Një i 65- vjeçar eshtë arrestuar në Sarandë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare, në banesën e saj. Mësohet se ky au ishte futur në banesën e të miturës dhe kishte tentuar ta ngacmonte seksualisht. Kjo e fundit ka lajmëruar policinë, të cilët kanë mundur të arrestojnë në flagrancë të moshuarin
Njoftimi i policisë:
Ngacmoi seksualisht një shtetase 16 vjeçe, në banesën e saj, vihet në pranga 65-vjeçari.
Pas marrjes së njoftimit nga një 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë një shtetas që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. S., 65 vjeç.
Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.