Të shtëna me armë pas sherrit në Korçë, policia në kërkim të dy vëllezërve…

Dy vëllezër janë përfshirë në një konflikt mbrëmjen e kësaj të enjteje në Korçë. Shtetasit M e D .Dadushi janë konfliktuar me një tjetër person për motive të dobëta. Sipas policisë, njëri prej vëllezërve ka qëlluar me armë zjarri. Më pas, ata janë larguar nga vendngjarja pasi kanë konstatuar praninë e policisë. Vijon puna për kapjen e tyre.

U konfliktuan me një shtetas për motive të dobëta dhe njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri në ajër, identifikohen 2 vëllezërit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tyre.

Më datë 10.08.2023, rreth orës 19:00, shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 8, Korçë, po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku ka rezultuar se vëllezërit Dh. D. dhe M. D.,për motive të dobëta ishin konfliktuar me shtetasin F. R. Gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej vëllezërve, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, sapo kanë konstatuar Policinë.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezërit, ka rrethuar zonën dhe vijon ndjekjen me qëllim kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: