Enca, emri i së cilës është Ruenca Haxhia, po shijon lidhjen e saj me partnerin nga Afrika. Postimet mes tyre nuk kanë qenë të pakta, e ai i ditës së sotme tregon shumë për marrëdhënien e tyre . Artistja ka zbuluar se partneri ka bërë një tatuazh për të.
R U për Encën e tij”– shkruan ajo duke treguar se tatazhi janë dy gërmat e para të emrit të saj.
Lidhja e saj ka ngritur reagime tek publiku. E gjendur mes kësaj situate me komente të shumta, ajo reagoi pak ditë më parë duke shkruar:
“Pse i bardhë, pse i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër. Më pak urrejtje. Më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë e bukur kur e jeton për veten”, ka shkruar ajo në ‘Instagram’.
Riaktivizohen vatrat e zjarrit në zonën e torfike të fushës së Maliqit. Zjarri ka përfshirë afro 70 hektarë kashtë, grurë i korrur. 3 mjete të shërbimit zjarrfikës së bashkisë së Maliqit janë në terren për të izoluar flakët e zjarrit që të mos përhapen më tej në sipërfaqet ku gruri është korrur.
Sipas banorëve një zjarr i tillë në fushën e Maliqit nuk është parë herët e tjera.
Radhë të gjata në pikën kufitare të Qafë Thanës, në 48 orë mbi 9000 qytetarë janë futur në vendin tonë nga Maqedonia e Veriut Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. E gjithë kjo ka ardhur për shkak të fluksit të madh të hyrjeve dy ditët e fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë, të cilët pasi kanë kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar po kthehen në vendin fqinj.
Gjatë 48 orëve të fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë kanë hyrë me shume se 9000 shtetas, kryesisht shqiptarë.
Për të përballuar fluksin në dalje policia jonë kufitare në Qafë Thanë po punon me katër sportele ndërkohë që në anën tjetër po punohet me tre të tilla.
34-vjeçari me inicialet S.M, është vënë në pranga, pasi duke drejtuar makinën në qytetin e Ersekës, ka refuzuar t’i ndalojë policisë dhe është larguar duke manovruar. Më pas, pasi është ndaluar, ka kundërshtuar me forcë policët. Sipas burimeve zyrtare, 34-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë: DVP Korçë-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 34 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi duke drejtuar automjetin, në qytetin e Ersekës, nuk i është bindur shenjës së punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke kryer manovra në rrugë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Pas testit të alkoolit rezultoi se 34-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Olta e ka përmendur shpesh bashkëshortin e saj, Dorin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, por pas daljes ka preferuar të mos e thyejë rregullin e artë, që të mos e shfaqë nëpër foto. Megjithatë këtë herë aktorja duket se ka bërë një përjashtim pasi një fans i ka kërkuar një foto të saj me bashkëshortin dhe Olta ia ka plotësuar dëshirën. Ajo ka postuar një foto nga pushimet ku shihet Dori duke e mbajtur në krahë.
Një tjetër e pyet Oltën nëse do jetonte gjithë jetën me Dorin dhe ajo i përgjigjet: “Gjithmonë”, duke postuar edhe një foto tjetër krah tij.
Olta e ka përmendur shpesh bashkëshortin e saj, Dorin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, por pas daljes ka preferuar të mos e thyejë rregullin e artë, që të mos e shfaqë nëpër foto.
Megjithatë këtë herë aktorja duket se ka bërë një përjashtim pasi një fans i ka kërkuar një foto të saj me bashkëshortin dhe Olta ia ka plotësuar dëshirën. Ajo ka postuar një foto nga pushimet ku shihet Dori duke e mbajtur në krahë.
Aktorja e njohur nga Durrsi, Olta Gixhari, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi. Dhe për t’u freskuar në të ngrohtin e verës, ajo ka zgjedhur ishullin Capri – një nga destinacionet më luksoze të Italisë. Aktorja e cila është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, nuk nguroi të ndante me ndjekësit e saj të shumtë disa fotografi dhe video nga pushimet e saj.
Imazhet përfshinin paraqitje të saj me bikini, në kuvertën e një jahti – teksa shijonte bukuritë ujore të Caprit.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve të saj nuk kanë munguar –
shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj.
Olta Gixhari ngre temperaturat ne Capri/ Mahnit fansat me pozat hot me bikini… pic.twitter.com/EWytMPQdNj
Një aksident ka ndodhur në aksin Përrenjas-Qafë Thanë. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy autobusë dhe një makinë. Nga ngjarja, dy persona kanë mbetur të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak është bërë një parakalim i gabuar.
Katër emigrantë shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia greke pasi kishin vjedhur disa banesa luksoze në ishullin Mykonos. Mediat greke bëjnë më dije se një prej shqiptarëve ishte i shpallur në kërkim që prej vitit 2018, si drejtues i një organizate kriminale hajdutësh. Sipas informacioneve nga mediat greke, drejtuesi i grupit ishte arratisur në vitin 2018 nga policia e Argjiropolit me nëntë të burgosur të tjerë.
I riu i arratisur me tre bashkatdhetarë të tij, nga data 16 deri më 22 korrik kishin vjedhur pesë vila në Mykonos, nga ku kanë marrë shuma të mëdha parash dhe sende me vlerë.
Por vjedhja e fundit që ata kryen i nxori zbuluar, pasi në një nga banesat që ata grabitën, kanë marrë edhe një palë kufje me valë. Pronari i tyre përmes një aplikacioni në celular, ka zbuluar vendndodhjen e pajisjes dhe të hajdutëve, dhe ka njoftuar policinë.
Policia greke ka lokalizuar dhe arrestuar katër hajdutët shqiptarë në një shtëpi të braktisur pranë Aeroportit. Mësohet se në mjetin që shqiptarët përdornin, janë gjetur shumë sende të vjedhura që kishin marrë nga pesë vilat që kishin grabitur.
Këngëtarja e shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa po pushon në Jug të Shqipërisë në Ksamil. Ylli ka ndarë të tjera foto në Instagram, ku duket si një sirenë me një fustan të kuq të tejdukshëm. Këngëtarja me origjinë shqiptare duket se është duke shijuar bukuritë e vendit tonë, ndërsa në foto perëndimi i diellit duket mahnitës.
Në artikullin e medias greke ‘Protothema‘, nuk përmendet në asnjë moment që këngëtarja ndodhet në Ksamil, por shkruan se ndodhet në Kosovë.
Pala maqedonase në Pikën Kufitare të Qafë Thanës ka refuzuar hyrjen me kartë identiteti të një qytetari nga Korça. Lajmi u denoncua nga vetë qytetari në “Ti Raporton” në Top Channel. I shqetësuar, qytetari thekson se hyrja në tokën maqedonase iu refuzua edhe vëllait të tij me dokumente europiane pa asnjë lloj arsye, megjithëse ai dyshon se ishte çështje ryshfeti.
“Përshëndetje. Jam një qytetar nga Korça dhe dua të denoncoj një rast që më ka ndodhur dje në mëngjes në doganën maqedonase në Qafë Thanë. U refuzuam, unë me kartë identiteti dhe vëllai im me dokumenta europiane, pa asnjë lloj arsye”- tha shkruan qytetari, duke shtuar se “refuzimi dihet sepse une nuk ju dhashë rushfet doganierëve që do shihni në video”.
Hiqe këtë telefon, lëre telefonin. Mos guxo të më nxjerrësh në telefon. Po hiqe mor telefonin”, ka qenë kjo përgjigja e dy oficerëve të doganës në momentin që qytetari i mbetur pa përgjigje fillon të xhiroj momentin e përballjes me ta.
Për të kuptuar çfarë po ndodhte, qytetari tregon se ka provuar për të kaluar edhe në Pikën Kufitare të Tushemishtit, por nuk e kanë lejuar me argumentimin se hyrja e tij është ndaluar me 24 orë.
“Sot shkova prapë në pikën tjetër doganore të Tushemishtit, dhe dogana jonë më thanë që jam i ndaluar për 24 orë. Kam pyetur për arsyen, dhe më thanë që kam kaluar ilegalisht dhe nuk ju thashë ku do shkoja, gjë që nuk është e vërtetë”– shkruan ai.
“Ju lutem bëni diçka se po na shkelin me këmbë”, shprehet i dëshpëruar qytetari./ Top channel
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar sot me strukturat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës pas vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq, teksa sot u vetëvra dhe autori. Ministri Balla gjatë takimit ka falenderuar forcat e Policisë së Shtetit të Drejtorisë Vendore Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën.
“Dua t’ju siguroj se do të bëj gjithçka që ju të ndjeheni gjithnjë e më të respektuar, gjithnjë e më të vlerësuar, gjithnjë e më të shpërblyer për atë që bëni për këtë vend! Dua t’i përcjell një përqafim vëllazëror prindërve tuaj, bashkëshorteve, fëmijëve tuaj, motrave e vëllezërve tuaj, të cilët janë mbështetja juaj më e madhe, po janë edhe ata që më shumë se sa askush e përjetojnë peshën e uniformës suaj,
për të cilën ju jeni gati të vini në rrezik edhe vetë jetën tuaj!
Kjo është një ditë për t’i kujtuar edhe kolegët tuaj që nuk jetojnë më, pikërisht sepse dhanë jetën në krye të detyrës, e për të përsëritur angazhimin e Kryeministrit Edi Rama për të mbështetur familjet e fëmijët e tyre deri në fund, jo vetëm falë statusit të tyre të Fëmijëve të Republikës, po edhe në çdo hap të rrugës së tyre, ku vërtetë boshllëkun e babait nuk e zëvendëson dot askush dhe asgjë, po ku ata nuk do të jenë kurrë vetëm”, tha Balla.
Do vras gruan dhe me pas do vras veten’, kështu është shprehur në një letër shkruar nga autori i vrasjes së bashkëshortes nga Gjergji Mullalli, letër e gjetur në vendin e ngjarjes nga grupi i hetimit. Gjergji Mullalli një natë më parë ka vrarë në banesë bashkëshorten e vet 46 vjeçare Luiza Mullalli ndërkohë që dy ditë më parë ka hyrë në banesën ku jetonte bashkëshortja e tij.”
dhe ka përmbysur shumëçka përfshi dhe orenditë në këtë banesë, për t’u rikthyer një ditë më vonë pasi ka gjetur të vetme në shtëpi 46 vjeçare Luiza Mullalli, të cilën e ka qëlluar me 4 plumba, 3 prej të cilëve në gjoks, duke e lënë të vdekur në vend.
Autori e ka marrë viktimën në krah për ta hedhur në gropën e ujrave të zeza të banesës, duke mos lënë shumë gjurmë në vendin e ngjarjes.
Pasi ka vrarë bashkëshorten, ditën e sotme 50 vjeçari Gjergji Mullalli në shtëpinë e kushuririt të tij i cili jeton në emigracion ka vrarë dhe veten, duke përmbyllur kështu skenarin e tij të parashikuar. Skenar të cilin e kishte lënë dhe në letrën e fundit të shkruar prej tij. Në ate leter autori kishte bërë shënime të ndryshme mes të cilave dhe një ku shkruante, fillimisht do vras gruan e më pas veten.
Kanë mbetur edhe pak muaj deri në fillimin e “Big Brother Vip 3”. Fama e atij formati josh këdo që e merr një ftesë për të qenë pjesë e saj. E kështu ndodhi edhe me Eda Likën, ish-konkurrenten e “Përputhen”, e cila i tha po një oferte të tillë.
Teksa ishte e ftuar ditën e djeshme në “Se luan topi”, ajo u pyet se nëse do pranonte të ishte pjesë e një formati të tillë. Eda tha “po”, duke shtuar se ka një karakter që do pranonte të tilla emocione.
Kujtojmë se deri më tani nuk ka një datë konkrete se kur do nisë sezoni i ri i “BBV”.
Nga Niko Peleshi: Sot iku një njeri i mirë i qytetit tim. Mbase më i miri! Vaska nuk është më mes nesh. Iku pa na lajmëruar e pa u ankuar. Mori me vete buzëqeshjen më të dlirë, zërin më të ëmbël, shpirtin më pozitiv dhe thjeshtësinë më të madhërishme që unë kam njohur.
Ti ishe më shumë se shok, më shumë se vëlla, më shumë se një korçar i mirë.
Ishe Vaska! Ti dije të gëzoheshe për çdo grimcë të jetës dhe të merakoseshe për çdo humbje. Sot të gjithë, sepse të gjithë të njihnin dhe të donin, janë zgjuar me një PSE. Edhe unë.
Arsyen pse ike kaq shpejt nuk do ta kuptoj kurrë, por di që batutat e bukura, fjalët e mençura, brohoritjet apo psherëtimat para ekranit kur fitonte apo humbte skuadra jote e zemrës, përshëndetjet e buzëqeshura që shpërndaje për të gjithë, bisedat e këndshme të veshi në berberanen tënde të famshme, do të jenë për shumë kohe me ne. Na mbetet të kujtojmë të vjetrat sepse të reja nuk do të ketë më
Sot iku një njeri i mirë i qytetit tim. Mbase më i miri!
Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi.
Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë. Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të Policisë për t’u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë