Pas naftës, vjen dhimbja e kokës…

Nga Lutfi Dervishi

Ngjarja më e madhe e 500 viteve të fundit, ndodhi sot. Shqipëria zyrtarisht ka njoftuar se në tokën e saj, më saktë në nëntokën e saj, ka ar të zi. Ndërkohë që ka nisur festa e madhe me komente dhe like në facebook e instagram një çështje e parëndësishme ka mbetur pa u sqaruar: çfarë do të bëjmë me qindra milionë dollarët e naftës?

Po sikur paratë që do të fitojmë e tejkalojnë GDP-në e vendit?

Nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Ashtu sikundër e bëri të qartë qeveria, që tani po punohet për Fondin Sovran që do të kujdeset për milionat. Mendjet më të mençura dhe të sprovuara në menaxhimin e fondeve publike kanë gati planin se si do të shpenzohen paratë. Dhe këtu vjen befasia.

Ndërkohë që shumëkush mund të mendojë se do të investihet në infrastrukturën rrugore, shëndetësi, arsim, mbrojtje, zgjidhja në të vërtetë vjen duke menduar “out of the box”.
Shqipëria e ka një traditë të pasur se si i shpenzon paratë kur “bie në para”. Të mos harrojmë 97, kur yjet e futbollit argjentinas zbritën në Lushnjë. Më 97 me ato para që na u ndodhën, morëm Kempesin. Më 2023 mund të marrim Mesin, Ronaldon, Mbappen, Haland and co.

Imagjino pak prestigjin që arrin vendi. Harrojeni naftën, monedha e ardhshme do të jetë prestigji. Prestigji do të ngjitet aq lart sa Shqipëria jo vetëm që do të shkojë në hënë, por do të ketë satelitët e vet e nuk do ketë më nevojë t’i marrë me qira.
Gjithmonë do të ketë krizerë dhe ziliqarë. Por çfarë te duhen spitalet dhe shkollat kur ke mundësi të shkosh në stadiume dhe të shlodhesh duke parë yjet në tokë dhe yjet në qiell?

Beteja sot nuk është kush pompon më shumë naftë, por kush ka imagjinatë më të zhvilluar.
Dhe nuk kursehet paraja kur është fjala për prestigj! Njeriu për një prestigj rron.

Edhe nëse nuk del nafta që pritet, të paktën gjysma e punës është bërë: Lajmi është dhënë, (disa herë) festa ka nisur, (disa herë), idetë nuk mungojnë, investitorët strategjikë janë në gadishmëri. A nuk janë këto arsye të mjafta për të festuar?! Dhe ata që kanë ndermend të protestojnë e kanë të gatshme parrullën: dua naftën time!

Luizin nuk e mbron dot fama/ Gjobitet nga policia për parkim të gabuar….

Fenomeni Luiz Ejlli duket se nuk ka epërsi para ligjit, pavarësisht famës dhe suksesit të tij të jashtëzakonshëm. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Ejlli shihet në praninë e një efektivi të policisë bashkiake, ku duket se po e gjobit për parkim në vendin e gabuar në kryeqytet.

Ndëshkimi duket se nuk i ka venitur entuziasmin dhe optizmin që e karakterizon duke u larguar i buzëqeshur.

Greqia pranon ndihmën/ Rama: “Forcat tona kanë hyrë në Greqi për shuarjen e zjarreve…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën e zjarreve në Greqi, pasi Shqipëria dërgoi forcat zjarrfikëse në anën tjetër të kufirit mesditën e sotme. Rama shkroi në Facebook se forcat e Mbrojtjes Civile kanë mbërritur në Greqi dhe do t’i vijnë në ndihmë vendit fqinj për shuarjen e zjarreve në Alexandropuli.

“Forcat tona të Mbrojtjes Civile kanë hyrë në Greqi për t’i ardhur në ndihmë fqinjit tonë, në shuarjen e zjarreve të egra në Alexandropuli”, shkroi Rama.

“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për t’u bashkuar me ne për të luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri”,shkruan kryeministri grek.

Gazeta britanike: “Si u bë Shqipëria, Italia e vogël…

Tabloidi i njohur britanik “The Sun” është media e radhës që i kushton një hapësirë të veçantë bumit turistik të Shqipërisë këtë verë. Ajo konfirmon se vendi ynë ishte kryefjalë e kësaj vere duke sjellë në vëmendje epitetin që “Financial Times” i vuri Shqipërisë si duke e quajtur “Italia e vogël”.

The Sun” shkruan se muajt e fundit Shqipëria ka parë një fluks të madh vizitorësh për shkak të plazheve fantastike dhe çmimeve më të lira.

Gazeta thotë se rritja e popullaritetit të vendit ka ardhur kryesisht falë ushtrisë së ndikuesve të mediave sociale që kanë pushuar në rivierën shqiptare. Nënvizohet se vendi ka tërhequr edhe shumë vizitorë të profilit të lartë, përfshirë Kryeministren italiane Giorgia Meloni e cila vizitoi bregdetin shqiptar me familjen e saj.

“The Sun” thotë se nuk janë vetëm plazhet fantastike të Shqipërisë, por edhe çmimet e lira që kanë joshur turistët, nga akomodimi në hotel deri te restorantet dhe shezlongët. Vlora, Dhërmiu, Ksamili, Himara dhe Saranda sugjerohen si destinacionet më interesante të rivierës shqiptare. “The Sun” sugjeron për t’u vizituar megjithatë edhe Tiranën që sipas saj kryesoi listën e qyteteve më të lira për vitin 2021.

Shqiptari racist rrëmben 25 emigrantë në Greqi: “Këta duan të na djegin, malet janë plot me bastardë…

Një shtetas shqiptar që jeton prej 33 vitesh në Greqi, në zonën e përfshirë nga flakët ditën e djeshme Aleksandropoli, ka publikuar një video të pazakontë në llogarinë e tij në “X”. Apostolos (Astrit) Tota më origjinë nga Kukësi, në videon e publikuar ka treguar një automjet të tipit trailer, në të cilin ka rrëmbyer 25 emigrantë të paligjshëm që jetojnë nëpër pyjet e Aleksandropolit, për të cilët thotë se janë përgjegjës për zjarret masive që kanë përfshirë vendin.

“Kam ngarkuar 25 copë, i kam në trailer. Këta po na djegin, 25 bastardë. Është mbushur gjithë mali. Ata janë të betuar të na djegin. Gjithë malet janë plotë, gjithandej.

Unë u bëj thirrje të dilni të gjithë dhe ti mbledhim se do na djegin, unë po ju paralajmëroj”, dëgjohet të thotë shqiptari që i mban të mbyllur emigrantët në një makinë dhe i quan “copë”… dhe bastardë. Mediat greke bëjnë me dije se personi që kapi emigrantët është një shqiptar që jeton në vendin fqin për 33 vite. Shqiptari është më origjinë nga Kukësi, ku bashkë me të kanë rënë në pranga dhe dy grekë.

Policia greke e ka arrestuar shqiptarin së bashku më dy grekë të tjerë vetëm pak më vonë.

Pronari i mjetit (shtetas i huaj), i cili shihet në një video duke tërhequr një rimorkio, ku ndaloheshin ilegalisht 13 emigrantë të paligjshëm, me origjinë siriane dhe pakistaneze, u identifikua, u soll dhe u ndalua në Drejtorinë e Sigurimit të Aleksandoupolit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Aleksandropolisit. Përveç pronarit të mjetit janë sjellë dhe ndaluar edhe dy shtetas të cilët dyshohet se e kanë ndihmuar.Të arrestuarit i referohen drejtësisë greke.

Video:

Greqia pranon ndihmën për zjarret, Mitsotakis falënderon Shqipërinë…

Ndryshe nga çfarë u raportua më herët, Greqia duket se ka ndryshuar mendje dhe ka pranuar ndihmën e Shqipërisë me një skuadër zjarrfikëse për situatën e rëndë të krijuar në qytetin e Aleksandrupolit. Kryeministri i shtetit fqinj ka bërë një reagim në Twitter,

duke falënderuar Shqipërinë për solidaritetin.

“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë për dërgimin në Greqi të 48 zjarrfikësve dhe 9 mjeteve, që do të na bashkohen teksa ne po luftojmë flakët në Aleksandropuli. Faleminderit Shqipëri”, shkruan Mitsotakis në Twitter.

12-vjeçarja u vetëvar në Pogradec/ Flet psikologia: “I kishte dhënë shenjat që pas divorcit të prindërve…është dështim i të gjithëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Pogradec, ku një 12-vjeçare u gjet e vetëvarur në kasolle pranë banesës së saj, ku ende nuk dihen rrethanat e plota. Lidhur me ngjarjen, psikologia Valbona Treska se fakti që vajza jetonte me babain dhe njerkën pas divorcit të prindërve ndikon tek fëmijët.

Sipas psikologes, fëmija i ka dhënë shenjat e para pas divorcit dhe se mund të ketë vuajtur ndër vite pasi dhe ankthi dhe depresioni janë shtuar jashtë mase.

Divorci ngarkon të rriturit, por sigurisht edhe fëmijët. Fëmija i ka dhënë shenjat që pas divorcit të prindërve. Nëse individi nuk kërkon ndihmë, atëherë të gjithë personat e tjerë duhet ta kenë në vëmendje dhe duhet të kërkojnë ndihmë, pasi fëmija mund të ketë vuajtur ndër vite. Ankthi, depresioni probleme të shëndetit mendor janë shtuar jashtë mase.

Duhet të tregohet më shumë kujdes, pasi mund të kemi të bëjmë me një gjendje emocionale të rënduar që më pas na sjell pasoja të rënda. Në rastin në fjalë mund të them se është dështim i të gjithëve dhe jo i vetëm familjes”, tha ndër të tjera ajo.

Pritja mer fund/ Terhiqet pas disa orësh Greqia, pranon ndihmën e Shqipërisë për zjarret…

Disa orë pasi refuzoi ndihmën e Shqipërisë për ta ndihmuar në situatën me zjarret, Greqia është tërhequr dhe ka pranuar ndihmën e vendit tonë. Situata në Greqi vijon të mbetet shumë problematike me shpërthimin e zjarreve që janë bërë thuajse të pakontrollueshme.

Ditën e djeshme u raportua për 18 viktima, të cilët u gjetën në zonat pyjore në veri të vendit.

Sipas mediave të huaja, dyshohet se viktimat janë emigrantë. Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret. Ndërkohë një spital në qytetin e Aleksandoupolis u desh të evakuohej.

Zonat pyjore në Aleksandropoli dhe në Rodopi gjithashtu janë përfshirë nga flakët, teksa në Aleksandropoli, zjarrfikësit vijojnë prej disa ditësh ‘luftën’ me flakët.

E pazakontë në Korçë/ Burri denoncon ish-gruan :”Ka dhunuar djalin 8-vjeç…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen K. T., 40 vjeçe, banuese në Korçë, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshorti i saj, i cili ka deklaruar se 40-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike

ndaj djalit të tyre 8-vjeçar.

Gazeta britanike: “Si u bë Shqipëria, Italia e vogël…

Tabloidi i njohur britanik “The Sun” është media e radhës që i kushton një hapësirë të veçantë bumit turistik të Shqipërisë këtë verë. Ajo konfirmon se vendi ynë ishte kryefjalë e kësaj vere duke sjellë në vëmendje epitetin që “Financial Times” i vuri Shqipërisë si duke e quajtur “Italia e vogël”.

The Sun” shkruan se muajt e fundit Shqipëria ka parë një fluks të madh vizitorësh për shkak të plazheve fantastike dhe çmimeve më të lira.

Gazeta thotë se rritja e popullaritetit të vendit ka ardhur kryesisht falë ushtrisë së ndikuesve të mediave sociale që kanë pushuar në rivierën shqiptare. Nënvizohet se vendi ka tërhequr edhe shumë vizitorë të profilit të lartë, përfshirë Kryeministren italiane Giorgia Meloni e cila vizitoi bregdetin shqiptar me familjen e saj.

“The Sun” thotë se nuk janë vetëm plazhet fantastike të Shqipërisë, por edhe çmimet e lira që kanë joshur turistët, nga akomodimi në hotel deri te restorantet dhe shezlongët.

Vlora, Dhërmiu, Ksamili, Himara dhe Saranda sugjerohen si destinacionet më interesante të rivierës shqiptare. “The Sun” sugjeron për t’u vizituar megjithatë edhe Tiranën që sipas saj kryesoi listën e qyteteve më të lira për vitin 2021.

Beleri-Bejleri-Beleris…

Nga Artur Zheji

Nëse çështja e ashtuquajtur Beleri-Bejleri-Beleris, do të degradojë në një shpërbërje të pandershme të institucioneve shqiptare, do të ketë padyshim një regres të ri, në luftën shtetformuese të shqiptarëve. Në këtë betejë, e cila në fasadë është për lirimin pa kushte dhe në mënyrë antiligjore të Fredi Belerit, thjesht sepse këmbëngul Athina zyrtare, është në “lojë”, shteti ligjor shqiptar!

Nëse gjykata shqiptare shkërmoqet edhe kësaj rradhe, humbja nuk do të jetë e Ramës, por e shtetit shqiptar që duhet të jetë gjithmonë e më tepër një institucion impersonal.

Berisha me Belerin ka hyrë në një rrugë qorre, nga e cila duhet të dalë. Në të mirë të atyre që e ndjekin, Berisha duhet të heshtë për këtë rast dhe të mos i dhurojë kaq bujarisht vota popullore Ramës, që po e menaxhon këtë situatë krejt logjikshëm, duke fituar konsensus në trojet shqiptare dhe në Bruksel.

Sepse Brukseli e di mirë, që Republika e Athinës, është i vetmi vend i Bashkimit Europian që nuk njeh asnjë minoritet etnik në popullsinë e saj.

Kryeministri Micotaqis, me një formim ekselent oksidental anglosakson, i kreu me sukses zgjedhjet e veta parlamentare dhe “Beleris question”, është në të vërtetë për të “Sikleti Beleris!”. Në të vërtetë, Micotaqis, studjuar në Harvard dhe doktoruar në Stanford për marrëdhënie ndërkombëtare, është një aleat i mirë i oksidentalizimit të Greqisë dhe Ballkanit.

Ai e di më mirë se sa shumica e populistëve sherrxhinj ballkanas, që oksidentalizimi i Greqisë është në të mirën e saj, ndërsa zgjidhja në mënyrë ballkanike, domethënë në mënyrë antiligjore e “Beleris question”, është një regres jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Athinën oksidentale.

Polikanët e tjerë helenë, që vizituan të “revoltuar” Himarën, panë se shumica e himarjotëve ishte e zënë me biznesin turistik dhe u zuri syri turma të mëdha me rroba banjo, që ndoshta i ngatërruan me “atraksione turistike” sezonale. Ata duhen mirëkuptuar, me sa duket persekutimi imagjinar i minoritarëve grekë, sjell akoma vota nëpër provincat e largëta.

Sado benzinë të hidhet në këtë çështje, Shqipëria do të rezistojë në mënyrë Ligjore, sepse në pikëpyetje, po vendoset shteti ligjor shqiptar. Por personalisht, nuk bashkohem me alarmizmin populist, nga të dy anët e kufirit greko-shqiptar. Thjesht duhen pastruar nga kabinetet ca këshilltarë pa vizion…

Në Shqipëri ekuacioni politik është edhe më i thjeshtë: E djathta, duhet të mos harrojë pro-Oksidentalizmin që e lindi politikisht. Kaq! Shumë shpejt, Himara e bukur, do të bëhet edhe më e bukur kur të jetë më pak e përçarë!/360grade.al

Rama: “Nafta në Shpirag njësoj si ajo e Arabisë, do ndryshojë ekonominë e vendit…

Kryeministri Edi Rama tha këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat se nafta e zbuluar në Shpirag është e një cilësie të lartë, e sipas analizave të laboratorit në Holandë, ajo ka të njëjtën cilësi si nafta e zbuluar në Arabinë Saudite. “Lajm interesant është se ende nuk është cekur ujë, i cili është nën rezervën, çfarë prezumon se madhësia e rezervës mund të jetë më e madhe. Nuk mund të flasim ende për shifra konkrete.

Informacionet në këtë fazë janë konfidenciale, pa marrë rezultatin e testit final, i cili përcakton nëse nxjerrja e kësaj pasurie është e arsyeshme nga ana financiare.

Nëse nxjerrja tejkalon financimin, atëherë rezerva do të mbetet aty deri në një fazë tjetër kur teknologjia të na mundësojë nxjerrjen. Pavarësisht se kompania Shell ka përdorur teknologjinë e fundit.

Nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë. Është hera e parë që kjo ndodh në vendin tonë. Burime të tjera që janë shfrytëzuar deri më tani kanë një naftë më të rëndë dhe vlera e saj është shumë më modeste. Sipas analizave të bëra në laboratorin e Holandës, nafta e zbuluar në malin e Shpiragut ka të njëjtën cilësi premium të Arabisë Saudite”,- tha Rama.

Mer fund çmenduria/ Euro arrin nivelin më të lartë në dy muaj, “frymëmarrje” për eksportuesit…

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 107.63 lekë, niveli më i lartë që prej datës 19 qershor. Brenda një dite, kursi i këmbimit të Euros është rritur me 1.61 lekë, ndërsa që nga data 20 korrik, kur preku minimumin historik prej 100.49 lekësh, Euro është forcuar me 7.1%, duke dëshmuar një luhatshmëri tejet të lartë për një periudhë kohore kaq të shkurtër.

Forcimi i Euros ka rimëkëmbur edhe kursin e valutave të tjera kryesore.

Dollari Amerikan po i afrohet kufirit të 100 lekëve dhe u këmbye të mërkurën me 99.48 lekë, në rritje të fortë me 2.21 lekë brenda një dite. Dollari ka prekur nivelin më të lartë që prej datës 7 qershor. Paundi Britanik arriti kuotën e 125.97 lekëve, niveli më i lartë që prej datës 23 qershor.

Agjentët e tregut valutor e shpjegojnë rritjen e ndjeshme të euros me një kërkesë në rritje gjatë javëve të fundit, veçanërisht në segmentin e bizneseve. Megjithatë, sipas tyre, kjo rritje ka edhe një dimension psikologjik, duke bërë që subjektet e kursit të fillojnë të krijojnë disa pritshmëri të caktuara. Gjallërimi i kërkesës për Euro ka shtuar disi pritshmëri për rritje të kursit, duke nxitur kërkesën dhe duke shtrënguar ofertën e monedhës europiane.

Tregu valutor ka kaluar faza të tilla afatshkurtra disa herë gjatë këtij viti, të karakterizuara nga një ringritje e shpejtë e kursit të këmbimit Euro-Lek. Edhe në këtë rast, një rritje kaq e madhe ditore e Euros zor se mund të shpjegohet me dinamika normale të kërkesës dhe ofertës, por më shumë me një fazë paniku, që tashmë po bëhet pak a shumë e zakonshme, edhe për shkak të luhatshmërisë së lartë që ka shfaqur kursi i këmbimit të Euros këtë vit.

Këtë vit, pozitat e forta të lekut në kursin e këmbimit kanë luajtur një rol të konsiderueshëm në zbutjen e presioneve inflacioniste dhe në mbajtjen e niveleve më të ulëta të normave të interesit krahasuar me Eurozonën.

Sipas Bankës së Shqipërisë, forcimi i kursit të Lekut ka ardhur kryesisht si rezultat i përmirësimit të Bilancit të Pagesave dhe shtimit të flukseve valutore hyrëse, veçanërisht nga turizmi. Një ringritje e kursit në teori do t’i shtojë këto presione dhe mund të diktojë një shtrëngim të politikës monetare në vjeshtë.

Ringritja e Euros rrit gradualisht kostot për huamarrësit në valutë të huaj, paralelisht edhe me rritjen e normave të interesit në monedhën europiane.

Ndërkohë, forcimi i Euros për momentin iu jep frymëmarrje eksportuesve, që këtë vit kanë pësuar humbje të konsiderueshme si rezultat i kursit të këmbimit. Megjithatë, nëse është e vërtetë se forcimi i Lekut gjatë këtij viti ka qenë i motivuar kryesisht nga faktorët fondamentalë të tregut, siç vlerëson Banka e Shqipërisë, për momentin është e vështirë të mendohet se këta faktorë po ndryshojnë papritur dhe rritja e fortë e ditëve të fundit ka më shumë tiparet e një faze kalimtare paniku./Monitor