Karamuco paralajmëron arrestime të forta nga SPAK:‘Bomba e gushtit do jetë atomike’!

Eksperti i kriminialistikës, Ervin Karamuço përmes një reagimi në rrjetin e tij social, ka paralajmëruar një tjetër goditje të fortë nga ana e SPAK gjatë muajit gusht. Në postimin e tij Karamuço, thekson se nëse do të jenë të vërteta ato që thuhen për aksionet që pritet të ndërmarrë SPAK ka për të qenë një “bombë atomike”.

Kjo bomba e Gushtit, nëse është e vërtetë, më duket se qenka atomike….”, shkruan Karamuço.

Kujtojmë që pak ditë më parë pas ardhjes së disa përgjimeve të kriptura të “SKY” nga Franca, çoi pas hekurave biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-Drejtorin e POlicisë, Oltion Bistri, ish-prokurorë si dhe anëtarë të bandave të krimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: