QSUT s’bën ndërhyrje kirurgjikale për goditjet në tru/ Braçe: “Kriminale, duhet luftuar monopoli…

Nga Erion Brace:

E SHIHNI QE KA EDHE “MONOPOL TE MIRE”?! KY ESHTE QENDRIMI NE MEDIA: MERRUNI ME SHTETIN, LERENI MONOPOLIN, KA PUNEN E TIJ! Qe ne kete vend ka “MONOPOLE TE MIRA”, kete na i kane mesuar AUTORITETE ne detyre per ti luftuar por qe shiten per nje rryshfet, INSTITUCOONE qe zgjasin apo replikojne modele te tilla MONOPOLI; nuk eshte e re kjo;

POR QERSHIA MBI TORTE ESHTE MEDIA QE DUHET TE JETE E PAVARUR, POR QE BEHET “MUTE” PERBALLE NJE MONOPOLI QE PAGUAN REKLAMA APO TE VE PURON NE GOJE! Sot lexova se MONOPOLI ne tregun e sherbimeve private spitalore, egzaminimeve dhe nderhyrjeve, QENKA I MIRE!

NATYRISHT QE KY LLOJ KLIENTELIZMI ESHTE I NEVERITAHEM!

Po e ripostoj fjalen ne Komisionin e Ekonomise me kerkesen per AUTORITETIN E KONKURENCES, per te qene i qarte: NUK ESHTE AS GABIM E AS KRIM, QE SHERBIME SHENDETESORE TI OFROJ PRIVATI! KEQ ESHTE KUR KJO MUNDESI KTHEHET NE MONOPOL! SHKELJE LIGJI ESHTE ABUZIMI NGA KJO POZITE-MONOPOLI, ME CMIMET E KETYRE SHERBIMEVE! KRIM KTHEHET KUR ABUZIMI SJELL NJE CMIM KREJT TE PAJUSTIFIKUAR POR MUNDESUAR NGA MONOPOLI, KUSHTEZUAR ME PARAPAGIM TE SHERBIMIT KUR NE E PARA ESHTE JETA, JO PARAJA!

E gjitha kjo ne nje treg qe sipas “deklarimeve te veta”-imagjinoni ato reale, po i kalon 300 MILION EURO ne vit, eshte shume, po shume fare!

Nderkohe, dje degjova se Qeveria vendosi te paguaj faturen e MONOPOLOT, per Genc Fugen; qe mbulon shpenzimet e nje njeriu ne urgjence mjekesore PER JETEN, eshte detyre e saj; POR A MJAFTON? Une them jo; E para, duhet modernizuar shuuume me shpejt sektori publik; mirefinancuar me para qe gjithnje mungojne-por jo per te paguar Monopolin; E dyta, duhet luftuar Monopoli dhe abuzimi me kete pozite ne nje sektor jetik; PAGUAJ OSE VDIS ESHTE FAR WEST, JO SPITAL QOFTE EDHE PRIVAT!

Rama jep lajme të mira për rritjen e pagave, ja kush kategori përfiton…

Qeveria do të vijojë me rritjen e pagave në 2024-ën, ndërsa kategoritë përfituese do të jenë mjekët, forcat e armatosura, garda e republikës, policia e shtetit dhe policët e burgjeve. Në strategjinë afatmesme buxhetore parashikohet që në vitin 2024 të përfitojnë nga rritja e pagave rreth 18 858 mjekë dhe infermierë me rritje të pagës bruto nga 26 – 34%.

6 756 punonjës të ushtrisë që do kenë rritje nga 4 – 22%; 12 120 punonjës të gardës dhe policisë me rritje të pagës nga 21-35%; dhe rreth 3566 punonjës të policisë së burgjeve me 22- 36%.

Reforma e pagave nisur nga qeveria pritet të përfundojë e plotë në vitin 2025, me rritje të tjera për të gjithë kategoritë e punonjësve. Që nga muaji prill ndërkohë rreth 130 mijë punonjës të administratës publike kanë përfituar paga më të larta, ndërsa qeveria synon që paga mesatare të arrijë në 900 euro nga 530 euro momentalisht.

Edhe për arsimtarët, mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e sigurisë pati një rritje të pagës me 7% gjatë këtij viti. Premtimi është që deri në fund të 2025-ës pagat e mjekëve dhe arsimtarëve të rriten deri në 57%.

‘Shkoni urgjent me pushime’!/ Ekspertët e shëndetit mendor: “Truri ka nevojë, pavarësisht buxhetit….

Si çdo organ tjetër, truri ka nevojë të çlodhet. Pavarësisht buxhetit që ka individi apo familja, njerëzit duhet të shkëputen patjetër nga rutina qoftë edhe për pak ditë, këshillojnë ekspertët e shëndetit mendor. Dy javë pushim do të ishin të domosdoshme në periudhën e verës. Dikush do të shkojë në mal, dikush në det dhe gjatë periudhës së pushimeve është shumë i rëndësishëm ushqimi, aktiviteti fizik, duke programuar shëtitje me miq dhe të afërm, të cilët të bëjnë të ndihesh mirë.

Një tru i mbilodhur mund të përjetojë një gjendje ankthi të shprehur, çrregullime të gjumit, nervozizëm, hiperaktivitet, humor të rënë, e mund të shkojë deri në depresion.

Ka pasur raste që pagjumësia të ketë shkaktuar edhe psikoza madhore, personat dëgjojnë zëra, kanë ndjesinë se dikush po i ndjek nga mbrapa, se dikush do t’u bëjë keq. Truri ka nevojë për qetësi, dhe nëse ai është gjatë gjithë kohës në aktivitet dhe i ngarkuar, do të bëhet shkak për probleme të shëndetit mendor, por edhe fizik.

Dikush që më dëgjon tani mund të pyesë si mund të pushojë, nëse nuk ka mundësi financiare. Unë nuk do të thosha që pushimet janë patjetër baras me mundësitë financiare. Nuk do të thotë se me çdo kusht janë resortet luksoze ato që të japin një qetësi dhe një gjendje shpirtërore të tillë për të rikuperuar gjithë lodhjen e vitit. Që të pushosh nuk do të thotë patjetër që të kesh një sasi të konsiderueshme lekësh.

Ti mund të pushosh edhe aty ku je. Mjafton të mos shkosh në punë dhe të mos mendosh për të, të flesh mjaftueshëm, 7-8 orë, të ushqehesh shëndetshëm, të dalësh dhe të shëtitësh, të takosh miq e shokë, dhe të argëtohesh brenda atij buxheti që ka familja. Nuk është i vërtetë barazimi mes pushimeve dhe një buxheti të caktuar. “-shprehet ekspertja Valentina Asabella. /Top channel

Ironia e gazetares shqiptare me pushime në Capri: “Si nuk i kishte shkuar mendja këtyre “të kafshonin tokën” e ta mbushnin me rërë…

Nga Bieta Sulo:

Lajmi se ate dite ne Kapri ndodhej Jeff Bezos u perhap menjehere ne fshat. Super jahti i tij i bente shoqeri “I tre faraglioni” (3 shkembinjve) simbol i padiskutueshem identifikues i Kaprit. E dyta qe mesuam sapo zbritem ne ishull: aty ndodheshin 45 mije turiste. Nga nje kerkim i shpejte ne google dija se Kapri ka nje siperfaqe prej 10 km2, gati sa dyfishi i Sazanit tone, me nje popullsi thuajse 13 mije banore, 3-fishi popullsise vendase.

I perbere nga dy lagje, Capri & Ana Capri, ky ishull dhuron pamje fantastike, centro storico qe s’i mungon asnje fshati ne Itali, prani te shtepive me elitare te modes, dyqani i Dior ndodhej mbi nje shkemb nga ku mund te shkohej per shopping vetem permes detit, hotele deri ne 7 mije euro nata etj.

2 gjera me bene me shume pershtypje: Transport publik & privat fantastik, autobuze te vegjel, stacione krijuar aq kendshem, zyra informacioni qe te orientonin ne cdo minute, por ajo qe me kontrastoi eshte si ka mundesi qe nje ishull me vetem 2 plazhe shuuume te vegjel (qe praktikisht mijera turistet nuk benin dot banjo) behet kaq i famshem dhe ka kete mesymje?

La dolce vita ose Dolce far niente jane “shpikjet” magjike te marketingut: kinematografia, muzika, te famshmit e viteve ‘60 & ‘70 (influencers te asaj kohe) e kthyen nje nga shume ishujt e Italise ne simbol te “jetes se qejfit” (“jetes se fundit”) dhe pastaj italianet jane mjeshtra, artiste per te ta rrefyer aq bukur te gjithen: 3 shkembinj (impresionues, per mua pjesa magjike nga ai ishull) & nje shpelle La grotta azzurra, qe per hir te se vertetes ka aq shume te ngjashme neper Itali, nja dy dhe ne Shqiperi por cfare e ben diferencen: marketingu!

I ndjekur paralelisht me organizimin e jetes qytetase: infrastrukturen, transportin publik & privat fantastik, pastertine, shuuume gjelberim dhe mbi te gjitha: respekt per natyren… si nuk i kishte shkuar mendja ketyre “te kafshonin token” e ta mbushnin me rere meqe kane shume turiste?!

Pra, kaq duhet, pastaj e dine vet njerezit nqs marrin Capri classic, nje tour me anije, 60 euro personi + ciceronin, apo Capri vip duke filluar nga 160 euro personi, pa u ankuar sa paguan, se e shijuan.

U gjet e vdekur poshtë urës së Dajlanit/ Policia: “32-vjeçarja ka plagë në trup, 17 të shoqëruar…

Në lidhje me një informacion të dhënë paraditën e sotme, se rreth orës 10:35, në lagjen nr.13, Durrës, poshtë urës së Dajlanit, ishte gjetur pa shenja jete, një shtetase, ju informojmë se: Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi i kësaj shtetaseje, konkretisht u gjet e pajetë shtetasja Luljeta Preza, 32 vjeçe, banuese në Sukth, Durrës.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës.

Deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast. Grupi hetimor vijon hetimet e thelluara për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti, si dhe për të përcaktuar autorësinë e tij.

E reja është gjetur e zhveshur dhe një pistë tjetër ku po hetohet është ajo e dhunimit dhe abuzimit seksual. Ura e “Dajlanit” prej dy dekadash është kthyer në një vend ku vajza nga qytete të ndryshme, por edhe nga Durrësi ushtrojnë prostitucionin.

Tentoi të parakalonte por ‘fluturoi’ në kanal/ Si u shkaktua aksidenti tek ura e Maliqit…

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Libonik, shumë pranë urës së këtij fshati. Mesohet se drejtuesi i mjetit tip “Benz” në momentin e daljes nga rruga nacionale ka kryer një parakalim të gabuar. Shpejtësia ka qenë aq e madhe sa mjeti pasi është përplasur në barrierat mbrojtëse të aksit nacional ka

“fluturuar” duke bërë disa fluturime në ajër dhe me pas ka përfunduar jashtë kësaj rruge në kanal.

Maliq/Informacion paraprak:

Më datë 02.08.2023, rreth orës 14:20, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të urës së Maliqit, shtetasi K. Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit K. Xh., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.”

Marjeta e “Pallati 176” feston 70-vjetorin e lindjes, ja si duket sot ,aktorja nga Vishocica e Devollit(Foto)

Në 36 vite karrierë në skenën teatrore ajo ka sjellë për publikun karaktere dhe personazhe nga më të ndryshmet, duke u bërë një emër i njohur dhe i vlerësuar. Aktorja Elida Janushi i takon një brezi aktorësh, të cilët janë skalitur në kujtesën e publikut për rolet e veçanta dhe të bukura që kanë sjellë para tij. Dhe pse Elida Janushi ka disa vjet që është shkëputur nga skena dhe jeton larg atdheut, ajo ka lënë gjurmët e saj të pashlyeshme në rolet e realizuara gjatë karrierës së saj, me zërin e saj plot humor e kumbues e me interpretimet e saj të mrekullueshme.

Elida Janushi lindi me 1 gusht 1953 dhe feston ditëlindjen e 70. Aktorja u rrit ne nje familje te madhe me emer e me tradita patriotike e intelektuale ne Vishocice, Devoll. Vajza e vogel e Anes dhe e Zyrdinit,pasi mbaroi shkollen 8-vjecare ne fshat,vazhdoi te mesmen ne gjimnazin e Bilishtit.

Ajo bashke me motrat e medhaja te saja dhe me shume vajza te tjera te zones dolen vullnetare e shkuan per te punuar ne kombinatin e tekstileve ne Berat. Ketu Elida mori pjese ne grupin e nje Teatri, ne ate rol qe kishte interpretuar me pare me grupin e Teatrit te Vishocices, ne Devoll.

Aktivizohet ne fillim gjate studimeve te larta dhe me pas shume shpejt vajzes se re i besohen role kryesore e te rendesishem ne shume drama. Ajo merr pjese ne shfaqje teatrore si psh “Lezja”, Shkurta ne “Duke u gdhire viti `45”; Leli ne “ Prometeu”; “Vershime Pranverore”, Mimoza ne “Doktori pacient”, “Fytyra e dyte”, “Luiza Miller”, “Romeo & Zhulieta” , Marjeta ne “Pallati 176”,”Nata e 12”, “Zonja nga qyteti”, “Rikardi i III”,” Karnavelet e Korces”, “Quo Svadis”, “Vdekja e nje komisioneri” ; Drita tek “Shkallet”; Marta tek “Motrat” ; Njera nga vejushat ne dramen “Kush e solli Doruntinen” (1989) etj.

Ne Teater ajo ka interpretuar role kryesisht te dores se dyte por hera heres edhe ato kryesore. Natyrisht, roli qe u ngulit ne mendjen e spektatorit ishte ai i Marjetes tek “Pallati 176”

Ne film deputon tek “Brazdat” ne vitin 1973 qe kur ishte studente. Me pas eshte mesuesja e Nertil Dulit ne filmin e mirenjohur”Shoku yne Tili” duke interpretuar ne kete film nje rol realist pa sforcime e prirur drejt se thjeshtes ;
Ka punuar me një plejadëe aktorësh që i vijnë rrallë skenës, ekranit, apo sheshit të xhirimeve me Korifejtë e teatrit si Mihal Popi, Kadri Roshi, Naim Frashëri, Prokop Mima, Sandër Prosi, Marije Logoreci, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, pa permendur dhe regjisorët.

Aksident i frikshëm në aksin ‘Korçë-Pogradec’/ ‘Benz-i humb kontrollin dhe del nga rruga,plagoset shoferi…

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të afërsi të urës së Maliqit. Policia bën me dije se shtetasi K. Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit K. Xh., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 02.08.2023, rreth orës 14:20, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të urës së Maliqit, shtetasi K. Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit K. Xh., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Aktori në luftë për jetën/ Bashkëshortja: “Falenderim shpirti te gjithe njerezve te thjeshte qe u bene nje me dhimbjen time….

Nga Eni Jani Fuga:

E verteta dhe mirenjohja ime. Per pune sekondash une do postoja nje status mirenjohje dhe falemderimi per te gjithe ata qe vepruan dhe me qendruan prane. Me sjellin linkun qe qeveria akordoi nje fond prej 2 milione leke te rinj per nderhyrjen e Gencit. Pas kesaj ndjeva se ajo qe kisha pergatitur per te postuar do keq interpretohej dhe nuk e postova duke mos dashur te cenoj kurresesi dinjitetin e Gencit dhe respektin tim per te.

Por ne si cift pervec parimit te mirnjohjes kemi dhe ate te se vertetes dhe vendosa qe falenderimeve te mija ti shtoja dhe te verteten e asaj nate dhe pse mbase ata qe jane pjese e se vertetes e falenderimit nuk do e pelqenin qe ti publikoja.

(Ju kerkoj ndjese per kete )Por une nuk mund te rri pa i thene keto te verteta e falenderime. Dua ta nis nga momenti i veshtire ku gishti im i dha “send” postimit ne instagram dhe fb. Sapo doli postimi, qe nje reagim i menjehershem sensibilizimi qe ma ngrohu zemren dhe me mbushi me force , me ate force qe eshte e domosdoshme ne ato momente. Operacioni kish pak qe kish nisur dhe ne dere te spitalit u shfaq nje person i cili per mua eshte Drejtor i Pergjithshem i institucionit ku une punoj dhe kisha adresuar thirjen time por tek une erdhi si Alfred Peza, erdhi me te gjithe humanizin dhe mbeshtetjen njerzore e mbi te gjitha me optimizmin qe cdo gje do shkoj mbare e mire.

Me te ne krah me erdhi nje telefonate nga Klodi i Amerikanit (sic degjoj shpesh ta therrasin) i cili me dha nje siguri te cilen e kisha te nevojshme ne momentet qe po behej nderhyrja, siguri te cilen e pata dhe ne vazhdimesi. Faleminderit Profesor Mevlan Shanaj dhe Regjisorit Kico Londo per telefonatat e kryera. Faleminderit Znj. Manastirliu per mbeshtetjen e menjehershme dhe interesimin e vazhdueshem. Faleminderit Z. Veliaj, edhe per mbeshtetjen tende qe e tregon sa here eshte e nevojshme. Faleminderit pafund mjekeve duararte Dr.Eugenit, Dr.Arbenit, Dr.Gentit dhe Dr.Vojsaves te cilet bene mrekulli ne ate situate te veshtire te Gencit.

Faleminderit Profesor Petreles qe eshte i gatshem te me pres ne cdo moment. Faleminderim zemre per te gjithe te afermit dashamiresit koleget.

Dhe ne fund, por jo nga rendesia falenderim shpirti te gjithe njerezve te thjeshte qe u bene nje me dhimbjen time. Faleminderit per cdo lutje te ndjere tuajen qe ma beri zemren dhe me te forte.Faleminderit per cdo kontribut zemre qe tek une mori permsa mrekullie duke pare qe ne nje kohe rekord shume zemra qe u bene bashke me dhane fryme,besim, siguri. Kamber Mici faleminderit qe me ndihmove ne hapjen e llogarise ne GoFundMe. Faleminderit te gjithe miqve qe naten e operimit ishin prane meje per nje perqafim.

Genci, me zotin para dhe me gjithe dashurine e njerezve ne te dy do kemi nje rruge te veshtire perpara… por ashtu sic duhet sepse shume njerez me bujarine e tyre e kane bere te mundur qe kete rruge ta kemi te perballueshme.

Dhe ne fund o Flor Mumajesi, e di qe do me thuash pse, por nuk mundem te mos ia them te gjitheve se ke nje zemer flori. Faleminderit per ate mbeshtetje zemre qe nga momenti i pare.Te dashur miq, te njohur dhe te panjohur, sidomos ju te panjohur qe madheshtine e Gencit e sollet aq ngrohte tek une me respektin e simpatine per te. Ju drejtohem duke ju thene se nuk kam ditur asnjehere te jem e mire me fjalen por fjalet e zemres nuk i kam kursyer asnjehere sepse jane gjithmone te verteta e kur jane te verteta jane te ndjera. E verteta ime eshte dashuri dhe respekt per gjthesecilin nga ju qe ishit prane nesh. Perulem perpara dashurise suaj ashtu sic perulem ne skene perpara duartrokitjeve tuaja.

Ju dua!!!!!

‘Çmenden’ shoferët në Korçë/ 3 të arrestuar pasi përplasën makinat nën efektin e alkolit…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasit: G. Z., 37 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, pasi në fshatin Pojan, Maliq, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Seat”, ka përplasur një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale. Pas testit të alkoolit rezultoi se 37-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

J. L., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale. Pas testit të alkoolit rezultoi se 39-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

D. D., 29 vjeç, banues në fshatin Gurrës, Librazhd, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, tek vendi i quajtur “Lumi i Tërhanit”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka përplasur një automjet tjetër duke i shkaktuar dëme materiale. Pas testit të alkoolit rezultoi se 29-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

E rëndë/ Gjendet e vdekur një vajzë poshtë urës…

Një vajzë e re është gjetur sot pa shenja jete poshtë urës së “Dajlanit” në Durrës. Në trupin e saj janë konstatuar shenja dhune, ndërsa ka plagë të rënda në gjoks dhe në bark. Ndërkohë pritet që në orët në vijim mjeku ligjor të përcaktojë me çfarë është qëlluar…

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Superliga nis e zjarrtë që në start, ja përballjet më interesante te javës se 1…

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, hidhet shorti i Abissnet Superiores dhe Kategorisë së Parë për sezonin e ri 2023-2024. Skuadrat pjesëmarrëse në dy ligat e kampionatit shqiptar, kanë njohur rivalët që do të kenë për gjatë gjithë sezonit. Superiorja do të nisë në datën 19 gusht teksa Kategoria e Parë do të fillojë në datën 2 shtator.

Java 1:

Partizani-Teuta
Laçi-Erzeni
Egnatia-Skënderbeu
Vllaznia-Kukësi
Dinamo-Tirana

Java e dytë

Teuta-Tirana
Skënderbeu-Dinamo
Kukësi-Egnatia
Erzeni-Vllaznia
Partizani-Laçi

Java e tretë

Laçi-Teuta
Vllaznia-Partizani
Egnatia-Erzeni
Dinamo-Kukësi
Tirana-Skënderbeu

Java e katërt

Teuta-Skënderbeu
Kukësi-Tirana
Erzeni-Dinamo
Partizani-Egnatia
Laçi-Vllaznia

Java e pestë

Vllaznia-Teuta
Egnatia-Laçi

Dinamo-Partizani
Tirana-Erzeni
Skënderbeu-Kukësi

Java e gjashtë

Teuta-Kukësi
Erzeni-Skënderbeu
Partizani-Tirana
Laçi-Dinamo
Vllaznia-Egnatia

Java e shtatë

Egnatia-Teuta
Dinamo-Vllaznia
Tirana-Laçi
Skënderbeu-Partizani
Kukësi-Erzeni

Java e tetë

Teuta-Erzeni
Partizani-Kukësi
Laçi-Skënderbeu
Vllaznia-Tirana
Egnatia-Dinamo

Java e nëntë

Dinamo-Teuta
Tirana-Egnatia
Skënderbeu-Vllaznia
Kukësi-Laçi
Erzeni-Partizani

Luana Vjollca pas Caprit fillon pushimet në Greqi, shfaqet hot me bikini…

Pas atyre në Itali, Luana Vjollca ka zgjedhur Greqinë si destinacion të radhës për pushime. Moderatorja e njohur shqiptare ka treguar se ka nisur të tjera pushime, duke ndarë me fansa imazhe tejet provokuese në rroba banjë. 31-vjeçarja pozoi për disa foto në bregdetin grek e veshur në bikini ngjyrë rozë, ndërsa dukej tejet joshëse.

Linjat e saj të formësuara morën vëmendjen e admiruesve të saj që nuk hezituan të pëlqenin dhe të bënin komente sipër imazheve.

Ndërkohë, Luana ka vazhduar të jetë aktive edhe me projekt të ndryshme, ajo solli një këngë të re në bashkëpunim me Bardhin dhe MatoLale “Shtinja flaken”.Ndërsa, prezantuesja në shtator pritet të rikthehet në ekran me emisionin më të ri “Love Island”.

Mungesa e pajisjeve në spitalet shtetërore/ Sallabanda i jep zgjidhjen Manastirliut: “Operacionet e vështira të bëhen në privat, faturën ta paguajë shteti

Neurokirurgu i njohur shqiptar, Kita Sallabanda, i cili prej vitesh jeton në Madrid, ka reaguar sërish për situatën në të cilën ndohet shëndetësia shqiptare. Këtë herë shkak për reagimin e tij u bë gjendja shëndetësore e aktorit Genc Fuga, i cili pësoi një goditje në kokë, por falë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Amerikan arriti të shpëtojë, pasi në shtet një ndërhyrje e tillë ishte e pamundur.

Kita në postimin e radhës thekson se vijon të ketë të njëjtin qendrim koherent njësoj si një ditë më parë ku kritikonte Ministrinë e Shëndetësisë. Ai thekson se nuk duhen kritikuar sputalet private për shëberimet që ofrojnë, por sistemi publik që nuk e ofron një gjë të tillë. Sipas tij situata të tilla ku qytetarët të mos rrezikojnë jetën edhe kur nuk kanë mundësi të paguajnë e kanë një zgjidhje, dhe ajo është që ndërhyrjet të bëhen në spitale private, por faturën ta paguajë shteti.

Postimi i Sallabandës:

Të dashur miq, dje në një postim, në një grup mjekësh, kritikova qëndrimin e Ministrisë së Shëndetësisë për rastin e aktorit të njohur Genc Fuga. Sot mbaj të njëjtin mendim, por nuk duhet bërë shkak të sulmohen spitalet private që e ofrojnë këtë shërbim.

Por, sistemi publik i cili nëse nuk e ofron në institucionet e tij, duhet ta garantojë në ato private në formën e rimbursimit, siç propozon profesori im Tritan Shehu dhe siç është një praktikë e zakonshme në shumë të vende europiane. Pacienti JOOO, sistemi PO! Të gjithë publik e privat janë 1. Në shërbim të shoqërisë dhe duhet të jetë pa kosto për pacientin dhe me cilësi.

Një ditë më parë Sallabanda kritikonte Ministrinë e Shëndetësië, dhe ministren Ogerta Manastirliu, që sistemi publik nuk mund të ofronte një shërbim të tillë, siç ishte rasti i ndërhyrjes kirurgjikale që iu bë aktorit Genc Fuga në Spitalin Amerikan. Sipas tij nuk është teknologjia ajo që mungon, por dëshira dhe interesat ekonomikë të shtetit.

Çfarë i shkruante mjeku Sallabanda ministres Manastirliu një ditë më parë:

E nderuar Ogerta! Rasti i Genci Fugës dhe dhjetrave qytetarëve të tjerë, është një rast flagrant i neglizhencës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtorisë së QSUT që nuk janë të aftë të sigurojnë një trajtim që bëhej që në kohën e profesorit të nderuar, Gjergji Vretos. Kur teknologjia është dhe ku mungon vetëm dëshira, ose ku ka interesa të qartë ekonomikë. Ju keni mundësinë ta ofroni atë shërbim, kush të dojë mund të shkojë te privati. Profesor Kita Sallabanda, Madrid, Spanjë.