‘Pas vapës si pritet të ndryshojë moti….për 4 ditë shi dhe temperatura të ulëta…

Duke nisur nga e Marta do të rikthehen reshjet e shiut në të gjithë territorin. Ditën e sotme temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë të vlerave të larta, gjithashtu dhe ato të ulta do pësojnë një rënie prej dy gradësh.

Por nga e marta e në vijim do të kemi një rënie prej 10 gradësh, ku temperaturat do të zbresin deri në 23 apo 24 gradë celcius në zonat malore.

Një yll i ri në Mynih/ Partnerja e portierit të Bayern merr vëmendjen nga tifozët bavarez…

Dëmtimi i Manuel Neuer dhe shitja e Yann Sommer tek Inter, solli izraelitin Daniel Peretz në radhët e Bayern Munchen, me gardianin që pret rastin e tij të luajë me gjigantët e Gjermanisë. Një ëndërr e realizuar për Peretz, i cili bëri hapin gjigant, teksa nga Maccabi Tel Aviv kalon në një skuadër ku mund të fitojë gjithçka në karrierën e tij.

Por së bashku me gardianin 23 vjeçar, në Mynih ka zbarkuar edhe e dashura e tij Noa Kirel.

Një këngëtare që ka afro dy milionë ndjekës në Instagram dhe përfundoi e treta në Eurovisionin e fundit. Ajo është mjaft e njohur në Izrael, por tashmë ka marrë vëmendjen edhe në Gjermani dhe jo vetëm, nisur nga tifozët e shumtë që ka Bayern Munchen në mbarë botën.

Në pak kohë, që nga momenti i transferimit të Peretz, Noa-s iu shtuan ndjekësit në rrjetet sociale më 150 mijë, duke marrë menjëherë vëmendjen si partnerja e portierit bavarez. Nuk dihet ende nëse këngëtarja izraelite do të jetojë në Mynih, por në këto ditë të parë ajo është parë duke shoqëruar partnerin edhe në tribunë.

Mediat italiane: “Në Shqipëri do ndërtohet Central Bërthamor….

Ndërtimi i një centrali bërthamor, me kapacitet 1500 Megavat, është dakortësia që Italia ka arritur me Shqipërinë me një investim i barabartë me 4 miliardë euro. Ky lajm zbulohet nga mediat italianetë cilat shprehen të bindura se ky Central Bërthamor do të ndërtohet në Shqipëri.

Sipas tyre, kompanitë italiane që do të ofrojnë aftësi, kompetenca e konsulencë janë ENI (Kompani italiane multinacionale e energjisë), ENEL (kompani italiane multinacionale për shpërndarjen e energjisë elektrike e gazit), EDISON (kompani nga më antiket italiane në fushën e energjisë e shpërndarëse e gazit natyror).

Realizimi i një centrali të tillë nuklearë ka krijuar jo pak debate politike.

Ministri i Infrastrukturës e Transporrtit Matteo Salvini ka kërkuar që debati të marrë hinkën e një referendumi popullor pro o kundër energjisë nukleare.

Ekspertët italianë të ekonomisë cilësojnë se 3 kompanitë e sipërmendura pra ENI, ENEL e EDISON, janë të vetmet që përfitojnë nga ky investim, ndërsa do të jetë mjaft e vështirë për dhjetra kompani të tjera që operojnë në sektorin e energjisë së rinovueshme.

Iu pre jeta në mes në lule të rinisë/ Miqtë e Antonios rrëqethin me dedikimet: “Po punonte se do shkonte me studime…

Miq dhe të afërm të Anonio Delilajt, 17-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në “Orange Club” në Sarandë kanë prekur me postimet e tyre në rrjetet sociale. Ata i dedikojnë fjalë zemre Antonios, ëndrrat e të cilit u prenë në mes në lule të rinisë. Për ta, Antonio ishte një djalosh i dashur i cili e donte punën.

Shkolla e Antonios në një postim në Facebook i shpreh ngushëllimet familjes.

Mengjesi me i trishte qe kemi perjetuar ka qene ky i sotmi. Vdekja ne menyre tragjike e nxenesit tone Antonio Delilaj na ka tronditur te gjitheve , nuk gjejme fjale per ta pershkruar dhimbjen qe na ka kapluar shpirtin . 9 vite ne shkollen tone , ti u rrite mes nesh dhe ishe ai djali ku me qetesine , buzeqeshjen kishe fituar respektin e shokeve te tu dhe mesuesve , ishe femija qe dinte te falte vetem dashuri e mirekuptim .

Nise heret te punoje dhe me krenari e tregoje qe tashme ti ishe nje i rritur i pergjegjshem ku mund te ndihmoje me ne fund sado pak familjen tende. Por fati ishte percaktuar per ty dhe fatkeqesisht endrrat e tua do te priteshin ne mes . Do na mungosh te gjitheve, familjes, te afermve, shokeve . Qofsh i parajses i miri Antonio ! Ngushellime familjes nga stafi pedagogjik i shkolles “Shefqet Sulejmani “Gjashte.”

Do të “priten koka” ministrash, ja kur mblidhet Asambleja e PS…

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet në datë 4 shtator, ora 16:30. Mbledhja do të mbahet në kompleksin “Xibraku” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama gjatë një konferencë me gazetarët javën e kaluar nuk përjashtoi mundësinë e ndryshimeve në qeveri, por nuk dha shumë detaje.

Ai njoftoi se shumë shpejt do të mblidhet asambleja e PS dhe ato do të merreni disa vendime të rëndësishme.

Hyri te ndalonte sherrin ku u perfshi shoku i tij/ Ky është 23- vjeçari shqiptar qe u vra në Itali(Foto)

Mediat italiane raportojnë se 23-vjeçcari shqiptar ,Klajdi Bitri është qëlluar për vdekje me shtizë për gjuetinë e peshkut nga një algjerian. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Sirolos në Ancona pranë hyrjes së një parkingu. I riu shqiptar ka ndërhyrë për të mbrojtur një shokun e tij, i cili ishte sulmuar nga algjeriani.

Shqiptari në përpjekje për të qetësuar gjakërat është qëlluar në gjoks nga algjeriani.

Ky i fundit ka arritur të arratiset, ndërsa trupi i shqiptarit ka mbetur në tokë. Pas dy orësh kërkime policia italiane ka arritur të arrestojë autorin i cili do merret në pyetje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tragjike/ Mbytet anija me emigrantë në Lesvos, turqit nuk shkuan për ndihmë…

Një anije me refugjatë u mbyt mëngjesin e sotëm në verilindje të Lesvos. Mbytja e anijes, ndodhi brenda ujërave territoriale turke. Autoritetet turke u thirrën për shpëtim, por nuk u përgjigjën. Rojet bregdetare u mobilizuan për mbytjen e anijes, e cila shpëtoi 23 persona, por kishte edhe 4 viktima.

Të gjithë të shpëtuarit janë transferuar në Mytilin.

Rama për Belerin: “Ndërhyrja e Athinës e papranueshme…

Kryeministri shqiptar Edi Rama e cilësoi të papranueshme ndërhyrjen e Athinës lidhur me çështjen e arrestimit të Fredi Belerit. Në një intervistë për median greke “Kathimerini”, Rama tha se veprimet e Athinës nuk janë të denja për një shtet anëtar të BE.

Duke folur për çështjen “Beleri”, ai u shpreh se gjatë fushatës mund të ketë thënë disa gjëra për të cilat nuk ndihet krenar, duke iu referuar disa prej ofendimeve me të cilat i është drejtuar Belerit, raportojnë mediat në Shqipëri, transmeton Klankosova.tv.

“Në radhë të parë në politikë ndodh të thuash gjëra për të cilat më pas nuk je krenar. E në këtë fushatë po, mund të kem thënë disa gjëra për të cilat nuk ndjehem vërtet mirë. Arsyeja që isha i ashpër me të ishin disa deklarata se do të promovonte procedurën e helenizimit të Himarës. Kjo nuk është diçka që thuhet në Europën e sotme. (Tha) se ishte aty të lironte Himarën, nuk e di nga kush?

Por do doja të bëja një pyetje retorike. Po të dija që do fillonte investigim nga një referim në prokurori do kisha folur ashtu?

Nuk besoj. Mora vesh për arrestimin e tij kur operacioni ishte në zhvillim, thirra shefin e policisë dhe e pyeta “Çfarë është kjo?” Më tha “Kemi urdhër arrestimi nga prokuroria bazuar në prova të padiskutueshme për blerje votash”. I thashë “dëgjo, mirë bën të jesh i sigurtë për këtë që po bën se mund të ketë zhvillime negative, prandaj duhet të bazohesh në prova të padiskutueshme”. Nuk kisha pjesëmarrje”, shprehet Rama më tej sa i përket të ardhmes së bashkisë së Himarës.