Olta Gixhari poston video shtatzanë, ‘çmend’ rrjetin…

Dihet tashmë se Olta Gixhari do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe madje në një nga rolet kryesore. “Në kuadër të dashurisë” eshtë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Olta është shumë aktive në rrjete sociale duke postuar foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe duke biseduar dhe përgjigjur pyetjeve të ndjekësve. Ditën e sotme aktorja është kthyer disa vite pas në kohë dhe ka postuar foto dhe video të para 3 viteve kur ka qenë shtatzanë me djalin e saj, Amarin. Në postim Olta shkruan:

Si sot 3 vite më parë 1 ditë para se të lind Amar

“Dhurata” greke, për një president klloun…

Nga Andi Bushati

Provokimi grek për ta lënë Shqipërinë jashtë tubimit informal të Athinës, në përkujtim të 20 vjetorit të samitit historik të Selanikut, më shumë sesa për marëdhëniet mes dy vendeve, na shërbeu për të kuptuar figurën qesharake që kemi në krye të shtetit. Presidenti Begaj e ka refuzuar ftësën e kryeministrit Mitsotakis dhe si përfundim askush nga shteti shqiptar nuk do të jetë, as në darkë dhe as në takimin shumëpalësh që do të mbahet në përkujtim të një evenimenti që përcaktoi, dy dekada më herët, hartën e rrugës së Ballkanit perendimor drejt Evropës.

Në pamje të parë, Bajram Begaj edhe mund të thoshte “JO”, pasi ftesa greke ishte një shantazh i kamufluar.

Po të shohësh përbërjen e të ftuarve, ku janë edhe Vuçiçi edhe Albin Kurti edhe kryeministri maqedon Kovaçevski edhe shefat e qeverive të Rumanisë, Bullgarisë dhe Kroacisë, përkrah presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, duket qartë se Athina ka thërritur qëndrat e rëndesës politike për çdo shtet. Në këtë kuptim, nëse dikush duhet të shkonte nga Shqipëria, ai duhet të qe Edi Rama. Provokimi grek është se për shkak të gjendjes së tensionuar mes dy vendeve, pas arrestimit të Fredi Belerit, ata e kanë futur Ramën në listë të zezë. Ata kanë dashur ti japin një sinjal, se me urdhërimin e burgosjes dhe mbajtjen e kryetarit të zgjedhur të Himarës në burg, ai nuk mund të trajtohet si një lider i botës demokratike.

Pala greke edhe mund të ishte më protokollare dhe me e kujdesshme.

Ata mund t’a kamuflonin përzgjedhjen e tyre me faktin se 20 vite më parë, në Selanik, delegacioni shqiptar kryesohej nga ish presidenti Moisiu, prandaj ata kishin ftuar tani pasardhësin e tij. Por, jo, grekët atëhere kur duan, dinë të jenë arrogantë deri në vrazhdësi. Mediat me burime nga pallati Maksimus nxituan ta bëjnë të qartë se Edi Rama po ndëshkohet për përdhosjen e shtetit ligjor në Shqipëri. Madje, madje, ata nuk u mjaftuan vetëm me lajme të infiltruara për shtypin, por vetë zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis doli për ta bërë të qartë se ftesa e munguar për kryeministrin Edi Rama ishte si pasojë e qëndrimeve për çështjen e Fredi Belerit.

Në këto kushte, një kryetar dinjitoz shteti i kishte të plota argumentat për ta prapësuar “dhuratën” provokative greke. Ai mund të bëhej serioz dhe të thoshte se në këto rrerhana qe i detyruar ta refuzonte ftesën. Nëse Athina e përcakton humorin e saj nga qefmbetjet politike edhe të drejta qofshin ato, Bajram Begaj, nuk duhet të kishte asnjë kompleks t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë.

Por, fatkeqësia është se në këtë rast presidenti ynë nuk ka arsyetuar si shtetar, por si një lake i kryeministrit. Ky i fundit, pa denjuar ndoshta t’ia thotë as vetë, ka dërguar ndonjë këshilltar për t’ia komunikuar urdhërin se e ka të ndaluar të udhëtojë: “ti nuk mund të shkosh në këmbë të shefit”.

Prandaj në vend të një qëndrimi dinjitoz, i gjori Begaj, është dashur të gjejë një gënjeshtër që se beson as vetë. Ai i’u përgjigj grekëve që nuk shkonte në takim se e kishte axhendën të zënë.Pra se ai paskërsh më shumë punë edhe se presidenti i Serbisë, se kryeministri i Kosovës, Maqedoinisë, Kroacisë, Bullgarisë apo Rumanisë. Qesharake deri në ulërimë.

Njësoj si në rastin e ardhjes së Klintonit, kur Rama as nuk e përfilli, harroi ta përfshijë dhe në protokollin e rëndësishëm dhe presidenca u detyrua të shpikë një justifikim shëndetësor për mungesën në ceremoni.

Në logjikën e Ramës ai ka çuar një kukullën e tij në presidencë dhe kaq i del e i tepron për ta përdorur në mënyrën si po bën. Po me të njëjtën shpërfillje përbuzëse, kryeministri shkoi në mbeledhjen e përvitshme të OKB-së në vend të Begajt, duke prishur një regull të pashkruar të vendosur që në vitet 2000-jë, sipas të cilit, një vit shkon kreu i qeverisë e më pas kreu i shtetit. Rama as u merakos shtatorin e vjetshëm se radha i takonte Bajrom Begajt. Po ashtu ai e ka detyruar presidentin ti thotë jo ftesës së përbashkët të marrë nga princi i Emirateve të Bashkuara Arabe për samitin e klimës që do të mbahet në nëntor. Pra shkurt, ka vendosur ta trajtojë presidentin si leckë, ashtu siç bën me çdo institucion në këtë vend.

Prandaj dhe provokimi grek, për të ftuar në përvjetorin e 20 të samitit të Selanikut, Begajn dhe jo Ramën, duke dashur të tregojnë përgjegjësinë personale të kryeministrit në çështjen Beleri, nuk na dha ndonjë lajm të madh. Të gjithë e dinim që qeveria greke dhe personalisht Mitsotakis e ka me Ramën. Por ky provokim, sado i poshtër dhe jo protokollar qoftë, na shërbeu për diçka: për të kuptuar se kemi një klloun në vend të presidentit. Një vit më parë u tha se në krye të shtetit u zgjodh një gjeneral, por tani askush nuk dyshon se aty gjendet një ushtar i autokratit./Lapsi.al

Tritan Shehu: “Lironi Fredi Belerin, se e rrëmbyet si kriminel…

Tritan Shehu ka deklaruar se Fredi Beleri po mbahet në burg pa u gjykuar çështja e tij. Ai kërkoi lirimin e Belerit. “Duhet të jemi rracional, këtu nuk ka asnjë çështje greke e as çështje shqiptare, as çështje ‘Beleri’. Këtu ka një çështje e cila lidhet me kushtetutën e Shqipërisë, me ligjet, me demokracinë shqiptare.

Ka një çështje në të cilën është deformuar demokracia,

në të cilën një kandidat për kryetar bashkie u rrëmbye në një mënyrë absolutisht të shëmtuar 40 orë para zgjedhjeve, vazhdon të mbahet në burg pa u gjykuar, vazhdon të jetë në burg kur mund të gjykohej shumë mirë, mund të ndiqej shumë mirë i lirë sepse realisht asgjë nuk e pengon drejtësinë të ndiqet e lirë si çështje.

Kemi një rast i cili pa u dënuar nuk lejohet të bëjë betimin.

Kemi një rast tipik ku drejtësia shkelet, kushtetuta shkelet, të drejtat e njeriut shkelen, demokracia deformohet ashtu sikur mund të ndodhin vetëm në vendet autokratike dhe aspak në vendet demokratike sepse në çdo vend demokratik një njeri i cili mendon që ka bërë një vepër penale mund të ndiqet në gjendje të lirë nëse nuk paraqet rrezikshmëri, siç nuk paraqet, do vazhdonte të thirrej, të gjykohej dhe më pas kur të merrej vendimi i formës së prerë të gjykatës do të aplikonte dënimin sipas ligjeve të vendit, gjë që nuk ndodhi”, tha Shehu.

Fatura e pa paguar e italianëve, Alban Skënderaj ka dy fjalë…

Fatura e pa paguar e katër të rinjve italianë në Berat bëri xhiron e mediave vendase e të huaja, një ngjarje së cilës iu bashkua edhe reagimi i Kryeminstres së Italisë, Giorgia Meloni. Këngëtari shumë i dashur, Alban Skënderaj ka reaguar në rrjetet sociale duke u shprehur se në rastet kur ligji në Itali thyhet nga shqiptarët nuk përbën lajm, por në situatën konkrete ngjarja u transmetua deri te Kryeministrja.

“Standardet e vendosura nga pala jonë në debatin e faturës së pa paguar nga turistët italianë praktikisht i bie të jenë vendosur mbi faktin e kryer se:

Ju italianët jemi superiorë dhe ne shqiptarët jemi inferiorë, ndaj ne e pranojmë se nuk është lajm, por disi më e zakontë kur ne thyejmë ligjin në Itali por nëse ndodh (si rrallëherë) nga italianët ndaj nesh, duhet të bëhet lajm të cilin duhet ta çojmë deri tek Kryeministrja e Italisë”.

Kryeministrja italiane në këtë rast duke u skandalizuar e duke reaguar praktikisht e pranon superioritetin. P.s besoj më lejohet një koment rreth çështjes sepse kam jetuar gjatë në Itali (dhe kam vetëm simpati e dashuri për Italinë dhe popullin italian)”, përfundon shkrimi.

Ç’po po ndodh? /Dy aksidente brenda një ore në Prenjas -Librazhd, tre persona në spital…

Raportohet se dy automjete janë përplasur në Dragostujë në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Policia informon se ‘aksidenti i parë është shënuar rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, në fshatin Dragostunjë.

Automjeti që drejtohej nga shtetasi L. G., 30 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi G. C., 18 vjeç. Nga përplasja, janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, rreth orës 20:15, në fshatin Kotodesh, Librazhd, motomjeti që drejtohet nga shtetasi I. B., 54 vjeç, është përplasur me një kafshë. Si pasojë, është dëmtuar 54-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.

‘Lenë nam Italianët’/ Pas Beratit ikin nga një tjetër vend pa paguar…

Pas ngjarjes në Berat, duket se largimi pa paguar në restorant është kthyer në trend, por rasti i ndodhur në Scilla është ndryshe .Një grup djemsh pasi konsumuan drekën janë larguar pa paguar faturën, por më pas janë detyruar të kthehen pasi kishin harruar telefonin. Rastin e ka bërë të ditur menaxheri Francesco Praticò, i cili ka shkruar në rrjetet sociale:

Sot një skenë e bukur. Një grup prej katër personash rreth të 35-40-tave ulen, hanë drekën dhe me dinakëri, në konfuzion, vendosin të largohen pa paguar. Sa keq, megjithatë njëri prej tyre harron celularin në tavolinë, ata u kthyen 45 minuta më vonë me bishtin ndër shalë duke kërkuar falje.

Menaxheri i restorantit në provincën e Reggio Calabria tha për Corriere se pronari i telefonit qëndronte me kokën ulur.

Nuk thamë asgjë, në këto raste është më mirë t’i lëmë të qetë. Gjithashtu pasi pronari i telefonit, i cili vazhdonte të lutej për falje me kokën ulur, në atë moment mezi priste të paguante dhe të largohej. Të vetëdijshëm se do të identifikoheshin lehtësisht përmes pajisjes, ata menduan se ishte e përshtatshme të ktheheshin për të paguar shumën e duhur.

Por sa ishte fatura? 103 euro, pra rreth 25 euro secili: “A ia vlente vërtet?” pyet menaxheri, i cili shton “Me sa duket ata thjesht donin të përjetonin adrenalinën e shkeljes së ligjit, por besoj se në jetë kemi nevojë për respekt, ishte një gjest budalla dhe i papjekur”, tha ai.

Francesco Pratico, menaxheri i restorantit

Me 8 euro shijuam midhje dhe verë/ Turisti italian nxjerr faturën e restorantit në Sarandë: “Na ofruan “xaxiq” dhe bukë falas…

Vendi ynë është “përmbytur” nga turistët italianë këtë verë. Të shumtë janë ata që kanë mbetur të kënaqur. Ky është rasti i një turisti italian, i cili ka postuar fotografinë e faturës nga një restorant në Sarandë. Ai në Facebook thotë se çmimet janë shumë të lira dhe se shërbimi ishte i shkëlqyer.

Postimi i tij ka tërhequr vëmendjen e medieve italiane të cilat e kanë pasqyruar gjerësisht.

Turisti thotë se për një pjatë midhje dhe gjysmë litri verë të bardhë, ka paguar 8 euro. Ai shprehet se restoranti gjithashtu ka vendosur t’i qerasë me një pjatë “xaxiq” dhe pak bukë falas. E sigurt që çmime të tilla nuk i gjen në Itali, shkruan ai.

Mesa duket është koha të promovohen bizneset model, të cilat nuk abuzojnë me turistët e huaj dhe ofrojnë shërbim të kulturuar.

Shpërndante drogë në një “Beach Bar”, ky është polici i arrestuar …

Personi që shihni në foto është efektivi i policisë Redjon Bello që u arrestua mbrëmjen e kaluar nga AMP pasi akuzohet për shpërndarje droge. Bello u arrestuar së bashku me një bashkëpuntorë tjetër, të cilët shfytëzonin një lokal ‘Beach Bar’ në qytetin e Sarandës për të kamufluar veprimtarinë antiligjore,

shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa tek shtetas të ndryshëm duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.

Gjithashtu në ambientet e lokalit u gjet dhe u sekuestrua edhe një armë zjarri e llojit pistoletë së bashku me municion, pa leje.

Arrestohet 25 -vjeçari në Pogradec, policia i gjen kanabis, fishekë dhe

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë vunë në pranga shtetasin M. K., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, fishekë luftarak, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi të vogël përzierje lëndësh narkotike (prekrusor) dhe një portofol me stemën e Policisë.

25-vjeçari gjithashtu ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, për të mos i kryer kontrollin fizik.

Ngjela: “Beleri në burg, fitore e madhe kundër anti-shqiptarisë! Manipuloi votat që Greqia të merrte qendrën e Labërisë – Himarën

Fitore e madhe për Shqipërinë. Sot Gjykata e Posaçme nëTiranë, e la në burg Fredi Belerin. Fitore e madhe e drejtësisë kundër anti-shqiptarisë. Por, ky është edhe një sukses i çështjes kombëtare shqiptare, sepse anti-sjqiorarizmi kërkonte që me agjentë të blerë të merrte bashkinë e Himarës. Ata çirren me ligësi antishqiptare, kurse shqiptarët qeshin me naivitetin e tyre mesjetar.

Ata kanë 200 vjet që duan ta bëjnë këtë, por tani Shqipëria u tha: rrini në punën tuaj se këtu vendi ka zot. Keni bërë krime kundër shqiptarëve, por tani ka ardhur koha e Shqipërisë. Dje Çamëria festoi në mënyrë madhështore festën e saj. Optimizëm, pas 78 vjetësh të dëbimit të tyre nga trojet etnike mijëravjeçare.

Por, po vjen një kohë tjetër.

Çamëria është Shqipëri.

Ta dinë mirë ata injorantë mesjetarë në Athinë që qajnë për një injorant, spiun dhe i dënuar për një krim nga Gjykata e Posaçme në Tiranë. Një farë Beleri, Beleri ky që manipuloi votat që Greqia të merrte qëndrën e Labërisë – Himarën.

Kurrë nuk do të mund ta marrë.

Dhe po bëhen qesharakë me tendencën e tyre të një gënjeshtre historike. Dhe mos harroni që Beleri ishte kandidat i koalicionit Berisha-Meta, për Himarën.

Ja ky është Sali Berisha.

Por, SPAK është ndërtuar ndërkombëtarisht për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni dhe antishqiptarët që i kanë marrë frymën deri tani

Pas pushimeve në jug të Shqipërisë/ Meloni rikthehet në Pulia duke konsumuar gafore…

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni pas pushimeve në jugin e Shqipërisë, është rikthyer në Pulia, ku po kalon disa ditë relaksi me familjen e saj në një fermë. Ministri i Politikave Bujqësore në Itali, Francesco Lollobrigida ka ndarë në “Facebook” një foto të Melonit, e cila mban në dorë një pjatë me gaforre.

Sot hamë gaforre blu! E mrekullueshme”- shkruan Lollobrigida krah fotos.

Kryeministrja italiane zgjodhi të kalojë katër ditë pushime në bregdetin e jugut të Shqipërisë, ku është takuar edhe me kryeministrin Rama.

Meloni ndërpreu pushimet e saj në Pulja e bashkë me familjen udhëtuan me një traget linje pas ftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama që i mirëpriti në rezidencën qeveritare të Vlorës.

Aktiviteti çiklistik/ Policia bllokon nesër disa akse në Korçë e Pogradec, ja masat dhe oraret…

Në kuadër të “Kupës së Shqipërisë Korçë 2023”, policia merr masa për mbarëvajtjen e aktivitetit çiklist. Policia e Korçës bën me dije se: Etapa e parë starton ditën e hënë më datë 21.08.2023, ora 16:00/Itinerari: fshati Piskupat, Pogradec-Unazë e Madhe, Pogradec-Bilisht-Korçë; Etapa e dytë starton ditën e martë, më datë 22.08.2023, ora 10:00/Itinerari: qyteti i Korçës-Maliq-Drithas-Plasë-Korçë.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë, plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit çiklistik “Kupa e Shqipërisë Korçë 2023”. Në datat 21.08.2023 dhe 22.08.2023, Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe bashkitë e qarkut Korçë, do të zhvillojnë në territorin e qarkut, aktivitetin çiklistik “Kupa e Shqipërisë Korçë 2023”, me pjesëmarrjen e kategorive (grupmoshave) të ndryshme.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për këtë qëllim, ju informojmë si më poshtë:

Etapa e parë starton ditën e hënë më datë 21.08.2023, ora 16:00/Itinerari: fshati Piskupat, Pogradec-Unazë e Madhe, Pogradec-Bilisht-Korçë;

Etapa e dytë starton ditën e martë, më datë 22.08.2023, ora 10:00/Itinerari: qyteti i Korçës-Maliq-Drithas-Plasë-Korçë. Policia e Korçës kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në akset rrugore të lartpërmendura, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti (sipas orarit të paracaktuar) deri në përfundim të tij. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.

Egnatia -Skënderbeu çel superligën, ujqërit kërkojnë triumfin në transfertën e parë…

Kampionati i kategorisë “Abissnet Superiore” 2023-2024 do të ngrejë siparin fundjavën e ardhshme me ndeshjen e javës së parë. Siç bën me dije Departamenti i Garave në FSHF, ndeshjet do të jenë të ndara në dy ditë e përkatësisht në datat 26 dhe 27 gusht 2023.

Sfida hapëse e sezonit do jetë ajo Egnatia-Skënderbeu, që luhet të shtunën duke filluar nga ora 17:00 për të vijuar me duelin Vllaznia-Kukësi, që do të startojë në orën 20:00.

Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera Laçi Erzeni dhe derbi Dinamo-Tirana.

Sakaq, për shkak të impenjimeve në UEFA Conference League, ku Partizani ndodhet në fazën play-off, dhe udhëtimi të gjatë në transfertën e Kazakistanit, klubi i Partizanit ka bërë kërkesë për shtyrjen e ndeshjes së javës së parë të “Abissnet Superiore” ndaj Teutës.