Ç’farë po ndodh ?Policia kontrrolle të befasishme në Pogradec…

Policia ka ndërmarrë së fundi masa të shtuara në kuadër të sezonit turistik dhe fundjavës e cila ka sjellë me mijëra mjete në jug-lindje të vendit. Sipas të dhënave paraprake kontrollet e automjeteve kryhen për persona në kërkim, armëmbajtje pa leje apo edhe për lëndë narkotike.

Kryesisht fokusi makinat e shtrenjta dhe me xhama të errësuar. Këto janë kontrolle para fundjavës në mënyrë që të sigurojmë rendin dhe mbarëvajtjen e sezonit.

Po ashtu, mësohet se kontrolle po kryhen edhe në Vlorë, Sarandë etj.

“Shtëpi me 35 mijë euro”, mediat italiane: “Shqipëria atraktive për të investuar…

Jo vetëm për turizëm, Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në vendin ku familjet mesatare italiane duan të realizojnë ëndrrën e të pasurit të një shtëpie, mundësisht me pamje nga deti dhe me kosto jo të lartë. Mediat italiane thonë se italianët po shikojnë gjithnjë e më shumë nga ana tjetër e Adriatikut, ndërsa nuk mungojnë shkrimet që hapen me titujt: “Shtëpi me 35 mijë euro: Italianët investojnë në Shqipëri”.

Në një shkrim të Corriere Romanja, theksohet se Shqipëria është “një orë e gjysmë fluturim larg, çmimet janë të favorshme, italishtja është gjuha e dytë dhe taksat nuk janë të larta”.

Interesi i italianëve ka nisur që prej vitit 2015, theksohet në shkrim, ”por ishte pandemia ajo që solli bumin e vërtetë. Italianët, dhe në veçanti banorët e Romagna-s, e kuptuan menjëherë potencialin e këtyre investimeve, duke qenë se Shqipëria është Kroacia e re: një xhevahir i vërtetë i vendosur në Ballkan”, thekson media italiane.

Interesi i blerësve të mundshëm nuk ndizet vetëm nga afërsia me detin, por edhe nga distanca minimale me atraksionet e tjera. Në Lezhë, për shembull, plazhi është 7 kilometra nga lartësitë dhe në rreth njëzet minuta mund të arrini kodrat. Në Shqipëri ka 300 ditë me diell nga 365. Nuk mungon asgjë, nga taksitë deri tek ëi-fi”

Në shkrim theksohet se ka ende nga ata që blejnë edhe tre apo katër shtëpi në të njëjtën kohë, duke i konsideruar ato një investim në një vend me potencial të madh që po rritet me shpejtësi. Aktualisht peshën më të madhe e zënë pensionistët italianë që vijnë të tërhequr nga çmimet e ulëta. Megjithatë nuk mungojnë as familjet, të cilat nëse nuk arrijnë të vijnë për të jetuar në Shqipëri, apartamentin e japin me qira miqve ose të afërmve.

Aksident i frikshëm në aksin Korçë-Pogradec/ Makinat bëhen copë, tek kryqëzimi i Libonikut…

Dy automjete janë përplasur pasditen e kësaj të Premteje në aksin Korçë-Pogradec, tek kryqëzimi i Libonikut. Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ka të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, pritet që policia të mbërrijë në vendin e ngjarjes dhe ambulanca për transportimin e njërit nga të plagosurve drejt spitalit rajonal të Korçës.

Nga Italia në Korçe, Gërxho: Gati të shkëlqej te Skenderbeu, ështe hap para në karriere

Andrea Gërxho po fiton terren dhe formë dhe gjithnjë e më shumë është duke bindur drejtuesit bardhekuq për performancën e tij në fushë. I ardhur në Korçë vetëm para disa javësh, Gërxho ka treguar pak e nga pak se është një pikë e rëndësishme e Skënderbeut, ku trajneri mund të mbështetet dhe një alternativë e mirë për të zëvendësuar kapitenin Erlis Frashëri në pozicionin e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi tregon se çfarë e bindi të bëhej pjesë e Skënderbeut dhe si e ka gjetur ekipin pas ardhjes së tij.

U bënë disa javë tashmë që jam pjesë e Skënderbeut dhe mund të them se jam përshtatur mirë. Kam gjetur një grup të mirë lojtarësh dhe mbi të gjitha djem që të ndihmojnë dhe të gjenden pranë, njësoj siç ndodhi me mua në fillim. Menjëherë kam ndierë mbështetjen nga bashkëlojtarët e tjerë dhe kjo më ka ndihmuar shumë, në veçanti kapiteni Frashëri. Kalimi im te Skënderbeu pas një aventure në Serinë C në Itali mund të them se është një hap para, pasi jam në elitën e futbollit dhe mund të le gjurmë më lehtë për të hedhur një hap tjetër më të madh në aspektin personal. E di që Skënderbeu prej kohësh është kthyer në një promotor talentesh dhe do të luaj kartat e mia këtu që të ngjis shkallët e karrierës”, theksoi Gërxho fillimisht, sa i takon aspektit personal.

EKIPI – I ndalur më pas te forca e grupit dhe skemat e lojës së trajnerit Gvozdenoviç, Gërxho u shpreh se e ndien veten mirë edhe me skemën 3- 5-2, pavarësisht se është më impenjative dhe kërkon më shumë përqendrim dhe sakrificë.

“Ekipi është përgjigjur mirë në këtë fazë përgatitore dhe kemi treguar se jemi mirë dhe do të japim maksimumin tonë. Skuadra ka plot elementë cilësorë dhe kjo na bën që të kemi besimin se do të bëjmë mirë në sezonin e ri.

Sa i përket skemës së lojës, mendoj se kjo është një zgjidhje e trajnerit dhe i takon atij të vendosë se si ekipi shprehet më mirë. Unë personalisht luaj si mbrojtës i krahut të djathtë, por jam ndier mirë edhe me skemën 3-5-2 në pozicionin e anësorit të djathtë. Sigurisht është më shumë impenajtive, pasi kërkon të ndodhesh në kohë në të dy fazat e lojës dhe kërkon më shumë përqendrim. Por e ripërsëris, ne jemi në shërbim të ekipit dhe do të luajmë ashtu siç e mendon trajneri”, theksoi Andrea Gërxho për “Panorama Sport”.

Çmenduri/ Bodybuilderi Boshnjak ekzekuton me plumb në koke gruan, gjithcka e transmeton live në Instagram…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Bosnje-Hercegovinë ku një burrë ka ekzekutuar mizorish 3 persona. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Gradaçaç, ku Nermin Sulejmanoviç, ka ekzekutuar me plumb në kokë gruan e tij dhe një burrë me të cilin dyshonte se kjo e fundit e tradhtonte. Po ashtu, ai i ka marrë jetën dhe djalit të mitur të burrit.

Në fund, vrasësi ka dalë live, duke treguar gjithçka ka bërë, e po ashtu, duke transmetuar momentin kur qëllon me plumb në kokë bashkëshorten. .. “

Hej djema, do të shihni diçka që nuk e keni parë kurrë më parë, një vrasje të vërtetë! Është një masakër. Shiko, kur ke të bësh me k*rvë që të denoncon në polici”, thotë ai, ndërsa filmon gruan e tij, fytyra e së cilës është shpërfytyruar nga plagët, me gjak që i rrjedh nga goja.

Gjatë komentit të tij, ai renditi të gjithë individët që kishte vrarë. Më pas ka mbyllur telefoni dhe ka qëllaur veten, duke i dhënë fund gjithçkaje.

Spartak Ngjela tregon se ç’farë do të ndodhë pas gushtit…

Nga Spartak Ngjela

Çfarë? Kjo është një pyetje universale… Atëherë le të fillojmë. Qetësia e pushimeve nuk e ndalon mendjen që të mendojë, te gjithsecili që di të mendojë mëvetësisht . E pra, gjithkush në këto pushime dhe që është shqiptar mendon: Kur të kthehem nga pushimet, çfarë? Kur të mendoj për të ardhmen time, çfarë? Kur të kujtohemi se asgjë nuk ndryshon nëse ti nuk je vetë i aftë ta ndryshosh, e pra, çfarë?

Kur të bindesh se gruaja apo e dashura po të tradhton, me kë dhe, për çfarë? Kur të kuptosh se të gjithë gënjejnë dhe asgjë nuk është tanimë e vërtetë në Shqipëri, e pra, për çfarë?

Kur të kuptosh se askush nuk të jep të drejtë pa interes, për çfarë atëherë… të duhet e drejta? Kur të shohësh se midis teje dhe të tjerëve në Shqipëri nuk ka një nyje lidhëse që të jetë e barabartë për të gjithë, dhe të na lidhë të paktën për një çështje themelore që nuk ka të bëjë me jetën tënde, çfarë?

Kur e vërteta nuk është e lirë, liria nuk është e vërtetë, por, kur e vërteta nuk pranohet nga të gjithë, çfarë ndodh? Po në një vend ku e vërteta është e lirë, por atë e mallkojnë të gjithë, çfarë ndodh? Po në një shoqëri ku gënjeshtra është krijimi që mban gjallë shoqërinë, ku qëndron zhvillimi? Zhvillimi ecën me të vërtetën dhe shkencën, por kur këto të dyja nuk pranohen nga krejt një shoqëri, çfarë ndodh?

E thjeshtë është… se…

Midis njërit dhe asnjërit, qëndron pafundësia, dhe, kur në një shoqëri adhurohet gënjeshtra, njëri gjithmonë qëndron përballë asnjërit; domethënë se në këtë shoqëri nuk ka asnjë njeri që mendon drejt, dhe, atëherë, çfarë ndodh aty? Të gjithë që merren me pafundësinë, nuk thonë asgjë por vazhdojnë jetën drejt të pafundmes pa e ditur se kjo nuk konceptohet dot.

Atëherë?Asgjë. Hiç.

Dhe këtu na dalin në ndihmë latinët e mëdhenj që na kanë thënë: ex nihilo nihil fit: nga asgjëja, vjen asgjë. E pra, kjo duket se është gjendja jonë shoqërore sot në Shqipëri: nga asgjëja në asgjë.

Zyrat e aplikimit për karta Id dhe pasaporta të hapura edhe ditën e shtunë….

Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 12 gusht.Kjo për të lehtësuar shërbimin për qytetarët tanë, që vijnë për të pushuar gjatë verës në atdhe, e njëkohësisht ripajisen me dokumente udhëtimi. Procedura për aplikim për pasaportë biometrike ju merr vetëm pak minuta kohë, në zyrën e “IdentiTek”, që ndodhet në zonën ku banoni.

Së pari, blini një kupon tek çdo zyrë e Postës Shqiptare. Nëse aplikoni për herë të parë plotësoni në e-Albania formularin e Policisë së Shtetit. Nëse dokumenti është rinovim, ky formular nuk është i nevojshëm.

Aplikimin për ID kartë e bëni në zyrën ku jeni banor, duke u paraqitur me një kupon të blerë në zyrën e Postës Shqiptare. Riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. E gjithë procedura merr pak minuta.

MB dhe “IdentiTek” fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj. Përmes ID kartës përfitohen shërbime online, por edhe mundësia për të udhëtuar në vendet e rajonit me të cilat kemi marrëveshje.

E masakruan me thikë brenda në “shtëpi bari”, /Detaje rrënqethëse nga vrasja e shqiptarit në Angli

Një punonjës i sallës operative dëgjoi në telefon vrasjen e një të riu shqiptar në një fermë kanabisi në Britani. Xhovan Pepaj, 25-vjeç u godit 16 herë me thikë nga një bandë që u fut për të grabitur fermën e drejtuar nga rivalët e tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 dhjetor 2021.

Daily Mail shkruan se 6 persona janë në gjyq.

Tre prej tyre janë shpallur tashmë fajtorë për vrasje, Kelvin Amoako, 19 vjeç, Ciaran Stewart, 19 dhe Bartosz Malawski, 28 vjeç. Ndërsa Nathan Rainforth, 22, Donte Simpson-Palmer, 19 dhe Ray Renda, 22 vjeç, janë dënuar për vrasje nga pakujdesia në një gjyq të veçantë në Loughborough në fillim të këtij viti.

Prokurori i çështjes, Danny Moore tha se i riu shqiptar, telefonoi policinë dhe qëndroi në telefon për 14 minuta dhe 50 sekonda, duke i treguar çfarë po ndodhte.

“Përveç bisedës, operatori mundi të dëgjonte gjërat që u thanë nga të tjerët dhe zhurmat. Pasi e dëgjon këtë regjistrim konkluzioni është se ndaj Xhovan Pepajt po përdoret dhunë. Ai sulmohet për vdekje gjatë asaj telefonate.”

Prokurori tha se banda shkoi në shtëpinë në fjalë me disa makina në mes të natës, të vendosur për të vjedhur bimët e kanabisit. Ata u futën në banesë në orën 03:24 dhe në këtë kohë, Pepaj fillimisht mori në telefon ortakët e tij, të cilët mbërritën rreth 10 minuta më vonë. Por sipas prokurorit, grupi i shqiptarëve që kishin nën pronësi fermën me kanabis nuk arritën të kalonin nga dera e kyçur, që ishte vendosur në fillim të shkallëve për të mbrojtur aktivitetin e tyre.

Pepaj ndërkohë kishte mbetur i bllokuar brenda me Amoako, Stewart and Malawski. Pasi e goditën për vdekje 25-vjeçarin, 3 autorët e dyshuar u hodhën nga një dritare dhe arritën t’i iknin si shqiptarëve, ashtu sikurse edhe policisë. Disa minuta më vonë, Amoako i dërgoi një mesazh në Snapchat një shoku të cilit i tha: “Sapo vrava dikë”. Gjyqi për personat në fjalë pritet të zgjasë për disa javë.

Shitet në ankand me çmimin marramendës palltoja e Elvis Presley-t…

Një pallto vizon e punuar me porosi, e veshur nga Elvis Presley gjatë vitit të fundit të jetës së tij është shitur për më shumë se 100,000 £ në ankand. Veshja e famshme u ble për 128,000 £ nga një koleksionist amerikan kur doli në ankand në Henry Aldridge & Son në Devizes, Wiltshire. Çmimi i jashtëzakonshëm i shitjes është më shumë se dhjetë herë më shumë se sa fillimisht doli në shitje në korrik.

Mbreti i Rock ‘n’ Roll-it gërmoi dollapin e tij në Graceland dhe e zgjodhi atë për vëllain e të fejuarës së tij pak para se të vdiste në 1977.

Elvis ishte i lidhur në mënyrë romantike me 20-vjeçaren Ginger Alden dhe donte që vëllai i saj Mike Alden ta kishte pallton, sepse ai e donte atë.

Ai synonte gjithashtu ta punësonte si truproje të tij para se të vdiste papritur në moshën 42-vjeçare. Z. Alden e vlerësoi xhaketën, e cila është një metër e 20 cm e gjatë, për disa vite përpara se ta dhuronte atë në një lotari mbarëkombëtare. Xhaketa e gjatë 47 inç ka një jakë lëkure, shpatulla dhe xhepa, me tetë kopsa në pjesën e përparme.

Ministrja e Turizmit: “1.7 milionë vizitorë të huaj vetëm për muajin Korrik

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë publike të dhënat e flukseve hyrëse turistike për periudhën Janar-Korrik 2023, që janë mbi 5,1 milionë vizitorë, duke tejkaluar me 31% më shumë ato të së njëjtës periudhë të vitit 2022, i cili njihet si viti më i mirë ndonjëherë në bilanc shifrash. “Vetëm për korrikun, 1.7 milionë vizitorë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, ose 26% më shumë krahasuar me një vit më parë”, shprehet ministrja Kumbaro.

Përveç vizitorëve nga Kosova, që mbajnë vendin e parë në të njëjtat shifra si vitin e kaluar,

gjatë këtyre muajve tregje interesante paraqiten Spanja me më shumë se dyfishin e vizitorëve krahasuar me vitin që shkoi, Turqia me 142% më shumë, por vihet re edhe rritje e numrit të vizitorëve nga Mali i Zi me 62% më shumë, Franca me 58% më shumë e Italia me 53% më shumë krahasuar me vitin që shkoi. Raportohet rikuperim i vizitorëve nga Ukraina, duke shënuar 153% më shumë hyrje krahasuar me vitin 2022 dhe 152% më shumë vizitorë nga Kina,

falë marrëveshjes së bashkëpunimit për heqjen e vizave midis dy vendeve dhe promovimin e ndërsjelltë.

Gjatë vitit 2023, Shqipëria si destinacion turistik ka qenë në faqet e të përditshmeve më të lexuara dhe shumë prej produksioneve televizive më të ndjekura në botë si një vend me potenciale të mëdha për t’u zbuluar.
Në një intervistë të fundit për italianen “La Repubblica”, ministrja Kumbaro u shpreh se gjithë angazhimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Qeverisë Shqiptare, krijimi i infrastrukturës së nevojshme dhe organizimi i eventeve përgjatë gjithë vitit kanë qenë ambasadorët më të mirë për promovimin turistik të Shqipërisë.

‘Te Shkodra e Luit’/ Kiara Tito dhe Luiz Ejlli pozojnë të lumtur(Foto)

Ata nuk ka dyshim se momentalisht janë një nga çiftet më të pëlqyera shqiptare. Bëhet fjalë për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, të cilën nisën romancën e tyre të dashurisë gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania 2. Përkundër sfidave që kaluan, ata tani po vazdojnë të jenë të lumtur, e në çdo moment pranë njëri-tjetrit.

Ka qenë së fundmi prezantuesja e njohur që ka shpërndarë një fotografi përkrah fituesit të Big Brother.

Te Shkodra e Luit”, ka shkruar ajo.

Megi Pojani mahnit fansat me pozat hot nga jahti(Video)

Moderatorja dhe modelja e njohur shqiptare, Megi Pojani, vazhdon të jetë një nga emrat më të diskutuar në rrjete sociale. Ajo shpesh merr vëmendje me postimet që publikon, ndonëse vjen në shumë raste provokuese. E tillë është shfaqur edhe në disa poza të reja nga një jaht, ku po shijon pushimet me familjen.

Moderatorja ka vënë në pah linjat e bujshme trupore në një koleksion me bikini të zeza.

Veç kësaj, zeshkania ka publikuar edhe një tjetër video, në të cilën provokon me lëvizjet trupore.

Megi Pojani “merr” bomberin Pogradecar të kombëtares ,në pushime me familjen…

Aktorja Megi Pojani, ndodhet këto ditë në pushime me familjen e saj. Të shumta kanë qenë postimet në rrjetet sociale, nga Megi, por edhe nga motrat e saj që janë bërë gjithashtu “hit” në Instagram. Motra e madhe e Megit, ka publikuar mbrëmjen e djeshme disa InstaStory, ku ajo që bie në sy është Megi, duke ndjekur ndeshje futbolli.

Me gjasë, Megi edhe nga pushimet nuk ka humbur ndeshjen e partnerit të saj Endri Çekiçi. Ky i fundit luan me skuadrën e “Konyaspor”.

Ajo shpesh merr vëmendje me postimet që publikon, ndonëse vjen në shumë raste provokuese. E tillë është shfaqur edhe në disa poza të reja nga një jaht, ku po shijon pushimet me familjen.

Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi përfliten prej muajsh si çifti më i ri i shoëbizit shqiptar, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë reagim publik

Cristiano Ronaldo feston golin me shenjën e kryqit/ Arabet pranojne thyerjen e rregullave: “Ai mund te beje çfarë te dojë…

Me atë nuk ka polemika. Me dikë tjetër, me siguri që po. Në Arabinë Saudite askush nuk u ofendua apo u ndie i fyer nga shenja e kryqit të bërë nga Cristiano Ronaldo, pas konvertimit të penalltisë që i dha Al Nassr fitoren ndaj Al Shorta. Një gol që e çoi skuadrën e Riadit në finalen e Champions-it, e planifikuar për të shtunën në Taif, kundër Al Hilal, një derbi i zjarrtë.

Por le të kthehemi te CR7 dhe shenja e tij e kryqit.

Mediat botërore ngritën alarmin, thanë se ka shkelur rëndë ligjet saudite, se tani rrezikon edhe burgun. Pra, ofruan konsiderata të ndryshme për bërjen e kryqit, por Cristiano Ronaldo është i lirë të bëjë çfarë të dojë në Arabinë Saudite.

Dhe në fakt ai përdor shpesh vathin me kryq në vesh, gjithmonë pa bërë bujë. E bën këtë sepse ai është Ronaldo, pra “mbreti”. Në Arabinë Saudite do t’i jenë përjetësisht mirënjohës për atë që po bën në futbollin e atjeshëm.

Caktohet dita e zgjedhjeve në Kukës, Presidenti Begaj dekreton datën….

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar datën e zgjedhjeve për kreun e ri të Bashkisë së Kukësit. Zgjedhjet do të zhvillohen më 24 shtator të këtij viti.Presidenti dekreton datën 24 shtator 2023 si datën e Zgjedhjeve për Kryetar në Bashkinë Kukës

Presidenti i Republikës Sh.T.Z.Bajram Begaj shpalli sot dekretin nr. 186 datë 11.08.2023 për “ Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”.

Presidenti caktoi datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit”, njoftoi Presidenca.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama pas një takimi.