Dhëndri i vrau vajzën/ Flet babai i viktimës: “E dhunonte vazhdimisht, kishte një vit me urdhër mbrojtje…

Babai i 46 vjeçares, Havzi Ferhati e cila u vra këtë të shtunë në Zëmblak shprehet se prej një viti vajza e tij ka qenë me urdhër mbrojtje pasi bashkëshorti e dhunonte vazhdimisht. Ai thotë se ka qenë nipi që e ka marrë në telefon se nuk po i ngrinte telefonin nëna e tij …dhe menjëherë kanë shkuar dhe kanë kërkuar por trupi i viktimës është gjetur nga policia.

Ai tha:

Me merr në telefon djali dhe më thotë hajde se nuk po ma hap telefonin, njoftuam policinë kërkuam vërdallë dhe e gjetën… që e kishin hedhur nga veranda në disa barëra. …

Që në nëntor ka qenë me urdhër mbrojtje. Ka ardhur edhe një ditë tjetër…ai kishte hyrë brenda kishte ardhur policia para tre ditësh por nuk e kanë gjetur brenda…E kishte ndjekur edhe nja dy tre herë në punë. Vajza ka kërkuar divorcin se e dhunonte, edhe kur kanë qenë në Greqi edhe këtu”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: