Pasi e siguronin lëndën narkotike e magazinonin buzë liqenit të Pogradecit në fshatin Lin. Më pas lënda narkotike trafikohej drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut me varka peshkimi. Policia e Korçës thotë se ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës drejt shtetit fqinj. Nga hetimi proaktiv njëmujor janë arrestuar 4 persona mes tyre 2 punonjës pranë Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec.
Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar,
për të trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa, drejt RMV-së, kundrejt pagesës 500 euro/kg lëndë narkotike” informoi sot policia e qytetit Dy vëllezërit, Ardian dhe Aurel Toska siguronin lëndën narkotike që do të trafikohej dhe e magazinonin atë buzë liqenit, në fshatin Lin, Pogradec. Më pas lënda narkotike trafikohej drejt RMV-së, me varka peshkimi që drejtoheshin nga Roni Sulollari dhe Tane Bllazhe.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë:
-Ardian Toska; 51 vjeç
-Aurel Toska, 43 vjeç, punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit
-Tane Bllazhe, punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit.
-Roni Sulollari, 45 vjeç
Operacioni u kodua “Restart” dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 26 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Së bashku me lëndën narkotike, sekuestrohen 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe për arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.