Turistja në Ksamil heq reçipetat në mes të plazhit ,+18video

Duket se turistët e huaj janë përshtatur dhe janë bërë shumë të “afërt” me terrenin shqiptar, duke u ndjerë shumë të lirshëm me veten e tyre. Këto pamje vijnë nga Ksamili. Një grua, në dukje turiste e huaj ka vendosur që të marrë rreze dielli topless .Ajo është duke lexuar një libër teksa duket e pashqetësuar gjysmë nudo, ndërsa përreth ka pushues të ndryshëm.

Ksamili është bërë një ndër destinacionet më të pëlqyeshme këtë vit nga pushuesit e huaj të cilët, si në këtë rast, pëlqejnë edhe plazhin topless.

Çudira Shqiptare/ Prindërit dërgojnë djalin e varur nga droga në Kishën e Laçit, u ndodh e papritura…

Përballë numrit në rritje të përdoruesve të drogës që po viktimizon edhe të miturit, në Shqipëri rezulton se zyrtarisht nuk ka ende të dhëna në rang kombëtar, mbi të cilat të ndërtohen strategji për mungesën e strukturave ambulatore apo trajtimin e përdoruesve të përfshirë në krime. Një dokument zyrtar për vitet 2017- 2020 thekson se numri i përdoruesve të drogës luhatet mes 50 mije deri në 60 mijë persona. Ndërkohë në dyert e gjykatave vazhdojnë të shtohen rastet e dhunës në familje nga personat e varur nga droga.

Dy prindër të cilët dhunoheshin nga djali një përdorues droge, vendosën të shkojnë në Kishën e Laçit për tu lutur bashkë me të si zgjidhjen e vetme që kishin.

Sipas dosjes hetimore rezulton se pak orë pas lutjeve, denoncuesit zbuluan se i biri jo vetëm ishte njësoj i dhunshëm me ta, por pasi ju vodhi paratë në kuletë, i kërcënoi. Prindërit e kallëzuan fëmijën pranë komisariatit numër 3 , ndërkohë që rezulton se ishte arrestuar dhe dy herë për dhunë në familje.

Rasti u shqyrtua nga gjyqtari Valbon Cekrezi në Gjykatën e Apelit pasi i riu kundërshtoi masën e arrestit duke u mbrojtur me tezën se kishte varësi nga droga dhe se të gjitha fajet i kishte droga. Në fashikullin që ju tregua TCH, babai denoncues rrëfehet se i biri është përdorues heroine dhe sa herë e kapin krizat, ai bëhet agresiv. “Im bir është arrestuar edhe herë tjetër për dhunë në familje dhe erdhi një moment që sa herë kishte nevojë për drogë ne si prindër i jepnim lekë se ndryshe ai bëhej i dhunshëm” – deklaron burri nga Tirana.

Pasi shkuam tek kisha e Laçit ku dhe vendosëm të flinim , dhe më pas konstatuam se ai na vodhi 100 mijë lekë, tentuam të flasim me të. Ai u soll njësoj si më parë”.

Ky ka qenë momenti kur në debat e sipër, çifti ka vendosur ta dorëzojë fëmijën në komisariat ku dhe ka ndodhur dhuna e fundit ndaj tyre. Përdoruesi kishte vetëm tre muaj që kishte dalë nga burgu, dhe Gjykata e Apelit e la nën arrest me burg sërish për akuzën e dhunës në familje./ Top Channel

Ngjela tregon skemën si do të vijë Lul Basha në pushtet…:‘Është ky ekuacion…

Lulzim Basha më 29 korrik u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike. Ai u bë sërish kryetari i kësaj force politike dhe u prezantue me një skemë të re se si demokratët do të vijnë në pushtet. Ndërkohë, në një intervistë për “Report Tv”, avokati Spartak Ngjela tha se Lulzim Basha nuk kishte si të hynte ndryshe pa pasur një skemë të re. Avokati tha se që Partia Demokratike të vijë në pushtet duhet me domosdoshmëri që Basha të bashkojë demokratët, teksa më tej thekson se kreu i PD-së ka përkrahjen e Uashingtonit.

Nuk kishte si të hynte ndryshe pa pasur një skemë të re. Se, pastaj do të thonin atë gazmoren, U martua Sinani. Kë mori? Atë që kish pasur. Shumë mirë ka bërë. Ashtu duhet të ecë.

E ka nevojë primare të ecjes për të marrë pushtetin. Me 16 mijë vota nuk merret pushteti. Basha duhet domosdoshmërisht të bashkojë vlerat e mëdha intelektive që ka PD në perëndim dhe në Shqipëri që kanë qenë të mënjanuar nga lufta politike për karrierë individuale e të vijojë çështjen në funksion të marrjes së pushtetit. Po a ia arrin dot bashkimin kur një pjesë e demokratëve janë tek Berisha?

Është ky ekuacion. U= B (Uashington është i barabartë me Bashën). Nëse Basha do të ketë përkrahjen e madhe të Uashingtonit gjithçka bëhet. Nga sa po shoh Basha ka përkrahjen e Uashingtonit. Do shohim si të do të precipitojnë ngjarjet në shtator, por nëse do të ketë mbështetjen politike të Uashingtonit gjithçka bëhet.

Pse ju mendoni që Partinë Komuniste në 1992 e mundi Saliu? Uashingtoni e mundi. Nëse e përkrah me intensionin e saj të vrullshëm politik dhe përkrahjen amerikane që ka në Shqipëri menjëherë rigrupohet PD dhe është në favor të të gjithëve”, tha Ngjela.

Kishin konsumuar canabis/ Këta janë monstrat që vranë Luljetën…

Personat që shihni në foto janë Aldo Brahimi 22 vjeç dhe Ylli Grabovari 45 vjeç të vënë në pranga nga policia si autorë të dyshuar të vrasjes me thikë të 32-vjeçares, Luljeta Preza mëngjesin e së mërkurës poshtë urës së Dajlanit në Durrës. Gjithashtu, po për këtë ngjarje, policia po heton në gjendje të lirë 3 shtetase, mes të cilave dhe një 15-vjeçare, pasi ishin prezente në momentin ku ndodhi ngjarja e rëndë, por asnjëra prej tyre nuk e ka kallëzuar në polici.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se viktima, 2 autorët dhe 3 shtetaset kanë qenë duke konsumuar kokainë të llojit krak rreth orës 1 të mëngjesit.

Nën efektin e lëndëve narkotike, Aldo Brahimi dhe Ylli Gabovari kanë goditur fillimisht me grushta e më pas me thikë 32-vjeçaren, Luljeta Preza në tentativë për t’i marrë Lekët. Si pasojë e plagëve e reja gjeti vdekjen në vend, aty ku dhe u konstatua e pajetë nga policia rreth 9 orë pas vrasjes.

Ura e Dajlanit ishte dhe vendi ku jetonte 32-vjeçarja, që u godit barbarsisht me thikë. Gruaja nga Sukthi mësohet se ishte punonjëse seksi, dhe më herët rezulton të ketë qenë proceduar për vjedhje

Skënderbeut i bëhet ves barazimi/ Gvozdenovic: “Janë ndeshje testi, po përgatitemi për kampionat…

Skënderbeu nuk i ndahet barazimeve në fazën përgatitore. Sëfundmi korçarët kanë barazuar 2-2 kundër Elbasanit, në atë që ishte sfida e katërt në kuadër të përgatitjeve për Superligën . S’është problem rezultati me thënë të drejtën. Jemi në fazë përgatitore dhe do ti provojmë të gjitha që të jemi gati për kampionatin.

Kemi provuar një skemë të re me 3-5-2.

Në javën e parë të sezonit të ri të Superligës që nis me 19 gusht, Skënderbeu do të përballet me Egnatian në Rrogozhinë.

Gjithë kampionati është i fortë. Nuk ka këtu java e parë apo java e fundit. Kemi 36 ndeshje dhe ne na duhet të jemi gati që të luftojmë çdo javë,”-tha Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

‘1 muaj pa u takuar’/Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu bllokojnë trafikun e Tiranës(Video)

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, dy moderatoret e njohura, që gjithashtu janë edhe mikesha të ngushta prej kohësh, kanë postuar një video të veçantë. Në këtë sezon vere, të dyja kanë pasur angazhime personale por edhe kanë zgjedhur të kalojnë pushimet jashtë Shqipërisë.

Ata janë takuar pas një muaji, ku kanë bllokuar edhe trafikun për një përqafim.

Kur ke një muaj pa takuar shoqen e ngushtë dhe nuk pret as të parkojë makinën”, shkruan Arbana në videon e postuar në Instagram, ndërsa ka falenderuar shoferin pas tyre që nuk i ra borisë.

E pazakontë/ I gjithë pallati kapet duke vjedhur energjinë elektrike….

Një godinë e tërë e lidhur ilegalisht me rrjetin e energjisë elektrike është zbuluar nga autoritetet në Shëngjin. Sipas OSSH, bëhet e ditur se i gjithë pallati shumëkatësh vidhte energjinë elektrike, ndërsa subjektit i është përpunuar dhe i është ndërprerë energjia elektrike.

Njoftimi i OSHEE:

Nën drejtimin e Drejtorisë Rajonale OSSH Shkodër, në bashkëpunim me Departamentin e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, kanë zbuluar dhe proceduar në polici subjektin privat, pasi vidhte energji elektrike në zonën e Shëngjinit.

Nga kontrollet e ushtruara u konstatua një objekt banimi (pallat shumëkatësh), i cili ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik të OSSH, duke shkaktuar dëm ekonomik ndaj shoqërisë si dhe vepër penale, bazuar mbi kodin.

Rasti u ndoq në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente.

E rëndë në Angli, vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar…

Një 33-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në një spital në Angli, pasi ishte sulmuar me thikë 8 ditë më parë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Jetmir Pemaj nuk u mbijetoi dot plagëve të marra në një sulm me thikë që ndodhi më 27 korrik në Harrow Street, Whitmore Reans, Wolverhampton.

Gjatë sulmit me thikë mbeti i plagosur edhe një 20-vjeçar. Familja e shqiptarit tha Jetmiri është një djalë i dashur dhe se do u mungojë.

Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i dashur. Ai ishte shumë i dashur dhe do t’i mungojë shumë e gjithë familja dhe miqtë e tij”, tha familja në deklaratë.

Ndërkohë, autori i ngjarjes është në burg. Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje dhe do të paraqitet në Gjykatën e Kurorës së Birminghamit të enjten.

Aksident në Bilisht, makina përplas 7-vjeçaren …

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Bilisht ku një automjet ka përplasur një 7-vjeçare. Policia bën te ditur se rreth orës 11:05, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. B., ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë e cila tashmë është nisur drejt spitalit të Korçës për kujdes mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Më datë 03.08.2023, rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

E papritur/ Dafina Zeqiri anuloi koncertin për shkaqe shëndetësore: “Kërkoj falje…

Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Artistja mesa duket është sëmurë, e për këtë shkak nuk mundet të jetë e pranishme në koncertet që ishin planifikuar për të.

Menaxheri i artistes ndau publikisht lajmin se për arsye shëndetësore, Dafina nuk mundi të performojë mbrëmë në Pejë.

“Kërkoj falje për mungesën në Pejë sonte për shkaqe shëndetësore, ju premtoj se shumë shpejt do t’ju sjell një super show për ju! E juaja, Dafina”, thuhej në deklaratën e anulimit të koncertit, duke mos treguar se çfarë ka saktësisht.

Rënia e euros/ Eksportuesit letër FMN- së, BB dhe Bankës Europiane: “Po ndikohet nga paratë kriminale …

Zhvlerësimi i euros vijon të dëmtojë aktivitetin e eksportuesve dhe sipas tyre rënia e monedhës po ndikohet nga prurja e parave kriminale në ekonominë shqiptare. Shoqatat e eksportit në një letër drejtuar institucioneve ndërkombëtare financiare si FMN, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (ERBD), Bankës Botërore, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Bankës së Shqipërisë kërkojnë marrjen e masave, pasi efektet nga zhvlerësimi i euros do të ndihen ndër vite.

“Do ta vlerësonim pozitivisht, nëse forcimi i monedhës kombëtare do të vinte nga forcimi i ekonomisë sonë për shkak të rritjes së produktivitetit, rritjes së konkurrencës, rritjes së investimeve të huaja direkte dhe të ardhurave nga remitancat.

Por luhatjet e mëdha dhe të përkohshme që dëmtojnë rëndë eksportuesit dhe turizmin duket se ndikohen edhe nga paratë informale apo kriminale në ekonominë shqiptare, kryesisht në pasurinë e paluajtshme dhe bizneset fitimprurëse. Vlerësojmë se këto luhatje ndoshta do të ndjehen edhe më shumë në vitet në vijim, prandaj e konsiderojmë se do të ishte shumë e vlefshme për të bashkuar forcat me ekspertët tuaj, për nxitjen dhe lehtësimin e politikave të eksportit, ku përfshihen politikat fiskale,

ato monetare, por edhe rëndësia e reduktimit te kostove dhe te ngarkesave fiskale.

Ne mbetemi me shpresën e plotë se institucioni juaj do të na ofrojë ekspertizën e kërkuar, e cila bazohet në faktin se ju keni eksperienca shumë të gjatë dhe nga gati të gjitha shtetet anëtare”. Sipas eksportuesve zhvlerësimi i monedhës euro është rreth 20% dhe rreth 13% me bazë vjetore. Shoqatat eksportuesve kanë ngritur disa herë shqetësimin në takimet e zhvilluara me Ministrinë e Financave dhe Bankën e Shqipërisë për thellimin e humbjeve në aktivitetet e tyre nga rënia e lartë e euros.

Në ndihmë të tyre qeveria miratoi Aktin Normativ për ngurtësimin e pagesave paraprake të tatim fitimit deri në muajin dhjetor 2023 dhe nëpërmjet një urdhri të MFE u vendos përshpejtimi në kohë i procedurave të rimbursimit të TVSH-së. Eksportuesit ngritën shqetësimin se këto masa nuk po japin efekte lehtësuese.

Letra e plotë

Kërkohet asistencë për politikat monetare dhe fiskale që lehtësojnë goditjet nga kurset e këmbimit

       Drejtuar: Znj. Stephanie Eble

Resident Representative for Albania-IMF
Regional Resident Representative based in Vienna
Dëshmorët e Kombit Boulevard
Twin Tower 1, Suite 3-2
1001 Tirana, Albania
Znj. Odile Renaud-Basso

Tirana Resident Office-EBRD

Torre Drin Building, 4th Floor
Abdi Toptani Street
Tirana
Albania

       Z.Emanuel Salinas

Country Manager-World Bank

Tirana, Albania

34 Ibrahim Rugova St.
Tirana, Albania

        Për dijeni: Znj. Delina Ibrahimi

Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Bulevardi Dëshmorët e Kombit, nr.3

Tiranë

       Z. Gent Sejko

Guvernator, Banka e Shqipërisë

Sheshi Skënderbej, nr.1, Tiranë

NgaZyra e Unifikuar e shoqatave të Eksportit

Të nderuar drejtues të institucioneve financiare,

Së pari, na lejoni të shprehim vlerësimet pozitive të komunitetit të Eksportuesve shqiptarë, për ndihmën tuaj që në hapat e parë të tranzicionit shqiptar. E vlerësojmë shumë faktin që institucionet tuaja i konsiderojnë shoqatat e biznesit, si partnerë të dobishëm në zbatimin e reformave strukturore dhe sektoriale. Komuniteti i eksporteve sot, përfaqëson mbi 5000 Kompani ekportuese, mbi 200 mijë të punësuar dhe ka një kontribut afro 23% në PBB. Falë rritjes dhe konsolidimit të tyre, eksportuesit janë një nga shtyllat kryesore të rritjes së aftësisë konkuruese dhe përmirësimit të bilancit tregtar dhe bilancit të llogarisë korrente.

Jemi të vetëdijshëm se në kushtet e aplikimit të kursit të luhatshëm të këmbimit, do të prekemi nga goditje të jashtme.

Kjo situatë është ndjerë më shumë vitet e fundit. Zhvlerësimi i monedhës euro është rreth 20% dhe rreth 13% me bazë vjetore. Do ta vlerësonim pozitivisht, nëse forcimi i monedhës kombëtare do të vinte nga forcimi i ekonomisë sonë për shkak të rritjes së produktivitetit, rritjes së konkurencës, rritjes së investimeve të huaja direkte dhe të ardhurave nga remitancat.

Por luhatjet e mëdha dhe të përkohshme që dëmtojnë rëndë eksportuesit dhe turizmin duket se ndikohen edhe nga paratë informale apo kriminale në ekonominë shqiptare, kryesisht në pasurinë e paluajtshme dhe bizneset fitimprurëse. Vlerësojmë se këto luhatje ndoshta do të ndjehen edhe më shumë në vitet në vijim, prandaj e kosniderojmë se do të ishte shumë e vlefshme për të bashkuar forcat me ekspertët tuaj, për nxitjen dhe lehtësimin e politikave të eksportit, ku përfshihen politikat fiskale, ato monetare, por edhe rëndësia e reduktimit te kostove dhe te ngarkesave fiskale.

Ne mbetemi me shpresën e plotë se institucioni juaj do të na ofrojë ekspertizën e kërkuar, e cila bazohet në faktin se ju keni eksperienca shumë të gjatë dhe nga gati të gjitha shtetet anëtare.

Urimet më të mira për ju,

Zyra e Unifikuar e shoqatave të Eksportit

/Monitor/

Rrëfimi i gazetares për vajzën që u gjet e vrarë tek Ura e Dajlanit:“ I shuan çdo gjë njerëzore…..

Nga Anila Hoxha

Luljeta Preza! 32 vjece. Me një jetë të tmerrshme. E vetmja pasuri e saj, trupi. Që ja blinin poshte urës së Dajlanit burrat e orëve te vona. Kacidhe që i përdorte me pas për drogë dhe ushqim rruge. Një copë kartoni ish streha e saj shtruar mes dheut dhe gjymtyrëve që muajt e fundit po e linin. Lëvizte këmba doras së fundmi, më shumë zvarritej se sa ngulte këmbët. Thoshte që e kishin përplasur me makinë.

Nuk shkoi kurrë në spital. Njëherë vodhi portofolin e njërit prej klientëve, u bë zhurmë e madhe.

Të gjithë e shfrytëzuan, jo vetëm tutori; një maskara në periferi që e rrihte duke kërkuar shumë e më shumë derisa i shoi çdo gjë njerëzore. Një tjetër e një tjetër që vetëm ndryshonte emrin e fytyrën nga ai maskarai . Atje tek Ura e Dajlanit, ajo një grua e destinuar për të jetuar sa në barake, e sa në mes të katër rrugëve.

E destinuar për tu bërë ose lypëse, ose shiteëe trupi.

Gratë si ajo thuajse nuk egzistojnë. Kur udhëton drejt jugut apo kalon atje do ti shikosh tek ecin aq dukshëm të shkatërruara, aq dukshëm duke jetuar në mes të një asgjëje të madhe. Zero shanse për tu ringritur.

Për gra si ajo që ju shiten në fakt burrave, vrasja e tyre po nga nje dorë e tillë, është një krim që ka kohë që ka ndodhur.Për gratë si ajo te thonë me çudi “ po më pyet për jeten e një prostitute ????” .

E qëlluan me dy thika ne brinjë, ja lanë aty në baltë vdekjes që mbase ajo e priste.

Për ironi quhen Luljeta. Sa emër të bukur që kishte !

Kontrata me ALEAT përfundoi/ Nga sot pasaportat dhe ID-të do të prodhohen nga shteti…

Duke nisur nga dita e sotme (1 gusht), kartat e identitetit (ID) dhe pasaportat biometrike të shqiptarëve do të prodhohen nga kompania e re shtetërore “IdentiTek”, pasi kontrata me ALEAT përfundoi më 31 korrik. Duke nisur nga dita e sotme (1 gusht), kartat e identitetit (ID) dhe pasaportat biometrike të shqiptarëve do të prodhohen nga kompania e re shtetërore “IdentiTek”,

pasi kontrata me ALEAT përfundoi më 31 korrik.

Të dhënat janë bërë zyrtare nga Ministria e Brendshme pak ditë më parë, ndërkohë që mësohet se bëhet fjalë edhe për mekanizmin se si do të operojë kompania shtetërore, drejtuesen e së cilës e kanë sjellë nga Gjermania për të qenë në krye të kësaj pune.

Mësohet se me ndërrimin e dy kompanive, të paktën për momentin nuk do të ketë ndryshime të çmimeve për t’u pajisur me një ID të re apo me një pasaporte biometrike. Për një pasaportë me një afat standard prodhimi 15-ditor duhet të paguajnë 7.500 lekë, ndërsa në një afat të përshpejtuar në vetëm 2 apo 3 ditë duhet të paguajnë 18.000 lekë, derisa për prodhimin e kartës së identitetit duhen 1.500 lekë.