Sezoni i ri i emisioneve politike, do të ketë ndryshime. Gazetari Alban Dudushi dhe emisioni ”Spotlight” është drejt ndarjes nga Vizion Plus. Dudushi është drejt largimit nga Vizion Plus, është vizioni i ndryshëm i vetë gazetarit me drejtuesin e televizionit. Kujtojmë që Alban Dudushi drejton emisionin “Spotlight” prej tre vitesh në ekranin e Vizion Plus.
Pritet të vijë shtatori për të parë se ku do ta shohim Alban Dudushin, i cili është një nga gazetarët më në zë të politikës që nga viti 1995.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.