‘Shqipëria 2030’/ Rama: “Portet tona turistike do te jenë kartolinat e vendit kampion te turizmit në rajon

Shqipëria këtë verë, ishte destinacioni i preferuar i turizmit në rajon, ku me mijëra të huaj dhe shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit, erdhën në Shqipëri, për t’i kaluar këtu pushimet e tyre. Është kjo pika e fortë të cilën Kryeministri Edi Rama, nuk lë rast pa e përmendur, turizmi i cili sipas Ramës, deri në vitin 2030, do të kulmojë në Shqipëri

Poszimi nga Edi Rama:

Kjo pamje e rrallë e mbrëmjes së sotme në portin e Durrësit, ushqen parafytyrimin e bukur të turizmit të jahteve në Shqipërinë2030 kur portet tona turistike do të jenë kartolinat e vendit kampion të turizmit në rajon.

Soni Malaj ngre temperaturat në Sicili, mahnit fansat me bikini (Video)

Jemi në sezonin e verës dhe Vip-at shqiptar nuk ngurrojnë të pozojnë me bikini e të ndajnë me ndjekësit e tyre foto dhe video nga pushimet e tyre. Së fundmi, këngëtarja Soni Malaj në profilin e saj në ‘Instagram’ ka postuar një video ku shfaqet me bikini duke kërcyer afër detit.

Teksa është duke pushuar në Sicili të Italisë,

këngëtarja i ka përditësuar fansat edhe me disa foto ku tregon edhe format e tonifikuara të trupit.

Zbret shumë vlerësimi për ‘Festën e Birrës në Korçë’/ Vërshojnë komentet negative nga vëndas e turistët: “Të shesin edhe ajrin…

Festa e Birrës në Korçë “ u promovua këtë vit në të gjitha mediat si një nga eventet më mahnitëse në Shqiptari dhe që rekomandohej për t’u vizituar. Etiketa mediatike apo cilësimi si eventi me i madh në vënd u bë një refren tek të gjithë. Nqs më parë vlerësohej me 5 nga 5 vlerësimet e mundshme tani në gusht fatkeqësisht ky vlerësim ka zbritur shumë poshtë, bazuar në përshtypjet që kanë dhënë vëndasit e turistët për eventin.

Jemi budallenj dhe ne populli bojkotoni dhe ta shikoje bashkia!!!! Injoroheni festen, se vetem feste nuk mund te quhet. Ky eshte hajdutllek qe i behet popullit. Turp te kene zagarret e poplitikes. Harruan qe nga populli e zune ate vend. Mos u ngopshin dhe mos i gezofshin parate se eshte djersa e popullit!!!!!!! Shkruan Afërdita.

Ata bejne te kunderten rritin çmimin dhe gotën ta mbushin me 2 gisht shkumbe Kanace Korça jashte 90 ,brënda në feste 150 lek .Feste pa oferta qe te argetohen te gjithe nuk ka, asnje dhurate skam degjuar ndonjehere shkruan Zhujleta.

Po mos shkoni fare .Ok e pije birrën në pogradec shkruan Gjon Noli .

Shumë i shtrenjtë dhe sjellje arrogante. Hera ime e parë dhe e fundit. Mos shpenzoni kohë të vini këtu. Ata pothuajse të shesin edhe ajrin që ju thithni. Tregtarët janë hileqarë dhe të pasjellshëm. shkruan Murati, një tjetër turist që ka qënë në Festa e Birrës

Feste koti,..faree koti .hyrja me lek,..birat shtrenjte …shko pi nje bire ne lokali ku prodhohet dhe je ne kenaqesine tende .. Dhe nuk paguan as hyrjen dhe as ato greckat, por te ishin me çmim te arsyeshem dhe hyrja falas te paguajme terminalin,..pika qe sju bie shkruan Liljana.

Pushimet që u kthyen në tragjedi/ Si ndërroi jetë vogëlushja 1 vjeç e gjysmë pasi konsumoi metadon…

Një ngjarje tragjike ndodhi në Tiranë një ditë më parë, kur vogëlushja Soleil Andolfi ndërroi jetë në spital. Vajza një vjeç e gjysmë u sëmur teksa ishte me pushime me familjen në Delvinë dhe u dërgua në spitalin aty pranë, por nuk mund të bënin asgjë për të. Nëna Lorinda, babai Alessandro, dy vëllezërit e vegjël dhe të gjithë familjarët janë shkatërruar nga dhimbja. Komuniteti i Delvinës dhe Centobuchi në Itali është gjithashtu i tronditur.

Vogëlushja Soleil Andolfi vdiq në vetëm 19 muajsh, papritur, ndërsa ishte me familjen e saj nga gjyshërit e saj nga nëna. Gjithçka ndodhi brenda pak ditësh. Në fakt familja e vogëlushes ishte infektuar me Covid gjatë pushimeve dhe më vonë vogëlushja kishte filluar të ndihej keq por nuk dihet nëse edhe ajo ishte pozitive.

Në momentin që Soleil filloi të përkeqësohej, ajo u transportua në spital ku nuk mund të bënin asgjë dhe ajo vdiq.

Analizat do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes. Pra, ajo që supozohej të ishte një festë e shkujdesur është kthyer në një makth dhe më e keqja. Sipas mediave të ndryshme, vogëlushja konsumoi metadon, i cili u gjend aty nga daja i saj, i cili e përdorte.

Vetëm një vit e gjysmë dhe vogëlushja vdiq para syve të prindërve të saj Lorinda dhe Alessandro. Familja kishte jetuar për disa vjet në Centobuchi në via Borgo Nuovo së bashku me dy fëmijët e tjerë. Trupi i vogëlushes do të kthehet në Itali nesër, e shtunë 26 gusht. Në orën 16.30 varrimi do të bëhet në kishën Regina Pacis.

Helmimi i 41 turistëve polakë në Vlorë/ AKU del në përfundim: “Nga gjetjet paraprake ushqimi ka qenë i prishur nga temperatura e lartë

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Vlorë shpreh shqetësimin e thellë për incidentin e fundit, ku ishin të përfshirë disa pacientë të rinj nga Polonia, të cilët ishin me pushime në Shkodër e kanë udhëtuar drejt Vlorës. Pas udhëtimit me anije në Vlorë, menjëherë, janë paraqitur për kujdes mjekësor pranë Spitalit Rajonal Vlorë, me të cilët kemi punuar ngushtësisht.

Momentalisht, do donim të siguronim publikun e gjerë që situata e pacientëve nuk paraqitet kritike dhe AKU po kontrollon të gjithë subjektet sipas itinerarit të turistëve.

I bëjmë thirrje operatorëve të kenë kujdes dhe të mos operojnë me shërbim ushqimi pa qenë të autorizuar e të licencuar lidhur me kriteret e sigurisë ushqimore dhe të kenë kujdes me kushtet e ruajtjes në temperaturat e larta të sezonit.

Udhëzojmë konsumatorët të mos konsumojnë ushqime që kanë qëndruar për më shumë se 2 ore pas gatimit jashtë frigoriferit.

DRAKU Vlorë po bashkëpunon me autoritetet vendore shëndetësore dhe agjencitë ligjzbatuese për udhëheqjen e një hetimi toksikologjik lidhur me çështjen. Objektivi ynë kryesor është përcaktimi i burimit dhe shkakut të kësaj incidence ushqimore që ka prekur pacientët.

Gjetjet paraprake orientojnë tek një lidhje e mundshme mes operatorit që ka shërbyer ushqim dhe kushteve klimaterike me temperatura të larta.

Shëndeti dhe siguria e konsumatorëve janë rëndësia e posaçme e punës së AKU-së dhe për këtë po mbledhim informacionin e dobishëm për të evidentuar e identifikuar çdo gabim në protokollet e sigurisë ushqimore, për t’i adresuar siç ligji parashikon. Skuadra jonë po koordinohet me profesionistët e kujdesit shëndetësor në Spitalin Rajonal të Vlorës për t’u siguruar që pacientët të marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

DRAKU Vlorë do vijojë të informojë publikun mbi progresin e këtij hetimi. Ftojmë këdo që ka informacion mbi subjekte që tregtojnë jashtë standardeve të sigurisë ushqimore të denoncojë në info@aku.gov.al dhe në numrin e gjelbër 08007575 për të qenë së bashku në përpjekjen për sigurimin e mirëqenies së konsumatorëve.

Klodiana Shala: “40-vjeçarët janë më të fortë ,të rinjtë sot janë të lodhur…

Klodiana Shala ishte mëngjesin e kësaj të premte në “Good Morning Albanians” për të folur rreth moshës kur arrijmë mirëqenin fizike dhe mendore. Ajo tha se kjo varet shume edhe nga mënyra se si e ke jetuar jetën dhe se sa i kujdesshëm ke qenë me trupin e organizmin. Shala tha se ka edhe një ndryshim mes brezave, pasi sipas saj të rinjtë në këtë periudhë janë më të lodhur se të rinjtë e dikurshëm e madje sipas sportistes 40-vjeçarët

janë më të fuqishëm se 20-vjeçarët e tanishëm.

Me çfarë shikojmë në jetë, mua mbi 40 më duken më të fortë mendërisht, por edhe fizikisht, janë më të fortë se 20-vjeçarët. E vërtetojmë po deshët, kush zgjodhët në 5 dhe rri deri në 11 të natës? Të rinjë janë të lodhur sot”,-tha sportistja.

Superliga nis me Egnatia-Skënderbeu/ Gvozdenoviç: “Kemi ekip me talente që dinë peshën e fanellës…

Sezoni i ri futbollistik 2023/2024 do të hapet me takimin Egnatia-Skënderbeu. Rrogozhinasit do të masin forcat ndaj korçarëve të cilët rikthehen në elitën e futbollit shqiptar pas 1 viti mungese. Përpara takimit, trajneri i bardhekuqve, Ivan Gvozdenoviç tha se nuk kishte emocion që do të luante në Superiore porse ndiente kënaqësi, e gjithashtu vlerësim për klubin që ka bërë afrimet e duhura me talente….me 22 apo 23 vjeçarë që dinë peshën e fanellës…

Por tekniku serb e pranon se i druhet Egnatias, e ndaj tyre kërkon kujdes.

Gvozdenoviç tha se skuadra është përgatitur mirë dhe do të kërkojë të luajë bukur e të marrë pikë kundër Egnatias.

U shkarkua nga detyra në spitalin e Traumës/ Mjeku anestezist bën postimin prekës :‘Më thoni çfarë të bëj. Të dal të lyp apo…?’

Mjeku anestezist reanimator Apostol Vaso është shkarkuar nga detyra si mjek pranë spitalit të Traumës. Vaso është shkarkuar për arsyen se “ka zero kredite nga Qendra e Edukimit ne Vazhdim” dhe nuk mund të pajiset me licencë nga Urdhri i Mjekut. Te dal te lyp, per te siguruar jetesen, te zhdukem.nga syte kemebet, apo te sfidoj kedo, qofte edhe i vetem…? Qe sot une jam I pushuar nga puna ne Spitalin e Traumes.

Arsyeja eshte, sepse une jam me Zore(0) kredite nga Qendra e Edukimit ne Vazhdim dhe keshtu qe nuk mund te pasjiem me licence nga Urdheri I Mjekut.

Strukturave te vleresimit te aftesise se punonjesve shendetesor ketu ne Shqiperi nuk ju mjefton puna ime shkencore, madje ata ndjehen te turperuar nga une. Spitali ndjehet gjithashtu i turperuar nga une, sepse kam prezantuar hypotezen ne Gjermani, ne prezencen e ambasadoreve perkates dhe autoriteteve me te larta shkencore te atij vendi.

Siptali te Traumes I vjen turp prej meje qe jam I nominuar per Cmimin “Radovicka” te Akademise sone te Shkencave.

Spitali te Traumes, Ministria e Shendetesise dhe Fakulteti I Mjeksise ndjehen te turperuar qe punimi yne eshte I ciltuar nga te gjitha revitat e medha te shkences mjeksore mbi 200 citime, nga revistat me impaktin me te larte,si asnje tjeter ketu ne Shqiperi ? Qeverise dhe Ministrise tone I vjen turp nga une, qe Komiteti Shkencor I IASP (mbi 60 shkencetar) ne vitenn2010 i ka propozuar te me akordojne titullin Profesor,

me Vendim te Keshillit te Ministrave per merita te vecanta ne Mjeksine Boterore.

Qeverise dhe Ministrise perfshi ketu edhe Fakultetin e Mjekesise I vjen turp nga une qe jam spiker I ftuar ne Kongrese Boterore te shkences se Algologjise. Qeverise, Ministrise, Fakultetit te Mjekesise, Drejtorise dhe kolegeve ndoshta I kam turperuar qe puna jone vleresohet prej Universiteteve me te rendesishme te botes si nje me IMPAKT REVOLUCIONARIZUES NE SHKENCEN MJEKSORE BOTERORE.

JU LUTEM.MIQ ME KESHILLONI, CFARE DUHET TE BEJ…?

1- TE LARGOHEM NGA SHQIPERIA,SEPSE UNE KAM LICENCE TRAJNUESI NDERKOMBETAR PER DHIMBJEN ?

2- TE PAGUAJ RRYSHFETE QE TE PERFITOJ LICENCEN MJEKESORE DHE TE VAZHDOJ TE LUTEM TEK NJEREZ, QE DERI ME SOT NUK KANE BERE ASNJE GJE DHE NUK KANE ASNJE LIDHJE ME MJEKESINE ?

3- TE DAL DHE TE ULEM TEK KRYEMINISTRIA, MINSTRIA E SHENDETESISE, NE FAKULTETIN E MJEKSISE ,APO EDHE PARA DREJTORISE SE SPITELIT TIM, PER TE LYPUR PARA PER TE SIGURUAR JETESEN TIME..?

ME TREGOMI JU LUTEM.”- shkruan mjeku në një postim në rrjetin e tij social FaceBook.

Kalaja e Trajanit (#Trojanit) – Në Tren, Devoll – Korçë

Nga Aleksander Hasanas:

Përse kaq indiferentë ndaj kuturës, lashtësisë, autoktonisë; iliro shqiptare? Kalaja e Trajanit është një monument i trashëgimisë kulturore në #Tren, në rrethin e Devollit, (BYLIST #BILISHT) të qarkut Korçë, Shqipëri. Kjo Kala përbëhet nga 5 radhë muresh, çka tregon sigurinë e madhe që ofronte kjo kala, e cila Ishte një ndër më të mëdhatë në territorin e Ilirisë, duke u shtrirë në plot 23 ha.

Muret e saj kanë një gjatësi të përgjithshme prej 3 km. Fortifikimi ngrihet mbi një kodër 1200 m. të lartë në afërsi të shpellës së Trenit.

Një faqe e kodrës krejt shkëmbore bie thikë mbi liqenin e Prespës së Vogël. Me pjerrësi të madhe bien dhe faqet e tjera, me përjashtim të anës jugperëndimore, ku ka mjaft tarraca të gjera natyrore të përshtatshme për banim.

Tre rrathë të tjerë muresh, të dallueshëm qartë, prej të cilëve njëri ka mbetur i papërfunduar, përshkojnë faqen jugperëndimore të kodrës. Vetëm buza veriperëndimore. e saj, krejt shkëmbore dhe e pangjitshme, është lënë e pafortifikuar.

Muret kanë një gjerësi prej 3.20-3.50 m dhe janë ndërtuar me gurë të papunuar, lartësia e mbetur tashmë në faqet anësore shkon nga 60-1.20 m. Kalaja e Trajanit, është një nga vendbanimet e fortifikuara prehistorike, më të mëdha në territorin e Ilirisë. Ai përfshin brenda mureve, që kanë gjatësi të përgjithshme prej 3 km, një sipërfaqe prej 23 hektarë.

Megjithatë mbrojtja e këtij vendbanimi nuk përfundon me kaq. Në anën jugore të kalasë ngrihet një kodër, që lidhet me të parën me një qafë, e cila shërben si rrugë kalimi për t’u ngjitur në kala nga ana juglindore. Pikërisht në këtë vend ruhet një mur me gjatësi 500 m, i cili kalon nëpër lartësinë e kodrës, duke e përshkuar atë mes përmes. Ky mur, i njohur sot me emrin “Muri i Mokut”, mund të jetë ndërtuar në një periudhë më të vonë dhe ka shërbyer si pritë në rastin e ndonjë sulmi të befasishëm për banorët, që jetonin jashtë mureve të kalasë.

Fortifikimi i Trajanit, siç kuptohet nga vetë forma planimetrike e tij, është zhvilluar nëpërmjet të disa fazave. Fortifikimi i platformës së sipërme, që është kryer në fazën e parë, paraqet një tip të ngjashëm me kalanë e Podgories; (#Këmbgurit).

Në një periudhë të dytë është fortifikuar një pjesë e shpatit juglindor të kodrës për aq sa kërkonin nevojat për mbrojtje të asaj periudhe. duke përfshirë në të një pjesë të popullsisë që banonte në shpatin e kodrës.

Periudhës së tretë i përket muri i madh rrethues, brenda të cilit përfshihej një pjesë e konsiderueshme e faqes së kodrës, ndërsa muri tjetër i dyti i periudhës së fundit, i papërfunduar, synonte të krijonte një ndarje të re të brendshme, që do të bashkonte buzën e greminës me murin rrethues.

Vendbanimet e mbrojtura me shumë mure rrethuese janë një tipar karakteristik për fortifikimet ilire të një periudhe të hershme, zakonisht në majën e kodrës, duke luajtur rolin e një akropoli.
Madje edhe pasi qytetet e mëdha qenë përhapur përtej kufijve të mbrojtjeve të tyre fillestare, muret rrallë qenë shtrirë për të përfshirë këto zona të reja përpara fundit të shek. VII ose fillimit të shek. VI p.e.r.

Objekte të gjetura në afërsi, që me siguri i përkasin një tume ilire, datohen në shek. VIII-VII p.e.r.

Gërmimet arkeologjike në se do të kryhen në të ardhmen në këtë kala, do të mund të zbulojnë një qendër të rëndësishme paraurbane për pellgun e Korçës dhe ndoshta në fazën e fundit të zhvillimit të saj një nga qytetet e para të ilirëve, të cilët nuk kanë munguar të përmenden në Ilirinë e Jugut nga autorët antikë, që në shek. VI-Vp.e.r.

Referime:

• ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I DEVOLLIT. Instituti i Monumenteve të Kulturës – Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 tetor 2019. Marrë më 11 tetor 2016.
• ^ Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond (1994). Collected studies. Hakkert. fq. 6.
• ^ a b c Gjerak Karaiskaj (1981). 5000 vjet fortifikime në Shqipëri. Shtëpia Botuese “8 Nëntori.

Ngrohja globale godet edhe Milanon/ E mërkura shënon rekord të ri temperaturash. Shifra të papara prej 260 vitesh për Gushtin…

Temperatura mesatare të regjistruara ditën e mërkurë në Milano aritën në 33 gradë Celsius duke shënuar një rekord të ri për muajin gusht. Rekordi prej 32.8 gradë Celsius ishte vendosur më 11 gusht 2003. E mërkura ishte dita më e nxehtë në Milano në 260 vjet, njoftoi sot Agjencia Rajonale e Lombardisë për Mbrojtjen e Mjedisit (ARPA).

Agjencia (ARPA) njoftoi se temperatura mesatare për ditën ishte 33 gradë Celsius, 0.2 gradë mbi rekordin e mëparshëm prej 32.8 gradë Celsius të vendosur më 11 gusht 2003. Temperatura të dhënat filluan të regjistroheshin nga stacioni Brera i Milanos në 1763.

Kryeqyteti rajonal i Lombardisë ishte një nga qytetet kryesore italiane në alarm të kuq të mërkurën e kaluar, pasi vendi vazhdoi të goditet nga cikloni Nero.

Temperaturat do të qëndrojnë të larta deri në fund të javës, kur pritet të përfundojë vala e të nxehtit dhe temperaturat do të zbresin nga 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa vende-vende priten reshje të dendura shiu.

Dinastia e re /Ilary Blasi, ‘viktima’ e pare e djalit te Berlusconit. Mbyllet programi i saj i njohur…

Ilary Blasi jashtë “Mediaset”. Pas drejtimit të programit të njohur “L’Isola dei Famosi” pranverën e kaluar, ish-bashkëshortja e Francesco Tottit nuk është ndër prezantueset e sezonit të ri televiziv. Sipas raporteve nga e përjavshmja “Oggi”, Pier Silvio Berlusconi është më shumë se kurrë i vendosur për “të bërë informacion popullor me cilësi të lartë dhe për të dëbuar mbeturinat nga të gjitha formatet”.

Prandaj “viktima” e një revolucioni të tillë është Ilary Blasi.

“L’Isola dei Famosi” i saj nuk figuron në kalendarin e programeve, sepse “edicioni i fundit nuk u pëlqye nga drejtuesit e lartë dhe për këtë arsye ata vendosën të bëjnë një pushim për të reflektuar mbi të ardhmen e programit”.

Ilary Blasi, megjithatë, është në garë, sipas Di Più, për të udhëhequr versionin dimëror të “Temptation Island”. Maria De Filippi, producentja e shfaqjes, është ende e pavendosur mes Letterina di Passaparola, Lorella Cuccarini, Silvia Toffanin dhe Raffaella Mennoia.

Sezoni turistik/ Rama: “Ky vit, kthesë historike për Shqipërinë, do bëhemi vendi lider në Ballkan…

Kryeministri Edi Rama e konsideron sezonin turistik të këtij viti si një kthesë historike për Shqipërinë. Në një konferencë shtypi nga Kryeministria, Rama theksoi se vendi tashmë ka hyrë në një fazë të re transformimi për turizmin me synimin që deri në vitin 2030, Shqipëria të bëhet vendi lider për turizëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Këtë vit Shqipëria po përjeton sezonin e një kthese historike që është rezultat i shumë përpjekjesh të bëra në vitet e mëparshme dhe kurorëzim i një faze të re transformimi për turizmin.

Sot shohim frytet e para domethënëse në një rrugë që për ne është e përcaktuar si rruga drejt Shqipërisë 2030 ku Shqipëria do të jetë kampione absolute në rajonin tonë për turizmin dhe kur them në rajonin tonë kam parasysh Ballkanin Perëndimor”.

Kreu i qeverisë evidentoi numrin e lartë të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri deri në këto momente.

“Shifrat flasin për një sukses të jashtëzakonshëm edhe në aspektin e afrimit thuajse të plotë me Greqinë apo me të tjera vende që janë shumë përpara nesh kur vjen fjala te numri i turistëve për frymë”, shtoi Rama.

Rama vlerësoi edhe transformimin që ka pësuar Aeroporti “Nënë Tereza”, që në ditë përpunon rreth 200 fluturime.

“Duhet nënvizuar një element që është Aeroporti i Tiranës i cili ka pësuar një transformim shumë të rëndësishëm me ndryshimin e koncesionarit, me investimet që janë bërë nga kompania shqiptare në aeroport dhe faktikisht Shqipëria në rritjen e numrit të pasagjerëve në trafikun ajror është në vendin e parë dhe sot jemi në kushtet kur mund të themi pa rezervë që jo vetëm jemi konkurrues me Aeroportin e Beogradit që është aeroporti më i madh i rajonit tonë, por me shumë gjasë mund ta kapërcejmë Aeroportin e Beogradit në numër pasagjerësh këtë vit.

Besoj që është e rëndësishme të kujtohet se kantieri i Aeroportit të Vlorës është në punë sipas grafikut. Aeroporti i Vlorës do operohet nga Aeroporti i Mynihut dhe kemi shumë besim që me futjen e Aeroportit të Vlorës do kemi bum të konsiderueshëm në rritjen e numrit të turistëve”, u shpreh Rama.

Rama i prerë me çështjen “Beleri”: “Asnjë lloj intereference ngado që të vijë…

Çështja “Beleri” vijon të mbetet ndër temat aktuale më të nxehta në politikën shqiptare, por edhe atë greke e raportit mes dy vendeve. Duke shfrytëzuar konferencën për shtyp, Kryeministri Edi Rama ka folur edhe njëherë për këtë çështje duke thënë se qeveria e drejtuar prej tij nuk ndërhyn në çështjet e sistemit të drejtësisë.

“Qëndrimi ynë është, ka qenë dhe do jetë që drejtësia e re duhet të bëjë e patrazuar detyrën e saj. Dhe në këtë pikë asgjë nuk është e rëndësishme se sa mbrojtja me të njëjtën mënyrë siç kemi vepruar në raste të tjera e qetësisë së veprimtarisë së sistemit të ri të drejtësisë.

Asnjë lloj intereference ngado që të vijë mbi sistemin e drejtësisë nuk do gjejë jo përkrahjen por as mirëkuptimin tonë.

Ne nuk ndërhyjmë në çështjet e sistemit të drejtësisë, ne nuk i komentojmë vendimet, ne nuk presim prej tyre asgjë tjetër përveç se të zbatojnë ligjin dhe nuk kemi asgjë tjetër për t’ju dhënë atyre përveç mbështetjes tona pa kushte”, theksoi Kryeministri Edi Rama.