Eshtë mbyllur në barazim 1-1 ndeshja në “Fortuna Arena” mes Çekisë dhe Shqipërisë. Nuk kanë mundur të bëjnë asgjë më tepër kryesuesit e grupit tonë në shtëpinë e tyre edhe pse kaluan të parët në avantazh në minutën e 56-të. Pavarësisht disavantazhit kuqezinjtë vazhduan një paraqitje shumë të mirë dhe arritën që brenda 10 minutave të rikthejnë barazpeshën e shifrave të golave,
me perlën e Nedim Bajramit nga distanca. Edhe në minutat në vazhdim kuqezinjtë patën disa raste për të kaluar në avantazh por
deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit shifrat mbetën të pandryshuara 1-1 duke i ndarë dy skuadrave nga një pikë që për skuadrën tonë mund të quhet një objektiv i arritur duke marrë pike në transfertë ndaj një prej skuadrave më të forta të grupit.
Një barazim që e mban Shqipërinë në vendin e dytë me 7 pikë, një më pak se sa Çekia është lider, ndërsa Polonia ka 6 pikë është e treta. Pas tre ditësh, tashmë në Tiranë do të presim Poloninë, një tjetër ndeshje kyçe për objktivin tonë.
https://x.com/footcolic/status/1699878826946265535?s=46
https://x.com/footcolic/status/1699876122664620083?s=46



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.