Pas publikimit të mesazhit të vajzës që kërkonte ndihmë për gjetjen e babait, mësohet se i moshuari është gjetur sot, por fatkeqësisht pa shenja jete. Niko Ngjela është konstatuar i mbytur në ujërat e rezervuarit të Gjancit, gati 14 km larg qytetit të Korçës.
Tashmë trupi i të moshuarit ndodhet në morg ku do behet dhe autopsia, teksa dyshohet se ka patur probleme të shëndetit mendor.
Kanë qene banorë të zonës që kanë parë trupin e pajetë të Ngjelës dhe më pas kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.