Shorti i Champions League prodhon gjithnjë emisione pafund, rezervon gjithnjë surpriza, përballje fantastike që nuk munguan as këtë herë. E sigurt është që në Milano, te pjesa kuqezi, janë jo pak të shqetësuar, golat u treguan të pamëshirshme për ekipin e Piolit, duke i vendosur në një grup me PSG, Dortmund e Newcastle. Në “San Siro” rikthehen dy ish të famshëm si Donnarumma dhe Tonali duke i bërë më intrigues Grupin F.
Ndryshe nga Milani, tre ekipet e tjera italiane, Napoli, Inter e Lazio ishin me fat, goglat i rezervuan rivalë modest, mese të kalueshëm.
Finalistët e edicionit të fundit, Inter, do të përballet në Grupin D me Benfika, Salzburg dhe Real Sociedad: “Ne do të japim gjithçka pasi dëshirojmë t’i japim vazhdimësi rrugëtimit tonë. Jemi Inter, kërkojmë të vijojmë të ëndërrojmë”, u shpreh Inzaghi: Thuajse mirë. Shorti i Champions, e vështirë vetëm për Milan”, shkruan La Gazzaetta në faqen e parë.
Shorti i fazës së grupeve:
Grupi A: Bayern Munich, Manchester United, Gallatasarai
Grupi B: Sevilla, Arsenal, Lens, PSV
Grupi C: Napoli, Real Madrid, Union Berlin, Braga
Grupi D; Benfica, Inter, Salzburg, Real Sociedad
Grupi E: Feyenoord, Atlético Madrid, Celtic, Lazio
Grupi F: PSG, Dortmund, Milan, Neëcastle
Grupi G: Manchester City, Leipzig, Crevna Zvezda, Young Boys
Grupi H: Barcelona, Porto, Shakhtar Donetsk, Antverp



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.