Vrasja në Zëmblak/ Trajneri i çiklizmit të Skenderbeut: “Autori i sëmurë psiqik…djalin e kisha në ekip…

Trajneri i ekipit të Çiklizmit Skënderbeu, ka treguar të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë .Renato Telha, trajner i djalit dhe mik i familjes së Luiza Mullallit, e cila u vra nga burri i saj Gjergji Mullalli, tha se ky i fundit mund ta ketë kryer krimin për shkaqe xhelozie. Sipas tij ai ishte i sëmurë psiqik që kishte nevojë për kurim dhe i alkoolizuar.

Jam trajner i çiklizmit Skënderbeu dhe djalin e kësaj familjeje kam 8 vite që e kam në ekip. Është një çiklist shumë i mirë. Na tregonte që ziheshin gjithmonë i ati me të ëmën.

Ai ishte i sëmurë psiqik, i thoja gjithmonë unë o Nuri kurojeni këtë se nuk është në rregull. Ai pinte. Fëmija sa herë shqetësime pati. Nuk e la njëherë të vinte në garë e të bënte një garë tamam. Gruaja ishte një grua e mrekullueshme. Xhelozia, ishin në prag divorci”, u shpreh trajneri.

I vranë vajzën/ Nëna mes lotësh: “E mbyti me çarçafë, porosinë ia dha motra nga Amerika…

Ka folur për mediet nëna e Luiza Mullallit, 46-vjeçares që u vra sot nga bashkëshorti në fshatin Zemblak të Maliqit. Mes lotësh e ëma e viktimës thotë për mediet se dhëndri ia vrau të bijën me çarçaf, ndërsa thekson se nuk e ka kryer vrasjen i vetëm dhe se e kanë ndihmuar persona të tjerë. Ajo tha se e bija kishte urdhër mbrojtje nga bashkëshorti, pasi kishin konflikte mes tyre dhe se nuk jetonin bashkë. “Çupa ishte në punë në Korçë, mua nuk më mori fare në telefon që kur ka ardhur nga puna sepse më merrte sa herë sepse vinte në orën 12 në shtëpi. Nuk më mori. Pasdite më morën çupat nga Greqia.

Kishte folur me to çfarë kishte folur dhe më lajmëruan ikë se nuk dihet se çfarë bëhet me mamin se ai i ka hyrë në shtëpi.

Çupa kishte urdhër mbrojtje dhe nuk vinte. Ky jetonte nga e ëma, ka një shtëpi tjetër andej. Vajzën aty tek korridori lart, ishte një çarçaf dhe unë i thosha këtu e ka hequr çupën se po të kishte dalë këtej nga rruga e kishim parë. E kishte hequr zvarrë me çarçaf, ka qenë me shokë. Është kriminele e motra e Amerikës, ajo e ka paguar dhe ma ka vrarë çupën.

Kishin probleme, edhe fëmijët e tij nuk i donte. Njëra është e martuar, tjetra është 20 vjet e pamartuar. Trupin e gjetën policët. Unë e kërkova nëpër parcela. Këtë më bëri, më vrau e kunata që ka ardhur nga Amerika. Ajo ka paguar kriminelin që më vrau çupën”, shprehet nëna e viktimës.

Vrau gruan dhe e hodhi në gropën e ujërave të zeza/ Ky është autori i krimit shokues në Zëmblak të Korçës….

Personi në foto është Gjergj Mullalli, i cili vrau gruan e tij 46-vjeçare dhe më pas e hodhi trupin në një gropë me ujëra të zeza. Ata ishin në proces divorci, ndërsa viktima ishte me urdhër mbrojtjeje. Ajo jetonte me vajzat në Greqi, ndërsa autori jetonte me djalin në Zëmblak.

Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Vrau gruan dhe e hodhi në gropën e ujërave të zeza, autori në arrati….

Një ngjarje e rëndë tronditi Zemblakun mbrëmjen e kësaj të shtune në Korçë, ku Gjegj Mullalli vrau gruan e tij Luizën, më pas e hodhi në gropën e ujërave të zeza. Trupi i pajetë i 46-vjeçares e identifikuar si Luiza Mullalli është gjetur mbrëmjen e sotme në një gropë septike pranë banesës së saj. Sipas policisë, autori Gjergji Mullalli është në arrati ndërsa janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij. Trupi është çuar në morg për t’u ekzaminuar dhe kuptuar se çfarë mjeti është përdorur për vrasjen.

Ata ishin në proces divorci, ndërsa viktima ishte me urdhër mbrojtjeje. Çifti kishte tre fëmijë, gruaja shkonte shpesh te dy vajzat në Greqi, ndërsa autori jetonte me djalin në Zëmblak në banesën e prindërve të tij. Autori punonte në ndërtim, ndërsa viktima në rrobaqepësi në Korçë. Sipas familjareve te viktimës autori konsumonte shpesh alkool.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M.

Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij. Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tronditet juglindja/ Burri vret gruan …e gropos në kanalin e ujërave të zeza…

Burri në proces divorci ka vrarë gruan dhe e ka hedhur në gropën e ujërave të zeza në Zemblak të Korçës. Autori i dyshuar Gjergji Mullalli është në arrati. Sakaq policia është vënë në ndjekje të autorit te krimit makabër. Trupi i gruas është çuar në morg për t’u ekzaminuar dhe kuptuar se çfarë mjeti është përdorur për vrasjen.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Anxhela Peristeri sjell hitin e verës 2023(Video)

Pasi e nisi verën me supe remix-in e këngës ikonë “Të Dua” me G Banin e më pas i vuri “Flakën” me projektin e saj të radhës, Anxhela Peristeri nuk ka ndërmend të ndalet dhe duket se do të jetë një nga artistet më dominuese të këtij sezoni. Këtë herë ajo ka publikuar një tjetër projekt, ose më mirë të themi një tjetër “bombë”, një këngë krejtësisht për verën,

ndërsa e ka sjellë për publikun në bashkëpunim me Fatjon Dalipin, që i jep refrenit pikërisht atë që duhet.

Nga ana tjetër, Anxhela sjell gjithë freskinë, por edhe sensualitetin që i duhet kësaj vere, ndërsa është kujdesur jo vetëm për tekstin, por edhe për stilimin në videoklip, një tjetër nga talentet e saj që nuk i dinim.

Kënga është pritur mirë nga publiku deri më tani, edhe pse ka fare pak që është publikuar dhe pritet të kthehet në hit, ndërkohë që Peristeri ka premtuar se do të vazhdojë me bashkëpunimet këtë verë, madje do të kemi edhe surpriza!

“Më mirë këtu apo atje? Dua Lipa pushime në jugun e Shqipërisë, publikon videon duke kënduar shqip…

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka zgjedhur sërish bregdetin shqiptar si destinacionin e saj të preferuar për të shijuar pushimet këtë verë. Ishte vetë artistja e cila publikoi disa foto në Instagram, ndërsa krahas tyre shkruante: “Në shtëpi, Shqipëri”. E së fundmi, ajo ka ndarë sërish për disa momente nga pushimet për 88.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram, ku duket se po kalon një kohë goxha të mirë.

Në mes të fotove ku shfaqet në plazh e veshur me bikini të cilat i tregonin format e saj perfekte trupore, Dua ndau dhe një video ku shfaqet së bashku me bashku me familjen duke u argëtuar, teksa kërcenim me njëri tjetrin dhe këndonin këngën hit “Semafori” të Mc Kreshës dhe Lyrical Son.

Madje krahas postimit, ylli kishte vendosur dhe mbishkrimin në gjuhën shqipe:

“Më mirë këtu apo atje?”

“Më mirë këtu apo atje?”

Ç’po po ndodh në pikën kufitare të Qafë- Thanës, shfaqen radhë të gjata automjetesh…

Këtë fundjavë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës janë krijuar radhë të gjata automjetesh. Mësohet se vonesat e qyterëve dhe radhët janë regjistruar vetëm në doganën maqedonase aty ku dhe kryhet kontrolli i mjeteve të identifikimit për të hyrë në shtetin fqinj.

Në fakt edhe pse prej ditës së enjte ka filluar aplikimi i ‘one stop shop’ në doganën që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut’ në këtë pikë duket se radhët do të jenë prezente sidomos gjatë fundjavave kur dhe numri i hyrje-daljeve është më i madh.

Momentalisht në hyrje të Maqedonisë së Veriut po punohet me 3 sportele, ndërsa shkak i fluksit të shtuar sipas autoriteteve është bërë edhe kthimi i shtetasve maqesonas nga bregdetet shqiptare në drejtim të vendit të tyre.

Pogradec/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, digjet komshiu që tentoi të fikte zjarrin…

Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese mesditën e kësaj të shtune në Rëmenj Pogradecit ,e cila për pasojë ka marrë flakë. Autoritet policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në banesën e shtetasit F. T. Burimet zyrtare bëjnë me dije se për pasojë është djegur lehtë në këmbë komshiu i pronarit te banesës, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit. Ai është dërguar me urgjencë për mjekim në spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Babë e bir rrahin me grushte dy përmbarues në Librazhd…

Dy persona, babë e bir, përkatësisht 50 dhe 24 vjeç janë arrestuar pasi kanë dhunuar me grushte dy përmbarues gjyqësorë në Librazhd. Ata kishin shkuar në ambientet e hotelit, për të ekzekutuar një vendim civil për dëmshpërblim, në zbatim të një vendimi civil të vitit 2014, të Gjykatës së Elbasanit, por kanë hasur në rezistencë fizike dhe më pas janë goditur.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhje e ngjarjes së rëndë.

Të arrestuarit janë nga qyteti i Elbasanit, ndërsa tashmë do përballen me akuzën “Goditje për shkak të detyrës”.

E trishtë/ Ndahet nga jeta motra e këngëtares shqiptare, Gili…

Mëngjesin e sotëm, këngëtarja Gili ka ndarë lajmin e trishtë për vdekjen e motrës së saj. Gili ka njoftuar se varrimi i motrës së saj, Mirvete Kunushevci – Spahiu do të bëhet sot, derisa ora pritet të bëhet e ditur më vonë.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje të thellë ju njoftoj qe sot nderroi jetë motra ime e dashur Mirvete Kunushevci – Spahiu.

Shpirti i saj i bardhë u prehtë në paqe! Varrimi i së ndjerës bëhet sot me 29.07.2023. Për orën e varrimit ju njoftojmë me kohë!

Aksident në Pogradec/ Kamioni humb drejtimin dhe del nga rruga, plagosen drejtuesi dhe pasagjeri….

Një aksident ka ndodhur në fshatin Bishnicë të Pogradecit. Raportohet se një kamion ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit 43 vjeçari me iniciale Xh. Ç., dhe pasagjeri 26 vjeçari me iniciale L. Ç. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.07.2023, rreth orës 04:18, në fshatin Bishnicë, Pogradec, shtetasi Xh. Ç., rreth 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. Ç., 26 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Aksident në Pogradec, kamioni humb drejtimin dhe del nga rruga…

Një aksident ka ndodhur në fshatin Bishnicë të Pogradecit. Raportohet se një kamion ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit 43 vjeçari me iniciale Xh. Ç., dhe pasagjeri 26 vjeçari me iniciale L. Ç. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.07.2023, rreth orës 04:18, në fshatin Bishnicë, Pogradec, shtetasi Xh. Ç., rreth 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. Ç., 26 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Turistja ‘nxin’ Ksamilin, nxjerr pirgjet me plehra: “Sa turp(Video)

Aty vijnë turistë nga e gjithë bota. Madje e kanë cilësuar si ‘karaibet e Evropës’. Por duket se Ksamili ka edhe anën tjetër të medaljes. Me sa duket Ksamili “nuk i ka lënë shijet të mirë” një turisteje që zgjodhi të kalojë pushimet në jug të Shqipërisë. Turistja ka postuar në rrjete sociale një video kur tregon realitetin e hidhur me plehrat që hidhen vend e pa vend, edhe në Ksamil.

Edicioni ‘Instagram’ vs Realiteti në Shqipëri! Ndonëse më pëlqeu Ksamili për plazhet e bukura, më habiti pak edhe sasia e plehrave kudo anash rrugës. Sa turp”, shkruan Dian, e cila në video kritikon mënyrën sesi i menaxhon plehrat bashkia e Sarandës në Ksamil.