Aksident i frikshëm në Tiranë, autobusi i Unazës përplas dy makina (Video)

Një aksident i rëndë është regjistruar në Tiranë mbrëmjen e sotme. Mësohet se në aksident janë përfshirë disa mjete dhe urbani i unazës. Nga aksident mësohet se nuk ka të plagosur rëndë ndërsa policia po mbërrin në vendin e ngjarjes që të bëjë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave….

Më datë 05.09.2023, në Rrugën Bardhyl, shtetasi R. M., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një automjet të parkuar dhe me autobusin e linjës së Unazës, me drejtues shtetasin B. K. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

Njihuni me Fabiolën, vajza nga Lazarati që krijon në mënyrë artizanale produkte kozmetike me bimë medicinale

E diplomuar për Menaxhim Biznesi, Fabiola Meci është një 23-vjeçare nga Lazarati që ka nisur të prodhojë produkte kozmetike në mënyrë artizanale. Kryesisht duke përdorur bimët medicinale të zonës ajo ka ngritur një punishte të vogël në fshat. Produktet më pas i shet në tregun vendas, por edhe në Europë e deri në SHBA e Kanada tek njerëz të njohur. Synimi është që këtë aktivitet ta zhvillojë më tej dhe të gjenerojë më shumë të ardhura për familjen.

Në videon më poshtë ndiqni rrëfimin e Fabiolës për Rtsh Gjirokastra.

Vjosa Osmani nënshkruan dekretin, Ismail Kadaresë i jepet nënshtetësia e Kosovës(Foto)

Me urdhër të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, i është ndarë dekreti i nënshtetësisë shkrimtarit shqiptar me famë botërore Ismail Kadaresë. Sipas Osmanit, dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim për shtetin e Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme

referimi për shqiptarët kudo në botë.

Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun shkruan Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani, në qershor të këtij viti, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.

“Mbrapa ç’do vajze te bukur është një baba tullac/ E bija tashmë e rritur e kujton me humor Dr Florin …e West Side Family….

Dr. Flori është ndarë nga jeta prej 9 vitesh, por kujtimi i tij është gjithmonë i pranishëm tek njerëzit e afërt dhe miqtë e ngushtë. Vajza e të ndjerit, Kaltrina, ka hapur faqen e saj në rrjetin social “TikTok” ku dhe ka publikuar një video ku shfaqen dy foto se si duket ajo sot dhe tre të tjera kur ka qenë e vogël në krahët e të atit.

“Mbrapa çdo vajze të bukur është një baba tullac.”- ka shkruar Kaltrina krahas videos.

Tashmë vogëlushja që njihnim është rritur dhe ka ndryshuar goxha e cila pritet të mbush 17 vjeç në muajin Dhjetor .

Kujtojme qe vjet Landi dhe Miri, dy pjestarët e grupit “West Side Family” e kane derguar Kaltrinen në shkollën e të atit. Ne gjimnazin ku ata janë takuar si grup dhe kanë nisur hapat e parë në muzikë, pikerisht atje …ne “Petro Nini Luarasi”….

Pas ndarjes nga vëllai i Arbër Hajdarit/ Beniada përshendet Shqipërinë nga avioni :”Ciao Tirana…

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 1”, Beniada Nishani ka habitur me një postim të fundit në “instastory”. Ajo ka postuar foto teksa po niset për udhëtim dhe nga avioni shkruan “ciao ciao Tirana”. Ajo nuk ka treguar nëse në këtë udhëtim është vetëm apo e shoqëruar.

Nuk dihet nëse ajo po largohet përkohësisht apo tashmë ka vendosur ta lërë Shqipërinë në ndjekje të karrierës diku tjetër.

Kujtojmë se lidhja e Beniadës me Blerti Hajdarin, vëllain e Arbër Hajdarit bëri mjaft bujë, por vetëm pak muaj më parë u konfirmua ndarja e tyre.

Por, kujtojmë se Beniada ka treguar se do marrë pjesë në festivalin e filmit në Venecia. Mbase ky udhëtim lidhet me këtë event, ose mbase modelja ka vendosur të largohet përgjithmonë nga Shqipëria.

Moderatorja Shqiptare: “Nuk do jetoja me vjehrrin dhe vjehrrën, dua të rri lakuriq në shtëpi…

Aulona Musta njihet për opinionet e saj të drejtpërdrejta dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe në një ndër komunimet që ka patur me ndjekësit e saj. Ditën e sotme , moderatorja e njohur ka bërë një bisedë virtuale me fansat e saj, ku ata i kanë drejtuar pyetjet dhe ajo i është përgjigjur.

Një pyetje që i është bërë Aulonës, e cila duhet thënë se nuk është e vetmja, ka qënë nëse do jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën.

Musta i është përgjigjur fanses, duke shkuar:

“Jo. Njësoj siç nuk do jetoja as me prindërit e mi. Unë dua të rri lakuriq në shtëpi! Të zihem e pajtohem me burrin pa i dhënë llogari njeriu dhe pa shqetësuar njeri. Dua të vendos vetë për fëmijën tim, çfarë do gatuaj për drekë, kur do e pastroj shtëpinë, etj, etj Unë kam vjehrrin dhe vjehrrën më të mrekullueshëm në botë, por gjëja më e mirë për çdo çift eshtë të jetojnë vetëm”!

Plas sherri në Librazhd/ 34-vjeçari zhdep në dru 48-vjeçarin

Një sherr ka ndodhur në Librazhd, ku 34-vjeçari me inicialet E.D, ka goditur me grushte një 48-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, teksa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 34-vjeçarin

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se për motive të dobëta,

ka goditur me grushte, një 48-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Motori u përplas me makinën/ Ndërron jetë 73-vjeçari në Zvirinë të Maliqit….

Një 73-vjeçar gjeti vdekjen këtë të martë në një aksident të ndodhur pranë fshatit Zvirinë në Maliq, në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Mesohet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur nga Pogradeci drejt Korçës kur ka përplasur për vdekje 73 vjecarin, me një goditje aq të fortë sa ai ka gjetur vdekjen e menjehershme në vendgjarje , ndërkohë që mjeti e ka marrë para për më shumë se 40m motomjetin.

I moshuari ka dashur të kalojë nga njëri krah i rrugës nacionale në anën tjetër, devijim ky që ka sjellë edhe përplasjen me mjetin tip “Nissan”.

Policia informon :

Se rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues V. Xh., 51 vjeç, ka përplasur një motomjet tip “Nissan”, me drejtues P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Me drejtuesin e automjetit V. Xh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale .Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Tjetër aksident /Mercedesi përplas turistin polak me motor në Qafë -Thanë…

Një turist që udhëtonte me motor është aksidentuar këtë pasdite në Pogradec. Turisti polak po udhëtonte bashkë me një grup motoristësh të tjerë në një tur turistik në Shqipëri. Por, në rrethana ende të paqarta, është përplasur nga një mjet tip “Benz” .

Për pasojë turisti i huaj ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Prrenjasit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Qafë Thanë, Pogradec/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:26, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, pranë doganës së Qafë Thanës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. B., 21 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin G. R., banues në Poloni, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Prrenjasit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksident i frikshëm në aksin Korçë- Pogradec,makina përplas motorin(Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec. Nje makinë tip Nissan është përplasur me nje motormjet. Dyshohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 05.09.2023, rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin V. Xh., 51 vjeç, ka përplasur një motomjet tip “Nissan”, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Me drejtuesin e automjetit V. Xh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Emra të rinj, problem i vjetër….

Nga Lutfi Dervishi

Ndryshimet në qeveri nuk erdhën as nga presioni rrugës, as nga presioni i opozitës, por nga hija e Drejtësisë dhe rutina e ndryshimit për hir të ndërrimit. Edhe ata që u larguan, edhe ata që erdhën, edhe ata që qarkulluan, lajmin e morën në të njëjtën kohë me publikun.

Edhe të larguarit, edhe të qarkulluarit nuk e kuptuan pse u larguan. Por më të çuditurit janë ata që u bënë ministra.

Emrat e rinj, nuk thonë asgjë për publikun sepse Partia në pushtet ka 10 vjet që i është shmangur debatit publik- në kurdhën e të cilit spikatin politikanët. E përqëndruar te propaganda dhe ideja që nuk kemi opozitë, emrat e rinj në kabinetin qeveritar (përjashto Maznikun) nuk i thonë asgjë publikut.

Kryeministri duket se ka vendosur të jetë edhe kryeministër i punëve të jashtme, të mos ketë shumë pengesa nga dikasteri i llogarive dhe ka luksin të akomodojë kë të dojë dhe të nxjerrë në rrugë ata që i bëhen barrë.

Megjithëse foli gati një orë për suksesin e jashtzakonshëm në turizëm, Kryeministri nuk ishte i qetë aq më pak i qeshur. Hija e shkurtër e SPAK-ut dhe lista e gjatë e skandaleve janë ana tjetër e medaljes.

Motoja që përgjegjësia është individuale nuk përjashton përgjegjësinë politike, administrative dhe morale.

Korrupsioni që në vend është sa elitar aq edhe kapilar nuk luftohet me 8 prokurorë të SPAK-ut. Zgjidhja nuk është SPAK. është përgjegjësi në radhë të parë e ekzekutivit.

Aferat për të cilat gjysma e qeverisë së majtë është në SPAK, nuk erdhën nga qielli, as nuk janë zbulim i SPAK dhe nuk janë gabime pa dashje. Aferat janë zbardhur nga media, shoqëria civile dhe opozita prej vitesh. SPAK, thjesht diku me drojë dhe diku me të shtyrë po mbledh fillin që ja ka dërguar në derë opozita dhe shoqëria civile. Madje në aferat e mëdha, cilësia e denoncimit është më e lartë se ajo e hetimit.

Do të ishte për t’u duartrokitur qeveria nëse strukturat antikorrupsion të ekzekutivit të dërgonin dosjet apo denoncime në SPAK. Do të ishte ideale që me zbulimin e aferave të kishim distancim.

Ajo që kemi parë është mohim, kundërshtim, rezistencë deri në pikën ku gota e zullumit është mbushur dhe nis dhe derdhet. Dhe rezistenca është bërë edhe në komisionet hetimore parlamentare.

Problemi i korrupsionit që gjatë këtyre 10 viteve ka ardhur duke u majisur nuk zgjidhen me predikime dhe paralajmërime. (Është detyrë e hoxhës dhe priftit të flasë kundër vjedhjes) nuk bëhet vreshti me urata, por me shata e lopata!

Lufta ndaj korrupsionit kërkon në radhë të parë vullnet politik, reforma të thella dhe përgjegjësi politike, llogaridhënie brenda ekzekutivit.

Nëse Kryeministri dhe qeveria i marrin seriozisht artikujt e shtypit (sidomos shkrimet investigative), nëse do të funksionojnë kontrollet e brendshme dhe departamentet antikorrupsion, nëse do të nxirren përgjegjësi nga raportet e KLSH dhe komisioneve hetimore parlamentare, nëse denoncimet e opozitës nuk do të konsiderohen si baltë ndaj “arritjeve të qeverisë, atëherë qeveria sot do të ishte më e qetë dhe nuk do të mburrej se nuk po lë pa punë SPAK-un.

Ndryshimet në qeveri dhe vetë fjala e Kryeministrit nuk japin asnjë sinjal se do të ketë një qasje pro aktive ndaj korrupsionit. Mesazhi kryesor është: kujdes nga SPAK. “Dy duart për një kokë”. Ndryshimet në qeveri në 10 vjetorin e ardhjes në pushtet të PS-së përveç emrave nuk sjellin më asgjë të re. Problemet janë të vjetra.

‘Çmendet’ moti në Greqi/ Stuhia dhe rreshjet shndërrojnë rrugët në lumej(Video)

Moti i keq ka goditur një pjesë të Greqisë, ashtu siç kishin paralajmëruar autoritetet greke. Stuhia “Daniel” goditi kryesisht pjesën qëndrore të shteti grek, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në qytet. Një person ka humbur jetën në Volos, ndërsa një burrë tjetër 34-vjeçar është i zhdukur. Ai tentoi të kalonte përroin me makinë për të dalë në anën tjetër, por rrjedhja e furishme e mori me vete.

Autoritetet janë duke kërkuar për gjetjen e tij.

Mediat greke kanë publikuar pamje nga qytete të ndryshme, ku rrjedha e ujit ka marrë me vete makina si dhe ka përmbytur shtëpitë. Niveli i ujit në zona të ndryshme ka shkuar deri në 1.5 metra lartësi.

Situata është shumë e rëndë në fshatin Agios Joannis në bregdetin e Pelionit. Në Larisa janë përmbytur shtëpi dhe dyqane. Problematike është situata edhe në Volos e në Skiathos. Në këtë të fundit u urdhërua pezullimi përkohësisht i qarkullimit të automjeteve në të gjitha rrugët deri në normalizimin e situatës.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve në zonat e prekura të Greqisë nga stuhia “Daniel” që të evitojnë daljet dhe udhëtimet.

Zyrtare/ Ivan Gvozdenovic rinovon kontratën me Skënderbeun…edhe 3 vite bardhekuq….

Trajneri Ivan Gvozdenoviç do të jetë pjesë e Skënderbeut edhe për 3 vitet e ardhshme. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi korçar.

Ivan Gvozdenovic edhe 3 vite bardhekuq! Trajneri ka rinovuar kontratën me klubin e Skënderbeut dhe do vijojë të jetë pjesë e jona dhe për një kohë të gjatë.

I urojmë suksese trajnerit tonë! forcaskenderbeu

Bora Zemani largohet nga Për’puthen, kjo është ‘show girl’ që pritet ta zëvendësojë…

Për’puthen nis sezonin e ri, dhe këtë herë, nuk do të jetë prezantuese Bora Zemani. Top Channel bën me dije se programi do të moderohet nga Megi Pojani, e njohur si nje ‘show girl’ por edhe si “vajza e skandaleve”, për shkak të “bëmave” të sajsiç ishte kërcimi te varri i stërgjyshes apo puthja në buzë në skenën e “Dancing With The Stars.

E kontaktuar nga Top Channel, moderatorja konfirmoi se ky sezon nën drejtimin e saj do të jetë “zjarr”:

Isha në mes të stërvitjes me forcat speciale dhe u fsheha pas një kaçubeje vetëm për t’ju thënë që lajmi është i vërtetë. I repeat-lajmi është i vërtetë, duhet të shkoj tani. Gotta go! Zbrazni karikatoret e puçjeveeee.”

Shqipëria e 3-ta në botë për rritjen e fluksit të turistëve/ Rama: “Tirana la pas Ibizën dhe Dubain…

Sipas të dhënave nga Google, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik. Ndërsa Tirana është e dyta për nga numri i vizitorëve, duke lënë pas shumë qytetet të konfirmuara prej dekadash në turizëm si Ibiza dhe Dubai.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

“Edhe sipas të dhënave nga vetë GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm”.