Aksident dramatik në Korçë/ Shoferja me Wolfswagen ,përplas makinën e parkuar …ato shpërthejnë në flakë

Një mjet është përfshirë nga flakët pak momente më parë më rrugën kryesore midis gjykatës dhe spitalit. Nuk dihen rrethanat, por mjeti përfundoi pranë një kantine, që shiste hamburgerë, ndërsa u dogj pjesërisht bashkë me të. Ngjarja ndodhi sonte pak para mesnatës duke gdhirë e diela, rreth orës 23:25, në lagjen nr. 4, Korçë. Policia tha se shtetasja M. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës

Për pasojë është përplasur me automjetin kantinë tip “Benz”, të parkuar në rrugë. Si pasojë e përplasjes, të dyja automjetet kanë marrë zjarr. Shërbimet e zjarrfikëses në vendngjarje, bënë të mundur shuarjen e zjarrit pa precipituar më tej.

Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Ç., u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor tha se po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: