Aksident i frikshëm në aksin Korçë-Pogradec/ “Benzi” del nga rruga dhe përmbyset. 3 të plagosur….

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të lënduar shoferi dhe dy pasagjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, pranë fshatit Veliternë, Maliq, ku shoferi me iniciale R. H., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ai ka mbetur i lënduar bashkë me dy pasagjerët që e shoqëronin, të cilët janë transportuar për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën

“Maliq/Informacion paraprak:

Më datë 02.09.2023, rreth orës 15:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, shtetasi R. H., 34 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi shtetasi R. H., dhe dy pasagjerë të automjetit, shtetasit M. B. dhe B. B., të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: