Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën babë e bir….

Një aksident tragjik është raportuar ditën e sotme në Greqi. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një furgon. Si pasojë e përplasjes së fortë kanë humbur jetën babë e bir. Ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës Akrotiriou – Megalochoriou.

Raportohet se gjithashtu edhe shoferi i fugonit ka mbetur i plagosur.

Shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit rrugor po hetohen nga nëndrejtoria e Policisë Thira.

Mbi 5 milionë turistë në Shqipëri/ Kryesojnë kosovarët dhe spanjollët…

Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët e huaj.Shifrat e ministries se Turizmit tregojnë se gjatë periudhës janar-korrik në vend janë regjistruar 5.1 milionë turistë.Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja rezulton me 31 %. Korriku ka bilancin më të lartë pasi pjesa më e madhe e turistëve kanë shijuar vijën bregdetare në vend kryesisht jugun.

Vetëm gjatëmuajit të fundit janë regjistruar 1.7 milionë persona që kanë zgjedhur vendin tone për të pushuar. Flukset e turistëve nuk janë vetëm në zonat bregdetare, por edhe në qytete historike si Gjirokastra apo Berati.

Turiztët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore edhe gjatë këtij viti por risi është interesi që kanë treguar qytetarët nga Spanja dhe Turqia.

Nga të dhënat tregohet se Spanja ka më shumë se dyfishin të numrit të vizitorëve krahasuar me vitin që shkoi, e ndjekur nga Turqia , Mali i Zi, Franca e Italia .

Edhe pse në luftë nga shifrat vërehet se ka pasur pushues edhe nga Ukraina apo Kina e Largët. Shqipëria si destinacion turistik është marketuar në mediat më prestigjoze në botë.

Korçë/ Kundërshtuan kontrrollin e letrave të makinës, policia procedon dy 29-vjeçarët…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. T., 29 vjeç dhe N. Zh., 29 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi në bulevardi “Republika”, teksa lëviznin me automjet, kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë,

për kontrollin e dokumentacioneve të këtij automjeti.

Përplasi makinën e parkuar/ Arrestohet 36-vjeçari në bulevard Republika: “Ngiste automjetin i dehur ….

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevardin “Republika”, automjeti që drejtonte 36-vjeçari, ka përplasur një automjet të parkuar.

Nga kryerja e testit të alkoolit, rezultoi se 36-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

U kapën duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion procedohen 2 persona në Pogradec…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, gjatë patrullimeve të intensifikuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar dhe kanë goditur 2 raste të tjera të prerjes së kundërligjshme të pyjeve. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

J. M., 35 vjeç, banues në fshatin Osnat, Pogradec dhe U. B., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi në afërsi të fshatit Osnat, u kapën duke transportuar secili me një automjet kamion tip “IFA”, nga 18 m3 dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.

Sasitë e druve dhe automjetet, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë edhe gjatë natës, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

Truekapo emocionon me dedikimin live në koncert: “Edhe sonte ia kemi dale nënë. Të dua shumë…

Koncerti i shumëpërfolur i Capital T ka rezultuar mjaft i suksseshëm ku nuk kanë munguar emrat të njohur të muzikës shqiptare por edhe botërore, përmendim këtu Akon. Ndërkohë që ka qënë një atmosferë e jashtzakonshme, duket se vëmendjen kryesore e ka marrë nëna e Capital T, i cila nuk ka munguar për të mbështetur djalin e tij

“Edhe sonte ia kemi dalë nënë”, ka thënë artisti teksa ka qënë në skenë. “Të dua” i thotë ai në koncert.

Dhe kaq është dashur që të pranishmit të koncert të brohorasin, duke dhënë një duartrokitje të fortë për nënën e artistit, e cila me siguri është ndjerë më krenare se kurrë më parë.

Nga bodrumi në gotë, jepet alarmi për helmime nga rakia artizanale: “Çfarë po ndodh në Korçë…

Agim R., 52 vjeç jeton në një lagje periferike të qytetit të Korçës. Një muaj më parë ai shkoi në gjendje të rënduar shëndetësore në urgjencën e spitalit rajonal për shkak të intoksikimit nga alkooli. 52 vjeçari pohon që ka varësi nga alkooli, por asnjëherë më parë nuk i kishte ndodhur që të helmohej.

“Thuajse çdo ditë konsumoj alkool në një lokal tek lagjja dhe nuk kisha pasur probleme. Një muaj më parë përfundova në spital. Më kujtohet që kam pirë vodkë dhe konjak, por nuk di të them sasinë që konsumova. Pasi ndenja disa orë në urgjencë më nisën me ambulancë drejt Tiranës sepse gjendja u përkeqësua për shkak edhe të problemeve me zemrën.”- kujtoi ai.

Stina e verës ka shtuar ndjeshëm rastet e personave të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore pranë Spitalit Rajonal të Korçës, si pasojë e konsumit të pijeve alkoolike të pakontrolluara apo në sasi të mëdha. Në shumicën e rasteve ata marrin ndihmën e parë mjekësore në urgjencë dhe nuk paraqesin komplikacione, por nuk mungojnë as rastet më të rënduara kur pacientët nisen drejt Tiranës.

Mjekja e Shërbimit të Urgjencës në spitalin e Korçës, Paola Vasili tha se gjatë verës rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të konsumit të alkoolit. “Përdorimi i alkoolit nga moshat e reja ka pësuar rritje të frikshme. Pranë shërbimit të urgjencës pothuajse çdo ditë paraqiten të rinj në gjendje të dehur, përdorues jo të rregullt alkooli“, – tha ajo.

Vasili thotë se veç sasisë së madhe të konsumuar arsye për helmim është edhe “cilësia e produkteve të konsumuara”, që shpesh bëhet shkak për rastet e helmimit nga alkooli.

Spitali Rajonal i Korçës prej kohësh përballet me mungesën e mjekëve të specializuar toksikologë çfarë detyron këtë institucion që pacientët në gjendje të rënduar t’i dërgojë drejt Tiranës. Drejtori i spitalit të Korçës Litian Broka tha se në mungesë të mjekut toksikolog, rastet e helmimeve nga alkooli trajtohen nga mjekët e urgjencës dhe kur është e nevojshme pacientët nisen drejt QSUT për mjekim të specializuar.

Prania e produkteve të pakontrolluara nuk duket vetëm në dyert e spitalit, ku përfundojnë pacientët e helmuar. A.M, ish-menaxheri i shitjeve të një prej kantinave të licencuar në Korçë, që kërkoi të mos identifikohej, i tha BIRN se veç rakisë artizanale, lokalet sidomos ato në periferi tregtonin vazhdimisht pije me ngjyrë të prodhuara në bodrume dhe të pakontrolluara.

“Në shumicën e rasteve këto biznese një pjesë të furnizimit e merrnin nga kantinat dhe pjesën tjetër nga prodhuesit informalë. Në lokalet e periferisë dhe ato brenda lagjeve dominojnë pijet alkoolike të prodhuesve informalë.”- shpjegoi ai, ndërsa shtoi se pijet me konsum më të lartë në qytetin e Korçës janë vera, rakia, konjaku, fërneti dhe vodka.

Por institucionet përgjegjëse për kontrollin ushqimor duken të dorëzuara ndërsa pasojnë përgjegjësitë te njëra tjetra.

AKU si autoriteti kompetent në vend për garantimin e sigurisë ushqimore ushtron aktivitetin e tij, duke kryer kontrolle vetëm në subjekte të regjistruara, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e ushqimit”, tha AKU në përgjigje të një kërkese për informacion.

Policia e Korçës, e cila duhej të hetonte rastet e prodhimit të paligjshëm, nga ana e saj thotë se pret sinjalizimet nga AKU. “Është detyrim i AKU të sinjalizojë dhe japë informacion në raste të konstatimit të prodhuesve të paligjshëm të alkoolit”, tha policia.

Nga bodrumet në tavolinë

Prodhimi i pijeve alkoolike në qytetin e Korçës ka një historik të hershëm që nis me ndërtimin e Kombinatit të Sheqerit në Maliq rreth viteve ‘60, pjesë e të cilit ishte edhe Fabrika e Alkoolit ku prodhimi kryesor ishte vodka, e cila njihet si pija më popullore në kohën e komunizmit.

Më pas në qytetin e Korçës u hap Fabrika e Pijeve dhe Konservimit, ku gama e prodhimeve ishte mjaft e gjërë dhe një pjesë e tyre siç ishte konjaku “Skënderbeu” e bënë të njohur Korçën dhe Shqipërinë e periudhës komuniste në vende të ndryshme të botës.

Korça ka pasur traditë të hershme të prodhimit të konjakut. Rreth vitit 1870, inxhinieri Theodhoraq Kondakçi themeloi Shtëpinë Industriale në Korçë, ku nisi të prodhonte konjak me një formulë që e kishte trashëguar nga i ati.

Gjatë periudhës së komunizmit industria e prodhimit të alkoolit u zgjerua edhe më shumë me produkte të tjera siç ishin rakia, vodka, fërneti dhe likeri. Në këtë kohë Korça njihej jo vetëm si prodhuese, por edhe si një zonë me konsum të lartë alkooli në shkallë vendi për shkak të dimrit të gjatë dhe të ashpër.

Pas ndryshimit të sistemit vetëm teknologët ushqimorë të fabrikave dhe kantinave arritën të punësohen në subjekte private të prodhimit të pijeve alkoolike tradicionale të zonës, ndërkohë që një pjesë e mirë e ish-punonjësve e shfrytëzuan eksperiencën e tyre për të prodhuar pijet në kushte shtëpie, kryesisht në bodrume.

Avni Xh. 70 vjeç, së bashku me motrën e tij kanë më tepër se 20 vite që prodhojnë dhe tregtojnë pije alkoolike që i prodhojnë në shtëpi.

Ata kanë përshtatur në ambientet e shtëpisë së tyre private, një hapësirë për të prodhuar pije të ndryshme alkoolike, por kryesisht konjak të cilin më pas e shesin në bare. 70 vjeçari thotë se ai dhe motra e tij dikur kanë qenë punonjës të fabrikës së konjakut në Korçë, e njohur për prodhimin e konjakut “Skënderbeu”.

Pas mbylljes së fabrikës, ata vendosën që të vazhdonin profesionin duke hapur vetë një minikantinë dhe gradualisht kërkesa për prodhimin e tyre nisi të rritej. Sot ata furnizojnë dhjetëra lokale lagjesh ndërsa Avniu tregon se klientela ju drejtua vetë për shkak të eksperiencës së gjatë në fabrikën e dikurshme të konjakut. Pavarësisht se prodhimi dhe tregtimi i pijeve alkoolike në Korçë është jashtë çdo kontrolli, ai garanton se pijet janë cilësore dhe nuk paraqesin asnjë rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

“Motra ime është e vetmja në Korçë që di formulën e prodhimit të konjakut “Skënderbeu”, ndaj kemi pasur vazhdimisht punë dhe nuk kanë munguar klientët. Të gjithë e dinë që ajo ka punuar aty dhe ne kemi ruajtur të njëjtën mënyrë prodhimi. Nuk jemi të shqetësuar se mund të na vijnë kontrolle dhe të na mbyllin, por frika e vetme është që pronarët e lokaleve që marrin pijet tona nëse kontrollohen nga inspektorët mund të na ekspozojnë.”- tha ai.

Konjaku, fërneti dhe vodka janë tre produktet kryesore që kërkohen kryesisht në lokalet e lagjeve ndërsa sipas Avniut konsumi i tyre rritet disa herë më shumë në stinën e dimrit.

“Tani në verë mund të tregtoj 20-30 litra konjak në javë, por dimri ka më shumë kërkesë. Nuk ka një sasi fikse, varet si është kërkesa sepse ka ndodhur që kaq litra mund t’i kem shitur edhe brenda së njëjtës ditë”- shpjegoi ai duke shtuar se klientët e tij i kanë treguar që konjaku dhe fërneti janë dy prej pijeve që preferohen të konsumohen më së shumti në mëngjes, shoqëruar me kafe.

Mungesa e kontrollit sjell pasoja

Pavarësisht se prodhimi i pijeve alkoolike në mënyrë artizanale është fakt i njohur, institucionet që kontrollojnë sigurinë ushqimore, shprehen se nuk kanë tagër për të vepruar mbi to. Vetë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pohon se prodhuesit e palicencuar të pijeve alkoolike nuk janë objekt i punës dhe veprimtarisë së këtij institucioni. AKU ushtron kontrolle të vazhdueshme tek prodhuesit e licencuar dhe tek njësitë e shërbimit që i tregtojnë ato.

“Subjektet e pa regjistruara nuk janë objekt kontrolli i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.” – sqaron AKU në përgjigjen e kërkesës për informacion.

AKU thotë se në subjektet me licenca ata kanë bërë 6 kontrolle dhe nuk kanë gjetur shkelje të rënda. E vetmja parregullsi e konstatuar ka qenë në lidhje me sistemimin e pijeve në njërin prej subjekteve për të cilin AKU ka vendosur masën administrative “paralajmërim”.

Edhe Instituti i Shëndetit Publik, i cili luan një rol të rëndësishëm për të mbrojtur shëndetin e popullatës, thotë se nuk i ka në objektin e punës prodhuesit e alkoolit artizanal.

“Sa i përket pijeve alkoolike të prodhuara në mënyrë ilegale, të palicencuara apo artizanale, ato nuk janë në kompetencat e Institutit të Shëndetit Publik”- thuhet në përgjigjen e kërkesës për informacion.

Kodi Penal parashikon i vepër penale i prodhimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të produkteve industrial dhe ushqimore sipas nenit 288 dhe 288/a, ngarkon Policinë e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese me përgjegjësinë për identifikimin dhe ndëshkimin e prodhuesve dhe tregtuesve informal.

Por policia e Korçës bën të ditur se gjatë këtij viti nuk ka pasur asnjë rast të procedimit për këto dy vepra penale ndërsa ia kalon përgjegjësitë AKU, që sipas policisë duhet të sinjalizojë dhe japë informacion në raste të konstatimit të prodhuesve të paligjshëm të alkoolit.

Mjekët e spitalin të Korçës nga ana tjetër janë të shqetësuar se kjo mungesë kontrolli dhe alkooli i lirë në qarkullim, po sjellin më shumë raste të toksikuarish që shpesh rrezikojnë jetën.

Mjekja Paola Vasili thotë se sidomos të rinjtë duhet të tregojnë kujdes dhe t’i shmangen trendit të rrezikshëm që konsumin e pijeve alkoolike e ndërthurin dhe me atë të narkotikëve.

“Përdorimi i alkoolit sidomos në ditët e nxehta të verës rrit dehidrimin, shkakton rritje të vlerave të presionit arterial, atake kardiake, probleme të trurit si humbje të kujtesës vështirësi në të folur”, përfundoi ajo./BIRN

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli ‘arratisen’ me pushime’ (Foto)

Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Borther VIP”, Kiara dhe Luizi arritën që të fitonin 3 udhëtime në çift, në Maldive, Antalia dhe Bodrum, të cilat thanë se do i shijonin së bashku. Megjithatë, pas përfundimit të spektaklit, çifti ishte tepër i ngarkuar me projekte dhe nuk kanë mundur të shkojnë në asnjë prej këtyre destinacioneve, teksa të shumtë kanë qenë dhe fansat që kanë pyetur nëse ata do i shfrytëzojnë.

Tashmë duket se të dy kanë vendosur të m,arrin pushimet dhe t’i shfrytëzojnë këto ditë. Çiftit është “arratidur” drejt Bodrumit, ku po kalojnë kohë të bukur.

Kiara a postuar një sërë fotosh, ku tregon dhe vendin ku ata po qëndrojnë.

Ngjarje tragjike në Greqi/ Ishte duke punuar, shqiptari bie nga lartësia 15 metra dhe vdes në vend…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 31 vjeçar shqiptar me inicialet O.E. ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi prej rreth 15 metrash. Si pasojë shqiptari ka ndërruar jetë. I riu ndodhej në çatinë e godinës industriale dhe po merrej me mirëmbajtjen e çatisë së fabrikës Halyvourgia.

Ai punonte për një nënkontraktor që kishte marrë përsipër të kryente punime të ndryshme në industrinë e cila ishte jashtë funksionit ditën e djeshme.

Mediat greke bëjnë me dije se i riu shqiptar është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Volos, por për shkak të plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.

Vrasja e Ramiz Muçollarit nga RENEA/ Balla: “lu kundërvu policisë ,zbatuam ligjin…

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar pas ngjarjes në Maliq, ku RENEA ka ekzekutuar 62-vjeçarin e armatosur që nuk pranoi të dorëzohej, si dhe hapi zjarr ndaj efektivëve. Në reagimi ne tij, Balla thekson se policia zbatoi vetëm ligjin, teksa shpreh mirënjohej npër ndërhyrjen e tyre, edhe pse në kushtet e kërcënimit të jetës.

Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë.

Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin.

Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore. Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën”, shprehet Balla.

Tym nga çatia dhe shtëpia e shkatërruar, dalin pamjet nga aksioni i RENEA-s në Maliq(Video)

Policia ka publikuar pamjet nga aksioni i forcave RENEA për të lokalizuar 62-vjeçarin që nuk pranonte të dorëzohej, dhe fshihej në papafingon e banesës së tij në Maliq. Prej më shumë se 8 orësh forcat e policisë dhe ato RENEA rrethuan banesën e Ramiz Muçollarit, i cili vuante nga probleme t9 shëndetit mendor, duke i bërë thirrje këtij të fundit që të dorëzohet.

Por 62-vjeçari, i ngujuar në banesën e tij, nuk ka pranuar dhe ka qëlluar me armë zjarri drejt forcave të policisë.

Mëngjesin e sotëm RENEA arriti të futej deri në katin e dytë të banesës së tij ndërsa ai qëndronte i fshehur në papafingo. Pas disa tentativash, RENEA ka mundur që ta lokalizojë autorin, por sërish mes tyre, sipas policisë, ka pasur përplasje me armë, e si pasojë Muçollari ka mbetur i vrarë.

Dështon tentativa për ta bindur të dorëzohet/ Vritet nga RENEA 62-vjeçari i armatosur në Maliq…

Është vrarë nga forcat RENEA Ramiz Muçollari, 62-vjeçari nga Maliqi i cili pasi plagosi gruan dhe djalin, hapi zjarr ndaj policisë dhe nuk pranoi të dorëzohej. Pas thirrjeve të vazhdueshme të policisë për t’u dorëzuar, viktima nuk ka pranuar dhe ka qëndruar i mbyllur në banesën e tij. Pas disa orësh, RENEA arriti që të futej në banesë, ndërsa autori dyshohej se fshihej në papafingo.

Shkëmbeu zjarr me Policinë lokale dhe më pas me forcat Speciale “Renea”, por si pasojë e shkëmbimit të zjarrit 62- vjeçari humbi jetën.

Forcat Speciale “Renea”, në bashkëpunim me Policinë lokale të Komisariatit të Policisë Maliq dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korcë, prej më shumë se 8-orësh mbajtën të rrethuar në fshatin Qesarakë, Maliq, banesën e shtetasit Ramiz Muçollari, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij.

Shtetasi Ramiz Muçollari, pas plagosjes së dyfishtë u mbyll në banesë dhe nuk i’u përgjigj thirrjes së Policisë Vendore për t’u dorëzuar, por ka qëlluar me armë zjarri (mitraloz të lehtë) në drejtim të tyre.

Tmerr në Maliq/ Burri plagos të shoqen dhe djalin, vritet nga RENEA pasi hapi zjarr ndaj policisë….

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qesarakë të Maliqit, ku Ramiz Muçollari, 62 vjeç, ka plagosur me thikë në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç.

Të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve. Policia ka shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar, i cili është i armatosur me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë.

Mëngjesin e sotëm RENEA arriti të futej deri në katin e dytë të banesës së tij ndërsa ai qëndronte i fshehur në papafingo. Pas disa tentativash, RENEA ka mundur që ta lokalizojë autorin, por sërish mes tyre, sipas policisë, ka pasur përplasje me armë, e si pasojë Muçollari ka mbetur i vrarë.

‘Shko në Mykonos me dashnorin’ /Dhëndri zbulon tradhtinë e nuses në ditën e dasmës …

Një çift italian Massimo Segre një bankier e la nusen e ardhshme pikërisht në ditën e dasmës. Segre dhe partnerja e tij 40-vjeçare Cristina Seymandi kanë qenë bashkë që nga viti 2020 dhe kishin planifikuar të kurorëzonin lidhjen e tyre të dashurisë në martesë.Ata kishin organizuar një ceremoni në një nga vilat më prestigjioze në kodrat e Torinos para 150 të ftuarve.

Por ajo që rezultonte të ishte një dasmë madhështore pati fund të papritur.

64-vjeçari ka zbuluar para të pranishmit tradhëtinë e nuses së ardhshme.

Tani shko në Mykonos me avokatin tënd,” dëgjohet duke thënë ai duke renditur edhe marrëdhënie të tjera të nuses së ardhshme. Cristina, e poshtëruar para miqve dhe të afërmve i ka mohuar akuzat.

Familjes rome i mohohet hyrja në pishinën publike…

Një familjeje rome i është mohuar hyrja në një pishinë publike në Kistendil, në perëndim të Bullgarisë. Radio Evropa e Lirë ka sjellë dëshminë e Arso Ganev, i cili ka shkuar për t’u freskuar në pishinën e një hoteli në vendlindjen e tij, por ka hasur në refuzim. Sipas tij arsyeja e vërtetë është diskriminimi pasi ata janë romë. “Një grua më tha se pishina është e hapur deri në oren 20:00, që i binte se kemi mjaftueshëm kohë për ta shfrytëzuar pishinën. Më vonë një grua më në moshë tha se kanë 50 mysafirë në hotel dhe nuk mund të na lënë brenda”, u shpreh Ganev.

Ndonëse ata janë bllokuar, personat e tjerë kanë hyrë në pishinë pa u penguar nga askush.

Duke menduar se atë ditë ka pasur probleme në menaxhim, Ganev ka pyetur nëse mund të shkojnë aty një ditë tjetër, mirëpo shpejt e kanë kuptuar se është e kotë dhe se bashkë me familjen do t’i ndalohet hyrja, pavarësisht se kur shkon. Ganev dyshon se kjo lidhet me faktin që janë romë.

“Komuniteti i romëve është dorëzuar ndaj diskriminimeve. Ata thonë se bizneset private mund të vendosin vetë se kush mund të hyjë e kush jo. Unë nuk pajtohem. Mendoj se sapo të hapet një biznes, ai duhet të jetë i qasshëm për të gjitha grupet etnike”, ka thënë Ganev, këshilltar për edukim, në disa përgjigje për Shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë.

Sikurse në secilin vend në Evropë, romët në Bullgari përballen me diskriminim. Nga rreth 700.000 sa janë, ndonëse shifra e saktë nuk dihet pasi shumica frikësohen të identifikohen hapur,shumica e romëve në Bullgari jetojnë me plot kufizime në shoqëri, dhe me raste, edhe në ambient armiqësor. Kur pjesa më e madhe e Evropës përballet me temperatura rekorde, rastet e diskriminimit kundër romëve në pishina publike në Bullgari sa shkojnë e rriten, dhe për incidente të ngjashme është raportuar në disa qytete.