pesë persona në Greqi rrahin keq shqiptarin me shkopinj druri, në gjendje të rëndë në spital…

Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur pasditen e së enjtes në Mesaria të Santorinit , si pasojë e së cilës një 34-vjeçar nga Shqipëria ka përfunduar me plagë të rënda në spital. Mediat greke shkruajnë se pesë persona nga të cilët 4 shqiptare dhe një 23 vjeçar grek kanë sulmuar egërsisht 34-vjeçarin shqiptar dhe e kanë “lanë” të gjakosur në tokë.

Nga hetimet paraprake të kryera nga EL.AS, rezultoi se dy prej autorëve

e kanë goditur me shkop druri, ndërsa të tjerët e kanë goditur me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar dëmtime të rrezikshme fizike.

Shqiptari u transferua në Spitalin e Përgjithshëm Thira, ndërsa EL.AS. ka vijuar arrestimet e “protagonistëve” të episodit dhe po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ndodhi.

Kapen me kokainë dhe armë në banesë, 2 të arrestuar dhe 1 nën hetim në Korçë…

Policia e Korçës ka arestuar dy persona, të cilët akuzohen për shpërndarje droge. Mësohet se personat e vënë në pranga janë shtetasit I. Bardhushi dhe L. Lamllari. Gjatë kontrollit të banesës së dy të arrestuarave u gjetën rreth 500 gramë kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza, 2 peshore elektronike që shërbenin për ndarjen e kokainës në doza, shuma parash në valuta të ndryshme që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, një bajonetë metalike, një thikë, një automjet tip “Nissan” dhe 4 celularë.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Sekuestrohen rreth 500 gramë kokainë, armë të ftohta dhe shuma parash të përfituara nga veprimtaria kriminale. Finalizohet pas një hetimi 1-mujor, operacioni policor i koduar “Night sales 5”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta në doza dhe posedimit të armëve të ftohta. Shpërndanin lëndë narkotike kokainë në qytet dhe posedonin armë të ftohta në banesat e tyre, vihen në pranga 2 shtetas. Procedohet penalisht dhe një 41-vjeçar, për moskallëzim krimi, pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 të arrestuarit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, bazuar në inteligjencën informative se dy shtetas në qytetin e Korçës, shpërndanin në qytetin e Korçës, droga të forta në doza të vogla, si edhe posedonin armë të ftohta në banesat e tyre, pas 1 muaji hetime në drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Night sales 5”. Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

-I. B., 55 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë dhe L. L., 35 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Ll., 41 vjeç, banues në fshatin Ravonik.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e shtetasve I. B. dhe L. L., gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë doza, 2 peshore elektronike, mjete që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike në doza, shuma parash në valuta të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, 1 bajonetë metalike, 1 thikë, 1 automjet tip “Nissan” dhe 4 celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ll., pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 shtetasit e tjerë, por nuk ka kallëzuar në organet e rendit.

Fermerja: “Burri me thotë merri edhe 200 dhitë me vete që të bësh pushime…

Fermerja Rigerta Loku është shprehur se ajo e ka të pamundur të bëjë pushime për shkak të punëve në fshat. Në një intervistë për Euronews Albania, ku foli për pushimet verore, fermerja tha se familja e saj e kanë të pamundur që të bëjnë pushime për shkak të bagëtive.
Loku nënvizoi se dy vajzat po bëjnë pushime me tezen e tyre pasi vetë e kanë të pamundur që t’i shoqërojnë.

Më tej ajo zbuloi se çfarë i thotë bashkëshorti kur bëhet fjalë për pushime.

Vajzat e mia janë te tezja e po bëjnë pushime se im shoq më thotë se vetëm po more dhe 200 dhitë me vete mund të shkosh të pushosh më shumë se një ditë. Në kohën kur bagëtitë shkojnë në mriz unë shkojë në plazh dhe kjo është e gjitha.

Ne ngrihemi shumë herët dhe në momentin që fillon vapa e madhe punët kanë mbaruar. Duke qenë se ne kemi dhe dy vajza të vogla kanë nevojë për të shkuar në plazh”, tha fermerja

Roza Lati rrëfen periudhën e depresionit: “Qaja në çdo cep të shtëpisë…

Roza Lati njihet si një natyrë e hapur dhe pa komplekse. Ajo ka bërë një rrëfim pa doreza së fundmi. E ftuar në “Natën me Aulonën”, moderatorja foli për një periudhë gjatë të cilës tha se kishte qenë në depresion .Roza u shpreh se në 2016 kishte mbetur pa punë dhe këtë fazë e kishte kaluar shumë keq, duke shtuar se qante në çdo cep të shtëpisë.

“E gjitha ka nisur në 2016 kur unë kalova vitin tim të depresionit kur ngela pa punë. Isha te “Dance with me” dhe pasi mbaroi emisioni mu bllokua një sezon televiziv.

Ngela pa punë, nuk kisha ku të shkoja sepse ishin zënë të gjitha vendet, ishin pozicionuar të gjitha emisionet. Unë sapo kisha marrë një shtëpi me qira, kisha marrë makinën me kredi. E përjetova shumë keq, më vinte turp t’i kërkoja lekë mamit.

Rita më ka qëndruar afër, më pagoi kredinë dhe më ka mbajtur shumë mirë. Por, unë e kam përjetuar shumë keq dhe filloi me ankthin, me rrahje zemre. Qaja shumë, qaja përditë. Vija në shtëpi e thoja: “Sot qava në divan, dje qava në krevat, po tani ku do qaj?” kam qarë në çdo cep të shtëpisë.”-tha ajo.