Fjolla Morina del nga spitali psikiatrik dhe rrëfen si është gjendja e saj…

Pak javë më parë Fjolla Morina, në gjendje të rënduar psikologjike, u detyrua të shtrohej në një spitial psikiatrik, teksa për këngëtaren kishin kërkuar ndihmë më parë edhe nëna e saj apo edhe familjarë e miq të afërt. Sot, gjendja e saj duket më e mirë, teksa ka qenë vetë Fjollca e cila ka ndarë një përditësim në lidhje me shëndetin e saj mendor në Instagram.

Në një video ku shfaqet me vajzën e vogël, Fjolla përshëndet njerëzit që i kanë qëndruar afër këtë kohë, ndërsa nga ana tjetër thotë se nuk ka qenë mirë,

po me ndihmën e specialistëve do jetë më mirë. .

Hello ju përshëndes krejtve. Faleminderit për fjalët e bukura që më keni shkruar. Unë jam mirë, nga ana psikologjike nuk kam qenë mirë, me ndihmën e doktorëve do bëhem dhe më mirë”- thotë këngëtarja në video, ku në fakt edhe duket më mirë se në videot e mëparshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: