Kubi I Skënderbeut është shumë pranë finalizimit të një tjetër lëvizje në merkato, për të përforcuar organikën në dispozicion të trajnerit Ivan Gvozdenoviç. Korçarët kërkojnë lojtarë që të bëjnë diferencën sidomos në repartin e avancuar dhe janë shumë pranë akordit me një futbollist nigerian.
Panorama Sport” ka mësuar se drejtuesit janë në bisedime dhe pranë arritjes së marrëveshjes me 23-vjeçarin nigerian Uçe Sabastine.
Futbollisti ka luajtur kryesisht në kampionatin nigerian, por ka provuar edhe eksperienca në Europë me Stabaek në Norvegji dhe Ostersund në Suedi.
Tanimë pritet firma e lojtarit, i cili mund të jetë një element i rëndësishëm për grupin në dispozicion të Gvozdenoviç, që e nisi mirë këtë edicion në Superiore me një fitore në fushën e Egnatias. /Panorama Sport
Çmimet e naftës po i afrohen nivelit 200 lekë për litër. Ditët e fundit çmimi në tregun vendas me 5 lekë për litër, për të katërtën herë radhazi brenda pak javësh. Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh i tregtimit me pakicë dhe shumicë në vend, një litër naftë tregtohet me 197 lekë, nga 192 lekë që ishte pak ditë më parë. Benzina shitet me 199 lekë, nga 196 lekë që ishte më parë.
Në pikat e tjera çmimi i naftës ishte më i lartë. Kompania Bolv Oil po e shet një litër naftë aktualisht me 199 lekë për litër.
Që nga 15 korriku, kur filloi shtrenjtimi, nafta është rritur gjithsej me 21 lekë për litër (katër herë gjithsej), duke arritur në nivelin më të lartë që nga mesi i marsit të këtij viti. (shiko grafikun: Çmimet e naftës në tregun vendas të pakicës. janar 2022-13 gusht 2023).
Para se të fillonte shtrenjtimi, kishte zbritur në 179 lekë.
Operatorët e tregut pohojnë se tendenca është e lidhur me shtrenjtimin e karburantit në bursë, ku treguesi Platts, që merret si referencë nga importuesit shqiptarë, u mbyll të premten me 940 dollarë ton, që është niveli më i lartë që nga tetori i vitit 2022 dhe tendenca duket për shtrenjtim të mëtejshëm drejt 1000 dollarëve.
Sipas Financial Times çmimi i naftës në bursa arriti dje në 85.3 USD për 74 dollarë që ishte në korrik.
Taksat mbajnë naftën e lartë
Operatorët e tregut pohojnë se krahas shtrenjtimit në bursa, një tjetër faktor që i mban çmimet e larta në vend është barra e lartë e taksave që rëndojnë mbi naftën, që arrin në mbi 60% të çmimet.
Përveç TVSH-së, akcizës e taksës së qarkullimit, rreth 8 lekë të tjera për litër shkojnë për taksa të tilla si markim, skanim, kolaudim, rilicencim, që në pjesën më të madhe kanë rezultuar të panevojshme. Vetëm ditët e fundit qeveria vendosi të shtyjë edhe për një vit kontratën e markimit të karburanteve, që ka një kosto, që paguhet në çmim nga konsumatorët prej rreth 7-8 milionë euro në vit.
Burimi: Tregu janar-shkurt 2022; çmimet e fiksuara nga Bordi maj 2022-qershor 2023, tregu pas qershorit 2023; përpunime të Monitor
Shqipëria vijon të mbetet kryefjalë e këtij sezoni turistik në Itali. Agjencitë turistike italiane konfirmojnë se kërkesat për të vizituar plazhet shqiptare vijojnë edhe pse është fundi i gushtit. Në një prej agjencive turistike të Barit thonë se tashmë Shqipëria po i bën konkurrencë edhe Pulias.
“Është që tani konkurrente e Pulias. Vetëm në 6 muajt e këtij viti kanë qenë mbi 300 mijë italianë që kanë shkuar me pushime në Shqipëri. Për periudhën e verës jemi duke pritur të dhënat, por ato do të jenë me siguri mjaft të larta. Kanë qenë miliona turistë nga gjithë Europa që kanë zgjedhur Shqipërinë sepse është lehtësisht e arritshme nga Italia. Ka fluturime të përditshme dhe ka tragete që nisen çdo ditë dhe mund të marrësh edhe makinën me vete.”
Pushimet e më të lira janë ato që shtynë shumë italianë të braktisin plazhet e tyre këtë sezon.
Para së gjithash Shqipëria është çështje kostosh. Shqipëria premton për të bërë pushime 1-javore me më pak shpenzime, 300-400 euro për person që përfshijnë udhëtimin dhe akomodimin bashkë me mëngjesin. Kështu vendi i parë që sheh një turist është çmimi.“
Por agjencitë turistike italiane thonë se pavarësisht çmimeve, shërbimi nuk mungon.
Vlen të thuhet se Shqipëria ka vite që po investon në sektorin turistik. Të gjithë strukturat mikpritëse kanë përmirësuar kushtet dhe shërbimet për turistët. Kështu ajo nuk ofron vetëm panoramë të nivelit të lartë, por edhe kosto të ulëta falë një niveli taksash mjaft të ulët të vendosur nga qeveria. Për më tepër ofron ushqim të mirë dhe jo vetëm vende me det, por edhe histori.”
Agjencitë turistike italiane konfirmojnë se që tani ka filluar interesi për verën e ardhshme për plazhet shqiptare.
Kanë kaluar 19 vite që nga vdekja e aktorit të famshëm Ferdinand Radi. Dhe vajza e tij, këngëtarja Roza Radi vazhdon ta kujtojë me mall. Ndarja e prindit nga jeta është shumë e vështirë për tu pranuar dhe pavarësisht largimit të viteve, dhimbja mbetet aty. Ferdinand Radi do festonte ditëlindjen dhe Rozana e kujton kështu.
“Gëzuar ditëlindjen babai. Të dua përgjithmonë. Më mungon.”, shkruan Rozana krah një portreti të babait të saj.
Një 16-vjeçare në Pogradec ka denoncuar zhdukjen e nënës së saj. E mitura është paraqitur një ditë më parë në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe ka kallëzuar se e ëma 36 vjeçe është larguar nga banesa në fshatin Hudënisht.
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e gruas me iniciale J.H., por ende nuk ka të dhëna.
Në një shoqëri demokratike, nëse popullit nuk i pëlqen elita politike, ikën ajo dhe jo populli! Një i njohuri im, pedagog prej më shumë se 15 vjetësh, me shkruante se kishte ikur me gjithë familjen në Kanada dhe jepte mësim në një universitet atje. Menjëherë më vërshuan disa fjalë të tilla si: “Uaaaa, sa mirë. Mrekulli. Urime. Më bëhet shumë qejfi. Mbarë e mirë ju shkoftë….”.
Pastaj, pasi u “qetësova” disi, po mendoja:
Po përse duhet të jetë e mrekullueshme ikja e një intelektuali, e një profesionisti, një njeriu të mirë, e një njeriu që këtu punonte në universitet e drejtonte një qendër gjuhësh? Isha betuar që, nëse do të mësoja ikjen e ndonjë të njohuri, do ti “pervishesha”: Po përse ikën, përse nuk qëndron dhe të kontribosh qe ta ndryshojmë këtë vend? E kuptoni çfarë po beni? Sepse çdo njeri që ikën, e bën edhe më të vështirë ndryshimin këtu…. etj etj.
Por ja që instikti më bëri ta uroj te ikurin e radhës me fjalë shumë ngazëllyese që më buruan nga shpirti. Sepse, në këtë vend, ende festohet për çdo kënd që ikën e “sistemohet” tjetërkund. Festohet jo sepse iku, por sepse shpëtoi që iku. Fatalisht këtu po mbeten gjithnjë e më shumë pensionistë, të cilët sapo kanë marrë premtimin e radhës për rritjen e pensioneve kur të krijohet Fondi Sovran i naftës.
E megjithatë unë vazhdoj të “bertas”: Mos ikni, qëndroni dhe veproni, qendroni dhe kontriboni ta bëjmë këtë vend më të mirë, nese ky qe kemi, keshtu siç e kemi, nuk na pelqen. Nëse nga ky vend njerëzit ikin sepse elita politike është e korruptuar, duhet të ikin ata jo ne!
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin B. F., 34 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin në kërkim A. H., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 26.08.2023, në lagjen nr. 17, Korçë, ky shtetas ka vjedhur një televizor dhe disa orendi shtëpiake
Është drejt përmirësimit gjëndja shëndetësore e ish kryeministrit Fatos Nano, i cili ndodhet prej një jave i shtruar në spital. Mësohet se gjëndja e tij shëndetësore është stabël dhe i janë përmirësuar parametrat e oksigjenit, informon gazetarja e Report Tv, Enxhi Musaj.
Ish kryetari i PS-së prej të enjtes, 24 gusht 2023, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë. Burime për Report Tv bënë me dije se ish kryeministri ishte shoqëruar me ambulancë më 24 gusht nga shtëpia e tij në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.
Fatos Nano aktualisht në moshën 71 vjeçare ka qenë 3 herë kryeministër i Shqipërisë. Themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë u shkëput nga politika në vitin 2005.
Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, periudhë në të cilën shërbeu edhe si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Paga minimale”, “Shqipëria” dhe fjala “akcizë”, janë tre fjalët që italianët kanë kërkuar më shumë në internet. Në këtë përfundim ka dalë një analizë nga kompania “Arcadia”, e botuar në të përditshmen italiane “Panorama”. Tema e “pagës minimale” ka arritur një rekord të padiskutueshëm duke grumbulluar gjithsej 32 630 përmendje gjatë tre javëve të para të gushtit.
Shqipëria” zuri vendin e dytë, me 28 890 përmendje duke u pozicionuar shumë pranë vendit të parë. Vendin e tretë më të përmendur në komentet e italianëve e zuri fjala ”akcizë” me 23 130 përmendje, e ndjekur nga fjala ”faturë” me 15 180.
”Paga minimale” dhe ”Shqipëria” u gjetën si fjalët kyçe më tërheqëse.
Shuma totale e reagimeve ka kaluar shifrën 14 milionë, çka nënvizon përfshirjen aktive të komunitetit online. ”Paga minimale” dhe ”Shqipëria” spikasin në këtë garë duke marrë një vëmendje të jashtëzakonshëm prej 61,52% që nga fillimi i muajit.
Modelja kosovare, Arbenita Ismajli, thotë se i vjen turp që është shqiptare. Kjo, pasi sipas saj, shqiptarët janë njerëz që merren veç me thashetheme dhe kanë urrejtje ndaj njëri-tjetrit.
Ndaj sipas saj, asnjë popull tjetër nuk i do shqiptarët.
“Ma keni shpifur. Kurrë nuk keni për tu bërë burra shqiptarë. Turp. Si të jeni serbë. Jazëk qumështi i nënës. Nuk e di kush po ju edukon kështu. Edhe unë jam nënë, motër, tezja e dikujt. Turp more të mjerë vetëm për seks mendoni. Të degjeneruar.
“Nganjëherë më vjen shumë turp që jam shqiptare, dhe e pyes veten pse shumica e popujve të tjerë nuk na duan. Jam femra më e pavarur, vetëm punët e mia shikoj, nuk i bëj asnjërit keq me marr kaq shumë urrejtje prej vëllezërve dhe motrave shqiptare” – ka shkruar ajo.
Modelja kosovare, Arbenita Ismajli, thotë se i vjen turp që është shqiptare. Kjo, pasi sipas saj, shqiptarët janë njerëz që merren veç me thashetheme dhe kanë urrejtje ndaj njëri-tjetrit.
Ndaj sipas saj, asnjë popull tjetër nuk i do shqiptarët.
“Ma keni shpifur. Kurrë nuk keni për tu bërë burra shqiptarë. Turp. Si të jeni serbë. Jazëk qumështi i nënës. Nuk e di kush po ju edukon kështu. Edhe unë jam nënë, motër, tezja e dikujt. Turp more të mjerë vetëm për seks mendoni. Të degjeneruar.
“Nganjëherë më vjen shumë turp që jam shqiptare, dhe e pyes veten pse shumica e popujve të tjerë nuk na duan. Jam femra më e pavarur, vetëm punët e mia shikoj, nuk i bëj asnjërit keq me marr kaq shumë urrejtje prej vëllezërve dhe motrave shqiptare” – ka shkruar ajo.
Ishulli i Tinos në Greqi është tronditur pas vdekjes së një djali 3-vjeçar, i cili u mbyt me rrush. Siç raporton cyclades24.gr, gjatë dhënies së ndihmës së parë të policisë, fëmija ka nxjerrë të paktën 2 kokrra rrush nga goja.
Ai u transportua me makinën e policisë në Qendrën Shëndetësore të Tinos, por tashmë ishte tepër vonë dhe fëmija dha frymën e fundit.
Kiara dhe Luizi shkëlqejnë në festën e rëndësishme familjare .Për Kiarën sot është një ditë e veçantë pasi prindërit e saj festojnë 30 vjetorin e martesës. Ata kanë mbledhur në një mbrëmje njerëzit e tyre të dashur për të festuar këtë ditë të rëndësishme. Kiara dhe Luizi kanë shkëlqyer me pamjen e tyre duke u shfaqur shumë elegantë.
Kiara ka zgjedhur një fustan të verdhë ndërsa Luizi kostumin klasik të zi.
Të ftuarit kanë nisur të postojnë foto e video nga festa ku në një prej tyre shfaqet edhe Luizi me Kiarën dhe prindërit e saj. Në një tjetër foto Kiara shihet me mamanë dhe tezen.