Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Buzaishtë,Pogradec, ku një vajzë 12-vjeçare është gjetur e varur në një kasolle në afërsi të banesës. Fatkeqësisht e mitura është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj, të cilët nuk kanë mundur ta shpëtojnë. Nga këqyrja paraprake e trupit të 12-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.