Lirimi i Belerit, Spartak Ngjela :”Kërcënime të kota, investimi i shqiptarëve në vendin fqinj ka rritur ekonominë e Greqisë

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar protestën e djeshme në Himarë, për lirimin e Fredi Belerit. Ai nënvizoi se Greqia kërcënon kot, pasi Shqipëria nuk i ka asnjë borxh. Mes të tjerash, Ngjela tha se shqiptarët kanë qenë një fenomen pozitiv për ekonominë greke.

“Greqia ka kërcënuar kot, pse do i prishim marrëdhëniet me Greqinë, ne nuk i kemi ndonjë borxh Greqisë. Nuk kam parë se kanë leverdi. Në Greqi ka emigracion të madh.

Ekonomistë të mëdhenj të Greqisë, kanë thënë se ardhja e shqiptarëve në Greqi ka sjellë fenomen pozitiv shumë të madh në rritjen e ekonomisë së Greqisë. Ne i kemi ndihmuar ata. Shqiptarët kanë pasur hallet e tyre por i ka ndihmuar dhe ata , pse duhet të prishet kjo marrëdhënie?”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: