Pogradec/ U rrëzua nga trampolina ,16 vjeçari në liqenin e Ohrit dërgohet me urgjencë në spital

Një 16-vjeçar është rrezuar aksidentalisht nga trampoline në Liqenin e Ohrit mbrëmjen e kësaj të enjteje. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, Pogradec, ku 16-vjeçar u rrëzua teksa ishte duke luajtur.

Ai transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

‘Gusht e n’fest’/ Gramshi organizon festë birre ,sponsor birra “Korça”

Në Gramsh ka çelur siparin festivali “Gusht e n’fest’ një aktivitet që do mbahet për 4 ditë me radhë dhe që sivjet po merr një përmasë mjaft të madhe. Kjo festë organizohet në këtë qytet nga Bashkia Gramsh dhe këtë vit sponsorizohet nga Birra Korça, që është pija ekskluzive e festës.

Në çdo tavolinë feste do të jetë Birra Korça.

Gazetari Osman Stafa ka raportuar se zërat më të njohur të muzikës së lehtë dhe popullore, si Eranda Libohova, Soni Malaj, Era Rusi, Armaldo Kllogjeri, Maja, Avni Lushka, këngëtari grek Pano Psaltis, etj do të performojnë për të gjithë ata që zgjedhin Gramshin në këto ditë gushti.

Pushimet në Vlorë/ Giorgia Meloni fotografohet duke pire kafe me Ramën…

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologia italiane Giorgia Meloni janë filmuar pasditen e sotme në një nga lokalet e jugut. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologia italiane Giorgia Meloni janë filmuar pasditen e sotme në një nga lokalet e jugut.

Mësohet se Meloni ndërpreu pushimet e saj në një fermë në zonën e Puglias dhe u nis nga Brindizi me një traget linje drejt Vlorës tre ditë më parë, bashkë me bashkëshortin Andrea Giambruno, vajzën Ginevra dhe motrën e saj Arianna e bashkëshortin Francesco Lollobrigida.

Prej muajsh Shqipëria po përballet me bum turistësh nga e gjithë bota, përfshi edhe italianët, të cilët tërhiqen nga vendet magjepsëse dhe çmimet e lira. Kujtojmë se edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair ndodhet në Shqipëri. Ai mbërriti në Himarë me helikopter mbrëmjen e së dielës./Top Channel

Armaldo Kllogjeri tregon ofertën më të sikletshme :”Me ofruan të performoj në klub striptizmi….

I ftuar në emisionin “Lancio” ka qenë artisti, Armaldo Kllogjeri. Ai ka zbuluar më shumë në lidhje me karrierën e tij muzikore, këngën e re që ka sjellë së fundmi e cila quhet “O jetë”, projektet e reja që pritet të vijnë në të ardhmen dhe jo vetëm…

Si po arrin Armaldo që të gjejë kohën për të githa këto angazhime? Si janë raportet e Maestros tani me Efin?

Unë jo vetëm më Efin por me të gjithë banorët duke qenë nga natyra shumë tolerant dhe shumë fansa më thonë që pse duhet ta kesh këtë tolerancë. Të them të drejtën nuk dua që të kem marrëdhënie të këqija me banorët. Efin e takova, biseduam dy gjëra për t’i sqaruar. Bledi Mane ka qenë surpriza për mua në këtë “Big Brother”, vërtet është për t’u vlerësuar.

Pse mendon Armaldo që pavarësisht se BBV ka përfunduar çështja me Luizin vazhdon ta “përndjekë” kur haptazi ata e kanë ndërprerë marrëdhënien? Çfarë e intrigon kaq shumë publikun? Po i bën konkurrencë në muzikë?

Jo, aspak. Unë nuk merrem fare me ate pjesë, nuk dua t’i bëj konkurrencë për asgjë. Unë kam projektet e mija, drejtimin dhe objektivat e mija dhe mendoj që pjesa e BBV me Luizin ka shumë muaj që ka mbaruar për mua dhe nuk e di pse e bëjnë akoma këtë.

Cila ka qenë oferta më e çmenduar ose më e jashtëzakonshme që të është bërë ndonjëherë për të performuar diku?Për hir të së vërtetës kanë qenë disa por unë nuk kam pranuar, por më e sikletshmja dhe më e vështira ka qenë që unë të performoja në një klub striptizmi.

Si i ruan Armaldo Kllogjeri raportet me Valbona Memën tani që BBV ka përfunduar?I ruajmë shumë mirë jemi korrekt me njëri-tjetrin.Kemi marrëdhënie të mira sepse çfarë është bërë brenda shtëpisë së BBV i kemi mbyllur ato padyshim, Jo vetëm me Valbonën por me të gjithë banorët.Top Awards

Rama fotografohet duke pire kafe me Melonin në jug te vendit…

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologia italiane Giorgia Meloni janë filmuar pasditen e sotme në një nga lokalet e jugut. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologia italiane Giorgia Meloni janë filmuar pasditen e sotme në një nga lokalet e jugut.

Mësohet se Meloni ndërpreu pushimet e saj në një fermë në zonën e Puglias dhe u nis nga Brindizi me një traget linje drejt Vlorës tre ditë më parë, bashkë me bashkëshortin Andrea Giambruno, vajzën Ginevra dhe motrën e saj Arianna e bashkëshortin Francesco Lollobrigida.

Prej muajsh Shqipëria po përballet me bum turistësh nga e gjithë bota, përfshi edhe italianët, të cilët tërhiqen nga vendet magjepsëse dhe çmimet e lira. Kujtojmë se edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair ndodhet në Shqipëri. Ai mbërriti në Himarë me helikopter mbrëmjen e së dielës./Top Channel

U largua nga Shqiperia me para borxh, ja ku jeton dhe si duket sot aktorja e njohur…

Në vitet e para të demokracisë pas një karriere që pati në kinematografinë shqiptare ku edhe la gjurmë para ‘90, si një ndër aktoret me të talentuara dhe të bukura në atë kohë, Sesilia Plasari u largua drejt Francës. U nis drejt Parisit ku prindërit e saj morën borxh për t’i paguar biletën e avionit….

Si aktore ajo u bë e famshme me komedinë “Edhe ashtu edhe kështu”, ku luajti krah Frederik Ndocit, me regji dhe skenar të Bujar Kapexhiut, e muzikë të Ardit Gjebresë.

Filmi, prodhim i vitit 1989 nga “Kinostudio Shqipëria e Re”, pëlqehet edhe sot e kësaj dite. Sesilia Plasari ishte vetëm 23 vjeçe kur luajti në atë film, ndërsa sot ajo e ka ndërtuar jetën mes Shqipërisë dhe Francës duke u angazhuar në jetën artistike atje. Sesilia është pak më shumë se 50 vjeç dhe ruan të njëjtën fisnikëri e freski, edhe pse vitet kanë kaluar.

Por nëse Sesilia pati fat që ishte në hapat e parë të karrierës, kur u ndërrua sistemi, teksa hasi vështirësi gjatë largimit, historia e saj tregon po ashtu se shumë artistë të tjerë që kaluan jetën në komunizëm i dhanë gjithçka artit dhe në fund dolën po aq të varfër sa të gjithë shqiptarët…

Dhe nuk fituan asgjë, por më dramatikja ndryshe nga kolegët e tyre, në mbarë botën, ata që qëndruan mbetën ndoshta edhe më të humbur, madje edhe të pavlerësuar në 30 vitet e fundit demokraci.

Tronditet 16-vjeçarja/ 65-vjeçari i futet në banesë dhe e ngacmoi seksualisht. Arrestohet në flagrancë

Një i 65- vjeçar eshtë arrestuar në Sarandë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare, në banesën e saj. Mësohet se ky au ishte futur në banesën e të miturës dhe kishte tentuar ta ngacmonte seksualisht. Kjo e fundit ka lajmëruar policinë, të cilët kanë mundur të arrestojnë në flagrancë të moshuarin

Njoftimi i policisë:

Ngacmoi seksualisht një shtetase 16 vjeçe, në banesën e saj, vihet në pranga 65-vjeçari.

Pas marrjes së njoftimit nga një 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë një shtetas që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. S., 65 vjeç.

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Kryeministrja e Italisë dhe familja e saj, këtë verë zgjodhën bregdetin e Shqipërisë…

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni qëndroi disa ditë në Vlorë me bashkëshortin Andrea Giambruno, vajzën Ginevra dhe motrën e saj Arianna e bashkëshortin Francesco Lollobrigida. Top Channel ka siguruar pamje nga pushimet e saj dhe të familjarëve. Siç shihet, Meloni ka shëtitur përgjatë bregdetit shqiptar vetëm përmes detit dhe nën masa të rrepta sigurie.

Mediat italiane aludojnë edhe për një takim të saj me Tony Blair duke iu referuar vizitës së tij në Shqipëri në të njëjtën kohë me kryeministren italiane.

Pak ditë më parë Meloni ndërpreu pushimet e saj në një fermë në zonën e Puglias dhe u nis nga Brindizi me një traget linje drejt Vlorës. Po atë ditë me helikopter erdhi në Shqipëri edhe ish- kryeministri britanik, Tony Blair./TopChannel

Video:

Sa shanse ka euro të dalë nga ‘gremina’? Eksperti i ekonomisë ndan lajmin e mirë:“ Pritet të…

Euro është forcuar përballë lekut. Në bazë të kursit të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet aktualisht me mbi 105 lekë. Drejtuesi i Shoqatës së Agjencive të Këmbimit Valutor, Dritan Vakaj tha se ndërhyrja që bëri Banka e Shqipërisë pati një efekt pozitiv në drejtim të stabilizimit të euros. Në një intervistë televizive, Vakaj theksoi se duke rënë flukset turistike do të ketë edhe një rritje të monedhës evropiane por jo në kufijtë si ka qenë më parë, të paktën në një periudhë afatmesme.

Do të kemi një ekuilibër të ri. Në një periudhë afatshkurtër apo afatmesme s’ka asnjë lloj indikacioni që do ta çojë euron në nivelet që ka qenë dikur. Do të ketë rritje në vazhdim por nuk do të jetë në nivele shumë të larta. Patjetër që nëse flasim për një euro 105, është e pritshme që pas uljes së fluksit të turistëve, të kemi një euro deri tek 110 në raport me lekun”, theksoi Vakaj.

Çfarë masash duhen ndërmarrë për të reduktuar përdorimin e euros në ekonominë shqiptare?

Ai përmendi rastin e Maqedonisë së Veriut, ku qeveria ndaloi euron dhe përdori dinarin si monedhë për transaksionet në vend duke e bërë kështu ekonominë shumë kompetitive në të gjitha sferat. Eksperti thotë gjithashtu se është e nevojshme që të vendoset për një periudhë të caktuar nëse duhet të përdoret euro apo leku në vendin tonë.

“Do të ishte më e përshtatshme për vendin të vendoste që Shqipëria do të shkojë drejt euros apo të marrë vendimin që deri në një moment të dytë nuk mund të përdorim këtë miks monedhash, si euron dhe lekun. Vendi duhet ta ketë të qartë nëse për periudhën në vazhdim do të mbesë me lekun dhe të jetë monedha kombëtare, e cila përfshin edhe kredidhënien edhe shkëmbimet tregtare në mënyrë që ekonomia të ketë tregues që i bën shqiptarët të ndihen të sigurt në investimet që ata kryejnë.“, shtoi eksperti.

Kjo që bëni nuk është feste Birre po festë korrupsioni / Qytetarët Korçare reagojnë të pakënaqur: “Perëndia ti ndjeje ku venë taksat e popullit…

Festa e Birrës”, po bëhet nga viti në vit gjithnjë e më kushtueshme për qytetarët. Teksa me parë hyrja ka qenë gjithnjë falas, kjo gjë ka ndryshuar vetëm në tre vitet e fundit. E teksa vitin e kaluar Bashkia bëri vetëm natën e fundit me pagesë, këtë vit ka bërë tre netë me pagesë, duke lënë vetëm dy netë hyrjen falas ….

Por ajo ç’ka shihet eshte se ne dt 18,19, 20 , Gusht vetëm per te hyrë duhen 20 Euro per te Premten ,30 euro per te Shtunen dhe 20 per te Dielen…

Ndersa pjesa ballore e tavolinave ishin me rezervim(60 mijë lekë të vjetra) ku shumica e personave preferojnë të qëndrojnë në këmbe dhe te shprehin revoltë”…

Qyetarët lumë komentesh negative:

Janullatos viziton Belerin në burg/ Mediat greke:”I dha mbështetje shpirtërore…

Fredi Beleri është vizituar në burg nga kryepeshkopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ku ka kërkuar lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur nga zgjedhjet e 14 Majit. Mediet greke shkruajnë se vizita e Janullatos në burg, për të takuar Belerin përfshin këto elemente: Se kur një anëtar i Kishës përndiqet padrejtësisht, i bëhet padrejtësi e gjithë Kishës.

Dhe së fundi, rivendosja e drejtësisë dhe rendit juridik kontribuon në zgjidhjen shoqërore dhe zhvillimin e mirëkuptimit dhe marrëdhënieve paqësore.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit ku doli edhe fitues për Bashkinë e Himarës.

Ai ra në pranga për korrupsion pasiv në zgjedhje, me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, teksa ky i fundit u lirua në fillim të qershorit, për shkak të gjendjes shëndetësore. Avokatët kishin kërkuar një masë më të lehtë në rekursin e paraqitur në gjykatën e lartë, por trupi gjykues nuk i pranoi argumentet e tyre.

Urdhër-arresti edhe për Arben Gjatën, rektorin e Universitetit të Mjekësisë…

Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë, Arben Gjata ka shpëtuar nga burgosja me masën e arrestit “detyrim paraqitje” për korrupsionin me koncensionin e sterilizimit. Gjata është një nga personat për të cilët u firmos fillimisht urdhëri i arrestit, por që do të gjykohet i lirë. Rektori në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015 mbante detyrën e anëtarit të komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Në dëshminë e tij për SPAK, të siguruar nga emisioni “Në shënjestër”, Arben Gjata, sa i takon kësaj çështje ka deklaruar: “Nga ajo çfarë kemi diskutuar në komision ka rezultuar se edhe nga ana ekonomike kjo ishte procedura më e favorshme”.

Ai shprehej se infeksionet spitalore, ishin arsyeja kryesore, se përse koncesioni ishte mënyra e vetme për të përmirësuar situatën në spitalet në vend dhe për të patur një shërbim me cilësor.

Por asnjë prej anëtarëve nuk shpjegoi dot, sesi kostot u rritën dhe se përse ata nuk kishin mundur të parashikonin këtë gjë.

“Nga eksperienca që kam në këtë fushë mënyra e procedimit me prokurim të zakonshëm mund të çonte në dështim. Do duhej që të gjitha shërbimet e parashikuara të prokuroheshin me procedura të veçanta.

Përsa i përket prokurimit të instrumentarit, mesa jam në dijeni, procedura e fundit e prokurimit të tyre është bërë në vitin 2004. Kompanitë seriozë që ofrojnë cilësinë më të lartë nuk janë të interesuara për tregun shqiptar. Ndërsa koncesioni në fjalë tërhoqi një kompani serioze, siç ishte ajo që fitoi procedurën”, ka deklaruar Arben Gjata.

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë euro iu dha kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Kontrata e Partneritetit Publik-Privat parashikonte sterilizim të përsonalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe.

Koncensioni i sterilizmit u përfshi qysh në fillim nga dyshime, polemika dhe dritëhije të shumta, pasi Rrapaj e kishte themeluar kompaninë e tij “Investal LLC” në Prishtinë, ndërsa prej vitesh jetonte në Umbria të Italisë, ku drejtonte një kompani të vogël ndërtimi. Dyshime të tjera lindën lidhur me vlerën e kontratës, që bazohej në një numër të caktuar operacionesh kirurgjikale, duke rritur kostot për buxhetin e shtetit.

Kompanisë fituese iu dorëzua një qendre moderne sterilizimi, ndërtuar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza me kredi nga qeveria, por ajo nuk u vu asnjëherë në funksionim./ Lapsi.alj

Vjedhje spektakolare në supermarket, dalin pamjet kur 20-vjeçari Korçar merr xhiron ditore…

Sigurohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë ku një person shihet qartë duke hyrë në ambientet e brendshme të një supermaketi i cili ndodhet e një prej bulevardeve kryesore të qytetit të Korçës. Pamjet e siguruara tregojnë të riun i cili i pamaskuar dhe me xheke hyn brenda dhe i drejtohet kasës, aty ku gjendeshin dhe leket e xhiros ditore deri në ato momente….

Pumojeset e supermarketit kanë deklaruar për oficerët e policisë se i riu i ka kërcënuar me thikë dhe në rrethana të tilla kanë qenë të detyruara të dorëzojnë shumën prej afro 100.000 lek te reja.

Paraditen e sotme, në lagjen nr. 5, Korçë, një shtetas rreth 20 vjeç, ka hyrë në një supermarket dhe ka vjedhur një shumë lekësh nga arka dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë po këqyrin kamerat e sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes njofton policia

Skënderbeu i papërmbajtshëm, likujdon me poker Lushnjën…

Skënderbeu ka bindur në miqsoren e zhvilluar pasditen e djeshme në qytetin e Korçës, duke mundur Lushnjën me rezultatin 5-1. Dominim absolut i skuadrës së drejtuar nga trajneri Gvozdenoviç, që zhbllokoi shifrat që në minutën e 16-të me shkodranin Nikaj. Për golin e dytë mendoi Juri në minutën e 41-të. Mesfushori brazilian shtangu portierin Haremi me një predhë nga distanca, duke ngritur shifrat në 2-0.

Pjesa e parë përfundoi me këtë shifra, teksa në fragmentin e dytë të ndeshjes u shënuan edhe 4 gola të tjerë.

Skënderbeu-Lushnja  5-1  

Golat: Nikaj 16’, Juri 41’, Moses 50’, Lika 67’ (11-m), Muharem 90’ / Zisi 57’

Kartonë të kuq: Tabaku 11’ , E. Magani 66’, Levendi 66’