Policia superaksion në Miras të Devollit/ Arreston 65-vjeçarin ,i konfiskon mjetin dhe drutë : “I kishte pa dokumentacion…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë goditur një rast të prerjes së pyjeve. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi:

-I. Z., 65 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se 65-vjeçari transportonte me një mjet bujqësor, dru të prera në mënyrë të paligjshme, ushtruan kontroll në fshatin Miras, ku konstatuan një sasi drush zjarri dhe mjetin bujqësor “John Deere” me rimorkio, pa targë, me drejtues shtetasin I. Z. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 65-vjeçari e drejtonte pa leje drejtimi këtë mjet të cilin dyshohet se e përdorte për transportimin e druve të prera në mënyrë të paligjshme.

Sasitë e druve dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: