Ish- arkitekti i Skenderbeut ,Ilir Daja shkruan historinë edhe tek Ballkani ,trondit Bate Borisov me poker…

Ballkani është shumë pranë përsëritjes së historisë dhe kthimit në fazën në grupe të Ligës së Konferencës. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka hedhur një hap shumë të sigurt duke fituar sot në Prishtinë me shifrat 4-1 ndeshjen e parë të play-off ndaj BATE Borisov.

Atë që nuk mundi ta bënte Partizani në raundin e parë të Champions, e bën Ballkani i Ilir Dajës, që jo vetëm fiton, por e arrin me goleadë, duke dëfryer spektatorët në “Fadil Vokrri” dhe gjithë dashamirësit e futbollist që e ndoqën ndeshjen sfiden.

Pavarësisht se pësuan që në minutën e 10-të, kampionët e Kosovës u kthyen në një “uragan” të pandalshëm, duke shënuar katër gola, një në pjesën e parë dhe tre të tjerë në fraksionin e dytë. Goli i fundit i shënuar nga Thaqi, nxori nga vetja edhe Ilir Dajën, që si rrallë herë nuk mundi t’i përmbante emocionet e gëzimit.

Kemi dominuar mbi kundërshtarin në çdo lloj gjëje. Kemi humbur shumë më tepër gola se kemi shënuar. Mund të ishim pak më të ftohtë para portës, në mënyrë që të kishim shënuar. Gjithsesi një rezultat 4-1 kundrejt një kundërshtari me eksperiencë, është një fitore goxha bindëse që këta çunat e Ballkanit e meritojnë. Meritojnë një bravo të madhe se çfarë kanë bërë.

BALLKANI 4-1 BATE BORISOV

31′ Jashanica, 58′, 66′ Tolaj, 89′ Thaqi / 10′ Laptev

https://x.com/kosovarfootball/status/1694792201513938968?s=46

https://x.com/kosovarfootball/status/1694802915045601345?s=46

https://x.com/kosovarfootball/status/1694805458295382053?s=46

Dy turistët italianë i kemi vrarë të gjithë nga pak…

Nga Mero Baze

Aksidenti fatal i dy të rinjve italianë në Ksamil është lajmi më i keq i sezonit. Dhe bëhet akoma më i keq, kur vrasësit nuk janë thjesht dy adoleshentë, por kultura jonë e paligjshmërisë, kur dy adoleshentë marrin makinën dhe lëshohen pa asnjë lloj frike rrugëve të zonës më të ngarkuar me trafik në Republikë, në këtë muaj.

Vrasja e dy turistëve italianë është dhe një krim tipik i kulturës sonë antiligjore, ku prindërit e kanë për nder që fëmijët marrin veturën në rrugë ende pa marrë patentën dhe akoma më keq, marrin me vete në veturë dhe shok të tyre. Ndëshkimet në këtë rast duhet të jenë jo vetëm për fëmijët, por dhe për të zotin e veturës që ua ka dhënë fëmijëve, dhe prindërit e tyre.

Dy turistët italianë janë vrarë, nuk janë aksidentuar.

Ata kanë qenë në rrugën e tyre dhe dikush ua ka prerë jetën në mes, thjesht nga papërgjegjësia e familjeve shqiptare, shoqërisë shqiptare dhe rendit publik. I kemi vrarë të gjithë nga pak. Dhe është pikërisht ndëshkimi që i japim turizmit tone, pikërisht nga veset tona. Shkarkimi i shefit të qarkullimit të Sarandës është një masë e padobishme. Nuk e di kush është, por problemi që ka qarkullimi në Sarandë dhe Ksamil në verë nuk ka lidhje me 5 policë që ka Saranda.

Saranda dhe Ksamili kanë nevojë për një status të ri të policisë bashkiake

gjatë sezonit veror dhe natyrisht për forca speciale shtesë, për të disiplinuar qarkullimin. Disa herë Bashkia e Sarandës e ka kërkuar këtë nga Ministria e Rendit në vite, por nuk i është miratuar. Këtë status aktualisht e ka vetëm Tirana. Vetëm në kryeqytet policia bashkiake mund të disiplinojë trafikun, të vendosë gjoba dhe të marrë nën kontroll trafikun kur ka krizë.

Së pari, kjo duhet të kthehet në ligj. Gjithë zona bregdetare e Shqipërisë në verë duhet që të konvertojë policitë bashkiake me kompetenca të policisë së qarkullimit rrugor dhe të marrin nën kontroll trafikun. Rrugët e Sarandës dhe Ksamilit, përveçse të ngushta dhe të papërgatitura për këtë fluks, vuajnë dhe kulturën e banorëve vendas, të cilët ende nuk e kuptojnë se çdo të thotë të parkosh 5 minuta mes të rrugës, sa të blesh bukë apo të pyesësh komshiun si ka fjetur mbrëmë.

Kultura sedentare e 9 muajve të dimrit në një qytezë bosh pa trafik, në verë kthehet në kancer për trafikun.

Shtoji kësaj dhe arrogancën e një pjese të turistëve që vijnë nga emigracioni për të demonstruar makinën apo statusin e ri të njeriut me lekë, dhe situata aty bëhet e papërballueshme. Aq pak policë sa ka Saranda, Lezha apo Kavaja për sezonin e plazhit, janë të papërfillshëm, nëse nuk angazhohen forca të reja.

Së fundmi, kjo ngjarje ashtu si aksidenti i vitit të shkuar në Llaman, duhet të kthehet në një precedent të ndëshkueshmërisë së lartë, duke ngritur në një standard tjetër ndëshkueshmërinë për përgjegjësinë familjare, shoqërore dhe ligjore për adoleshentët që përkëdhelen duke i kthyer në kamikazë rrugëve të Shqipërisë.

Nuk i kanë vrarë vetëm ata adoleshent turistët. Të gjithë i kemi ndihmuar vrasësit me kulturën tonë antiligjore në trafik, me tolerimin e paligjshmërisë dhe mbi të gjitha me mungesën e frikës nga ligji në raste të tilla./TemA

Nafta në Shpirag, ekspertët parashikojnë deri në 4 milionë dollarë fitime në ditë…

Taksat që do mblidhen çdo vit nga nxjerrja e naftës në Shpirag dhe jo vetëm, parashikohet të arrijnë deri në disa qindra milionë dollarë sipas ekspertëve të ekonomisë. Një 6-fishim i prodhimit të naftës pritet të arrihet, sipas ekspertit Fatos Çoçoli, përfitimet e së cilës Qeveria do t’i administrojë nëpërmjet Fondit Sovran.

Konsiderohet një fushë naftëmbajtëse e ngjashme me Italinë, Valt Dargi. Shumë e ngjashme me të Shpiragut. Nëse do të kapim dyfishin e prodhimit ditor, 20 mijë në ditë atëherë i bie që rreth 9.2 milionë dollarë kompania të nxjerrë vëllim të punës në ditë.

Me kontratën që ka me Shqipërinë ne mund të marrim deri në 40% ose 4 milionë dollarë në ditë. Po të jetë si e Valt Dagri ne mund të arrijmë ta 6-fishojmë prodhimin tonë në mes të vitit të ardhshëm”, shprehet ai.

Por si mund të përfitojnë qytetarët nga ky Fond Sovran?

“Në rast se kompania do të kalojë në prodhim industrial të shkallës së gjerë mund të bëhet fjalë për 1.5 miliardë euro prodhim në vit, në rast se gjërat shkojnë mirë.

Nafta në rast se nxirret në prill, nesër shteti do marrë 4 milionë dollarë, ose rreth 3.8 milionë euro i merr shteti jonë në muaj, në fund të vitit mund të përfitoj deri në 32 milionë euro. Kështu do ju shtonte pensionistëve nga 1 pesë mijë lekësh të ri.”

Për ngritjen e këtij fondi qeveria po studion praktika të ngjashme në disa shtete si Norvegjia, Arabia Saudite dhe atë të Azerbajxhanit. Kompania Holandeze “SHELL” parashikohet t’i paguajë shtetit shqiptar 10% rentë minerare dhe 50% tatim fitim.

Zjarrfikësit shqiptarë në Greqi, Rama: “Maksimalisht të përkushtuar(Video)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video ku shihen efekivët shqiptarë që punojnë për shuarjen e flakëve në Greqi. Kreu i qeverisë teksa vlerëson punën e tyre, thekson se janë maksimalisht të anagazhuar.

Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi,

janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë”,-shkruan Rama.

Bashkia Korçë për Gjimnazin “‘Themistokli Gërmenji’: “Ka përfundur rikonstruksioni nga brenda, po punohet për sistemimin e ambienteve të jashtme…

I transformuar krejtësisht Gjimnazi “Themistokli Gërmenji” në Korçë po bëhet gati për të pritur nxënësit në këtë vit të ri shkollor. Aktualisht po punohet për sistemimin e ambienteve të jashtme, ndërkohë që ka përfunduar puna për rikonstruksionin e të gjitha ambienteve të brendshme.

Nxënësit e kësaj shkolle së shpejti do të zhvillojnë mësimin në kushte super komode njofton Bashkia Korçë.

Euro mahnit kursin e këmbimit ,rritet 2 pike brenda ditës, prek nivelin më të larte gjate verës…

Euro vijon forcimin me ritme të shpejta kundrejt lekut. Ndërkohë që monedha shqiptare vijon të dobësohet përballë valutave të huaja. Një euro aktualisht po këmbehet me mbi 109 lekë duke prekur nivelin më të lartë në tre muaj. Ndërkohë vetëm në tre ditë ka fituar më shumë se 4 pikë. Në fillim të javës një euro këmbehej me rreth 105 lekë. Agjentët e tregut të këmbimit valutor e shpjegojnë këtë forcim të shpejtë të euros

me kërkesën e lartë për valutë nga bizneset por edhe nga bankat e nivelit të dytë.

Po ashtu mendohet se ky forcim ka edhe efekt psikologjik të lidhur përfundimin e sezonit turistik dhe largimin e turistëve të huaj si dhe emigrantëve që ishin kthyer në Shqipëri gjatë verës. Një forcim të konsiderueshëm ka pësuar edhe dollari, i cili tashmë ka tejkaluar nivelin e 100 lekëve.

Forcimi i euros është pozitiv për eksportuesit shqiptar, të cilët i kanë kontratat në euro por është lajm negative për të gjithë ata që kanë kredi në euro pasi do të paguajnë më shumë për këstin e radhës së kredisë.

Më herët Banka e Shqipërisë kishte paralajmëruar se kursi I këmbimit do të shkonte drejt stabilizimit gjatë shtatorit por sipas ekspertëve ky forcim i valutave të huaja kundrejt lekut mund të jetë edhe momental.

E rëndë në Sarandë/ Shtypi 2 turistët Italianë, shoferi i mercedesit ishte pa patentë….

Këta janë turistët italianë që u përplasën për vdekje në aksin Sarandë-Ksamil. Viktimë të aksidentit tragjik mbetën Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano. Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 të ditës së sotme.

“Benzi”, drejtohej nga 17-vjecari, Elio Raku, që nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën. I mituri është arrestuar dhe akuzohet për dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne mënyrë të parregullt” sipas nenit 291.

Erdhen me pushime për të festuar ditëlindjen por do të kthehen me arkëmort/ Këta janë dy turistët Italianë që ngelen të vdekur .I përplasi një 17-vjeçar me Mercedes …

Vincenzo Tizzano ishte në Shqipëri me mikun e tij për pushime por në këtë periudhë do të kishte edhe ditëlindjen. E në fakt, pak para se të humbiste jetën së bashku me mikun e tij Domenico Gritto, Tizzano festonte ditëlindjen. Fotot dhe rrëfimet dëshmojnë momentet e tij ku falenderoi të gjithë për urimet.

Dy italianët udhëtonin me një motor, i cili u përplas nga një automjet me të cilin udhëtonte 17-vjeçari Elio Rraku bashkë me një person tjetër. Për ngjarjen e rëndë, policia arrestoi shoferin e makinës. Rraku akuzohet për dy vepra penale, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimi i automjeteve ne menyre te parregullt.

Policia njoftoi se “rreth orës 3:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën, shtetasi italian Domenico Gritto., 24 vjeç dhe Vicenzo Tizziano, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”. Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”

Pas ngjarjes së rëndë Policia e Shtetit pezulloi shefin e rrugores në Sarandë dhe nisi një hetim administrativo-disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, për mospërmbushje të procedurave standarde të punës, në lidhje me marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë sezonit turistik.

Nga përplasja, trupat e dy turistëve italianë mbetën poshtë automjetit dhe u nxorën vetëm më vonë nga shpëtimtarët. Dy të rinjtë italianë humbën jetën në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të rënda që morën.

Domenico Gritto
Vincenzo Tizzano

Miliarderi italian Flavio Briatore pushime në Shqipëri: “Shërbim i shkëlqyer, deti si në jug të Italisë, mikpritje e jashtëzakonshme

Riviera shqiptare është kryefjalë e mediave të huaja dhe po “vlon” nga fluksi i turistëve të huaj. Flavio Briatore një nga biznesmenët më të njohur italian, ka zgjedhur vendin tonë për të kaluar këto ditë të nxehta gushti. Ai tha se në Shqipëri shërbimet janë të shkëlqyera, deti njësoj si në jug të Italisë dhe mikpritja e jashtëzakonshme.

Pushimet në plazh në Shqipëri, deti atje është i njëjtë me atë që kemi në Puglia, Sicilia, Calabria, nuk ndryshon shumë.

Unë e njoh mirë Shqipërinë, shërbimet janë shkëlqyera. Unë besoj se secili duhet të shtrijë këmbët sa ka jorganin. Për fat të keq në Itali ka pasur rritje të mëdha çmimesh.

Unë do shkoja pa asnjë problem t’i bëja pushimet në Shqipëri. Atje ka një det shumë të bukur. Shqipëria është pak a shumë si Italia 10-20 vite më parë, Rimini, Riçione, mikpritje e jashtëzakonshme. Nuk kam asnjë problem t’i bëj pushimet në Shqipëri”,-tha Briatore në emisionin ‘Zona Bianca’ në Rete4.

Rama i shkruan gazetarit grek: “Shpresoj që të mos kesh problem të përballesh me “faktet” që ekspozove për të më sharë në publik….

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në median e tij sociale Facebook ku ka zhvilluar një bisedë me gazetarin grek të së përditshmes ”Ekathimerini” e cila ka botuar një artikull me titull “Lëreni të betohet”, referuar kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Kreu i qeverisë shqiptare ka postuar mesazhet e shkëmbyera mes tij dhe gazetarit, teksa ka bërë me dije gjithashtu se do të zhvillojnë një intervistë të dielën e 27 gushtit.

Unë quhem Edi Rama dhe më dha numrin tuaj nga një mik grek, pasi lexova se jeni kujdesur të shkruani për mua në prestigjozen Ekathemirini!

Mendova se nuk ishte një ide e keqe të komunikoja drejtpërdrejt me ty dhe shpresoj të mos e kem gabim, pasi shpresoj që të mos kesh problem krenarie të përballesh me “faktet” që ekspozove për të më sharë në publik pa u kujdesur të pyesësh për mua. anën e historisë dhe vetëm atëherë gjyko vetë faktet reale dhe ato të sajuara nga kushdo qoftë në të dyja anët!

Unë jam i lumtur të flas me ju nëse jeni gati të më jepni të drejtën e përgjigjes dhe të respektoni parimin themelor të një shtypi të lirë, të pavarur dhe jo të njëanshëm!”, shkruan Rama në mesazhin e drejtuar.

”Që të jem i sinqertë, me një lider si ju, unë jam i tunduar të kërkoj një takim në Facetime dhe do më pëlqente të vendosja një komunikim direkt me ju dhe gjithashtu do t’iu kërkoja një ditë për të qenë plotësisht i përgatitur, por më lejoni fillimisht të flas lidhur me këtë me botuesin dhe të rikthehem tek ju.

Duhet ta informoj atë më parë. Po jam dakord. Unë do t’iu dërgoj ju intervistën e zbardhur që ju të aprovoni fjalët tuaja dhe sigurisht, kur ta kemi të aprovuar prej jush zbardhjen, ne mund të informojmë lexuesit edhe për këtë mënyrë speciale tuajën për të na u qasur dhe për të folur me publikun.

Zoti kryeministër, ju jeni një zbulim i vërtetë për mua. Faleminderit! Ky mesazh është më shumë sesa i mjaftueshëm për ta konfirmuar procesin. Tani me siguri ne mund ta realizojmë një intervistë dhe është vërtet një nder për ne që ju na u qasët për ta diskutuar këtë çështje gjerësisht”- shprehet gazetari grek.

Një tjetër Mihal shfaqet në Sarandë/ Pronari i apartamentit mban peng 6 turistë italianë(Video)

Një shqiptar nga Kosova që iu kishte lëshuar me qira apartamentin 6 turistëve italianë i ka mbajtur peng për 1 një orë pasi pretendonte se i kishin dëmtuar disa pajisje në shtëpi. Më pas me të mbërritur policia ai është arrestuar. Më poshtë njoftimi për ngjarjen dhe pamjet e servirura nga policia.

Mbajti peng 6 italianë se i dëmtuan paisjet, prangoset kosovari. Policia njofton se pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, një shtetas iu kishte hequr lirinë, në mënyrë të kundërligjshme, disa shtetasve, në një apartament, shërbimet e Komisariatit te Policisë Sarandë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të menjëhershme të shërbimeve të Policisë, është vënë në pranga shtetasi J. A., 59 vjeç, banues në Prishtinë, si dhe është bërë lirimi i shtetasve, nga apartamenti.

59-vjeçari, për rreth 1 orë, iu ka hequr lirinë 6 shtetasve italianë, në apartamentin që iu kishte dhënë me qira, pasi pretendonte se këta shtetas i kishin dëmtuar disa pajisje në këtë apartament .Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Po tranportonte 5 emigrantë të paligjshëm ,arrestohet 54-vjeçari në Qaf-Plloçë…

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 17”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-K. M., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që do të transportonte kundrejt pagesës, shtetas të huaj, me qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur Qafë Plloçë, bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Citroen”

u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët 54-vjeçari do t’i transportonte kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin ilegalisht drejt vendeve të BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Zyrtare/ Ermir Rashica dhe Suhejl Muharem, firmosin me Skënderbeun

Skënderbeu po i jep dorën e fundit përgatitjeve për javën e parë të Superiores, aty ku skuadra korçare synon që të rikthehet edhe një herë tjetër në nivelet e dikurshme. Së fundmi, me bardhekuqtë kanë firmosur edhe Ermir Rashica dhe Suhel Muharem, lajm ky i zyrtarizuar nga vetë klubi i Skënderbeut.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Ermir Rashica dhe Suhel Muharem zyrarisht bardhekuq!

Rashica vjen pas marrëveshjes së arritur me klubin Trepça 89, ndërsa Muharem ka firmosur kontratën që e lidh për 3 vitet e ardhshme me klubin bardhekuq. Suksese djema! forcaujqër ♥️

Mbante mbyllur në kontenier 13 emigrante/ Shqiptari në Greqi: “Kam biznesin 200 m larg do digjnin zonën…

Biznesmeni me origjinë shqiptare i cili banon në Aleksandropolis ka dhënë versionin e tij për ngjarjen me 13 emigrantët që mbante ilegalisht në një rimorkio. Unë nuk jam fashist apo racist,” tha ai për GRTimes, duke e identifikuar veten si një person që nuk ka prirje raciste, duke e bërë të qartë se ai nuk është fashist.

Vendi ku kam qenë është 200 metra nga biznesi im. Në zonë u gjetën disa struktura të improvizuara ndezëse. Ditët e mëparshme ishin evakuuar periferitë dhe vendbanimet e Aleksandropolisit, si dhe Spitali i Përgjithshëm Universitar. Natyrisht, të gjithë banorët kishin humbur gjumin dhe ishin në gatishmëri që zjarri të na gjente gjatë natës”, tha fillimisht ai dhe vazhdoi:

Në pikën specifike midis Aleksandoupolit dhe S. Kilit, pas një zinxhiri supermarketesh, vura re një grup prej 13 personash të cilët ndodheshin rreth një objekti dhe po përpiqeshin t’i vinin flakën teksa mbanin në duar një tullumbace që mbante erë benzine dhe ata gjithashtu sollën një thikë me to. Menjëherë kam thirrur dy bashkëqytetarë të mi që ndodheshin në vendngjarje dhe i kemi kërkuar që të hidhnin thikat dhe sendet që mbanin në duar. Ne i penguam ata të krijonin një burim aktiv zjarri brenda strukturës urbane. Atëherë do të duhej të sigurohej që ata të mos iknin dhe të na sulmonin derisa të vinte policia. Menjëherë thirra 100 dhe pas dhjetë minutash në vendngjarje mbërriti një patrullë policie dhe i mori”.

Videoja është realizuar teksa prisnim të vinte policia, pasi doja të njoftoja bashkëqytetarët e mi për ngjarjen, konkretisht se pas kaq ditësh shuarje zjarri, kam pikasur zjarrvënës në qytet teksa po përgatiteshin të vendosnin zjarrit. Nuk më interesonte nëse ishin emigrantë, nëse vinin nga Shqipëria, Siria, Greqia apo Australia. Unë nuk jam as fashist, as racist dhe jam absolutisht i sigurt që këtë e dinë edhe bashkëqytetarët e mi të Aleksandoupolit me të cilët kam bërë biznes gjatë gjithë këtyre viteve ”, përfundon ai.

Sipas avokatit të biznesmenit, Vasilis Demiri, çështja po hetohet në dy aspekte nga Gjykata e Drejtësisë, e cila është e vetmja kompetente për të vendosur.

Ne do të ofrojmë çdo ndihmë të mundshme dhe çdo element që do të kontribuojë në kërkimin e së vërtetës thelbësore. Për momentin kemi marrë një afat për kërkim falje para zonjës Anakritria për të premten”, thotë ai duke folur për GRTimes.