‘Një rrugë e dy punë’/ Veliaj ndihmon qytetarin që e lë bateria te Fresku(Video)

Një tjetër rrugë në zonën e Freskut, rruga “Rexhep Bastari”, është asfaltuar nga Bashkia e Tiranës, duke u pajisur me sinjalistikë, ndriçim, kanalizime dhe rrjetin e nevojshëm elektrik. Në përurimin e aksit që lidhet edhe me rrugën Tiranë-Dajt, ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj ndau një video në rrjetet sociale, ku krahas rrugës është shprehur se ndihmoi dhe një qytetarë, të cilit i kishte rënë bateria e makinës.

“Me një rrugë, i mbyllëm dy punë sot: Shtruam Rr. “Rexhep Bastari” te Fresku dhe ndihmuam Bledarin, se i kishte rënë bateria e makinës”, shkruan Kryebashkiaku i Tiranës.

INSTAT: “Censi i Popullsisë dhe Banesave fillon më 18 shtator…

Instituti i Statistikave (INSTAT) bën të ditur se, Censi i Popullsisë dhe Banesave do të fillojë më 18 shtator të këtij viti. Drejtoresha e Instat, Elsa Dhuli tha për mediat se, tashmë është rekrutuar stafi i cili do të trokasë në çdo shtëpi për të mbledhur informacion për “Censin 2023”.

“Censi është një fotografim i çastit i të gjithë banorëve rezidentë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Data 18 shtator, konsiderohet dita e censit dhe është dita në të cilën Instat do të fillojë procesin e mbledhjen e të dhënave në terren. Janë afërisht 7000 vetë, stafi që kemi rekrutuar”, tha ajo.

Pyetësori përmban rreth 100 kategori pyetjesh dhe vetëm tre prej pyetjeve që lidhen me besimin, etninë dhe fenë do të jenë opsionionale për t’u përgjigjur.

Dhuli theksoi se, “referuar ligjit të censit të popullsisë dhe banesave, të gjithë banorët që janë rezidentë në territorin e Republikën e Shqipërisë kanë për detyrë t’i përgjigjen këtij pyetësori. Këtu do të dalloja tri pyetje, të cilat janë pyetje opsionale, jodetyruese dhe të cilat përmbajnë edhe të drejtën për të mos u përgjigjur”.

Mbledhja e informacionit në terren do të realizohet me anë të tabletëve dhe do të zgjasë 6 javë ndërsa rezultatet paraprake parashikohet të jenë gati në qershor të vitit të ardhshëm

Ç’farë i ka ndodhur? Ermal Fejzullahu shfaqet në gjendje jo te mire shendetësore…

Ermal Fejzullahu ka shqetësuar fansat e tij ditën e sotme, përmes një postimi të bërë në profilin e tij zyrtar, në Instagram. Artisti ka publikuar një fotografi, ku shihet teksa merr serum, në ambjentet e shtëpisë së tij.

Nuk është ende e qartë arsyeja se pse artisti ka përfunduar me vigonin në krahun e tij, pasi Ermali nuk ka dhënë detaje të mëtejshme në postimin e bërë nga ai.

Ne shpresojmë që kjo të mos jetë diçka serioze për artistin, i cili vetëm disa javë më parë festoi 35-vjetorin e lindjes së tij.

Profesionet që po zhduken/ Llamarinisti Korçar që punon vetëm për të ruajtur traditën(Video)

Me copën e llamarinës në dorë dhe disa vegla që i ka të trashëguara nga stërgjyshi, Kostika Gjezi nis të krijojë një formë luleje e cila vendoset në cepat e ullukëve apo çatitë e shtëpive për të identifikuar zanatçiun. Stema është krijuar vite më parë nga paraardhësit e tij në kohën kur zanati i llamarinistit ishte i domosdoshëm dhe puna e tij nevojitej në çdo shtëpi.

Kostika i përket brezit të 4 të familjes Gjezi të njohur për mjeshtërinë e tyre që e ruan ende këtë zanat dhe punimet e tij i bën në po të njëjtin ambient ku stërgjyshi i tij hapi punishten e parë.

Me kalimin e viteve puna e llamarinistëve nisi të kërkohet gjithmonë e më pak dhe prodhimi i mashave, saçit, mangallit, qyngjeve e shumë elementëve të tjerë u reduktuan ndaj kjo punë u kthye më shumë në shërbim të komunitetit si një pasion për të ruajtur traditën sesa burim të ardhurash.

Gjeneratat e reja nuk kanë interes për zejet e dikurshme ndaj zanatçinjtë shpesh e shohin me shqetësim mungesën e interesit të të rinjve për ti përvetësuar ato sepse kjo do të thotë që shumë mjeshtëri në pak vite do të zhduken plotësisht./Topchannel

Video:

Nis edicioni i 10 i ‘Koko Fest’ në Korçë, do të vijojë deri në 9 shtator…

Festivali më i madh i teatrit në Shqipëri KOKO FEST, hapi siparin mbrëmjen e të shtunës në teatrin “Andon Zako Cajupi” me veprën e Shekspirit “Nata e dymbëdhjetë”. Vepra është vëne në skenë nga regjisori i mirënjohur grek Dhimitris Milonas, i cili vjen për herë të dytë në Korcë.

Festivali do të vijojë në Korçë nga data 2 deri në datën 9 shtator duke bërë bashkë artistë, të ftuar specialë, qytetarë dhe turistë. Në natën e fundit do të ndahen edhe çmime nga një juri profesioniste.

Pogradec/ Kreu marrëdhënie me një të mitur, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është vënë në pranga në Pogradec. Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçare.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Kreu marredhenie me 27-vjeçarin / Vajza 13-vjeçe: “E gënjeva, për moshën ,ai nuk ka faj…

Një 27-vjeçar banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, ndodhet në burg, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare .Raportohet se e mitura ka deklaruar para policisë se e gjithë marrëdhënia mes saj dhe 27-vjeçarit ka qenë me dëshirë.

Ajo ka shtuar se e ka gënjyer 27-vjeçarin për moshën reale dhe ai nuk kishte faj në këtë mes.

Ishin familjarët e vajzës që e kanë denoncuar në polici 27-vjeçarin pasi vajza kishte vendosur një foto profili me të, shoqëruar me një unazë.

Nga ana tjetër, ai ka deklaruar para oficerëve se kishte qëllime serioze me të miturën dhe se nuk e dinte moshën reale të saj. Mirëpo, pavarësisht të gjitha pretendimeve nga vajza dhe nga 27-vjeçari, ai qëndron ende në burg.

E trishtë/ U vra me thikë nga motra, Amanda do festonte nesër ditëlindjen…

Amanda Pushani gjeti vdekjen nga dora e motrës së saj, pas një konflikti që nisi në banesë, ku Marsela Pushani po i kërkonte që të linte alkoolin, që e konsumonte prej gati 10 vitesh. Armanda Pushani do të festonte ditëlindjen ditën e nesërme (4 shtator), por humbi jetën vetëm dy ditë para se të mbushte 37-vjeç.

Pas vrasjes, familjarët tentuan të fshehin ngjarjen dhe raportuan atë si vdekje natyrale, por pas ekzaminimeve të kryera në trupin e saj u konstatuan plagë të shkaktuara nga thika.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen Marsela Pushani, 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen Amanda Pushani, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Hajdar Hidri” në kryeqytet.

Vrau motrën me thikë/ Flet 40-vjeçarja :”Pinte dhe ishte agresive, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes…

Një 37-vjeçare ka gjetur vdekjen nga dora e motrës së saj, pas një konflikti që nisi në banesë. 37-vjeçarja Amanda Pushani është gjetur e vdekur në banesën e saj në rrugën ‘Hajdar Hidri’ në afërsi tek rruga e Kavajës, Tiranë. Mësohet se Pushani ka pasur shenja thike në trup dhe dyshohet të jetë vrarë nga motra e saj 40-vjeçare me profesion mësuese e Gjuhës Shqipë në një shkollë private.

Ajo çfarë e bën më të trishtë këtë ngjarje është se Armanda Pushani do të festonte ditëlindjen ditën e nesërme (4 shtator), por humbi jetën vetëm dy ditë para se të mbushte 37-vjeç.

Fillimisht familjarët e raportuan në polici si vdekje natyrale, por pas autopsisë u zbulua se 37-vjeçarja kishte vdekur për shkak të goditjeve me thikë. Ndërsa janë përpjekur ta fshehin ngjarjen si vetëvrasje.

E motra ka deklaruar se përgjatë ditës së djeshme së bashku me nënën e saj kanë debatuar me 37-vjeçaren, duke i kërkuar që të mos pinte më alkool . “Motra mori thikën dhe tentoi të më godasë mua dhe mamin. Në kushtet e vetëmbrojtës e qëllova me thikë në stomak aksidentalisht”, ka deklaruar Marsela Pushani.

Dy motrat jetonin në të njëjtën banesë bashkë me të ëmën.

‘Çmendet’ buri nga Gjirokastra/ Tenton të bëjë seks me një 74-vjeçare. Ajo e denoncon ne polici

E rëndë në Gjirokastër. Një 43-vjeçar i vardiset keq një të moshuare 74 vjeçe për të kryer seks. Burri madje ka shkuar në banesën e së moshuarës dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie.

Policia vendore informon se ‘u referuan materialet në Prokurori,

ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kallëzuar një 74-vjeçare se shtetasi A. H. e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj’.