‘Me je borxhlli o bose’/ Gazetari akuzon Arbana Osmanin: “Më ka thyer xhamin e makinës dhe refuzon të paguajë dëmin…

Gazetari Andi Llabuti ka hedhur akuza në rrjetet sociale ndaj moderatores së njohur Arbana Osmanit. Ai ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram një video të makinës së tij me xhamin e thyer, dhe shprehet se dëmi është shkaktuar nga moderatorja.

Sipas tij, nga ballkoni i shtëpisë së Osmanit ka rënë një llamarinë, e cila i ka thyer xhamin e makinës. Gazetari shprehet se edhe pse Arbana është vënë në dijeni, refuzon të paguaj dëmin.

Turp! Arbana Osmani thyen xhamin e makinës sime dhe nuk do të paguaj dëmin. Arbana Osmani, me je borxhli o bosse!”, ka shkruar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: