Adriatik Lapaj: “Shoqëritë që vrapojnë pas parimeve ia dalin. Theksi do të jetë te ndryshimi i modelit ,hapja e garës, referendumet….

Më 18 shtator avokati Adriatik Lapaj do të nisë një nismë të re politike, emrin dhe logon e së cilës nuk do e zbulojë deri në atë datë. Në një intervistë për Euronews Albania ai u shpreh se kjo lëvizje do të financohet nga populli dhe takimin e parë në terren do e ketë në veri të Shqipërisë, në një zonë që sipas Lapajt përfaqëson shumë historinë e vendit.

“Theksi do të jetë te ndryshimi i modelit të debatit publik në vend. Hapja e garës, referendumet, vota e emigrantëve.

Shoëritë që vrapojnë pas parimeve ia dalin. Prandaj ne do të kërkojmë një bashkim vullnetesh”.

Nuk e meritojnë shqiptarët t’u ikin fëmijët me gomone në emigrim në vitin 2023”, u shpreh avokati.

E bija në luftë me sëmundjen e rëndë/ Gazetari Defrim Methasani: “Mbështetja juaj është ushqimi im shpirtëror…

Vajza e gazetarit të njohur të Sportit, Defrim Methasani po kalon ditë të vështira në jetën e saj. Ajo vuan nga sëmundje, ndërsa ndodhet prej javësh e shtruar në një nga spitalet e Berlinit në Gjermani. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Methasani ka falendeuar të gjithë për mbështetjen në këto ditë të vështgira, ndërsa thekson se vajza e tij do t’ia dalë të mposhtë sëmudjen e rëndë.

“Nga spitali i Berlinit ku prej kohësh ndodhet për kurim vajza ime e madhe Luna, ju përshëndes të gjithëve dhe ju falenderoj që keni qënë mbështetja ime e madhe dhe e jashtëzakonshme, duke më qetësuar sadopak shpirtin dhe duke më lehtësuar problemin.

Nuk gjej dot fjalën e duhur për të shprehur atë që meritojnë familja ime,

të afërmit e mi, por dhe miqtë dhe shokët e shumtë që kam brenda dhe jashtë vendit. Lutjet tuaja, mbështetja në të gjitha format, sms dhe telefonatat e pafund, kanë qënë ushqimi im shpirtërorë, forca, solidariteti, vitaliteti dhe arma jonë, për të luftuar me sëmundjen e rëndë, ku falë Zotit dhe mjekëve duarartë, shpresojmë tia dalim.

Në mbyllje edhe një dedikim mirënjohje për Dr Endri Abazi, djaloshi shkodran që punon në këtë spital si kardio kirurg dhe që perfaqëson me dinjitet Shqipërinë në Gjermani, por që u bë një derë e hapur edhe për mua, pavarsisht se sëmundja e vajzës nuk lidhej me departamentin e tij.

Lum ne për profesionistët që kemi ,

sepse defakto janë kthyer në faktor promovues të vendit tonë, jashtë Shqipërisë. Po ashtu fjalë zemre për mbesën time të shtrenjtë dhe të çmuar Nerilda Meda e cila bëri gjithçka për Lunën, por edhe disa shqiptarë të Berlinit, që janë bashkë me mua në këtë periudhë kaq të vështirë. Falenderime, respekt dhe mirënjohje të përjetëshme për secilin nga JU!”, ka shkruar gazetari i njohur i sportit.

E rëndë në Korçë/ Gjendet i mbytur në rezervuar 67-vjeçari….

Pas publikimit të mesazhit të vajzës që kërkonte ndihmë për gjetjen e babait, mësohet se i moshuari është gjetur sot, por fatkeqësisht pa shenja jete. Niko Ngjela është konstatuar i mbytur në ujërat e rezervuarit të Gjancit, gati 14 km larg qytetit të Korçës.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 06.09.2023, rreth orës 17:30, në bregun e rezervuarit të Gjançit, Korçë, është konstatuar i pajetë, dyshohet i mbytur shtetasi N. N., 67 vjeç, banues në Korçë, i cili më datë 02.09.2023, ishte larguar nga banesa e tij.

Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë i 67-vjeçarit, do të transportohet drejt morgut, për të kryer ekspertizën mjekoligjore e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Çifti Gjerman tregon eksperiencën ‘horror’ të pushimeve ne Shqipëri: “Male me telashe dhe plehera…

12 ditë të plota relaksi në Shqipëri. Ky ishte plani i Melanie Zeeb dhe Michael Bürger, por gjithçka u prish gjatë rrugës për çiftin. Në vend të një plazhi privat ëndrrash dhe një hoteli elegant, kishte male me mbeturina dhe shumë telashe”. Kështu nis një shkrim i gjatë i televizionit të njohur gjerman RTL në faqen e tij online për eksperiencën e çiftit në Durrës.

Melanie Zeeb dhe Michal Bürger deshën të provojnë diçka ndryshe,

larg pikave tipike turistike dhe plazheve të mbushura me njerëz. Kështu ata vendosën të udhëtojnë në Shqipëri. Në fund të fundit, ishte një nga këshillat “par excellence”! Ata rezervuan një paketë për rreth 1300 euro në një hotel me 4 yje si dhe për fluturimin. Por ata do të pendoheshin shumë për këtë vendim, siç rezultoi që në ditën e mbërritjes

Shoferi i taksisë thjesht na tha: ‘Shpresoj që hoteli juaj të mos jetë në këtë zonë,’” – shkruan Melanie Zeeb në një e-mail për RTL-në. Dhe paralajmërimi i shoferit të taksisë u bë shumë shpejt i vërtetë.

Hoteli ishte i rrethuar nga mbeturina dhe një erë e keqe. Në vend që të pushonin në plazhin privat të reklamuar në përshkrimin e hotelit, pushuesit duhet të ecin në një rrugë nëpërmjet maleve të plehrave. Mungonin palestra e premtuar, pishina e brendshme dhe e jashtme. Bari i ngjan një fushëbeteje. Pushuesit kanë filmuar pamje të tmerrshme të hotelit”- vazhdon RTL.

“Por në vend që të dëmshpërblejë pushuesit për të gjitha këto shqetësime, hoteli kërkoi edhe një pagesë shtesë! 25 euro në ditë për çdo person, pra 550 euro të tjera në total, gjoja për shërbime si energjia, uji dhe përdorimi i dhomës. Nëse nuk i paguan, do të flakeni jashtë. Ky është kërcënimi i hotelit” – thotë Melanie Zeeb.

Sapo ka marrë shqetësimin e turistëve, RTL i është drejtuar kompanisë turistike “Opodo” ku çifti kishte bërë prenotimin. Kompania shkruan se: “Pas kontaktimit me furnitorin në fjalë dhe VH Eurostar Durrës Hotel & Private Beach, hoteli ka konfirmuar se një tarifë shtesë prej 25 euro për person për natë është përfshirë në çmimin përfundimtar të akomodimit. Pas shqyrtimit të rastit, klienti do të rimbursohet për këto tarifa” – shkruan kompania.

“Melanie Zeeb dhe Michael Bürger thjesht duan të kthehen në shtëpi, larg hotelit horror. Por fluturimi i shumëpritur i kthimit bëhet problemi i radhës për pushuesit. Për shkak të rezervimeve të tepërta, ata nuk mund të marrin dot fluturimin e tyre nga Tirana në Berlin. Linja ajrore ofron akomodim dhe ushqim, por jo një fluturim të ri direkt për në Berlin. Në vend të kësaj, çifti duhet të fluturojë për në Këln. Si të kthehemi më pas nga andej? Kompanisë ajrore nuk duket se i intereson” – shkruan RTL.

“Përsëri ne i drejtohemi dhe kërkojmë ndihmë kompanisë “Opodo” dhe çifti është me fat. Me shpenzimet e tyre, kompania rezervon një fluturim nga Frankfurti për në Berlin për ditën tjetër. Kështu u bë më mirë për Melanie dhe Michael. Opodo premtoi gjithashtu se do të rimbursojnë pushuesit për të gjithë çmimin e udhëtimit. Më pas të dy mund t’i përdorin paratë për të rezervuar pushime të reja që shpresojmë se do të sjellë relaksimin e dëshiruar!” – shkruan RTL duke nënvizuar se hoteli nuk i është përgjigjur asnjë kërkese për të bërë një koment.

Rasti i Melanie Zeeb dhe Michael Bürger tregon se reklamat nuk janë gjithmonë të duhura. RTL këshillon që t’i kushtohet vëmendje vendndodhjes së hotelit dhe të kontrollosh paraprakisht nëse kjo është një zonë miqësore për pushime. Një vështrim në portalet e zakonshme të vlerësimeve mund të sigurojë gjithashtu informacion të dobishëm.

Ekipi shqiptar përfundon misionin në Greqi, niset drejt Kapshticës…

Kanë përfunduar misionin e tyre 58 efektivë, 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e mbrojtjes civile shqiptare që shkuan për të ndihmuar Greqinë në shuarjen e zjarreve. Ata janë nisur sot drejt pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Ekipi shqiptar i erdhi në ndihmë autoriteteve greke për neutralizimin e zjarreve në një nga zonat më të prekura, si ajo e Alexandroupolit.

Fillimisht Greqia e refuzoi ndihmën e Shqipërisë, me pretendimin se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera, por në një njoftim të dytë pala greke lajmëronte se ka pranuar trupat e emergjencave civile shqiptare.

Shefja e guzhinës: “Në restorantet shqiptare investohet më shumë në ndërtim e fasadë se sa në kualifikimin e stafi…

Entela Resuli

Nuk është shumë e zakonshme që një kuzhinë në restorantet shqiptare të drejtohet nga shefe femër. Kjo për disa arsye, duke nisur nga forca fizike dhe durimi për të qëndruar me orë të gjata në këmbë, që mesa duket meshkujt e përballojnë më shumë.

Por Albana Dulellari bën përjashtim. Ajo është një shefe kuzhine dhe e gjen në punë çdo ditë të javës.

Historia e saj fillon në Greqi ku ka emigruar së bashku me familjen e saj. Atje ka mësuar hapat e parë të profesionit i cili i shërben një nga kënaqësive më të mëdha që ka njeriu; ushqimit.

Albana, nuk ia ka lënë fatin e saj rastësisë për të mësuar këtë profesion. Ajo ka ndjekur shkolla dhe kurse të ndryshme për të marr formimin e duhur, për të njohur ingredientët në detaje dhe për të kuptuar më tepër rreth kombinimit të tyre, e mbi të gjitha vlerave ushqyese, pasi ajo nuk është vetëm kuzhiniere por edhe dietologe.

Në “dhomën e rrëfimit” kemi ftuar sot Albana Dulellarin, ku na tregon më shumë për këtë pasion mbi kuzhinën, dhe mbi të gjitha për të na thënë se sa dhe si duhet të ushqehemi./ Vox News

Zyrtarisht moderatore e ‘Për’puthen’/ Flet Megi Pojani: “Do të jetë sezon i zjarrtë…

Ndonëse emri i saj nuk ishte ndër ata që u lakuan për moderatore të këtij programi, Megi Pojani është zyrtarisht moderatorja e sezonit të ri të “Për’puthen”. E kontaktuar nga Top Channel, moderatorja dhe showgirl-i, konfirmoi se ky sezon nën drejtimin e saj do të jetë “zjarr”:

“Isha në mes të stërvitjes me forcat speciale dhe u fsheha pas një kaçubeje vetëm për t’ju thënë që lajmi është i vërtetë. I repeat-lajmi është i vërtetë, duhet të shkoj tani. Gotta go! Zbrazni karikatoret e puçjeveeee.”

U martua me egjiptianin 47 vjet më të vogël/ 84-vjeçarja britanike: “Më donte për para dhe letra …

84-vjeçarja britanike Iris Jones, e cila disa muaj më parë u martua me 37-vjeçarin egjiptian Mohammed, ka shprehur së fundmi pendesën e saj për atë që ka bërë. Kjo, pasi Iris pretendon se burri i saj i kërkonte vazhdimisht para dhe e përdorte për të marrë një leje qëndrimi.

Iris bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj 37-vjeçar. Ajo thotë se, të dy djemtë e saj e kishin paralajmëruar për këtë.

“Ne i shpenzonim paratë e mia gjatë gjithë kohës. Ai gjithmonë donte para nga unë. Kur nuk po i jepja më para, zënkat mes nesh u shtuan.

Madje arriti deri aty sa nisi të më tregojë emrat e grave të tjera me të cilat ai dilte, ndërsa ishte i martuar me mua. Më kërkonte vazhdimisht që të ndryshoja testamentin dhe t’i lija paratë e mia.

Ai më përdori për një leje qëndrimi dhe vizë. Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë dhe dashuria ime për Muhamedin ishte shumë reale, por unë ndoqa mendjen time në vend të zemrës sime”, tha ajo.

Digjet Kisha e Shën Marenës në Pogradec….

Kisha e Shën Marenës, një monument kulture i kategorisë së parë në Mokrën e Sipërme, është përfshirë nga flakët pasditen e së martës. Bëhet me dije se shkak për rënien e zjarrit është bërë rrjedha e gazit nga një bombël e vogël gazi që ndodhej në kishë.

Zjarri ka përfshirë rezidencën e klerikut si dhe pjesën më të madhe të konakut të kishës.

Si pasojë e flakëve ka pasur djegie në fytyrë një prej rojeve si dhe janë shënuar dëme të shumta materiale.

Kisha e Shën Marenës i përket fundit të shekullit të 17 dhe fillimi të shekullit të 18. Ajo është shëndërruar në një objekt kulti tepër të vizituar nga turistët kohët e fundit.

Luiz Ejlli shpalos objektivin e rradhës: “Së shpejti Eurovizionin…

Pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP ku u shpall edhe fitues, Luizin nuk e kemi parë më në emisione pasi tanimë është përqëndruar në projektet jashtë televizionit dhe koncertet. Por nuk do presim gjatë dhe Luizin mesa duket do e shohim sërish në ekran.

Luizi do të konkurrojë për në Eurovision 2024. Ka qenë kompozitori Klodian Qafoku që ka publikuar një foto me Luizin, duke përmendur Eurovizionin dhe shton: “Së shpejti”.

Për të shkuar në Eurovision 2024, Luizi duhet të marrë pjesë në festivalin e Këngës në RTSH në dhjetor.

Kujtojmë që Luizi ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2006 me këngën “Zjarr e ftohtë”, prandaj kjo eksperiencë nuk do jetë e re për të.