Skënderbeu “i papërmbajtshëm” mposht Dinamon dhe rëmben kreun(Video)

Skënderbeu vazhdon ecurinë pozitive duke shfaqur forcë në elitën e futbollit shqiptar. Pas fitores në javën e parë përballë Egnatias, ekipi korçar është rikthyer në shtëpi për të mposhtur Dinamon. Goli do të vinte në pjesën e dytë, kur Behiratçe devijoi topi në portën e tij për t’i dhënë avantazhin korçarëve në minuten e 48.

Pavarësisht rasteve pas këtij goli, rezultati mbeti i pandryshuar. Suksesi ngjit Skënderbeun në kuotën e 6 pikëve, ndërsa lë Dinamon me 0 të tilla, duke ia bërë më të vështirë startin në futbollin shqiptar italianit Di Biaxho.

SKËNDERBEU-DINAMO 1-0
48′ (ag) Behiratçe

Abissnet Superiore: Java e 2-të
Stadiumi: Skënderbeu
Arbitër: Enea Jorgji

Formacionet Zyrtare:

Skënderbeu (3-5-2): Alia; Ramos, Prençi, Dwumfour; Frashëri, Rabiu, Liço, Yuri, Shaqe; Nikaj, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenovic

Dinamo City (4-2-3-1): Rexhepi; Albion Marku, Hoxha, Behiratche, Prodani; Krasniqi, Andoni; Zagjërba, Denisson, Allmuça; Kaçorri. Trajner: Luigi di Biagio


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: