Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd-Elbasan, pasi një automjet tip “Volkswagen” që drejtohej nga një 25-vjeçar ka dalë nga rruga .Mësohet se i riu ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Policia bën me dije se i riu është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, automjeti tip “Volkswagen”, që drejtohej nga E. S., 25 vjeç, banues në Librazhd, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Drejtuesi i automjetit, E. S., është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.