Mbante thikë me vete pas konfliktit, policia procedon 25-vjeçarin në Pogradec..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 25 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, sepse në lagjen nr. 4, Pogradec, pas një konflikti verbal me një shtetas tjetër,

shërbimet e Policisë i kanë gjetur gjatë kontrollit fizik, një thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: