Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim R. M., 32 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë
i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
32-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Knock down 2”, të finalizuar më datë 28.10.2022 nga strukturat e Policisë Korçë, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.