E fundit/ Tërmeti ‘shkund’ Turqinë, raportohen 21 të plagosur…

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Turqinë mbrëmjen e të enjtes, raporton “Sabah”. Tërmeti 5.3 shkallë Rihter ka goditur qytetin Malatya, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se janë plagosur 23 qytetarë. Ndërkohë është shembur një objekt i braktisur, ndërsa kanë pësuar dëmtime edhe dy ndërtesa të tjera.

“Në tërmetin me magnitudë 5.3 balla në Yeşilyurt, Malatya: 23 qytetarë, përfshirë 22 në Malatya dhe 1 në Adiyaman, u plagosën si pasojë e rënies ose hedhjes nga lart.

Ndërkohë është shembur një objekt i braktisur, ndërsa kanë pësuar dëmtime edhe dy ndërtesa të tjera.

Festa e birrës me biletë në Korçë/ Qytetarët lumë komentesh: “ Një familje me 4 veta të vijë nga Tirana i duhen vetem për 1 dite 250 mijë leke…

“Festa e Birrës”, po bëhet nga viti në vit gjithnjë e më kushtueshme për qytetarët. Teksa me parë hyrja ka qenë gjithnjë falas, kjo gjë ka ndryshuar vetëm në dy vitet e fundit. E teksa vitin e kaluar Bashkia bëri vetëm natën e fundit me pagesë, këtë vit ka bërë tre netë me pagesë, duke lënë vetëm dy netë hyrjen falas ….dhe ndoshta vitin që vijnë, kështu siç e ka nisur, mund t’i bëjë të pestë netët me pagesë…

Por ajo ç’ka shihet eshte se ne dt 18,19, 20 , Gusht vetëm per te hyrë duhen 20 Euro per te Premten ,30 euro per te Shtunen dhe 20 per te Dielen…

Qyetarët lumë komentesh negative:

Bera nje logari te vogel. Nje familje prej 4 personash nga Tirana per ne Korce per te qendruar vetem 1 dite ne festen e birres! Nafta, biletat, hoteli plus te ngrena e te pira duhen minimumi 25.000 leke te reja. Me falni po ku ju con mushka me keto cmime?

O pika qe su bie me gjith bileta akoma doni ta zhvatni kete popull o plera ajo eshte feste popullore fitimi eshte tek shitja e birrave dhe ushqimeve o popull mos shkoni fare se po e bejne feste private bojkotoheni kete feste kjo eshte korupsion i hapur bojkotoheni anje mos shkoje!

Korca do kthehet ne nje qytet per moshen e trete sepse ka klime te mire, eshte shpopulluar tej mase, edhe turistet qe ishin para disa vitesh i humben. Korca do jete nje qytet qe do kete gjalleri vetem ne 4-5 festa qe jane edhe pastaj vetem mosha e 3-të do jete mbizoteruese, nuk do jete ajo Korce qe ka qene. Fatkeqesisht….

Të shtëna me armë pas sherrit në Korçë, policia në kërkim të dy vëllezërve…

Dy vëllezër janë përfshirë në një konflikt mbrëmjen e kësaj të enjteje në Korçë. Shtetasit M e D .Dadushi janë konfliktuar me një tjetër person për motive të dobëta. Sipas policisë, njëri prej vëllezërve ka qëlluar me armë zjarri. Më pas, ata janë larguar nga vendngjarja pasi kanë konstatuar praninë e policisë. Vijon puna për kapjen e tyre.

U konfliktuan me një shtetas për motive të dobëta dhe njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri në ajër, identifikohen 2 vëllezërit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tyre.

Më datë 10.08.2023, rreth orës 19:00, shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 8, Korçë, po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku ka rezultuar se vëllezërit Dh. D. dhe M. D.,për motive të dobëta ishin konfliktuar me shtetasin F. R. Gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej vëllezërve, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, sapo kanë konstatuar Policinë.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezërit, ka rrethuar zonën dhe vijon ndjekjen me qëllim kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Luizi suprizon në rrugë, ndalon makinën dhe bën këtë gjestin e papritur….

Edhe pse i zënë me koncerte si jashtë dhe brenda vendit, sot artistit i ka ndodhur një suprizë e bukur. Teksa ka postuar një video në Instagram, Luizi tregon sesi një kamion i madh ka të stamtuar imazhin e tij dhe luanin.

”Faleminderit Ndue Gjini, i cili e ka vendosur posterin që me datë 20 janar, dhe më tha që “nuk e kam ndërmend që ta heq””,-shkruan Luizi krah videos.

Befasohen turistet në Mykonos, për dy pije vjen fatura 520 euro…

Mykonos në Greqi është i njohur për plazhet e tij të pastra. Amber Pace, një turiste 25-vjeçare nga Nju Jorku, ka kritikuar një restorant të njohur për çmimet e tij të kripura, pasi iu paraqit një faturë tronditëse prej 520 eurosh. Ajo ishte me pushime duke vizituar ishujt grekë me mikeshën e saj Aurbrey. Me të mbërritur në Mykonos, vajzat vendosën të merrnin disa pije, por asnjëherë nuk e kishin menduar

se fatura do të ishte e përmasave të tilla, plot 520 euro.

E vetmja gjë që porositën ishin dy pije dhe dy meze që as nuk i shijuan dhe, pavarësisht kësaj, duhej të paguanin për atë që konsumuan, plus një tarifë shërbimi 10%. Edhe pse Amber dhe shoqja e saj u përpoqën të korrigjonin situatën me menaxherin e restorantit të nesërmen, ankesa e tyre u rrëzua dhe ato u fajësuan për mosleximin e menusë.

Nuk është hera e parë që raportohen raste të ngjashme, pasi edhe turistë të tjerë kanë shprehur shqetësimin e tyre për tarifat e larta në lokal.

Maliqi organizon festën e ‘Bukës së re’ /Fermerët: “Prodhimi i mirë, por problem shitja ….me çmim të nën kosto…

Dita e grurit bëri bashkë dhjetëra banorë të zonës të cilët shijuan për orë të tëra mes harmonisë së natyrës dhe gatimeve tradicionale festën e bukës së re e shoqëruar edhe nga një panair produktesh bio. Maliqi është një nga zonat me te njohura për prodhimin e grurit sipërfaqe e cila shkon deri në 3200 hektarë.

Edhe në ditë feste, fermerët ngrenë shqetësimin e madh të shitjes së grurit të miellit me çmim nën kosto .

Prodhimi ka qenë sipas vendeve se dhe koha nuk e ka favorizuar. Me 200 lekë të vjetra kg nuk kemi ku e shpiem. Prodhimi ka ngelur se nuk ka treg, problem është çmimi që edhe po të jetë, vetëm dy tre pika grumbulluese janë këtu te ne”, thonë fermerët.

Mes këngësh dhe valleve tradicionale, fermerët e Maliqit festuan daljen e bukës së re që vjen pas korrjes se grurit. Festa e “Bukës së re”, një traditë e hershme në Maliq u organizua dhe këtë vit me qëllim promovimin e prodhimit vendas.

Almeda dhe aktori i njohur turk shijojnë pushimet në jug: “Shqipëria ime e bukur….

Modelja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman prej vitesh zgjedhin që një pjesë të pushimeve të tyre t’i kalojnë në vendin tonë. Kështu kanë bërë edhe këtë vit duke vazhduar ‘traditën’ e tyre duke zgjedhur si destinacion jugun e Shqipërisë. Të dy kanë publikuar foto dhe video me të arritur në bregdetin shqiptar, duke zbuluar se po qëndrojnë në Dhërmi.

Çifti, që jeton në Turqi, janë prindër të dy fëmijëve, djalit Efehan dhe vajzës Alina.

Fluks lëvizjesh në doganën e Qafë Thanës…

Mbetet i lartë fluksi i lëvizjeve në pikën kufitare të Qafë Thanës. Vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë nga Maqedonia e Veriut ne territorin shqiptar rreth 5700 persona ndërsa kanë dalë rreth 4800 udhëtarë. Sipas të dhënave shumica e atyre që hyjnë në Shqipëri janë turistë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.

Ata janë kryesisht nga Polonia, Çekia, Kroacia, Serbia dhe vende të tjera të Europës. Që prej datës 1 Gusht në këtë pikë kufitare aplikohet kontrolli në një ndalesë duke shmangur kështu pritjet.

Edhe në pikën kufitare të Kapshticës kanë ardhur nga Greqia më shumë se 4500 udhëtarë ndërsa kanë dalë mbi 3200. Pavarësisht fluksit nuk janë shënuar radhë të gjata pritjeje.

Nga fyerja tek rrahja e gruas /Policia procedon burrat në Korçë, Maliq e Pogradec…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. G., 62 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka fyer, ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. M. dhe për shtetasen B. M., të dy banues në Libonik, Maliq, pasi dyshohet se kanë fyer, një 27-vjeçare.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ll. Z., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka fyer, një 42-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Atentati ndaj Shqiptarit në Greqi/ E shkuara që nga vr*sjet në Belgjikë, te ekz*kutimi i Papës…

Ky është biznesmeni Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi i cili u qëllua me armë zjarri në ishullin Paxos, ku kishte shkuar për pushime me familjen. Raportohet se atentatori shkoi në Greqi nga Italia dhe në vendngjarje janë gjetur 14 gëzhoja. Biznesmeni Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, po lufton me jetën në spitalin e Janinës pas një atentati të organizuar ndaj tij në ishullin Paxos, teksa pushonte me familjen.

Për shkak të gjendjes mjaft të rëndë shëndetësore, Kalemi është transportuar më pas në Janinë.

Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe dyshon se atentatori është një shqiptar i ardhur nga Italia.

Rama :“Kemi barazuar Greqine dhe kaluam Italinë për numrin e turistëve për frymë…

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “La Stampa”, ku ka folur në lidhje me ecurinë e sezonit turistik në vendin tonë. Rama ka deklaruar se Shqipëria tashmë ka barazuar Greqinë dhe ka kaluar Italinë për numrin e turistëve që ka pritur, teksa shton se shqiptarët e kanë mposhtur paragjykimi nse janë “kriminelë, mafiozë, emigrantë të varfër”.

Intervista e plotë:

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po pushon, vetëm pak ditë, në shtëpinë e tij të pushimit në Dhërmi, aeroporti i kryeqytetit shqiptar nuk fle kurrë. 200 fluturime nga muzgu në agim, pa llogaritur transportin tokësor apo detar. Nga Shkodra, në Adriatik, në Sarandë dhe ishujt e Ksamilit në Jon, çmimet e ulëta të shtëpive përqafojnë resortet dhe makinat e shtrenjta që drejtohen nga shqiptarë shumë të rinj që banojnë në jashtë vendit.

Lideri socialist shijon shpengimin e vendit dhe poston edhe një meme vetë-ironizuese:

Vlora e vitit 1991 plot njerëz të dëshpëruar drejt Italisë dhe një fotomontazh me të njëjtat skena, por këtë herë ata që largohen nga anija janë pushuesit italianë në vendin e shqiponjave.Fillimisht ai shpjegon fenomenin e titullit “Maldivet e Mesdheut” të përdorur në mënyre frekuente për të përshkruar Shqipërinë, duke thënë se kjo verë ka qenë përtej pritshmërive.

“Ne po ecim në gjurmët që ka përshkuar vendi juaj (Italia). Por kjo verë ka qenë përtej pritshmërive. Kemi pasur një rritje prej 35 për qind të turistëve, shifrat e italianëve janë mbresëlënëse dhe janë afër gjysmë milioni. Në fillim të mandatit tim (2013), aeroporti i Tiranës trajtonte maksimumi 350 mijë kalime në vit. Tani mbi 6.5 milionë”, zbuloi kreu i qeverisë.

Rama shtoi se sot vijnë turistët dhe përzihen me dëshirë me shqiptarët: “

Ka ndryshuar qasja në dallim nga e kaluara që paragjykoheshin si kriminelë, mafioz, emigrantë të varfër”.Për tre apo katër vjet më në fund ka pasur një ndryshim imazhi. Deri para disa vitesh vuanim nga paragjykimi i krijuar në vitet ’90, të të qenit gjeneralisht kriminelë, mafioz, emigrantë të varfër që ëndërrojnë “Lamericën”, siç thoshte Gianni Amelio.

Sot vijnë turistët dhe përzihen me dëshirë me njerëzit tanë, era ka ndryshuar. Duhet të kompensojmë kohën e humbur. Por kujdes: nuk duam të bëjmë gabimet e mëdha të Italisë apo vendeve të tjera, të brigjeve apo të qyteteve të pushtuara. Mbërritjet masive, vetëm kostoja e ulët mund të shkatërrojë të ardhmen dhe të lërë pas eko-përbindësha dhe katastrofa mjedisore”, tha kryeministri.

‘çmend’ fainjët. Jep interviste për ‘La Stampa’: Nje vere pertej pritshmërive!

“Ne kemi barazuar Greqinë dhe sapo kemi kaluar Italinë për numrin e turistëve për frymë. E pabesueshme, por ne kemi punuar shumë për të në këto vite të Rilindjes Shqiptare. Duke parë përpara, ne duam turizëm të balancuar dhe gjithnjë e më të nivelit të lartë. Duhen tre apo katër vjet për të qenë gati për të parakaluar me të mëdhenjtë”, shtoi ai.

Duke mbajtur frerët e entuziazmit, Rama kujton se autoritetet shqiptare nuk duan të bien “në grackën e mjaltit”, pasi shifrat e sotshme mund të mashtrojnë brezat e ardhshëm.“Turizmi masiv nuk është i qëndrueshëm për mjedisin. Duhet ekuilibër për të mbrojtur natyrën. Por kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Po vrapojmë kundër erës”, pohoi kryeministri.

Sa i takon lidershipit nga pikëpamja energjetike, kryeqeveritari solli në vëmendje se dy kompani të rëndësishme si “Shell” dhe “Eni” po zhvillojnë operacione të mëdha për gaz dhe naftë në tokën shqiptare të paeksploruar.

Në këtë pikë, ai thumboi gjatë intervistës edhe pozicionin e investimeve italiane në vendin tonë. “Italia është një aleat shumë i fortë. Nëse do të ishte e zgjuar dhe do të ishte në lartësinë e reputacionit të saj, do të kishte bërë shumë më tepër investime. Mendoj se dinakëria ekonomike e vendit tuaj është më shumë një mit sesa realitet”, tha Rama për La Stampa-n

Dinamo ‘bekohet’ me ish-portierin e Skenderbeut…

Bekim Rexhepi është dëshira e Dinamos. 26-vjeçari nga Shkupi u largua pak javë më parë nga Partizani, duke qenë i lirë dhe i gatshëm të pranojë ofertën më të mirë që do vijë në drejtim të tij. Kampion me Partizanin një sezon më parë, Rexhepi pritet të jetë një bekim për katërkëndëshin e Dinamos, teksa portieri ka një përvojë të gjatë në Superligë. Me Skënderbeun dhe Partizanin, Rexhepi ka luajtur 71 ndeshje në elitën e Shqipërisë.

I dalë nga moshat Teteks, Rexhepi ra në sy te Shkëndija, kur u mor në huazim nga Skënderbeu në sezonin 2021-22. Prej asaj kohe portieri është pjesë e Superligës dhe pritet të bashkohet me Dinamon. Blutë kanë hedhur hapin e parë, duke i bërë ofertë portierit.

Po vjen i nxehti afrikan…

I nxehti afrikan duket se po kthehet sërish, ndërsa temperaturat pritet që të shkojnë deri në 42 gradë Celsius. Edhe pse për disa ditë, temperaturat shënuan një rënie të lehtë ato pritet të rriten sërish. Shteti i parë që po përballet me këtë valë të nxehti është Spanja, aty ku sipas Agjencisë Shtetërore Meteorologjike në zonat malore temperaturat shkuan deri në 30 gradë, ndërsa në ato të ulëta mbi 42 gradë.

I nxehti afrikan pritet që të përfshijë dhe Italinë duke filluar nga kjo fundjavë. Moti i mirë dhe i freskët pritet që të jetë prezent dhe ditën e enjte, e më pas nga e premtja temperaturat do të rriten duke shënuar një rritje të ndjeshme.

Zonat më të prekura do të jenë ajo e Sardenjës ku vapa do të ndihet më shumë se në qytetet e tjera. Sipas meteorologëve, këto ditë të nxehta pritet të zgjasin rreth 10 ditë e më pas anticikloni afrikan do të largohet.

E trishtë/ Shuhet në aksident 23-vjeçari shqiptar në Greqi(Emri)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku mësohet se një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik, njoftojnë mediat greke. 23-vjeçari Kristian Nako po udhëtonte me motor me shokun e tij 18-vjeçar kur në rrethana ende të paqarta është përplasur nje kamion-vinxh në zonën e Mastabës në Rethymnon.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e cila i ka dhënë ndihmën e parë shqiptarit dhe mikut të tij 18-vjeçar, por shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Vdekja e parakohshme e të riut ka tronditur rëndë familjarët e miqtë e tij por edhe komunitetin shqiptar në Kretë, Rethimno, Hanja dhe Iraklio. 23-vjeçari ishte në vitin e fundit të studimeve në Bullgari pasi donte të bëhej doktor. Por aksidenti tragjik i mëngjesit të djeshëm i ndërpreu në mes ëndrrat e tij.