Festa e Birres qef o qef….Korcaret mermerisin me vetveten, nuk dime ne na perket Korca ne….

Nga Vasil Miho:

Festa e Birres qef o qef….Paris e kaluar Parisit e Dasmes te Malos..
Pa nisur Festa nisen sazet e zurnate , reklama madheshtore e te pabesushme , pjesmare e VIP-ave kengetare me cmime te larta pagese…E vazhduan keto dite me mburjet per karvanet e nr kolosal te pjesmarjesve , hotelet plot etjetj qe po ti lexosh te iken tutka e kokes…

Korca pas mbarimit te festes do bjere ne qetesine e zakonshme , po nuk do te thote qe ajo te mos respektohet ne shtepine e saj e te behet Park Defrimi , sepse eshte shitur menanxhimi I saj si biznes te Tiransit qe nuk pjerdhin per korcen por per fitim..

Korcaret mermerisin me vetveten , ndonje ngre pak zerin qe mbulohet nga damba dumbat e zurnase shteterore, bashke me shtypin servil te pagur ..

  • Festa nuk eshte me tradicionale e Korces si ne fillim e saj …..mungojne korcaret e kultura korcare
  • Nuk ka trasparence , per zhvillimin e saj te vertete , nuk eshte ndonje ndihme ekonomike per Qytetin , pjesa qe fiton eshte biznes tiranas e militant…Nuk ka nje pasqyrim te cmimeve te biletave e produkteve , fitimmet e sasine qe do perdoren per qytetin…
  • Nje feste tradicionale e popullore nuk trajtohet me cmime teper te larta , qe krijovi nje ndarje shoqerore , duke krijuar ne mes nje EDEM te rrethuar per ata qe kane para , e te tjere qe e ndjekin mbas gardhit si Lulekuqet mbi murret…E djeshmja tregovi renien e pjesmarjes …Epo ta mare e mira ku ti gjeje parate nje rini qe ska pune….ne fokusin e aparatit fiksova fytyrat e tyre te mplakura pa te arthmen ne kete Parajse zhurmuse…
  • Festa te tilla ne tere boten , mer pjese cdo shtrese e moshe , per kete behen sa me te lira ,kendojne deri ne kengetare amatore, promotohen e ndihmohen e nga Bashkia , e cila tek ne eshte vetem per uraaa..Ato zyra biznesi qe duan te fitojne le te organizojne mitingje e te ftojne keta kengetare te shtrenjnte..
  • Nuk dime eshte kjo Korca qe duam , qe krenohemi me te , nuk dime ne jemi ne demokraci …nuk dime ne na perket Korca ne..

Aktori i famshëm italian ndjek “trend”-in e kësaj vere, pushimet po i kalon në Shqipëri…

Nëse nuk ju kanë mjaftuar mijëra italianët në rrugët e Shqipërisë këtë vit që kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet në vendin tonë si asnjëherë më parë masivisht, për të kuptuar që në fakt bregdeti ynë është trendi i kësaj vere, ndoshta mund t’jua mbushte mendjen kryeministrja italiane, Gioergia Meloni, që i kaloi disa ditë bashkë me familjen këtu.

Megjithatë, për ju që nuk keni edhe aq besim te politika, po sikur t’ju themi që edhe personazhet e famshëm italianë, më saktësisht aktorët e famshëm, janë duke kaluar pushimet këtu…

Po, po dhe akoma më specifikisht e kemi fjalën për Checco Zalone-n, aktorin dhe komedianin mjaft të njohur në vendin fqinj e në të gjithë Evropën, që mesa duket momentalisht është në Palasë, nën shoqërinë e miqve nga Shqipëria ndër të tjera.

Në fakt ka qenë Marcela Lati, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram nga Palasa, tregon se Checco është në Shqipëri, ndërsa foton e tyre e shoqëron me një prej shprehjeve të tij më të famshme nga filmat komedi që ka realizuar, megjithatë vetë aktori deri më tani nuk ka bërë asnjë postim për të treguar arsyen e vizitës në vendin tonë, kështu që po hamendësojmë që janë pushimet.

5 herë jo” / Bora Zemani dhe Donald Veshaj ndajnë disa detaje nga filmi i tyre i parë…

Donald Veshaj dhe Bora Zemani do të rrëfejnë një histori të bukur dashurie në një film, i cili do të titullohet “5 Herë Jo” dhe do të sjellë situata komike dhe romantike të çiftit. Përmes një video të publikuar në Instagram, çifti na tregoi më shumë detaje rreth projektit të ri.

“Ej, miq!

Një ngjarje e bukur për ne nis tani. Një rrugëtim i ri, plot aventura, intriga dhe emocione të forta. Më në fund, po ndajmë me ju projektin e ëndërruar për të cilin kemi punuar prej kohësh.

Teksa jemi në pragun e chak-ut të filmit tonë të parë, një komedi romantike e titulluar – “5 herë jo”, duam t’ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj ëndrre! Me miq gjërat e bukura bëhen realitet… le të ndajmë emocionet e të qeshim nga thellësia e shpirtit”, u shprehën ata.

Më tej, falenderuan skuadrën që bëri të mundur punën e përbashkët:

“Në këtë projekt tonin, jemi mirënjohës për skuadrën fantastike, mbështetëse dhe krijuese me të cilën po punojmë. Me një staf aktorësh nga më të dashurit për ju, qe humorin e kanë në gjen, do të sjellim një film-komedi me situata dhe të qeshura pafund. Ti dhe ju bëhemi ne!”, e përmbyllën postimin.

Arrestohet 53-vjeçari në Pogradec, transportonte 15 emigrantë të paligjshëm(Video)

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 16”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: -P. G., 53 vjeç, banues në Pogradec. Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që do të transportonte kundrejt pagesës, shtetas të huaj, me qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin,

organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Pogradec”, bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar.

Shtetasi P. G., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Rexton”, u gjetën 15 emigrantë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 53-vjeçari do t’i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 2 celularë dhe një shumë parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shkaktoi aksident në Çiflig dhe u largua nga vendgjarja/ Policia arreston 28-vjeçarin:” Ngiste makinën edhe pa patentë…

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 28 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi në afërsi të këtij fshati, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, është përplasur me automjetin tip “Porsche” me drejtues shtetasin Th. V.

Si pasojë e përplasjes, u dëmtua lehtë pasagjerja e automjetit tip “Toyota”, shtetasja L. B., 19 vjeçe, banuese në Libonik, Maliq.

Shtetasi E. L., pas përplasjes u largua nga vendi i aksidentit, por u kap dhe ndalua nga shërbimet e Policisë. Nga verifikimi i kryer rezultoi se 28-vjeçari e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

Perplasi këmbësorin në Zvirinë, pranga shoferit në Korçë, i plagosur në gjendje te rëndë shendetësore…

Policia e Korçës ka arrestuar një 58-vjeçar ku mbrëmjen e djeshme përplasi me makinë një këmbësor, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur dje në aksin rrugor “Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë, ndërsa mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.T., banues në Maliq.

Njoftimi i policisë:

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e ndjeshme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 58 vjeç,

banues në Maliq, pasi ky shtetas në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Zvirinë, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Opel ATP”, ka aksidentuar këmbësorin Th. K., 58 vjeç, banues në Zvirinë, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

“O hajde luj qyqek!”, me shami në dorë dhe gotë në kokë, Dua Lipa ia merr valles shqiptare në Ksamil (Video)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është rikthyer sërish në Jugun e Shqipërisë për pushime pasi kaloi disa ditë në Greqi. Dua Lipa po shijon disa ditë të qeta dhe relaksi pranë partnerit të saj, ndërsa sot na ka surprizuar me fotot e reja nga pushimet në vendin tonë.

Artistja, përpos fotove, ka ndarë momente feste me rrethin e saj të shoqërisë teska ndodhet në Kep Merli, ku në ‘Instagram’ shfaqet me një gotë në kokë duke kërcyer.

Energji gjatë gjithë verës”, shkroi interpretuesja e hitit “Levitating” në mbishkrimin e postimit në fjalë. Dua edhe më parë ka publikuar foto e video nga Saranda me mbishkrimin “Beautiful Albania”.

Firmoset urdhri: “Nxënësit dhe mësuesit, pa celularë në shkolla…

Përdorimi i celularëve nga nxënësit e arsimit parauniversitar, vijon të jetë një sfidë e madhe jo vetëm për trupat pedagogjike, por edhe për vetë institucionet arsimore vendore. Pavarësisht masave të marra në nivel shkollash, drejtorishë arsimore, urdhërash dhe udhëzimesh nga ministria e Arsimit,

fenomeni vijon të përhapet me shpejtësi, duke sjellë jo pak anomali përgjatë procesit mësimor.

Për të frenuar këtë femomen ministria e Arsimit dhe ajo e Financave kanë firmosur një udhëzim të përbashkët, i cili synon që nxënësit e arsimit parauniversitar, si dhe mësuesit, ta kenë gjithnjë e më të vështirë përdorimin e celularëve gjatë orëve të mësimit.

Ambasada italiane del me njoftim: “Shkuam në Berat dhe paguam faturën e turistëve italianë, sipas porosisë së Melonit…

Ambasada e Italisë në Shqipëri thotë se ka paguar sot faturën e darkës që konsumuan katër turistë italianë në Berat, të cilët u larguan pa e paguar. Në një njoftim në rrjetet sociale, Ambasada italiane thotë se ka shlyer faturën, sipas porosisë së kryeministres Giorgia Meloni, duke shtuar se uron që raste të tilla të mos përsëriten.

Incidenti u bë viral, pas denoncimit të restorantit në rrjetet sociale, për mospagesën e faturës pre 80 euro nga turistët italianë dhe shumë shpejt u pasqyrua në mediat vendase, tashmë edhe ato ndërkombëtare.

“Sipas porosisë së kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit.

Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më”, njofton Ambasada italiane në Tiranë.

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, fugoni përplas këmbësorin…

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Leminot, Maliq, ku automjeti tip furgon me drejtues shtetasin A. T., ka përplasur këmbësorin Th. K., rreth 58 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Aksident i frikshëm në Çiflig, të Korçës ,makinat përplasen ‘koke me koke…

Një aksident rrugor ka ndodhur në Korçë, në afërsi të fshati Çiflik. Mësohet se automjeti tip ‘Porche’ është përplasur me një tjetër që ishte duke shkuar në drejtim të Pogradecit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Drejtuesit e mjeteve kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit.