Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit: A. D., 22 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Pojan, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa dhe pa dokumentacionin përkatës;
E. T., 28 vjeç, banues në Libonik, Maliq, pasi u kap në afërsi të fshatit Libonik, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa;
R. Gj., 59 vjeç, banues në fshatin Klocë, Maliq, pasi u kap në afërsi të fshatit Vashtëmi, Maliq, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.