Teksa na ndan vetëm një ditë nga premiera dhe Prime i parë i “Love Island Albania” në Tv Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës, sot janë zbuluar dy konkurentët e radhës së formatit, ndërsa numri i “islanders” që janë bërë publikë tashmë shkon në 4.
Kështu, pas Ildës, influenceres së njohur në TikTok dhe Aleksandros, finalistit të “Love Island Grecce”,
faqja zyrtare e Instagram-it të “Love Island” na ka prezentuar me Glen, bukuroshin që jeton në Londër dhe që ka ardhur në Shqipëri për t’u bërë pjesë e programit, në kërkim të dashurisë në vendin e tij.
Po ashtu, sërish nga Anglia, vjen Artemis, me emrin e perëndeshës së hënës në mitologjinë greke, e cila ka qenë fanse shumë e madhe e “Love Island” në Britani dhe tashmë ka ardhur ta jetojë “ëndrrën” e saj në Shqipëri.
Tifozja më seksi e Kupës së Botës, Ivana Knoll, është sulmuar së fundmi nga një grua xheloze, e cila kapi të dashurin e saj teksa shikonte bukuroshen brune. 31-vjeçarja, e cila u bë kryefjalë e mediave rozë gjatë Katarit të vitit të kaluar teksa mbështeste vendin e saj, Kroacinë, bëri disa ditë pushime në Mykonos të Greqisë.
Por mesa duket pushimet nuk kanë qenë kaq relaksuese për të pasi ajo supozon se i ka ndodhur një sulm.
Dje mbrëma u sulmova nga një grua e panjohur rreth të 40-ave teksa isha duke pirë çaj me miqtë e mi, duke menduar se nuk kam nevojë për siguri në këtë vend mjaft të sigurt”, ka thënë ajo në një postim në “Instagram”, duke shtuar: “Arsyeja që ajo më sulmoi ishte se i dashuri i saj më shikoi kur hyra në lokal”.
Sipas saj, gruaja në fjalë ka pritur tre orë e vetme në lokal derisa ajo të dilte nga aty dhe më pas t’a sulmonte.
Unë as që e njoha atë në lokal. Për fat të mirë dy miqtë e mi e kapën dhe e mbajtën larg meje. Ajo ishte shumë e çmendur dhe tha se ‘donte të më vriste’. Mirë që erdhi policia dhe e mori atë në paraburgim”, ka thënë tifozja më seksi.
54 sekonda. Kaq kanë mjaftuar për boksierin shqiptar, Florian Marku për të triumfuar në ndeshjen ndaj Dylan Moran, të mbajtur në Manchester Arena. Marku, në sekondat e para goditi fort kundërshtarin, duke bërë që arbitri të mbyllë sfidën më shpejt se ç’ishte parashikuar.
Një triumf i arritur me Knock Out teknik dhe me shumë meritë.
“Kam punuar kaq shumë për këtë rikthim. Unë dua ndeshje të mëdha. Boksierët nuk duan të ndeshen me mua” – tha ai. Më pas, shtoi: “Më jepni një boksier të fortë dhe do shikoni çfarë do iu dhuroj”.
Florian Marku vazhdon të mbajë lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë me arritjet e tij, teksa vijon të mbetet një nga më të mirët. Pritshmëritë janë të mëdha për të ardhmen dhe mbështetësit e tij me padurim po presin ndeshjet e radhës.
Një ndeshje e madhe me Markun që ishte tepër i frymëzuar duke vendosur kështu në kasafortë fitoren dhe rekordin e radhës…
Ky është Mato Glluçaj, 23-vjeçari i arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se vrau me tritol babanë e tij Dyrmish Glluçaj. Mato Glluçaj kishte vendosur lëndë eksplozive në oborrin e shtëpisë pranë sobës, dhe në momentin kur i ati është afruar, lënda plasëse ka shpërthyer përmes një mekanizmi elektrik.
Shpërthimi që i mori jetën 56-vjeçarët ishte i fuqishëm, as sa banorët thonë se u dëgjua në gjithë fshatin.
Shpërthimi ishte i fortë sa për të kontrolluar nëse rreth banesës mund të kishte lëndë të paplasura, në fshat shkuan dhe forcat xheniere, por djali duket të ketë larguar çdo gjurmë të lëndës shpërthyese nga soba.
Por çfarë e shtyu djalin të vrasë babanë?
Policia thotë se 23-vjeçari dhunohej vazhdimisht prej kryefamiljarit. Për të shpëtuar prej dhunës së Dyrmish Glluçajt, i cili ishte dhe i verbër, djali ka bërë planin hakmarrës. Policia nuk priste që brenda banesës së tragjedisë të fshihej një skenar i tillë, dhe aq më pak një arsenal i tërë armatimesh që u sekuestrua:
25 granata dore defensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 pushkë, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse dhe kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës.
56-vjeçari Dyrmish Glluçaj ishte babai i katër fëmijve, një djalë dhe tre vajzave. Sipas banorve të fshatit Gjorm, ai pothujase ishte i verbër dhe cdo herë e shoqëronte vajza e vogël 7-vjeçare. Municionet dyshohet se janë gjetur në brendësi të oborrit të banesës ku jetonte familje të fshehura në vend të posaçëm nga i biri, autori i krimit.
Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Klajdi Bitrit, të riut nga Lushnja i cili u vra nga një shtetas algjerin javën e kaluar në Itali. Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili ka ngushëlluar nga afër prindërit dhe ka shprehur gatishmërinë e shtetit për të qenë pranë dhimbjes së tyre dhe për çdo nevojë që ata do të kenë.
Është një dhimbje që kurrë s’ka për t’u shuar”, iu tha Balla familjarëve të 23-vjeçarit.
Po ashtu Bashkia e Lushnjës ka dhënë 5 milionë lekë të vjetra për shpenzimet e varrimit të Klajdit. Ndërkohë, babai i të ndjerit ka theksuar se nuk do të heqë dorë derisa të ketë drejtësi për të birin.
Kujtojmë se 23 vjeçari u vra nga një algjerian me shtizë peshkimi teksa i riu po përpiqej të mbronten shokun e tij italian gjatë një konflikti me autorin algjerian.
Ardit Nikaj është grumbulluar me Kombëtaren U21 për dy ndeshjet e muajit shtator të kualifikuesve të Europianit të kësaj grupmoshe, në transfertë ndaj Armenisë dhe në shtëpi me Rumaninë.
Gjithashtu edhe futbollisti i Akademisë tonë, Rei Pecani është grumbulluar me kombëtaren U21 për dy ndeshjet e shtatorit, ndaj Armenisë dhe Rumanisë!
Fituesi i spektaklit televízív “BBV2”, Luiz Ejlli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Ne një video nga xhirimet ne Korçe , ai i zbraz karikatorin, njërit prej personazheve…. Video është filmuar gjatë xhirimit të filmit “Në kuadër të dashùrisë”, me kolegun e tij Ylber Bardhi
Filmi do shfaqet për publíkun në kinema në muajin tetor.
“Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantíke, që shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlídh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Ç., 35 vjeç dhe F. Ç., 38 vjeç, të dy banues në fshatin Stropckë, Pogradec, pasi dyshohet se për shkak të detyrës kanë goditur me grushte dhe mjet të fortë, shtetasin K. Ç., 37 vjeç, banues në Pogradec,
me detyrë drejtor i Kontrollit të Territorit të bashkisë Pogradec.
Love Island Albania” është programi më i ri që pritet të nisë në TV Klan më datën 3 shtator, në drejtimin e Luana Vjollcës. Një reality show gjigand dedikuar dashurisë, por nuk do të mungojnë as argëtimi, emocionet dhe surprizat .
Mbrëmjen e djeshme faqja zyrtare e “Love Island Albania” ka zbuluar ekskluzivisht konkurrenten e parë që do të nisë rrugëtimin e saj të dashurisë, në vilën luksoze në jug të Shqipërisë. Ajo quhet Ilda.
Madje, Ilda është një influencer-e e njohur në Tik Tok, ku numëron mbi 89 mijë ndjekës, Siç duket, bukuroshes brune i pëlqen bota e televizionit dhe është “e etur” për sfidat që do ketë në nisje të spektaklit.
Konkurrenti i dytë është Aleksandros, një djalë simpatik, i cili ështē vetëm një prej djemve që do të qëndrojnë në ishullin e dashurisë. Ai ka qenë pjesëmarrës në “Love Island Greece” e madje ka shkuar deri në finale dhe vjen në Shqipëri për një eksperiencë të re.
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të lënduar shoferi dhe dy pasagjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, pranë fshatit Veliternë, Maliq, ku shoferi me iniciale R. H., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë ai ka mbetur i lënduar bashkë me dy pasagjerët që e shoqëronin, të cilët janë transportuar për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën
“Maliq/Informacion paraprak:
Më datë 02.09.2023, rreth orës 15:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, shtetasi R. H., 34 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi shtetasi R. H., dhe dy pasagjerë të automjetit, shtetasit M. B. dhe B. B., të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Q., 32 vjeç, banues në Korçë pasi në lagjen nr. 4, Korçë, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, për të mos i kryer kontrollin fizik. Pas kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë,
e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
2 shtatori është special për Luana Vjollcën dhe familjen e saj.Ylli i ekranit shqiptar sot feston ditëlindjen, e cila kësaj radhe e gjeti mes punës. Luana ndodhet në jug, ku nesër me 3 shtator fillon “Love Island Albania” nën moderimin dhe autorësinë e saj.
Atje ajo ka festuar ditëlindjen mes bashkëpunëtorëve dhe ekipës së saj por padyshim nuk munguan edhe familja.
Nga Azia e largët vijnë lajme të mira për Shqipërinë. Ato nuk janë më pak të padenja sesa Parisi dhe Londra. Aventura europiane është e shumëllojshme. Dikush kërkon t’i ngjitet më këmbë kullës Eiffel, dikush ta hajë pica pranë shatërvanit në Trevi apo dikush të prekë kapelet e rojave në Buckingham Palace. Dhe kjo nuk është një gjë e re percjell shqiptari.net
“Por, Europa është e pasur edhe me qytete unike dhe historike. Larg qyteteve të mëdha, atje gjen autenticitet”, shkruan faqja e njohur aziatike e turizmit micetimes.asia.com.
Shtatë qytetet e vogla më të bukur të Evropës sipas kësaj faqeje janë Berati, Hora (Greqi), Kob (Irlandë), Portovenere (Itali), Uzes (Francë), Alesund (Norvegji) dhe Rovinj (Kroaci).
Berati njihet si qyteti i një mbi një dritareve. Dritaret dhe qepenat e shtëpive të Mangalemit të lënë pa frymë. Ia vlen të ecësh më këmbë dhe të takosh banorët, të cilët jetojnë ende në muret mesjetare dhe t’u gëzohesh pamjeve të minareve dhe të kishave në luginën e Osumit”, shkruan micetimes.asia trasnmeton shqiptari.net.
“ Është e thjeshtë, Ushqehu me Kuzhinen e shijshme në Berat dhe eksploro qytetin e bukur. Dhe nëse jeni me fat, ju do të mund të shihni edhe një ceremoni shqiptare dasme”, thuhet në artikull.
Nje grup prej 4-5 personash i kanë bërë pritë dhe kane ndaluar efektivin që ishte në makinë me vëllain e tij. Ata i kanë kërkuar një shumë parash vëllait të efektivit, pasi pretendonin se borxhi dhe konflikti mes tyre ishte i vjetër. Në sherr e sipër të rinjtë i kanë goditur me sende të forta, si shkopinj e gurë…Gjatë sherrit policit i ka rënë pistoleta dhe është gjetur më vonë.
Vellezerit perfunduan te plagosur ndersa ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e kryeqytetit informon se ‘rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.
Gjatë konfliktit, shtetasit E. F., i ka renë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje. Si pasojë shtetasit E. F., dhe B. F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshfirë’.
Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do blihet me 99.5 lekë dhe do shitet me 101.3 lekë. Monedha evropiane sot do blihet me 107.6 lekë dhe do shitet me 108.7 lekë, ndërsa franga zvicerane do blihet me 111.9 lekë dhe do shitet me 113.4 lekë.
Ndërkohë paundi britanik sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do blihet me 124.8 lekë dhe do shitet me 126.5 lekë.