E rëndë/ Makina përplas këmbësorin, ndërron jetë në vend…

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Buzëmadh të Fierit, ndërsa viktimë ka mbetur një 84-vjeçar i identifikuar si Nazer Mehmetaj. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, duke bërë që ky i fundit të ndërrojë jetë në vend. Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbardhur dinamikën e aksidentit fatal.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Buzëmadh, automjeti tip “Opel” që drejtohej nga shtetasi O. P., ka aksidentuar shtetasin N. M., 84 vjeç (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Kishte mbushur fugonin me 21 emigrantë të paligjshëm, Arrestohet 35-vjecari në Pogradec: “Iu gjet edhe…

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve, kundrejt fitimit, pas hetimeve proaktive njëjavore, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, rajoni Korçë-Elbasan, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight 15”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-D. D., 35 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.

35-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, mbi fshatin Vërdovë, Pogradec, teksa po transportonte me një automjet (furgon), kundrejt pagesave 1000-1500 euro/person, 21 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, me destinacion final shtetet e BE-së. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në celularin e shtetasit D. D., u gjetën aktive, faqe online për vënie të kundërligjshme, të basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan furgoni me të cilin trasnportoheshin emigrantët, 2 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Vijon puna për të provuar ligjërisht veprimtaritë kriminale ku mund të jetë i implikuar shtetasi D. D., si dhe për të identifikuar dhe për të arrestuar bashkëpunëtorët e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Adriatik Lapaj: “Nëse ata më thyejnë mua ju do u shtypin edhe më egër…

Nga Adriatik Lapaj:

Ua tregoj unë skemën. Pasi e morën peng vendin me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe e kthyen përfundimisht shtetin në kompani private të klasës sunduese filluan e ndan konçesione pa doganë. Konçesionet janë burimi parave të pushtetit të tyre, e që ne i paguajmë çdo ditë. Me paratë tona ata pasurohen në mënyrë “të ligjshme” e me këto para “të ligjshme” blejnë votën në zgjedhje, rrahin kur duan përmes bandave që mbajnë vërdallë,

shajnë përmes lukunis së lehësve profesionist kur guxojmë të flasim të vërtetën.

Lëshohen e kërkojnë llogari te ata që guxojnë t’i refuzojnë, ndërkohë që heshtin e hollojnë zërin ndaj pengmarrësve të atdheut dhe të gjitha këto me paratë tona. Guxo po ta mbajti se të bëjnë të zi më shumë se e zeza. Të qepen e mallkojnë a thua se 32 vite i ke shtypur e vjedhur ti. Përse? Se ke thënë të vërtetën. Se po u thua njerëzve që gomari nuk fluturon.

Si zgjidhet? Me bashkim. Duke mos ruajtur cepin e sigurtë, por duke u rreshtuar me të drejtën. Nëse qenëria bashkohet atëhere dhe populli duhet të bashkohet e t’i dërgojë për skrap.

Pse duhet bashkuar?

Se ndryshe do vazhdojmë të shtypemi edhe më shumë. Tani mbetet populli ta ndajë, a do manipulohet nga ata a do bashkohet të përballet me ata. Unë mund të kisha zgjedhur rehatin. Ta mbaja mirë me ta. Të bëja sehir e të komentoja nga sallonet e Tiranës apo jahtet e bregdetit si snob e cinik si vuante e lëngonte një vend i tërë, por jo zgjodha përballjen.

Nuk dua merita, ama dijeni se nëse ata më thyejnë mua ju do u shtypin edhe më egër. Nuk po kërkoj post, po u kërkoj të bashkoheni e tu kërkoni demokratizimin e vendit përmes hapjes së garës, ligjit për referendumet, votës së emigrantëve dhe depolitizimit të administratës zgjedhore.

Nis pelegrinazhi ne malin e Tomorrit, ja plani i masave që duhet të dini…

Nis sot pelegrinazhi i Malit të Tomorrit i cili do të zgjasë për një javë. Kjo është festa e Shenjtë e Bektashinjve e cila e ka panteonin e saj te ‘baba Tomorri’ i mbiquajtur edhe ‘Mali i Perëndive’. Çdo vit, mijëra pelegrinë mblidhen në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës,ku çdo pelegrin falet për shëndetin dhe paqen në familjet e tyre.

Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen. Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës,por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit.

Policia e Beratit ka marrë një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë këtij pelegrinazhi.

“Ky plan ka si objektiva: Parandalimin e aksidenteve rrugore, garantimin e qarkullimit të lehtësuar të përdoruesve të akseve rrugore të qarkut, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në malin e Tomorrit, pelegrinazh i cili do të zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht, 2023. Në zbatim të këtij plani masash, janë planëzuar shërbime shtesë në të gjitha akseve rrugore që të çojnë në malin e Tomorrit, si dhe në ambientet e jashtme të objektit të kultit (teqesë) në këtë mal.

Ky plan masash do të përmbushet nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me FNSH Fier, Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore, organet e pushtetit vendor, PMNZSH–në, spitalin rajonal të Beratit dhe me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

-Itinerari për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të malit të Tomorrit (drejt teqesë) do të jetë: “Hyrja e qytetit të Beratit – Rrethrrotullimi i Kombinatit – Unaza e qytetit – Rrethrrotullimi i Uznovës – Kryqëzimi i Plirëzit – Teqeja e Kulmakut”.

-Itineraret për drejtuesit e mjeteve që kthehen nga mali i Tomorrit ( nga teqeja) do të jenë: “Teqeja e Kulmakut – Bargullaz – Pronovik – Poliçan – Uznovë – Rruga kryesore “Antipatrea” – Rrethrrotullimi i Kombinatit” dhe “Teqeja e Kulmakut – Novaj – Bogovë – Poliçan – Uznovë – Rruga kryesore “Antipatrea” – Rrethrrotullimi i Kombinatit”.

-Drejtuesit e mjeteve dhe pelegrinët që vijnë Nga qyteti i Çorovodës, këshillohen të përdorin aksin rrugor “Çorovodë – Gjerbës – Teqeja e Kulmakut” dhe anasjellas.

-Për mjetet: Në akset rrugore “Vlashuk Kuçovë – Berat”, ”Ura Kuçit – Dimal – Berat”, “Pobrat – Dimal – Berat”, ”Berat – Mali i Tomorrit”, ”Berat – Çorovodë” dhe ”Çorovodë – Gjerbës – Mali i Tomorrit”, nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë, nga ora 06:00 – 24:00, gjatë gjithë ditëve të pelegrinazhit.

-Autobusët, furgonat me mbi 8 persona dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në aksin rrugor “Plirëz – Teqeja e Kulmakut – Mali i Tomorrit”.

-Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin rrugor “Plirëz – Teqeja e Kulmakut”, qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë, dhe nuk do të lejohen parakalimet.

-Gjithashtu, janë të ndaluar qëndrimi dhe pushimi i mjeteve, në akset rrugore. Drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, për vendet ku do të lejohet qendrimi dhe parkimi i mjeteve.

Përmes këtij komunikimi për shtyp ju risjellim në vëmendje zbatimin rigororoz të rregullave të qarkullimit rrugor, respektimin e limiteve të shpejtësisë, mosdrejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit, evitimin e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe përdorimin e rripit të sigurimit.

Gjithashtu, informojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët që do të marrin pjesë në këtë pelegrinazh, se në të gjitha akset rrugore dhe në ambientet përreth teqesë së Kulmakut, 24 orë dhe deri në përfundim të pelegrinazhit, do të ketë prezencë të shërbimeve të Policisë, të cilat do t’ju asistojnë dhe do t’ju japin ndihmë, në çdo rast nevoje. Drejtoria Vendore e Policisë Berat ju falënderon për mirëkuptimin dhe ju uron pelegrinazh të mbarë”, shkruhet në njoftimin e policisë së Beratit.

I përfshirë në 3 vjedhje spektakolare, arrestohet në Festa e Birrës skifteri i Korçës(Video)

Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes. Vodhi shuma parash nën kërcënimin e thikës në tre biznese në Korçë, identifikohet, kapet dhe arrestohet 23-vjeçari. Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në lagjen nr. 5, një shtetas kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shitësen në një market, kishte marrë një shumë parash dhe ishte larguar, kanë organizuar punën

për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

23-vjeçari, pasi kreu vjedhjen në market dhe u largua, kreu vjedhje dhe në 2 biznese të tjera, në lagjet nr. 7 dhe nr. 9, Korçë, duke marrë një sasi lekësh. (Gjithsej në të tria bizneset, 23-vjeçari mori 43000 lekë të rinj).

Shërbimet e Policisë bazuar në informacionet e grumbulluara, këqyrja e kamerave dhe si rezulat i kontrollit të ambienteve të ndryshme ku dyshohej se fshihej autori, në kuadër të operacionit policor të koduar “Precedenti”, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin tek terminali i autobusëve, kapjen dhe arrestimin e shtetasit O. M., 23 vjeç, banues në Korçë.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi O. M. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

84 vjeçari nga Himara që punon në restorant me shumë se të rinjtë…

Nga Blendi Fevziu-

Historia e 84 vjecarit qe punon me shume se te Rinjte dhe lidhja e tij me Shefin e CIA, Xhorxh Tenet. Zakaria Kacelano eshte 84 vjec. Punon cdo dite ne restorantin e familjes se tij, “Piaza”, ne shetitoren kryesore te Himares. Paradite punon ne ullinjte dhe vreshtat. Rralle gjen nje te moshuar me kete dashuri per punen dhe me kete kujtese fenomenale.

Nuk i preferon ta permende por eshte djali i dajes i Xhorxh Tenet, ish Drejtor i CIA ne vitet 1996 – 2004.

Nje nga drejtoret me jetegjate te spiunazhit amerikan. Ish Shefi i CIA eshte djali i halles se tij, Evangjelia Kacelano. E arratisur nga Himara. Babai i Tenetit eshte Qirjako Koka Tenet nga Qeparoi qe ka edhe ai te afermit e tij ne Fshat. Zakaria tregon takimin e tij me Hallen dhe Xhorxhin pas 1990 por edhe viziten e vellait te Xhorxh ne Himare. Kur e sheh qe punon me kete perkushtim te shtohet respekti edhe me shume. E paste jeten sa me te gjate.

Këmbimi valutor 18 gusht 2023…

Në tregun shqiptar të këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 96.5 lekë dhe do të shitet me 98 lekë. Euro do të blihet me 105 lekë dhe do të shitet me 106.3 lekë, ndërsa franga zvicerane do të blihet me 109 lekë dhe do të shitet me 110.8 lekë.

Ndërkohë paundi britanik sot do blihet me 122 lekë dhe dot ë shitet me 124 lekë.