Dikur pjesë e Skënderbeut të madh/ Fakic firmos me Dinamon:” Jam në një klub hitorik, ky ështe një projekt që…

Një nga lëvizjet e rëndësishme në klubin dinamovit, gjithmonë pas projektit të ri, ishte afrimi i Haris Fakiç në postin e drejtorit sportiv. “Jam shumë i lumtur që kthehem në Shqipëri dhe në një klub të madh, siç është Dinamo. Ky është një projekt tjetër që më ka pëlqyer që në momentin e parë kur fola me drejtuesit. E vlerësova maksimalisht.

E mora si një sfidë për ta kthyer Dinamon atje ku i takon, sipas emrit dhe historisë.

Herët të flasim për objektiva dhe për titullin, por jemi munduar të ndërtojmë një skuadër kompetitive”, theksoi mes të tjerash Fakiç.

Shtatzënë për herë të dytë? Olta Gixhari befason me përgjigjen…

Pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e dytë të “BigBrother VIP”, Olta Gixhari është kthyer një ndër emrat më të përfolur përgjatë muajve të fundit, ku vëmendja e fansave është plotësisht tek ajo. E së fundmi, ish-banorja ka realizuar një ‘ask me question’ ku ndjekësit i kanë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet dhe Ola nuk ka ngurruar së kthyeri përgjigje.

E një ndër pyetjet më të shpeshta që i është bërë aktores së fundmi është nëse ka dëshirë që të bëhet nënë për herë të dytë.

A je në pritje të ëmbël”– e ka pyetur ndjekësi/ja, ndërsa aktorja është përgjigjur:

Edhe po të jem nuk do e tregoj”.

Zjarri pranë fushës së plehrave/ Niko Peleshi: “20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur drejt Elbasanit…

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka njoftuar se Forcat e Armatosura i janë përgjigjur kërkesës së autoriteteve të Elbasanit për të në ndërhyrë në zjarrin që ka përfshirë fushën e plehrave në Elbasan.

Bëhet me dije se zjarri favorizohet nga era dhe nga temperaturat e larta

Reagimi i Plotë:

Forcat e Armatosura iu përgjigjën menjëherë kërkesës së autoriteteve vendore të Elbasanit për të ndihmuar më vënien në kontroll të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. 20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur krah forcave zjarrfikëse të Elbasanit për të frenuar përhapjen e zjarrit që favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.

Kukësi, qyteti shqiptar që e zbrazi TikTok….

Qyteti shqiptar qe e zbrazi TikTok” kështu titullohet një reportazh i gjatë i realizuar nga gazetarët e agjencisë “Coda Story”, e cila trajton tematika mbi rrymat e dezinformimit në teknologjisë. Qyteti që i referohet është Kukësi, i cili në dekadën e fundit po përjeton një zbrazje të frikshme, dhe ndikues janë piëkrisht rrejtet sociale, videot në TikTok dhe Instagram.

Të cilat shfaqin një jetë paralele, luksi të shfrenuar të personave që emigruan, kryesisht në britanin e madhe.

“Coda” e ka sjell këtë fenomen nëpërmjetë disa personazheve midis tyre edhe historia e Besmir Billës, i cili ka zgjedhur të mos largohet nga qyteti i lindjes Kukësi, por të ndërtojë të ardhmen në vendin e tij, duke i rënë çiftelisë. “Dikur kisha në mendjen time një ide të largohesha nga ky vend dhe të shkoja jashtë. Sigurisht, si gjithë të tjerët edhe unë kam menduar për këtë”, rrëfen Billa i cili thotë se që nga rënia e komunizmit në 1991, Kukësi ka humbur afërsisht gjysmën e popullsisë së tij.

Vitet e fundit, mijëra të rinj, kryesisht djem dhe burra, kanë hedhur zarin dhe kanë udhëtuar në Angli, shpesh me varka të vogla dhe pa dokumente të duhura, madje duke rrezikuar edhe jetën. Billa 32 vjeç zgjodhi të mos largohej. Ai gjeti një punë në vendlindjen e tij dhe qëndroi me familjen e tij. Por për një person të moshës së tij, kjo është i pazakontë.

Gjatë gjithë kohës, në këtë qytet, ekziston një realitet paralel që luhet larg shtëpisë, një realitet që kukësianët e shohin në pamje të parë në TikTok dhe Instagram.

Videot u tregojnë atyre një pamje shumë të kuruar se si mund të dukej jeta e tyre nëse do të largoheshin nga ky vend: punë të mira, shumë para, blerje në dyqanet e stilistëve dhe lëvizja nëpër Londër me makina të shpejta. Ndërsa ata që jetojnë në Kukës përballen me jetë të vështirë, pagat janë të ulëta, çmimet që po rriten çdo ditë dhe mbijetesa është e vështirë.

Për të rinjtë që rriten në qytet, është e vështirë t’i bindësh se këtu ka një të ardhme. Këtë vështirësi ka edhe Billa me dy nipat e tij. Edhe pse në moshë 7 dhe 11 vjeç, edhe ata si çdo i ri tjetër janë të ndikuar ndaj videove luksoze të stilit të jetesës nga Britania e Madhe, të cilat bien ndesh me vlerat që ai po përpiqet t’u mësojë atyre.

Billa ndihet sikur po lufton kundër një algoritmi, duke u përpjekur t’u tregojë nipave të tij se mënyra e jetesës që promovojnë videot nuk është reale, dhe kjo është drama e qytetit verilindor i cili po boshatiset çdo vit e më shumë. Në vitin 2022, numri i personave që u larguan nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar u rrit në mënyrë dramatike, si dhe numri i atyre që kërkuan azil, duke arritur në 16,000, trefishi më shumë se një vit më parë./ tvKlan

Starova analizon fitoren e Korçarëve: “I dhanë leksion…debutim për të shkuar te ai Skenderbeu që ka qenë….

Trajneri i njohur Sulejman Starova, ka analizuar ndeshjen e parë të Superiores, atë ku Skënderbeu mundi Egnatian, duke theksuar se korçarët kishin bërë gjithçka mirë në këtë duel duke u dhënë një leksion rrogozhinasve. Më pëlqeu loja, u bë interesante. Sigurisht kishte momente ku ritmi nuk ishte i lartë, por pamë një ndeshje të mirë. Në pjesën e parë Egnatia bëri pak, krijoi pak, krijoi dy raste për gol në goditje standarte.

Por në përgjithësi, në pjesën e parë korçarët u mbrojtën mirë, patën disa kundërsulme, krijuan edhe ata dy aksione e një goditje shumë të fortë.

Ajo që është më kryesorja, fituan duelet me Duamenen dhe Kasën. Egnatia humbi durimin në ndërtimin e sulmit, se në pjesën më të madhe ishte në gjysmëfushë, humbën durimin qendrat, sidomos Malota, me top të gjatë që shkonte para. Ndaj nuk pamë as minimalen e asaj që Egnatia bëri në pjesën e dytë, edhe ndërrimet bënë të vetën.

Në pjesën e dytë bënë volum, pesë raste për gol, nga një pjesë e parë që prodhuan pak. Mund ta gjejnë ato vete gabimin nga pjesëmarrja në pjesën e parë, duhej të luante kështu që në pjesën e parë. Korçarët i japin leksion me një skuadër të re, modeste, me të rinj të talentuar. Janë për t’u lavdëruar, luajtën mirë. Një trepikësh i shkëlqyer që debuton për të shkuar lart, te ai Skënderbeu që ka qenë, Egnatia merr një leksion, një goditje”, tha Starova në “MCN” për sfidën e parë të Superiores.

Tualetet për meshkuj ne formën e gojes se hapur te nje gruaje në palestren italiane ngjallin zemërim tek publiku!

Prej disa ditësh ka nisur një polemikë në rrjetet sociale për praninë e tualeteve në formën e gojës së një gruaje në banjat e meshkujve në një palestër në Torino. Palestra është pjesë e një zinxhiri të madh shumëkombësh me qendra fitnesi në qytete të shumta evropiane.

Në përgjigjet e saj, kompania sqaron se ai model WC-je është i pranishëm në “7-8 palestra në Itali dhe disa të tjera në vende të ndryshme të Europës”. Dizajni duket i frymëzuar nga logoja e famshme e Rolling Stones dhe ka përdorues që ia atribuojnë një grafiku të njohur holandez.

Por përdoruesit e internetit kanë lëshuar shumë akuza për patriarkalizëm dhe seksizëm. Për këtë ka folur edhe këngëtarja torineze Greta Squillace me një koment me ironi drejtuar kompanisë, ku shkruan:

Një palestër me tualete në formën e gojës së një gruaje në banjat e burrave. Tashmë mund t’i imagjinoj komentet e dukurive që do të mërzisin njerëzit… do të më vinte turp po të isha në vendin tuaj./TAR

Zbret nga 5 në 2 vlerësimi për Ksamilin në TripAdvisor/ Gazetari i njohur: “Reklama “fake” kthehet shpejt në bomerang, ndaj duhet të ndryshojmë strategji sa nuk është vonë

Nga Mentor Kikia:

Erdhën, panë, ikën: “E shtrenjtë, e ndotur dhe plot me mashtrues”. Një fushatë promovimi nën etiketimin “Maldivet e Europës” nxiti shumë turistë të vizitojnë skajin më jugor të vendit, Ksamilin. Padyshim që të gjithëve na u përkëdhel ndjenja e krenarisë nga këto etiketime të mediave të huaja dhe agjencive të mëdha turistike.

Nisur nga qëllimi i mirë, qeveria shtyu një promocion në rrjet dhe mbulim maksimalisht pozitiv mediatik të fluksit të turistëve dhe “çmimeve të ulëta në Maldivet Shqiptare”, dhe nëpër ekrane nuk u ekspozua thuajse asnjë problematikë mbi sektorin.

Por ndodhi ajo që pritej.

Ata që erdhën e panë se as Ksamili nuk është Maldive apo Karaibe as Saranda nuk është Majemi. Këtë ne e dimë, madje dimë se Ksamili është zona më tipike e kaosit urban informal, shembulli më tipik i modelit “Bathore”, një xhungël që më shumë se me Maldivet ngjan me periferitë e qyteteve të mbipopulluara indiane.

Komentet e pushuesve të huaj dhe eksperiencat e tyre që dëshmojnë “kaos, arrogancë të pronarëve, çmime aspak të arsyeshme, mungesë të plazheve publike, mashtrues në çdo cep”…. ulën vlerësimin e platformës turistike “Trip Advisor” nga 5 në 2 për Ksamilin, vetëm brenda kësaj vere. Ja njeri prej vlerësimeve, një pushues britanik:

“Mos u besoni videove në internet.

Edhe pse apartamentet janë ‘të lira’, ju do të humbni një shumë të çmendur parash në ‘restorante’ (zgara me ushqim të shpejtë me cilësi të ulët në fakt). Pothuajse të gjithë këtu do të përpiqen t’ju mashtrojnë, veçanërisht tregtarët dhe shoferët e taksive (këta të fundit vijnë te njerëzit në stacionin e autobusit, duke u thënë turistëve se autobusi është anuluar në mënyrë që ata të mund të paguajnë 30+ € për udhëtim 15-20 minutash). Plazhet janë të mbipopulluara dhe nëse nuk paguani 25 € për shezlong, do t’ju vizitojnë rojet e sigurisë, megjithëse asnjë plazh nuk është privat”.

“Maldive” nuk të bën vetëm natyra e bukur, aq më shumë vetëm një cep i zonës turistike që reklamohet anë e kënd mediave e portaleve edhe ndërkombëtare. Maldivet janë simboli i turizmit elitar botëror, i shtrenjtë padyshim dhe ku shërbimi është i shkallës superiore.

E mendoni dot një vend turistik ku pushuesi nga Gjermania prenoton në Prill dhe kur vjen në Korrik nuk e gjen dhomën të lirë, sepse erdhi dikush tjetër që i dha pronarit pazar më të mirë?
Ndërkohë, promovimi i fortë i çmimeve të ulëta (që s’janë të ulëta në fakt) rrezikon të shkaktojë një rritje të fortë të çmimeve vitin tjetër, edhe pa koeficentin e mashtrimeve.

Të shesësh diçka që nuk e ke, është mashtrim. Ksamili dëshmoi se kjo strategji ecën vetëm një sezon. Reklama “fake” kthehet shpejt në bomerang. Ndaj duhet të ndryshojmë strategji sa nuk është vonë, duke synuar përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e standardit të shërbimeve, ndryshe vitin tjetër e në vazhdim bëjini shu…. Maldiveve.

Bardh e kuq shndrit arena
lindur për të qenë kampiona….

Nga Tomas Menkshi:

Mbreti vjen të mbretërojë,
SKËNDERBEU i pavdekshëm,
që të gjithë t’i gjunjëzojë
ky kolos i përjetshëm.

S’jemi Inter dhe as Roma
as Partizon e as Tirona,
bardh e kuq shndrit arena
lindur për të qenë kampiona.

Nëpër fushë porsi miu
kundërshtari vërdalloset,
topin kur e merr Rabiu
“Sassuoloja” po trulloset.

Dwamena vallë ku fshihesh
të ka zënë lebetia,
se në portë nuk është Someri
por gjigandi ynë ALIA.

Si për herë të parë në galaksi
udhëtoi Juri Gagarini,
golin e parë me mjeshtëri
e qëndisi Juri Merlini.

Profesor Ivani i tmerrshëm
jep kurajo nga bankina,
Frashëri ujku i rrufeshëm
i kthen kundërshtarët në balerina.

Dridhet toka, dridhet guri
topin kur e merr Xhumfuri,
dridhen gjithë analistat
gjithologët, specialistat.

Dean Liço virtuozi
gjithë klasin e shpalosi,
e ul kokën dhe Manushaqja
kur lufton me shpirt Shaqja.

Plot me zemër dhe sakrifica
kur sprinton me shpirt Rashica,
Prenci, Ramos, mbrojtjen blindojnë
Gërço e Nikaj fluturojnë.

Kush s’na do dhe i zë kriza
pini uthull se kemi surpriza,
prapë s’do ju zërë gjumi
anonime që të shkruni…

Ne ishim, ne prapë jemi
krenaria e Shqiptarisë,
emri i shenjtë i SKËNDERBEUT
Korçë simbol i qytetarisë.

Tronditëse në Greqi/ Komisioni Evropian: “Zjarri në pyllin e Evros është më i madhi në historinë e BE-së

Mediat greke kanë shkruar se rreth 74 mijë hektarë tokë janë djegur në zonë dhe 13 mijë hektarë prej tyre janë djegur vetëm në parkun kombëtar Dadia. Rreth 74,000 hektarë tokë janë djegur në zonë, 13,000 prej tyre vetëm në parkun kombëtar Dadia”, raportojnë mediet greke.

Pas zjarreve shkatërruese në Greqi, pjesa më e madhe e fokusit mbeti në verilindje të vendit, në rajonin e Evros pranë kufirit me Turqinë, ku një zjarr pyjor i shkaktuar nga nxehtësia u ndez tetë ditë më parë dhe u përhap me shpejtësi.

Komisioni Evropian e përshkroi atë si zjarrin më të madh të vetëm në historinë e Bashkimit Evropian.

Parashikohej të binte shi gjatë fundjavës në Greqinë qendrore, në qytetin port verior të Selanikut dhe madje edhe në Athinë. Megjithatë, rrufeja ndezi flakë të reja, këtë herë në qytetin bregdetar të Varit pranë Athinës.

Skënderbeu i jep leksion Egnaties….

Nga: Martin DEDAJ*

Starton edicioni i 85-të i kampionatit kombëtar të futbollit, dhe korçarët me fitoren në transfertë përballë Egnaties në EgnatiaArena, jo vetëm që kanë fituar tre pikë të çmuara por i kanë dhënë një leksion të mirë, skuadrës së Egnaties, e cila ka në përbërjen e saj lojtarë cilësorë, dhe për më tepër është skuadra për të cilën është investuar shumë, duke dëshmuar se është fusha e lojës ajo që vendos rezultatin dhe jo butaforuzmi mediatik dhe futbollistik.

Skendërbeu luajti thjeshtë dhe qartë, dhe pothusjse e dominoi lojën gjatë gjithë kohës, duke qenë racional në të gjithë sektorët e fushës.

Realizoi golin e avantazhit në 59′ nga braziliani Yuri i ardhur nga stoli (zëvëndësim mjaft efikas), dhe diti ta mbrojë atë deri në fund të lojës, pavarësisht se në dy-tre raste u vu në rrezik për të pësuar dhe po aq humbi raste, që mund ta kishte dy e trefishuar rezultatin. Nga ana e saj “Hirushja” e edicionit të kaluar, dhe fituesja e kupës Egnatia, në fushë u duk më tepër se duhet euforike, dhe më shumë u përpoq të shfaqej akademike, sesa të prodhonte lojë e të fitonte.

U përpoq me disa raste dhe u kujtua në fund,

që të hidhej në sulm në kërkim të paktën të barazimit, por ishte tepër vonë, e për më tepër konfuze, dhe kështu edhe pse u luajtën 100 minuta lojë, dhe që u favorizua paksa nga gjygjtari kryesor në lojën e rëndë që lejoi dhe faullat e akorduara, nuk mundi ta evitonte humjen e saj, që në fakt ishte një fitore e merituar e Skëndërbeut, që bën kështu një debutim të sukseshëm, pasi siç dihet vjen nga kategoria e parë dhe për më tepër një fillim mjaft të mbarë, me këtë fitore të rëndësishme në transfertë,

ndaj një ekipi si Egnatia, e cila me atë që sot dha në fushë, në përballjen ndaj korçarëve, nuk është ajo që na është prezantuar dhe duhet që të shkundet nga atmosfera e euforisë së edicionit të kaluar e të zbresë me këmbë në tokë, se ky kampionat pritet të jetë i vështirë. Sinjalin e parë e dha Skendërbeu, i cili duhet komplimentuar për fitoren e arritur, dhe uruar atij suksese.

  • Komentator dhe Gazetar sportiv
    Mbrëmbje 26.08.2023

Do performonte në klubin ku humbi jetën 17-vjeçari: Reagon Fifi: “Ngjarja më la në shok…

Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ishte këngëtarja e cila do duhej të performonte mbrëmjen e kaluar në “Orange Club” në Sarandë, por fatkeqësia që ndodhi bëri që të anulohej koncerti. Fifi ka reaguar lidhur me tragjedinë duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe duke thënë se kjo ngjarje e la në shok.

”Ngushëllime Familjes Delilaj. Ngjarja e djeshme më la në shok,” shkruan Fifi në “instastory”.

Kujtojmë se Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange”.

Antonio nga fshati Qafë-Gjashtë kishte nisur punën ende në moshë të mitur për të ndihmuar familjen, por jeta iu pre në mes në mënyrë të tmerrshme.

Pas fitores bindese në transferte flet Gvozdenovic: “Kishim besim dhe ia dolëm ,kemi kundërsulm nga krahët të shpejtë …

Skënderbeu u rikthye në Superiore me fitore, duke mundur Egnatian me rezultatin 0-1. Trajneri Ivan Gvozdenoviç u shpreh shumë i lumtur pas fitores, duke shtuar se kjo fitore i jep besim skuadrës skuadrës.

Fitorja? Patjetër që kishim besim. Ishte vështirë dhe shumë stresuese. Për mendimin tim e merituam, por kam shumë respekt për Egnatian. Ka shumë cilësi dhe skuadër shumë e mirë. jam kënaqur me pikët por edhe sepse kam një skuadër të talentuar me të rinj dhe sot fituan besim.

Arma e fortë e Skënderbeut? Ishim të përgatitur për kundërsulm sepse kemi dy lojtarë të Shpejtë si Rashica e Nikaj. Nga pankina kisha Likën dhe Jurin dhe ky ishte një plus për ne. Kishim besim dhe pak fat dhe ia dolëm.

Objektivi? Jemi vetëm në javën e parë dhe nuk mund të flasim. Kemi edhe 35 javë dhe kampionati është i fortë. Ecim çdo ditë.

Merkatoja? Kemi firmosur me një sulmues nga Kameruni dhe merkatoja do të jetë e hapur deri në 31 gusht”, tha Gvozdenoviç për “MCN TV”

Me një gol ‘alla Del Piero’ Skënderbeu rikthehet i “frikshëm” në Superiore…heshtën ‘Egnatia Arenan’…

Është mbyllur me fitoren e Skënderbeut sfida e Rrogozhinës. Egnatia kështu suprizohet nga korçarët, teksa këto të fundit triumfuan 1-0. Të besuarit e Ivan Gvozdenovic rikthehet në Superiore pas një viti mungesë me fitore, duke koleksionuar 3 pikët e para në sfidën hapëse të sezonit të ri.

Me një gol ‘alla Del Piero’ me festën që shpërtheu në “Arena Egnatia” dhe bëri që gjithë tifozët rrogozhinas të “heshtin”. Në minutat e mbetura pavarësisht rasteve nuk pati gola të tjerë, me Egnatian që e nis me humbje këtë sezon.

Skënderbeu merr kështu 3 pikët e para në kampionat dhe merr kryesimin e kategorisë superiore.

FORMACIONET:

EGNATIA: Sherri, Musta, Janku, Malota, Memolla, Lila, Zejnullai, Ahmetaj, Fernando, Kasa, Duamena.
Trajner: Edlir Tetova

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Frashëri, Shaqe, Rabiu, Pecani, Nikaj, Dumfur, Liço, Rashica
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

67’ Egnatia 0-1 Skënderbeu/ Ujqërit kalojnë në epërsi dhe tregojnë forcë…

Skënderbeu ndez motoret dhe rikthehet atehere kur duhet Në minutën e 59’, “Ujqërit e Dëborës” gjetën golin e avantazhit 1-0 në sfidën hapëse ndaj Egnatias, falë të sapo-futurit në fushë, Juri Merlim. Futbollisti Brazilian i skuadrës korçare arriti të driblojë këdo në zonë dhe me të djathtën dërgoi topin pas krahëve të Sherrit me një gol ‘alla Del Piero’ .

Një rezultat që kënaq Skënderbeun duke treguar force karakteri, ambicje dhe duke u rikthyer edhe me i forte në edicionin e ri duke marë përkohësisht timonin e superligës.

LIVE EGNATIA-SKËNDERBEU 0-1
(Yuri Merlin 59′)

Arbitër: Florjan Xhata

Formacionet zyrtare:

Egnatia: Sherri, Musta, Janku, Malota, Memolla, Lila, Zejnullai, Ahmetaj, Fernando, Kasa, Dëamena. Trajner: Edlir Tetova

Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Frashëri, Shaqe, Rabiu, Pecani, Nikaj, Dumfur, Liço, Rashica. Trajner:Ivan Gvocdenovic.

Stadiumi: “Arena Egnatia”