‘Tradita vazhdon’, zhvillohet festa e lakrorit në vitin e 15-të në Polenë,Korçë…

Festa e Lakrorit, një traditë e përvitshme në Korçë këtë vit u organizua në fshatin Polenë. Mbrëmja e së shtunës mblodhi në këtë fshat me qindra qytetarë korçarë e jo vetëm por dhe vizitorë nga qytete të tjera si edhe turistë të huaj .

Për mbi 4 orë, amvisat polenake përgatitën një prej gatimeve tradicionale korçare, duke u dhënë të pranishmëve mundësinë që jo vetëm ta shijojnë, por edhe ta shohin nga afër mënyrën e veçantë të përgatitjes së lakrorit në saç.

Festa e lakrorit” vjen si një ndërthurje e shijes së lakrorit të gatuar në çast, një panairi ushqimesh tradicionale të fshatit Polenë si dhe të Korçës, por edhe argëtimit, teksa mes tavolinave dhe shijimit të lakrorit nuk mungoi as muzika, përbërësi kryesor i çdo feste që erdhi nën interpretimin e këngëtarit të mirënjohur Spiro RokoPlan efekt, fragment muzikor.

Ky është viti i 15-të që organizohet “Festa e Lakrorit” duke u kthyer në një traditë të përvitshme.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: