Monika Lubonja flet troç: “Nuk ha darkë të mbajmë peris…

Monika Lubonja, e ftuar në “S’e Luan Topi”, tregoi për pushimet verore. Aktorja me origjinë Korçare tha se zgjodhi bregdetin shqiptar për pushime, ndërsa gazetarja udhëtoi drejt vendit fqinj, Greqisë. “Gjithmonë, kur kam ndërmend pushimet, natyra është e panegociueshme. Sepse, për këtë shkon në plazh e në mal, për të pasur kontakt me natyrën. Vetë qenia njerëzore është shumë e lidhur me natyrën.

Nuk ka luks më të madh se sa kontakti me natyrën. Por, më pëlqejnë pak të zgjedhura (pushimet). E dua pak komoditetin”, tha Monika, duke mos kursyer ironinë.

Por, sa shpenzojnë personazhet e njohur për pushime. Monika flet troç:

“Hamë një drekë të mirë. Nuk hamë darkën. Gjoja që do të mbajmë peris. A kemi ardhur për të thënë troç? E kemi derdhur lekun te dreka, mëngjesi është nga hoteli dhe kalon një vakt. Shumë qartë!”

Tronditet Vlora/ Vritet me armë zjarri 41-vjeçari(Emri)

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ’28 nëntori’ në qytetin bregdetar. Mësohet se një 41 vjeçar është vrarë. Bëhet fjalë për Leartiad Lekaj, banor në lagjen pranë kishës ‘Ortodokse’ të qytetit. Paraprakisht dyshohet se 41-vjeçari është qëlluar nga persona të cilët lëviznin me një makinë Audi me targa italiane.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

Pak minuta pas ngjarjes policia ka gjetur të djegur automjetin tip “audi” te përdorur nga autorët. Automjet është gjetur i djegur në afërsi të ish-shkollës së Aviacionit.
Iu bë atentat/ Ky është 41-vjeçari që humbi jetën në Vlorë

Drift me Mercedes në Korçë/ Policia i heq patentën 22- vjeçarit dhe e gjobit rëndë(Video)

Bllokoi qarkullimin e lirë të mjeteve për të kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet, prishi qetësinë publike identifikohet, kapet dhe procedohet penalisht 22-vjeçari, drejtuesi i automjetit. Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili në lagjen nr. 6,

kishte bllokuar rrugën pasi po kryente manovra të rrezikshme (drift)

me automjet duke shkaktuar prishje të qetësisë publike dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit Dh. N, 22 vjeç, që shafqet në video.

Ndaj 22-vjeçarit, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë Rrugore u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor, si dhe i’u tërhoq leja e qarkullimit. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë falënderon qytetarët për besimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm. Gjithashtu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës.

Silvinjo: “Kemi mbi 20 mijë tifozë mbështetje ,do japim zemrën dhe shpirtin në fushë…

Shqipëria do të presë nesër në mbrëmje në orën 20:45 Poloninë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”. Në prag të këtij dueli që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp. Kam thënë që në ditën e parë se ne kemi një skuadër me zemër e shpirt. Pastaj padyshim organizohesh, ndjek lojtraët që mendojmë se janë më të mirët dhe ecim para.

Nesër është e njëjta gjë, është aspekti i strategjisë, por jemi me zemër e shpirt në fushë.

Kemi më shumë se 20 mijë persona është një mbështetje shumë e rëndësishme të luash në shtëpi. E dimë që është ndeshje e vështirë, nuk është e lehtë. Por shkojmë me zemër e shpirt dhe me gjithë popullin shqiptar në fushë. Futbolli është i bukur pikërisht për atë që del aty dhe në 90 minuta ndodh gjithccka.

Të gjithë lojtarët hyjnë në fushë për të fituar, e gjithë skuadra përpiqet. Nga ana tjetër është edhe kundërshtari e ndodh që edhe mundesh. Tani flitet për Poloninë, është ndryshe, është ndryshe nga Ccekia, luan ndryshe. Kemi 4 ndeshje. Por edhe Shqipëria del në fushë me lojtarë teknikisht të fortë. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë tërheqëse dhe e bukur për t’u parë, në 90 minuta mund të ndodhë gjtihccka. Por edhe ne do të hyjmë për të bërë mirë”, deklaroi ai.

‘Por nga gjithë ato më parë dua Shqipërinë’/ Gjithnje kam menduar qe kjo eshte kenga
me e bukur Korcare…

Nga Blendi Fevziu:

Gjithnje kam menduar qe kjo eshte kenga
me e bukur korcare. E realizuar menjehere pas pavaresise ajo shpreh gjithe ankthin e shqiptareve per
te ardhmen e tyre. Kjo ka qene gjithnje kenga mbyllese
e grupit karakteristik Lira te Korçes..

P.s. sqarim qe me erdhi pas postimit:

Kënga”
Dua me shume Shqiperine” ështe e krijuar në
Rumani, disa vite para shpalljes s PAVARËSISË nga korçari Thoma Avrami. Originali mban titullin DËSHIRIM I MEMEDHEUT, pra nje prognoze për te ardhmen e
ndritur te Shqiperise. Viti i sakte i krijimit shte 1897.
Vaso Tola)

180 min me rrjetë të paprekur/ Ky është gardiani i portës Korçare me tatuazh embleme(Foto)

Dy gola të shënuar në dy takime kanë mjaftuar për t’i dhënë fitoren Skënderbeut, edhe për faktin se në prapavijë bardhekuqtë u falen ndërhyrjeve vendimtare të portierit Marko Alia. Ish-gardiani i Lacios ka bërë superparaqitje ndaj Egnatias, e sidomos ndaj Dinamos, me ndërhyrje vendimtare që e kanë mbajtur të paprekur portën e Korçarëve.

Në dy ndeshje zero gola të pësuar tregojnë jo vetëm soliditetin e mbrojtjes korçare, por edhe meritën e patjetërsueshme të portierit Alia .Ky i fundit ka qenë gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare, U-19 dhe U- 21.

Por ajo ç’ ka tërheq me teper vemendjen tek Marco Alia kur heq fanelen e Skënderbeut, shihet nje super tatuazh madheshtor Iliria…,shqiponje me gjak shqiptari.

Ai shpesh ndodh të tregohet tepër patriotik duke i bërë të gjithë shqiptarët të ndihen krenar duke treguar rrenjet e Shqiptarve

Erion Braçe propozon çmim tavan për qiratë e shtëpive: “Po e vuajnë studentët!

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka hedhur idenë e vendosjes së një çmimi tavan për qiratë e banesave në Tiranë, të cilat kanë njohur një rritje të ndjeshme gjatë muajve të fundit. Braçe tha gjatë një interviste në “Report TV” se studentët janë shtresa që preket më shumë nga rritja e çmimit të qirave, teksa nga java tjetër ata do të jenë në kryeqytet për të nisur vitin e ri arsimor.

Ai solli shembullin e Austrisë, vend që ka vendosur çmim tavan për të frenuar rritjen e qirave, teksa aludoi se pronarët spekulojnë me çmimet.

“Javës tjetër kemi këtu studentët, ndërkohë që rriten çmimet e qirave. Pse rriten çmimet e qirave? U rrit uji? Jo! U rritën dritat? Jo.

Me këtë të merremi, me shtresën që preket më shumë. Pse kemi vendosur lehtësime për transaksionet imobilare, ndërkohë që rriten çmimet e qirave. Austria e vendosi çmimin tavan, ne pse jo”, tha Braçe.

Atje ka pak raste me kancer, sëmundje të zemrës dhe depresion/ Njihuni me ishullin grek ku njerëzit rrojnë me gjatë…

Ikaria në Greqi, është një nga zonat në botë ku njerëzit jetojnë më gjatë se mesatarja. Banorët flenë shpesh, pinë çaj bimor dhe vlerësojnë familjen . Sipas Business Insider, Ikaria, e vendosur në detin Egje, është një nga ishujt e shumtë të Greqisë. Dhe ajo që e veçon këtë rajon është se sa jetojnë banorët e tij. Siç thuhet në shkrimin e BI, i njohur si ishulli i jetëgjatësisë, një në tre banorë të tij arrin në të 90-at dhe

shkalla e demencës dhe disa sëmundjeve të tjera kronike janë shumë të ulëta, sipas faqes së internetit “Blue Zones”.

Ishulli është një nga pesë “Zonat Blu” në botë, të cilat janë rajone të botës ku njerëzit jetojnë rregullisht rreth një dekadë më shumë se mesatarja e SHBA-së ose e Evropës Perëndimore. Në Ikaria, njerëzit gjithashtu priren të kenë shkallë më të ulët të kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe depresionit sesa në SHBA, raportoi The Guardian.

Zona e parë Blu, Sardenja në Itali, u identifikua nga studiuesit Gianni Pes dhe Michel Poulain, dhe koncepti u ndërtua nga Dan Buettner, i cili emëroi katër të tjera dhe ka eksploruar zakonet dhe stilin e jetesës së njerëzve në të pesë vendet për 20 vitet e fundit.

Rreth një në tre banorët atje jeton deri në të 90-at

Ikaria është një ishull i vogël që ndodhet rreth 50 kilometra nga bregu turk me një popullsi prej rreth 8,400 banorësh. Po sipas shkrimit të BI, të qëndrosh aktiv deri në të 90-at është e zakonshme atje, si dhe të qëndrosh seksualisht aktiv deri në pleqëri. Një studim mbi Ikaria nga Universiteti i Athinës tregoi se 80% e meshkujve midis moshës 65 dhe 100 vjeç ishin ende duke bërë seks.

Ikarianët ndjekin dietën mesdhetare

Ikarianët ndjekin dietën mesdhetare, e cila fokusohet në fruta, perime dhe drithëra dhe kufizon mishin, ushqimet e përpunuara dhe sheqerin e rafinuar. Njëqindvjeçarët në ishull zakonisht hanë shumë patate, fasule, vaj ulliri dhe peshk, sipas Blue Zones. Vendasit pinë gjithashtu qumësht dhie, i cili përmban kalium dhe hormonin triptofan që lehtëson stresin.

Njerëzit pinë çaj bimor çdo ditë

Ikarianët pinë shumë çaj bimor të bërë vetë – duke përdorur produkte kryesore si rigoni, sherebela ose rozmarina. Përveçse përmbajnë antioksidantë, siç thotë dietologia greke Elena Paravantes, ato janë të pakta në kalori. Dr. Ioanna Chinou, një nga ekspertet kryesore evropiane për vetitë bioaktive të bimëve dhe produkteve natyrale, tha për New York Times se shumë nga çajrat që pinë ikarianët janë ilaçe tradicionale greke që përdoren për sëmundje si problemet e tretjes dhe për të përmirësuar presionin e gjakut.

Stërvitja është pjesë e jetës së përditshme

Ikarianët që kanë jetuar më gjatë në histori kanë prirur të banojnë në malësitë e ishullit, sipas faqes së internetit “Blue Zones”. Nëpërmjet kopshtarisë, ecjes për në shtëpitë e fqinjëve ose vizitës së miqve, stërvitjet futen në jetën e tyre të përditshme. Një njëqindvjeçar nga Ikaria tha për The Guardian se ai e bëri udhëtimin prej rreth 1,5 kilometrash për në kafenenë e tij të preferuar dhe kthimin – dy herë në ditë, që përbënte një shëtitje të përditshme prej rreth gjashtë kilometrash nëpër terren malor.

Marrëdhëniet me familjen dhe miqtë kanë prioritet

Ikarianët kalojnë shumë kohë së bashku dhe kanë një mentalitet kolektiv. Dr. Ilias Leriadis, një nga mjekët e paktë të ishullit, i tha New York Times: “Nuk është një vend ‘unë’. Është një vend ‘ne’”. Atje ka festa të shpeshta fetare dhe kulturore dhe njerëzit grumbullojnë paratë e tyre për të blerë ushqime dhe verë, tha Leriadis.Nëse ka mbetur diçka, ajo i dhurohet dikujt që ka nevojë. Njerëzit zakonisht e mbyllin ditën e tyre duke ndarë një filxhan çaj bimor, e ndjekur nga disa gota verë të kuqe me miqtë.

Kalimi i kohës me familjen është gjithashtu një element qendror i kulturës atje, me banorët që zakonisht jetojnë me fëmijët dhe nipërit e tyre dhe jo në një shtëpi për të moshuarit.

Një sy gjumë është gjë e zakonshme

Të bësh një sy gjumë pasdite është pjesë e rutinës së përditshme të shumicës së ikarianëve. Ky mund të jetë një faktor në rekordin e jashtëzakonshëm të jetëgjatësisë së ishullit. Studiuesit zbuluan se truri i njerëzve që dremisin rregullisht ishte dy deri në gjashtë vjet më i ri për sa i përket vëllimit të trurit sesa ata që nuk e bënin këtë.

I mbyllën llogarinë/ ‘Revoltohet’ Luiz Ejlli : “Shqiptarët nuk ecin para, se kanë mllef, xhelozi e lakmi për njëri-tjetrin….

Fituesi i Big Brother Vip, Luiz Ejlli është një nga personazhet më të ndjekur dhe më të pëlqyer për momentit në rrjetet sociale, pas famës që mori gjatë qëndrimit në spektakël. Shumë fansa të tij kanë hapur fanpage në Instagram për të mbështetur këngëtarin në periudhën kur ishte pjesë e BBV dhe pas përfundimit të spektaklit.

Dhe mbyllja e një fanpage në Instagram me emrin e këngëtarit, ka revoltuar Luiz Ejlli, i cili ka reaguar në një postim në rrjetet sociale.

Teksa përdori thënien e At Zef Pllumit “Ne nuk e duam njëri tjetrin, kemi mllef, lakmi dhe xhelozi për njëri-tjetrin”, Luiz Ejlli u shpreh se kjo është arsyeja pse shqiptarët nuk ecin përpara.

Nesër Shqipëri-Poloni/ Policia prezanton masat :” Ja rrugët që do të mbyllen nga ora 15:00 deri në mesnatë…

Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Polonisë, që do të zhvillohet më datë 10 shtator 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania Duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin,

organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit, masat e marra nga Policia e Shtetit janë si më poshtë:

Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Polonisë, nga aeroporti i Rinasit
në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;

-Kryerja e kontrollit të hollësishëm në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për persona të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;

Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

Motori mori zjarr pasi u përplas me makinën/ Shuhet në aksident 29-vjeçari shqiptar në Itali ,Aldo Gjoka…

Një aksident tragjik i ka marrë jetën të riut shqiptar, Aldo Gjoka. 29-vjeçari lindur në Tiranë, u aksidentua nga një automjet i tipit ‘Jaguar’, teksa ai vet po ngiste një motor. Si pasojë e aksidentit, i riu u përplas me murin rrethues të një prone private dhe motori shpërtheu në flakë.

Mediat italiane shkruajnë se motoçikletat ishin pasioni i tij i madh që kur ishte fëmijë.

Ai shpesh i kushtonte postime në rrjetet sociale mikut të tij të ngushtë, i cili kishte vdekur vite më parë në një aksident me motor. Për ironi të fatit, edhe 29-vjeçari ndërroi jetë tragjikisht nga i njëjti pasion.

Nuk mund ta besoj”, shkruan një mik, ndërsa përshkruan fatin e Gjokës me atë të Cristiano Spedicato-s, mikut tij të ngushtë që vdiq më qershor të 2018, vetëm 23 vjeç, që gjithashtu vdiq në një aksident me motor në Castromediano, pranë Lecce-s.

Në datën 19 shtator do të festonte ditëlindjen

Ministria e Turizmit: “Shqipëria tejkalon shifrën e 7 milionë turistëve gjatë këtij viti….

Mbi dy milionë vizitorë të huaj janë regjistruar gjatë muajit gusht të këtij viti, ose 18% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke e çuar në rreth 7.2 milionë numrin e turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë në këto 8 muaj. Kjo shifër i afrohet rekordit prej 7.5 milionë turistësh që u arrit në vitin 2022, viti më i mirë ndonjëherë në turizëm në bilanc shifrash.

“7.190.410 vizitorë të huaj kanë ardhur në Shqipëri gjatë periudhës janar−gusht 2023 ose 27% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022”, saktësohet në grafikët e bërë publikë nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Një shifër që kurorëzon punën e të gjithëve, të ekipit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të bashkive, turoperatorëve e mbi të gjitha të çdo hotelieri dhe profesionisti në sektor, që ka investuar me përkushtim në ngritjen e reputacionit të Shqipërisë turistike”, shkruan ministrja Kumbaro.

Gjatë vitit 2023, përveç shfirave të larta, Shqipëria ka përjetuar edhe një ‘bum’ të promovimit mediatik botëror të potencialeve të saj turistike, deri tani shumë pak të zbuluara për botën. Përveç vizitorëve nga Kosova, që mbajnë vendin e parë në të njëjtat shifra si vitin e kaluar, gjatë këtyre muajve tregje interesante paraqiten Spanja, Italia, Turqia, Mali i Zi, Franca, etj.

Blendi Fevziu :’Korça ,qyteti që ruan identitetin e tij’(Video)

Gazetari Blendi Fevziu, në nje video nga Korça ka sjellë në vemendje , që qyteti i serenatave është nga të vetmet pas viteve 90 në Shqipëri ,që ruan identitetin dhe nuk ka pësuar trauma urbane .Oboret e gjelbërta ,shtëpite 2-katëshe karakteristeke Korçare dhe bulevardet apo rrugicat e shtruara me kalldrëm i japin hijeshi.

Nje qytet që e ka kuptuar që vilat ,gjelbërimi, arkitektura karakteristike stili i jetës ,serenatat si dhe kulinaria janë në një farë menyre dhe fati i tij, ndërsa thekson se është një nga qytetet më të vizituara në Shqipëri….

Turisti revoltohet me hotelin me 4 yje në Durrës: “7 ditë kemi ngrënë të njëjtin vakt në mëngjes, drekë dhe darkë…

A është shërbimi gjatë sezonit veror në vendin tonë në nivelin e duhur? Shumë turistë të huaj që vizituan Shqipërinë këtë verë mbetën të kënaqur, e shumë të tjerë jo. Por siç është shprehja, nami i keq përhapet më shpejt, edhe rasti në fjalë ka të bëjë pikërisht me këtë.

Një turist rumun ka treguar eksperiencën e tij jo të këndshme teksa ka kaluar 7 ditë pushime në një hotel në Durrës, “all inclusive”.

Në një forum ku turistët shpërndajnë përshtypjet e tyre për Shqipërinë, ai ka thënë se hoteli, që pretendon se ka katër yje, i ka shërbyer të njëjtin vakt në mëngjes, drekë dhe darkë për shkatë ditë resht.

“Ose shqiptarët nuk dinë se çfarë do të thotë “all inclusive” ose hoteli i ka marrë yjet kot. Të rrish 7 netë dhe të hash mëngjes, drekë dhe darkë të njëtën varietet, është shaka e keqe me lekët e turistëve”, ka shkruar ai për hotelin në fjalë që mban edhe emrin prestigjioz “Perandor”.

Ai thotë më tej se në këtë hotel mungonte kafja dhe kokteilet si dhe programet e argëtimit për fëmijët dhe të rriturit. Situata përreth hotelit, kaotite. Një lavazh që derdh ujërat në rrugë, pluhur dhe trafik i rënduar.

“Për trafikun, shumë i ngarkuar dhe jemi mirënjohës që askush nga ne nuk bëri stilin e ngarjes së makinës si “kalorësi me Mercedes” që parakalon vijën, vazhdon dhe del përpara”, shkruan ai, një sjelle që shqiptarët që përballen çdo ditë me trafikun e njohin mirë.

Këmbimi valutor 9 Shtator 2023…

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do blihet me 99.2 lekë dhe do shitet me 100.4 lekë. Monedha evropiane sot do blihet me 106.5 lekë dhe do shitet me 107.5 lekë, ndërsa franga zvicerane do blihet me 110.6 lekë dhe do shitet me 111.8 lekë.

Ndërkohë paundi britanik sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do blihet me 123.2 lekë dhe do shitet me 124.4 lekë.