Fluks hyrje-daljesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mbi tetë mijë mbërritën gjatë 24 orëve të fundit…

Muaji gusht vazhdon të shënojë shifra të larta të lëvizjes në pikat kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit, në Kapshticë u regjistruan 5140 hyrje dhe 4270 dalje ndërsa nga Qafë Thana hynë 2890 dhe dolën 2057 persona. Fluksi më i madh i lëvizjeve u vu re gjatë fundjavës, ku shumica e udhëtarëve janë emigrantë apo shtetas të huaj,

të cilët vijnë për pushime në Shqipëri apo që largohen pasi i kanë përfunduar pushimet.

Pavarësisht fluksit të shtuar të lëvizjeve, kalimi në kufi nuk ka qenë i vështirë dhe udhëtarët në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës tregojnë se nuk ka pasur vonesa.

Për të mos krijuar probleme dhe radhë në Kapshticë janë vendosur në dispozicion 6 sportele nga pala shqiptare dhe 3 nga pala greke ndërsa në Qafë Thanë, për shkak të fluksit të menjëhershëm në disa momente janë shkaktuar vonesa deri në 1 orë./Top Channel

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: