Mbetet i lartë fluksi i lëvizjeve në pikën kufitare të Qafë Thanës. Vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë nga Maqedonia e Veriut ne territorin shqiptar rreth 5700 persona ndërsa kanë dalë rreth 4800 udhëtarë. Sipas të dhënave shumica e atyre që hyjnë në Shqipëri janë turistë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.
Ata janë kryesisht nga Polonia, Çekia, Kroacia, Serbia dhe vende të tjera të Europës. Që prej datës 1 Gusht në këtë pikë kufitare aplikohet kontrolli në një ndalesë duke shmangur kështu pritjet.
Edhe në pikën kufitare të Kapshticës kanë ardhur nga Greqia më shumë se 4500 udhëtarë ndërsa kanë dalë mbi 3200. Pavarësisht fluksit nuk janë shënuar radhë të gjata pritjeje.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.