Dua Lipa shijon perëndimin në Rivierën Shqiptare duke tymosur… Fansat e ‘kryqëzojnë’:”Të lutem ndalo…

Dua Lipa po shijon pushimet në Shqipëri dhe sot ka publikuar fotot e rradhës në Instagram ku shfaqet e veshur me të bardha dhe në super formë. Mirëpo një prej fotove ka shkaktuar komente të shumta, pasi këngëtarja shihet duke ndezur një cigare.

Të lutem ndalo promovimin e duhanit. Nuk dukesh cool. Fëmijët të ndjekin”, i shkruan një komentues Duas. “Pirja e duhanit nuk është më cool si shekullin e kaluar”, shkruan një tjetër.

“Dua mos pi duhan, nuk është e lezetshme dhe gjithashtu është arsyeja pse nuk mund të arrish nota të larta”, “Pirja e duhanit nuk është bukur dhe nuk është e mirë për zërin tuaj…. Ju kujtohet Whitney Houston?”, vazhdojnë komentet.

Dua ende nuk i është përgjigjur kritikave në postimin e saj.

Skënderbeu bën merkato në kategorinë e parë, firmosin dy mbrojtësa…

Skënderbeu ka zyrtarizuar dy afrime të tjera në merkaton e verës. Klubi korçar ka arritur akordin me dy futbollistë dhe bëhet fjalë për Markos Ramos dhe Klevis Shaqen. Klevis Shaqe që luan si mbrojtës i majtë ,është aktivizuar në sezonin e fundit me Tomorin.

Ndërkohë, Ramos (Qendermbrojtës) ka luajtur me skuadrën e Burrelit në sezonin e fundit në Kategorinë e Parë.

NJOFTIMI I KLUBIT

“Klevis Shaqe dhe Marcos Ramos zyrtarisht bardhekuq
Shaqe dhe Ramos kanë hedhur firmën mbi kontratën që i lidh me klubin bardhekuq për 3 vitet e ardhshme!”

Qeveria “zgjidh qesen”, jep 2 milionë lekë për kurimin e aktorit Genc Fuga

Pas reagimeve të shumta në media qeveria ka vendosur të akordojë 2 milionë lekë të reja për kurimin e aktorit Genc Fuga. Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në një spital privat. Në mungesë të fondeve, bashkëshortja e tij nisi një fushatë në rrjetet sociale për të mbledhur shumën prej 19 mijë euro.

Rasti në fjalë dëshmoi edhe njëherë dështimin e sistemit publik të shëndetësisë për të trajtuar këtë rast.

Ksamili “Maldivet e Europës”? Auron Tare: “Mediat ndërkombëtare po inkurajojnë shkatërrimin e vijës bregdetare…

Nga Auron Tare:

“Maldivet e Europës” Si po inkurajojnë mediat ndërkombëtare (me zhvilluesit shqiptarë) për shkatërrimin e vijës bregdetare shqiptare. Një sërë artikujsh (ndoshta të sponsorizuar) në mediat ndërkombëtare për turizmin shqiptar kanë krijuar bujë dhe inkurajojnë një numër të madh vizitorësh për të zbuluar vendin. Premtimi për pushime të lira së bashku me festivalin e plazhit po synojnë turma të mëdha të rinjsh që kërkojnë destinacionin tjetër të lirë në Evropë.

Edhe pse rritja e numrit të vizitorëve duket një zhvillim pozitiv dhe zyrtarët parakalojnë me krenari numrin e të ardhurve çdo muaj, askush nuk po flet për ndikimin negativ afatgjatë të tërheqjes së një turizmi masiv në vend.

Shifrat e larta të papritura tregojnë se sa e papërgatitur është industria e turizmit në Shqipëri dhe se si infrastruktura nuk mund t’i mbajë këto shifra. Fatkeqësisht, shumë pak zëra po trajtojnë faktin se vendi po shkon drejt tregut masiv të lirë, duke tërhequr një të interesuar kryesisht për alkool të lirë dhe dhoma të lira. Një strategji që ka dështuar në shumicën e vendeve mesdhetare shumë kohë më parë. Rritja e turizmit në disa qytete bregdetare ka treguar një fat të plotë të infrastrukturës mbështetëse, parkingjeve, grumbullimeve të plehrave, ushqimeve të kultivuara në vend etj.

Megjithatë, ajo që përbën një problem afatgjatë për vendin është shpejtësia e shkatërrimit të vijës bregdetare dhe të peizazheve natyrore në favor të zhvillimeve masive konkrete. Në proces vret pikërisht arsyen pse një udhëtar i arsimuar do të donte të shkonte në Shqipëri. Është çudi që turisti që po tërheq vendi do të preferonte të qëndronte në atë që mediat ndërkombëtare po e quajnë tani “Maldivet e Evropës” Ksamil një fshat me një xhungël betoni dhe plazhe të panatyrshme gjatë një ekskursioni në Vendin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Butrintit vetëm pak km nga “Maldivet”.

Presioni i numrit të vizitorëve në “Maldivet Shqiptare” kanë nxitur zhvilluesit vendas të hyjnë në zonën e mbrojtur të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Butrintit dhe të krijojnë plazhe artificiale dhe gërmuan vijën bregdetare të mbrojtur në favor të turizmit masiv

Goditi spektatoren me mikrofon, denoncohet Cardi B

Kundërpërgjigjja e Cardi B ndaj spektatores që e qëlloi me pije është denoncuar tek autoritetet. Sipas “TMZ”, një grua që po qëndronte pranë personit që gjuajti reperen ka deklaruar se mikrofoni i Cardi e preku edhe atë. Policia e Las Vegasit është shprehur se gruaja e ka denoncuar për sulm. Emri i saj nuk dihet, por ka thënë se “është goditur nga një objekt i hedhur prej skenës” gjatë një koncerti të së shtunës.

Në disa video, duket mikrofoni që godet personin që vërviti pijen, por bën rikoshet dhe kthehet drejt gruas që qëndron ngjitur me të.

Denoncimi është dokumentuar, por nuk janë kryer arrestime. Vetë Cardi B nuk ka reaguar në lidhje me incidentin.

Frrok Çupi: “Rrethimi i Ballkanit të Hapur…

Ku jemi këtu, në Qafë Thanë? Pika kufitare mes nesh e Maqedonisë u hap sot, mund të kalosh vetëm më një kontroll, jo si më parë të presësh me orë. Kjo është Qafë Thana e re, mund ta quash… Pjesës së përtejme të kufirit i thonë Kjafasan; por ne shqiptarët kurrë nuk e mësuam. Madje as aq sa mësuam se në anën përtej të Kapshticës quhej Krystallopigis.

Përgjithësisht, si ne shqiptarët, ashtu edhe grekët apo sllavët e Maqedonisë nuk i thërrasim emrat e zonave kufitare me fqinjët.

Kam menduar se kjo vjen nga izolimi i gjatë i vendit tonë në periudhën e diktaturës, ku as mundnim e as na interesonte si quhej ai shkëmbi përtej kufirit tonë. Por ka një lidhje edhe me nacionalizmin etnik në Ballkan, një fuqi e verbër që u ka bërë dëm të gjithë nacionaliteteve. Këtë e lidh edhe me faktin se as shqiptarët etikë të Strugës, Tetovës apo Gostivari, nuk u vinte për mbarë të thonin ‘Kjafasan’, por edhe atë e quanin ‘Qafë Thanë’.

Kjafasanin na e bënte pak më të largët pamja që përjetuam edhe pasi u krye hapja e Shqipërisë, domethënë pas rënies së diktaturës komuniste. Dy gjëra të kundërt më kanë bërë ta përjetoj me të njëjtën ‘pakënaqësi’ atë zonë:
E para, se me zor kalonim kufirin, me kontrolle të vështira e të sforcuara, shpesh nën shi ose në atë erë të ftohtë që fryn në pikën kufitare. Sapo e kalonim atë pikë kufitare, në anë të rrugës e madje edhe në ato pyje lisi, përgjonin tanke dhe militarë maqedonas. Që nga hekuri i tankut e deri te njeriu militarë, vëzhgonin rrugën, domethënë ishin në gjueti të kalimtarëve shqiptarë. Ndonjërit, papritur, mund t’i shkrepte në kokë që të qëllonte kundër nesh që ishim shqiptarë, e askush nuk na paguante.

Pse të mos mendoja kështu, përderisa ata për këtë gjë po përtypnin natën dhe ditën, borën dhe diellin e nxehtë të zonës?!

Gjëja e dytë që më bëri të përjetoj me ‘pakënaqësi’ të thellë emrin sllav ‘Kjafasan’, ka lidhje me pakënaqësi ndaj vetes, domethënë ndaj vendit tim. Pika kufitare Qafë- Thanë ose Kjafasan, dukej nga larg se ndante dy botë. Pjesa andej, e Maqedonisë, pritej si me thikë. Pritej nga pemë të larta, nga një pyll i dendur që të bënte të thoje: “po këndej nga vendi im, çfarë e përpiu pyllin?” E ja kështu ishte historia jonë, pyllin e kishim shkretuar.

Ndërsa tani zor se vihet re kjo diferencë. Kemi shkuar e ardhur nëpër botë gjithë këto tre dekada, aq sa jemi afruar e kapërcyer mjaft si me fqinjët edhe me perëndimorët e Europës.

Betejat më të pista, që shpesh janë quajtur ‘beteja heroike’ i kemi zhvilluar në kufijtë me fqinjët. Madje edhe miliarda dollarë diktatura komuniste i shpenzoi për të mbyllur kufijtë me fqinjët; Europën e kishim larg, izolimin e parë e kishim me Greqinë, Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi… Kjo ishte krenaria jonë.

Pas viteve ’90 prapë u kryen vrasje njerëzish në këto pika kufitare. Në vjeshtën e viti 1995 këtu u ndjenë trazirat më të mëdha mes dy shteteve. Në anën e përtejme, dikush kishte ngritur kurthin e një krimi shtetëror: Presidenti i Maqedonisë, Kiro Gligorov, papritur u gjend nën një sulm terrorist me lëndë plasëse, para një hoteli në Shkup. Presidenti u plagos rëndë, ndërsa shoferi vdiq. Gishti i parë i akuzës u drejtua për nga Qafë Thana me dyshimin e atentati ishte kryer nga shqiptarë.

Po atë vit një atentat tjetër politik u krye mes Shqipërisë e Maqedonisë. Presidenti i Shqipërisë, Berisha, ishte kapur në një takim të fshehtë me presidentin Sllobodan Milloshevic. Për këtë u vra Remzi Hoxha, edhe trupi i tij u zhduk nga militantët e Sali Berishës.
Takimin Berisha- Miloloshevic, Glogorov, e ka zbardhur gazetari kosovar, Ali Uka. Pas vrasjes së Ali Ukës, pikërisht për shkak të ‘të fshehtave në kufirin Shqipëri- Maqedoni, ka dëshmuar Hashim Thaçi, president dhe kryeministër i Kosovës.

Thaçi dëshmon:

“Sipas Ali Ukës që fliste hapur në atë kohë me mua, arsyeja e vrasjes ishte ajo se Remzi Hoxha kishte arritur të siguronte një dëshmi, video-incizim të një takimi të fshehtë mes Sali Berishës dhe Slobodan MIlloshevicit dhe Gligorovit në Ohër. Mendoj se dy njerëz e kanë pasur atë video, Azem Hajdari dhe Ali Uka, asnjëri prej tyre nuk jeton, dhe këtë mund ta thotë vetëm Sali Berisha se ku ndodhet”, tregon Thaçi.

Kufiri i mbyllur, aq më keq i hapur vetëm për njerëz në krye të krimit si Milloshevic e Berisha, janë të destinuara për vrasje, trafiqe e pisllëk. Kudo në kufijtë e mbyllur ka ndodhur e njëjta gjë: Në kufirin mes Tropojës e Gjakovës, në kufirin e Shkodrës me Malin e zi…, kudo është bërë nami nga krimi i pushtetarëve dhe mafiozëve si- vëllezër.

Pse mbahet nën tension kufiri verior i Kosovës me Serbinë? Pse dërgojnë polici e ushtri të dyja palët? A, vallë për lirinë e popujve? Jo, kurresesi…

Kurti bashkëpunon me kriminelët serbë dhe Vulin (Vuçiç) ka hapësirat e trafikut në policinë e Kosovës. Ajo zonë kufitare është tampon i krimit. Perëndimi tenton ta hapë, siç hapet plaga e infektuar; ndërsa Kurti- Vuçiç e mbajnë të mbyllur, të mbyllur si vdekja. Në atë pikë kultivohet krimi dhe vdekja e popujve. Po u hap ai kufi, atëherë vdes edhe krimi i dy qeverive dhe mafieve në bashkëpunim. Dje, kur u ‘zhbë’ kufiri në Qafë Thanë- Kjafasan, me siguri janë tronditur edhe zyrtarët e veriut të Kosovës. Tani Ballkani po rrethohet nga Hapja, me qëllim që të lirohet nga pisllëku.

Tapë në timon duke shkuar në punë, polici në Korcë shkakton aksident. Arrestohet nga kolegët….

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, Inspektor R.XH., 58 vjeç, me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pustec, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë. 58-vjeçari dyshohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Sipas AMP, inspektori i policisë, duke drejtuar mjetin në rrugën nacionale Korçë – Bilisht mëngjesin e sotëm, është përfshirë në aksident rrugor me dëme materiale, me një mjet tip furgon.

Nga testet e kryera në vendngjarje ka rezultuar se punonjësi i Policisë kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara.

Sipas AMP, inspektori në gjendje të dehur ishte duke shkuar për të marrë detyrën. Materialet procedurale në ngarkim të tij u referuan në prokurorinë e Korçës, për veprime të mëtejshme.

Për të gjithë ata që mezi po e presin ,Festa e Birrës 2023 vjen në Korçë në datat 16-20 gusht !

Pas 2 javësh Korça do të kthehet në kryeqendrën e vendit. Shumica e strukturave akomoduese në qytet dhe në fshatrat turistikë të juglindjes, tashmë kanë filluar të rezervohen. Qyteti i serenatave po përgatitet për t’i mirëpritur të gjithë në mënyrën më të mirë. Festa e Birrës po afron🍺 …16-20 Gusht ,por për herë të parë e gjithë festa do të stacionohet tek terminali i autobusëve. Çdo natë do të startoje në orën 19:00, e do të përfundojë në 00:00

Ylli Lumani dhe Eugent Bushpepa jane dy BIG ARTIST…e pare qe prezantohen

I kërkoi ta çonte në shtëpi dhe e ftoi në banesë, por e akuzoi se e përd’hunoi/ 26-vjeçari Shqiptar: “Deshi vetë…

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Greqi, pas dyshimeve për përdhunimin e një vajze të re. Mësohet se i riu akuzohet se e ka përdhunuar vajzën brenda banesës së saj, në qendër të Selanikut. Sipas asaj që 22-vjeçarja ka denoncuar në polici, gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur ajo ka takuar të akuzuarin jashtë një lokali nate dhe i ka kërkuar që ta çonte me motorin e tij në banesën e saj, e cila ishte disa kilometra larg.

Pasi mbërritën, sipas viktimës së dyshuar, ai u ngjit me lejen e saj në banesën e katit të dytë dhe më pas e përdhunoi në divanin e shtëpisë.

I pandehuri nga ana tjetër, ka pohuar se vajza i është afruar dhe i ka kërkuar që ta çojë në shtëpinë e saj dhe se i ka kërkuar gjithashtu të ngjitet në banesën e saj. Më pas sipas tij, ajo ka filluar t’i afrohet seksualisht.

“Ajo i inicioi lëvizjet seksuale”, dyshohet se pohoi ai, duke theksuar se ndoqi dëshirat e saj dhe u habit kur mësoi se ajo e kishte denoncuar në polici për përdhunim. E reja e denoncoi përdhunimin e saj në të njëjtën ditë.

Një kalvar vuajtjesh dhe dhune e përsëritur/ Ky ishte mesazhi fatal që shkaktoi dy viktima në Zëmblak? (Foto)

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen tragjije të ndodhur në Zëmblak Korçë, fundjaën e kaluar, ku Gjergj Mullalli vrau gruan e tij 46-vjeçare Luiza Mullalli dhe e hodhi në një gropë septike. Luiza dhe Gjergji ishin martuar 25 vite me parë. Njëri me origjinë nga fshati Cangonj dhe tjetri nga fshati Shëngjergj ata u njohën me mblesëri nga familjet.

Me një diferencë moshe prej 9 vitesh ata vendosin të martohen në vitin 1998 dhe vendosin të emigrojnë drejt Greqisë ku vendosen në Athinë.

Në shtetin fqinj ata jetuan dhe punuan sëbashku për 16 vite derisa vendosën të ktheheshin përfundimisht në Shqipëri në fshatin Zëmblak ku kishin ndërtuar dhe shtëpinë me kursimet e mbledhura nga emigracioni. Prindër të 2 vajzave dhe një djali përkatësisht 24, 23 dhe 21 vjeç….Gjergji kishte një marrdhënie të mirë bashkëshortore dhe familjare. Pas kthimit në atdhe ai punonte si usta në shtrimin e pllakave dhe me shërbime hidraulike ndërsa Luiza në një rrobaqepsi në qytetin e Korcës.

Mbrëmjen e së shtunës datë 29 korrik 2023 në rrethana të paqarta për momentin Luiza gjendet e vrarë dhe e mbështjellë me një çarçaf në gropën septike të banesës. Me disa plagë në trup të shkaktuara nga armë zjarri kallashnikov ajo ishte hedhur dhe lënë aty derisa u gjet nga të afërm të saj.

Por cila ishte arsyeja që u mbërrit deri në këtë pikë ku një marrëdhënie e mirë bashkëshortore përfundoi në një akt makabër?

Një kalvar vuajtjesh dhe dhune e përsëritur, Luiza Mullalli ishte përballur gjatë 5 viteve të fundit. Deri në vitin 2018 gjithcka dukej se po shkonte mirë kur një natë siç provohet dhe nga vendimi i gjykatës për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes , njëra prej vajzave gjatë muajit korrik kishte gjetur një mesazh dashurie në telefonin e të atit Gjergjit. Ky mesazh që ishte dërguar nga një zonjë që njihej nga të dy bashkëshortët që në vitin 2010 shërbeu si zanafillë e një konflikti të vazhdueshëm në 5 vite që përfundoj tragjikisht me 2 viktima.

Në vendimin e Gjykatës së Korcës të vitit 4 tetorit 2018 sqarohet se Luiza Mullalli në atë kohë 41 kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj Gjergjit pasi e kishte dhunuar, dëshmitare në këtë rast kishin qenë dy vajzat e tyre.

Rrëfimi i Luiza Mullallit në gjykatë

Në lidhje me periudhën pas lëshimit të urdhërit të menjëhershëm të mbrotjjes ajo deklaroi se i padituri ka respektuar masat e caktuara dhe nuk e ka fyer dhe nuk e ka kërcënuar dhe nuk ka kryer asnjë veprim tjetër dhune. Mes tyre nuk ka patur më asnjë komunikim.

Rrëfimi i Gjergji Mullallit në gjykatë

Luiza kërkoi që në gjykatë të merreshin në pyetje dhe dy vajzat të cilat gjatë dëshmisë konfrimuan pretendimet e Luizës duke deklaruar se shkaku i mosmarrveshjeve ka qene një mesazh i gjetur në telefonin e babait të tyre,kurse në datë 14 shtator 2018 babai ka kapur për fyti mamanë dhe e ka goditur për shkak se ajo e kishte hapur derën me një kacavidë.

Gjyqtari Seladin Pysqyli vendosi të pranonte padinë e Luzia Mullallit dhe vendosi lëshimin e urdhërit të mbrojtjes . Pas këtij rasti situata bashkëshortore mes tyre vijonte të ishte e tendosur dhe shpesh herë kishte akte të tjera dhune të cilat nuk ishin denoncuar nga Luiza pasi donte të ruante familjen. Situata bëhet e padurueshme dhe më 6 nëntor të vitit 2022, Luiza paraqitet në dyer e organeve të drejtësisë për të kërkuar mbrojtje pasi ndihej e rrezikuar seriozisht për jetën nga bashkëshorti i saj Gjergji./ tvklan.al