Shfrytëzoi për prostitucion një 30-vjeçare, arrestohet i riu grek në Kapshticë…

Një 28-vjeçar nga Greqia ka rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Kapshticës. I riu ishte nën hetim prej disa javësh nga policia dhe Prokuroria, pasi dyshohej se shfrytëzonte për prostitucion një 30-vjeçare po nga Greqia. Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kapshticës, u kap gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi ynë, shtetasi F.Papagiannis.

Ndërkohë, procedohet penalisht 30-vjeçarja, për ushtrim të prostitucionit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, pas një hetimi proaktiv, disajavor, të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, finalizuan operacionin policor të koduar “Indicia”. Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kapshticës, u kap gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi ynë, shtetasi F. P., 28 vjeç, banues në Greqi.

Nga hetimet ka rezultuar se 28-vjeçari, gjatë këtij muaji, ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare nga Greqia, ndaj së cilës filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, i ka vjedhur 30-vjeçares, një shumë parash. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: